| E shtune, 25.02.2012, 07:05 PM |
O kapiten, Imi kapiten!
Nga Lavdrim Lita
Një poezi e njohur e poetit amerikan Uolt Uitman titullohet: “O kapiten, Imi kapiten!”, për nder të presidentit të vrarë Abraham Linkoln, i cili luftoi heqjen e skllavërisë dhe bashkimin e Amerikës. Sigurisht ne nuk lexojmë e shkruajmë poezi sepse është bukur: ne lexojmë dhe shkruajmë fjalë sepse jemi pjesëtarë të një komuniteti njerëzor të lëvruar nga jeta. Komuniteti i vogël shqiptar përjetoi këto katër ditë e fundit një shkundje emocionale të paparë. Ngjarjet nga Afganistani i largët erdhën me një intensitet dhe një agresivitet të jashtëzakonshëm. Protagonistet kapiten Feti Vogli dhe nën/tetar Aleksandër Peci pjesë e kontingjentin luftues “shqiponja” në Kandahar të Afganistanit, u gjendën në pusinë e pabesë të një terroristi të kamufluar me uniformën e policisë afgane.
Gjithë supozimet mediatike për një grindje banale mes paqeruajtësve shqiptarë dhe efektivëve të policisë vendase janë krejt të pabaza. Vërtetësia e pjesës së vogël të shkrimit të dalë në CNN për kinse “grindjen” është pothuajse e barabartë me zero. Nuk ka pasur asnjë lloj sherri. Sepse sipas burimeve ushtarake shqiptare ka qenë një mision rutinë jo luftarak, për të çuar mjete mësimore për hapjen e një shkolle. Një konvoj me katër makina, ku makina e parë ka qenë e policisë afgane, e dyta ushtrisë amerikane, e treta e mision humanitar USAID dhe e fundit e forcave speciale shqiptare. Ky është një mision fare normal në çdo komandë luftuese të Afganistanit dhe nuk ka qenë një operacion ushtarak për kapjen e dikujt. Të gjitha gjasat janë që ky njeri që ka qëlluar të jetë një i infiltruar taleban në radhët e policisë afgane, që ka sjellë edhe ngjarjen tragjike.
Sakaq reagimi me të cilën kanë vepruar trupat tona në momentin e ngjarjes ka qenë i shpejtë dhe i vendosur. Sepse nuk kanë qenë vetëm kapiten Vogli dhe nën/tetar Peci në makinën shoqëruese, por edhe forca speciale të tjera shqiptare. Sipas burimeve ushtarake shqiptare komandantët amerikanë gjatë komunikimeve të kryera së fundmi kanë vlerësuar tejmase kundërveprimin e forcave speciale shqiptare ngase në të kundërt ngjarja do të
Sidoqoftë humbja e ushtarit të parë dhe plagosja e një tjetri është nuhatja e erës së luftës jo të gjithë pjesëtarët e misioneve paqeruajtëse dhe ato luftuese, por edhe ne njerëzit e sigurtë në shtëpitë tona. Prandaj Feti Vogli është një martir i çlirimit të kësaj bote nga frika e urrejtjes që vjen nga terrorizmi fundamentalist. Për asnjë moment nuk duhet të harrojmë se lufta në Afganistan nisi me 7 tetor 2001 (pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001). Hyrja në operacionin Enduring Freedom kishte për qëllim shkatërrimin e bazave të Al-Kaidës dhe rrëzimin e talebanëve mbështetës të fundamentalistëve islamikë. Shumë jetë janë humbur në Afganistan. ISAF deri më sot ka humbur në Afganistan 2903 efektivë me origjinë nga të gjitha vendet e botës pjesë të koalicionit dhe dita ditës këto shifra rriten. Gjaku dhe humbja e jetës është çmimi që paguajnë forcat e qytetërimit ndaj forcave obskurantiste.