E premte, 02.05.2025, 06:31 PM (GMT+1)

Editorial

Olsi Pajo: Në vënd të përplasjes, Aleancë e Qytetërimeve

E marte, 24.01.2012, 08:58 PM


Në vënd të përplasjes, Aleancë e Qytetërimeve: Opinioni im.

 

Më mirë Aleancë, dobitë e saj. Opinioni shqiptar.

 

Nga Olsi PAJO

 

Pse Alenca më mirë se përplasja?

 

Aleancat në shumicën e rasteve janë frytëdhënëse, pasi janë bashkimet e studiuara të dy (ose më shumë) palëve me përfitim simbiotik. Secili nga ju mund të sjellë shembuj ku aleanca ka qënë në dobi të shteteve anëtare dhe në disfavor të shteteve të tjera, por në rastin tonë po flasin për Aleancën e Qytetërimeve, bashkimin e kulturave dhe tolerancën fetare. Nuk kemi të bëjmë me koalicione politike, as për bashkime me interesa të ulta pushteti, por po flasim për unitet te qytetërimeve, për unitet që mund të çojë në zhvillim. Kurdoherë ky bashkim do ishte më i mirë se përplasja. Përplasja sjell shkatërrim dhe shkatërrimi sjell humbje, zhdukje të qytetërimeve. Kur flasim për qytetërim kemi parasysh tërësinë e arritjeve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore dhe në zhvillimin shoqëror, që karakterizojnë një popull a vend të caktuar. Nëse këto arritje materiale e kulturore të popujve të ndryshëm, do bashkoshkoheshin, do unifikoheshin, pa dyshim që nga ky bashkim secili nga këta qytetërime do zhvillohej më tej individualisht, sepse duke qënë në aleancë, secili nga qytetërimet do kishte mundësinë të krahasohej me qytetërimet e tjera, por edhe duke u ndihmuar nga njëri-tjetri, do sillte një zhvillim të mëtejshëm për secilin qytetërim. Duhet përmëndur diçka e rëndësishme, nuk bëhet fjalë për një “Globalizim të Qytetërimeve” , por për një aleancë, ku secili qytetërim unik të japë shëmbullin e tij në një aleancë të gjerë dhe në këtë mënyrë secili të përfitojë nga tjetri.

Nga ana tjetër është përplasja. Të jesh nacionalist për kombin tënd sjell unitet mes popullit, por kur kjo ndjenjë kalon në ekstremizëm ky popull ngre krye ndaj popujve të tjerë.

Ashtu si Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet edhe të Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Nëse do i rendisnim në mënyrë më të listuar arsyët për këto dy luftra të mëdha do kishim:

1.Rivaliteti mes shteteve per te vendosur hegjemonine e tyre ne kolonite me te largeta 2.Politika agresive qe ndiqnin shtetet ndaj njeri-tjetrit dhe gara e shfrenuar e armatimeve 3.Konflitet mes shteteve per pabarazine ekonomike dhe lindja e ndjenjes se nacionalizmit.

Pra, në thelb qëndron përplasja mes kombeve, përplasja mes qytetërimeve. Konkretisht, përse aleanca është më e mirë se përplasja? Përgjigja është e thjeshtë. Nëse si pasojë e përplasjes së këtyre etnive në Luftën e Parë dhe të Dytë kemi me milona viktiva, rezultat të një aleance në vënd të përplasjes do kishim ato që përmendëm më lart, progres të këetyre qytetërimeve, diversitet kulturor dhe tolerancë fetare, vllazërim mes llojit njerëzor.

 

Diversiteti Kulturor.

 

Një nga dobitë e Aleancës së Qytetërimeve është edhe diversiteti kulturor. E përmënda edhe më lart, nuk bëhet fjalë për përfitime ekonomike apo politike, por për bashkime qytetërimesh, për zhvillim të përgjithshëm social dhe kulturor. Aleanca e Qytetërimeve pikë së pari do sillte një diversitet kulturor. Secili nga popujt do sillte kulturën e tij në këtë aleancë dhe secila nga kulturat do shpalosej ne secilin prej popujve. Shumë njerëz ndërmarrin udhëtime të gjata, ne kontinente të ndryshme, madje ndonjëherë në gjithë botën. Gjithë këto shpenzime monetare dhe kohore bëhen për një qëllim: eksplorimi i vendeve të reja, njohja e kulturave të reja. Diversiteti kulturor është faktor i rëndësishëm edhe në politikat e një vendi, sidomos të vëndeve me etni të shumta. Diversiteti kulturor paraqet një burim të çmueshëm dhe unik në çdo shoqëri. Respekti ndaj diversitetit kulturor nëpërmjet dialogut dhe bashkëveprimit kontribon dukshëm në paqe dhe stabilitet të shoqërisë ku kultivimi i solidaritetit rezulton në përmirësim e kushteve jetësore. Për më shumë diversiteti kulturor vetvetiu luan një rol të madh në sistemin ekonomiko-social për të qenë një përparësi si për kapitalin individual ashtu dhe për atë shoqëror, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Për interes të gjithë anëtarëve të shoqërisë, diversiteti kulturor duhet ruajtur dhe nxitur nëpërmjet dialogut të hapur dhe bashkëveprimeve drejt një kornize të përbashkët të kuptimit, respektit të ndërsjellë, tolerancës, paqes dhe prosperitetit. Kjo gjë duhet bërë në çdo shoqëri, po nëse kjo Aleancë Qytetërimesh nxit këtë diversitet kulturor, a nuk do ishte më mirë? Të mendojmë sikur të gjitha kulturat do unifikoheshin me specifikat e veta, patjetër që do lulëzonte një kopësht plot lule të ndryshme. E kjo padyshim është më e mirë se përplasja.

 

Toleranca Fetare.

 

Feja e kuptuar drejt sjell bashkim, sepse ne bazë të çdo feje është vllazërimi. Aleanca e Qytetërimeve do sillte më shumë tolerancë fetare. Këtë e them për disa arsye. E para sepse bashkimi sjell pranim, ta pranosh tjetrin për atë që është qoftë edhe për hir të bashkimit. E dyta sepse sjell atë që përmënda më lart, shumëllojshmërinë, dhe kjo shumëllojshmëri të bën të kuptosh se në sisteme demokratike askush nuk e zotëron monopolin e të vërtetës, dhe të kuptosh se nuk ke vetëm ti të drejtë sjell përsëri pranimin e tjetrit. Së treti, kjo shumëllojshmëri do krijonte mundësinë për njohjen e feve dhe kjo do sillte akoma më shumë tolerancë. Toleranca fetare është një nga themelet e çdo shteti demokratik. Pikërisht, nëse nuk do kishte përplasje por alencë, do nxitej më shumë tolerance fetare.

 

Shoqëria Shqiptare dhe Aleanca e Qytetërimeve.

 

Pothaujse gjatë gjithë këtij shkrimi në mënyrë indirekte u përpoqa të hipotezoj mbi krijimin e një aleance të vërtetë me të tilla qëllime, bashkim qytetërimesh. Por nëse një “institucion” i tillë do krijohej vërtet, cili do ishte reagimi i shoqërisë shqiptare?

Mëndja e shoqërisë shqiptare është e shumëllojshme. Në të gjen klasë intelektualësh, profesorësh, akademikësh, njerëz të mesëm, që kanë shëtitur në botë por nuk kanë arsim goxha të lartë, por edhe të prapambetur, nacionalistë dhe ithtarë besnikë të mëndjes së tyre, qoftë kjo e fundit edhe e mykur. Për këtë arsye është e vështirë të flasësh në emër të shoqërisë shqiptare, gjithsesi mund të themi se edhe ajo po shkon drejt një progresi kulturor. Shoqërisë shqiptare do i bënte mirë të njihte kultura të ndryshme, evropiane dhe botërore. Pa dyshim që me ndjenja nacionaliste shohim popujt sllavë dhe grekërit, ndërsa më dashamirës jemi ndaj “frëngut” dhe amerikanit. Gjithsesi ne kemi një kulturë unike, një identitet kombëtar të lashtë sa vetë jeta dhe shoqëria e sotme shqiptare nuk ka probleme as në aspektin racist dhe as në tolearcën fetare. Në botë dëgjojmë çdo ditë lajme mbi këto probleme ndërsa në shqipëri të drejtat e pakicave kombëtare zbatohen më së miri dhe komunitetet fetare bashkëjetojnë nën një frymë paqeje. Ajo ç’ka duhet theksuar është përcjellja e kësaj kulture tek brezi i ri. Më e rëndësishme është përcjellja tek brezi i ri sesa përsosja tek brezi i rritur. Ta shohim të huajin me frymë më vllazërore, të njohim kulturën nga ai vjen dhe të kultivojmë pikat më dobiprurëse dhe interesnate nga kultura e tij. Ka ardhur koha t’i thuhet STOP barrierave, telave me gjemba, të kërkuarit me ngulm për të pasur të drejtë. Të çlirohemi nga klishetë që pushtojnë mëndjet tona. Përderisa mendimi është i lirë çdokush ka të drejtë. Kurrsesi nuk duhet bërë shkas vendi nga vimë për të krijuar paragjykime. Të gjithë njerëzit, nga çfarëdolloj populli, qofshin europianë, mongolë, negroidë apo eskimezë, të gjithë janë në këtë botë si pasojë e bashkimit të një spermatozoidi me një vezë, dhe çfarëdolloj rrace t’i përkasë ka ngjyrë të kuqe gjaku dhe lot të kripur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx