E premte, 31.05.2024, 12:38 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: O kapiten, Imi kapiten!

E shtune, 25.02.2012, 07:05 PM


O kapiten, Imi kapiten!

 

Nga Lavdrim Lita

 

Një poezi e njohur e poetit amerikan Uolt Uitman titullohet: “O kapiten, Imi kapiten!”, për nder të presidentit të vrarë Abraham Linkoln, i cili luftoi heqjen e skllavërisë dhe bashkimin e Amerikës. Sigurisht ne nuk lexojmë e shkruajmë poezi sepse është bukur: ne lexojmë dhe shkruajmë fjalë sepse jemi pjesëtarë të një komuniteti njerëzor të lëvruar nga jeta. Komuniteti i vogël shqiptar përjetoi këto katër ditë e fundit një shkundje emocionale të paparë. Ngjarjet nga Afganistani i largët erdhën me një intensitet dhe një agresivitet të jashtëzakonshëm. Protagonistet kapiten Feti Vogli dhe nën/tetar Aleksandër Peci pjesë e kontingjentin luftues “shqiponja” në Kandahar të Afganistanit, u gjendën në pusinë e pabesë të një terroristi të kamufluar me uniformën e policisë afgane.

Gjithë supozimet mediatike për një grindje banale mes paqeruajtësve shqiptarë dhe efektivëve të policisë vendase janë krejt të pabaza. Vërtetësia e pjesës së vogël të shkrimit të dalë në CNN për kinse “grindjen” është pothuajse e barabartë me zero. Nuk ka pasur asnjë lloj sherri. Sepse sipas burimeve ushtarake shqiptare ka qenë një mision rutinë jo luftarak, për të çuar mjete mësimore për hapjen e një shkolle. Një konvoj me katër makina, ku makina e parë ka qenë e policisë afgane, e dyta ushtrisë amerikane, e treta e mision humanitar USAID dhe e fundit e forcave speciale shqiptare. Ky është një mision fare normal në çdo komandë luftuese të Afganistanit dhe nuk ka qenë një operacion ushtarak për kapjen e dikujt. Të gjitha gjasat janë që ky njeri që ka qëlluar të jetë një i infiltruar taleban në radhët e policisë afgane, që ka sjellë edhe ngjarjen tragjike.

Sakaq reagimi me të cilën kanë vepruar trupat tona në momentin e ngjarjes ka qenë i shpejtë dhe i vendosur. Sepse nuk kanë qenë vetëm kapiten Vogli dhe nën/tetar Peci në makinën shoqëruese, por edhe forca speciale të tjera shqiptare. Sipas burimeve ushtarake shqiptare komandantët amerikanë gjatë komunikimeve të kryera së fundmi kanë vlerësuar tejmase kundërveprimin e forcave speciale shqiptare ngase në të kundërt ngjarja do të kish pasur pasoja të mëdha. Edhe pse dhimbja vështirë se largohet shpejt, morali dhe motivimi i trupave është i lartë. Shpërndarja e dhimbjes vjen si pasojë e punës në grup çka është jetësore për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Aktualisht trupat tona janë në varësi të brigadës 504 dhe koordinohen me batalionin amerikan 238. Zona në të cilën vepron kontingjenti Eagle 4 është rreth 7000 km/2 në një nga provincat e Kandahari e quajtur Spin Boldak. Pothuajse gjysma e zonës së përgjegjësisë është e shtrirë përgjatë kufirit me Pakistanin, çka do të thotë se presioni dhe rreziku është më i madh duke pasur parasysh gjendjen jo të stabilizuar politikisht në Pakistan.

Sidoqoftë humbja e ushtarit të parë dhe plagosja e një tjetri është nuhatja e erës së luftës jo të gjithë pjesëtarët e misioneve paqeruajtëse dhe ato luftuese, por edhe ne njerëzit e sigurtë në shtëpitë tona. Prandaj Feti Vogli është një martir i çlirimit të kësaj bote nga frika e urrejtjes që vjen nga terrorizmi fundamentalist. Për asnjë moment nuk duhet të harrojmë se lufta në Afganistan nisi me 7 tetor 2001 (pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001). Hyrja në operacionin Enduring Freedom kishte për qëllim shkatërrimin e bazave të Al-Kaidës dhe rrëzimin e talebanëve mbështetës të fundamentalistëve islamikë. Shumë jetë janë humbur në Afganistan. ISAF deri më sot ka humbur në Afganistan 2903 efektivë me origjinë nga të gjitha vendet e botës pjesë të koalicionit dhe dita ditës këto shifra rriten. Gjaku dhe humbja e jetës është çmimi që paguajnë forcat e qytetërimit ndaj forcave obskurantiste.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Vritet një heroinë e gazetarisë botërore Arben Llalla: Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro takime në Amerikë me përfaqësues të Himarës dhe me greko-amerikanët Edgar Frashëri: Emrat e rrugëve dhe pazaret mbas tyre Frank Shkreli: Nju Jork Tajms mbi nevojën e ballafaqimit me të kaluarën komuniste Selim Nëngurra: Si duhet të jetë Qendra Kulturore Shqiptare në metropolet dhe qytetet europiane Frank Shkreli: Përvjetori i Rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës Enver Bytyçi: Kujt i vjen në ndihmë "kompromisi historik" i Rexhep Qosjes me Dobrica Qosiç-in? Shaban Peraj: Në emër të popullit mbrohet karriga Frank Shkreli: Amerika pranë Kosovës në 4-vjetorin e pavarësisë Ramiz Bojaj: Ditëlindja e katërt e shtetësisë, pa veriun Elvi Sidheri: Hordhite e Reja Frank Shkreli: Fërkime amerikano-kineze mbi të drejtat e njeriut Besim Muhadri: Një libër denigrues dhe me përmasa fyese dhe nënçmuese për UÇK-në, shqiptarët dhe shtetin shqiptar Frank Shkreli: Rusia dhe e kaluara e saj komuniste Ilir Çumani: Më shumë humanizëm, respekt dhe dinjitet për njeriun në nevojë Frank Shkreli: Rik Santorum ndërlikon fushatën Repiblikane për President Ardian Ramadani: Fshati Llojan përballë eksperimenteve dhe sfidave! Pirro Prifti: Klima e urrejtjes politike që dëmton të ardhmen e Shqipërisë Xhelal Zejneli: Defansiva e faktorit politik Shqiptar në Maqedoni Miradije Gashi: Edukimi i fëmijëve kërkon përkushtim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora