E enjte, 01.05.2025, 11:03 PM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Selimi: Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha

E marte, 28.02.2012, 09:01 PM


Oferta për integrimin e femrave shqiptare në Austri të Epërme

Integrimi i femrës shqiptare domosdoshmëri që kërkon koha

Nga Ramiz Selimi

Në Austri të Epërme ka disa femra shqiptare që kanë arritur suksese në karrierën e tyre. Njëra nga ato është edhe zonja Adriana Sherifi që punon në qendrën ndërkulturore për integrimin e të huajve.

Qeliza e jetës e dashurisë dhe integrimit është femra. Një domosdoshmëri që e kërkon koha është integrimi i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkëkohore. Një pjesë e femrave e barazojnë integrimin me logun e tyre të jashtëm, mjafton të vishesh trendi , të krihesh e të lyesh flokët bukur dhe je e integruar sipas tyre. Por jo, integrimi nënkupton diçka më tepër, integrimi nënkupton shkollim, punësim.

Në interesin e vetë emigranteve e sidomos femrave është që në vendet ku jetojnë e punojnë të integrohen si një strukturë e civilizuar, me këtë ato do të dëshmojnë se janë të afta, të përballojnë sfidat që i imponon jeta, e pse jo të jenë shembuj në vendet ku jetojnë, duke prezantuar vlerat tona në sfera të ndryshme, ku kontributi i gjithë secilit do të çonte peshë, dhe do të tregonte se jemi njerëz liridashës, të punës dhe të prosperitetit.

Se femra sot në diasporë ndodhet në udhëkryq, kjo teori është shumë e vërtetë, që mes dy botësh; asaj të emancipuarës që urdhëron dhe asaj të kohës së “ zakonit “ që urdhërohet. Vetë ajo duhet të pranojë vlerat e reja për ndryshimin e rolit të saj në raportet ndër gjinore dhe sociale. Ajo duhet të ketë një vizion të qartë se ku do të arrijë dhe duhet ti kushtojë rëndësi gjërave të përditshme.

Nuk ka rëndësi që një grua të tregojë vlerat e saj vetëm me vepra të mëdha, rëndësi ka që ato të jenë të përditshme. Edhe pse me shumicë të punësuar në disa sektor, nuk mund të thuhet ende se femra shqiptare në diasporë e kudo është e integruar mirë në jetën shoqërore të shteteve ku jetojnë.

Në Austri të Epërme ka disa femra shqiptare që kanë arritur suksese në karrierën e tyre. Njëra nga ato është  edhe zonja Adriana Sherifi që punon në qendrën ndërkulturore për integrimin e të huajve. Adriana ka startuar një projekt pikërisht për të ndihmuar femrën shqiptare, e sidomos ato nga Kosova dhe Maqedonia në integrimin e tyre në shoqërinë austriake.

Adriana me Projektin e  iniciuar dhe të drejtuar nga vetë ajo, ka një qëllim të përbashkët, mbështetjen dhe fuqizimin e femrës shqiptare, edukimin e saj dhe çlirimin nga çdo lloj paragjykimi, ngritjen profesionale si dhe ti ofrojë ndihmë dhe orientim për punësim.

“Për shkak të traumave të ashpra (luftë, dhunim ikje, .....), gratë shqiptare ka vite që jetojnë të izoluara në Austri, ato lëvizin vetëm në kontekstin e burimeve të tyre shpesh të kufizuara dhe të bazuara kryesisht në sfondin e tyre kulturorë, për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre”. Pikërisht për të arritur këtë grup të grave tregonte Adriana, kërkohet një nevojë e veçantë, të përshtatura me një ofertë nga qendra për integrim.

Parandalimi, participimi, integrimi, këto fjalë kyçe të Zyrës për Integrim e tregojnë një pako të projekteve të dedikuara për emigrant, me qëllim të ofrimit të mundësive prindërve me prejardhje emigrante për një integrim të suksesshëm.

Në fakt, emigracioni vazhdon të ndodhë akoma. Si edhe më parë, nëpërmjet bashkimit familjar ka një fluks të konsiderueshëm të martesave me partnerë nga vendet e origjinës, me ardhjen nga Evropa Lindore dhe rivendosjen e tyre këtu, por emigracion ka edhe në një Evropë të bashkuar ku njerëzit lëvizin  gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme..

Lehtë anashkalohet, por migrimi nuk është ende një proces në drejtimin linear ose proces i përfunduar, pasi që emigrantë të rinjë dhe familjet e tyre kanë nevojë për ndihmë në çështjen e integrimit.

Për të gjitha këto probleme Adriana mendon se, duke përdorur edukimin nga  VHS-qendër pedagogjike ndërkulturore, do të jetë e mundur që këto gra të takohen një herë në muaj, ku do të ketë seminare të ndryshme me tema interesante për ta, për të rritur fëmijët e tyre.

“Në veçanti oferta për nënat me origjinë shqiptare është pranuar dhe mirëpritur nga organet kompetente, kjo është mirëpritur kryesisht për shkak të formës të përshtatshme të organizimit. Pjesëmarrja në këtë projekt është falas, kështu që edhe për familjet me të ardhura të ulëta të është e mundur pjesëmarrja.” Thonte Adriana Sherifi, ajo na i tregoi edhe objektivat dhe qëllimet e projektit në detaje

Objektivat e projektit dhe Përfitimet:

·         Aftësi për veprim shoqëror

·         Përvetësimi dhe rritja në gjuhën gjermane në të folur dhe të shkruar

·         Promovimin e vetëdijes gjuhësore dhe ndërgjegjësimin e çështjes së dygjuhësisë

·         Nxitja për kompetencë ndërkulturore dhe integrimin

·         Eliminimi i frikës në shoqërinë tonë, veçanërisht në lidhje me institucionet arsimore (kopsht / shkolla) dhe nxitje e dialogut reciprok

·         Përgjegjësinë personale duhet forcuar dhe mësim, mësim dhe vetëm mësim

·         Zhvillimi i një komunikimi të plotë dhe fuqizimi i shkathtësive

·         Kyçja e prindërve në diskutimi dhe çështjet e trajnimit

Ngjarjet e planifikuara në vitin 2012

Sistemi i Arsimit në Austri, Integrimi në vend të asimilimit, Ligji për të huaj, Situata e jetesës në Austri

Ekskursioni në Qendrën e të përqendruarve në Mathausen, IGLU Këshillim i nënave

Fëmijët dhe të drejtat e grave, Ngacmimi në shkollë, Arti dhe Kultura

Themeluese dhe drejtuese e Projektit është Adriana Sherifi

“Përvojat e mia personale të një emigranti më nxiten mua për të filluar këtë projekt. Do të dëshiroja që unë  si një shembull pozitiv në integrim, të kem sukses pikërisht të këto gra që janë të vështira për ti arritur, për të lëvizur edhe ato që të integrohen në shoqërinë austriake. Dëshirojë vetëm të u tregoj se qyteti i Linz-it nuk kërkon asimilimin e askujt, por një integrim të shëndetshëm për bashkëpunim dhe jetë më të lehtë, pavarësisht nga feja e tyre e origjinës apo gjuhës”. Thonte Adrana në fund të bisedës.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Udhëkryqet shqiptare në mes Perëndimit dhe Lindjes - apo Bashkimi Kombëtar si rruge e vetme në 100 vjetorin e Pavarësisë Jeton Kelmendi: Pluhuri i fusnotës dhe troku i politikës kosovare Selim Nëngurra: Pavetëdije vrastare Ramiz Bojaj: Vetmohimi i shtetësisë Engjëll I. Berisha: Na duhet më shumë konsensus dhe punë Arben Llalla: Minoritarët ekstremistë grekë me aktivitetet e tyre duan të nxisin destabilizimin e Jugut të Shqipërisë Lavdrim Lita: O kapiten, Imi kapiten! Frank Shkreli: Vritet një heroinë e gazetarisë botërore Arben Llalla: Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro takime në Amerikë me përfaqësues të Himarës dhe me greko-amerikanët Edgar Frashëri: Emrat e rrugëve dhe pazaret mbas tyre Frank Shkreli: Nju Jork Tajms mbi nevojën e ballafaqimit me të kaluarën komuniste Selim Nëngurra: Si duhet të jetë Qendra Kulturore Shqiptare në metropolet dhe qytetet europiane Frank Shkreli: Përvjetori i Rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës Enver Bytyçi: Kujt i vjen në ndihmë "kompromisi historik" i Rexhep Qosjes me Dobrica Qosiç-in? Shaban Peraj: Në emër të popullit mbrohet karriga Frank Shkreli: Amerika pranë Kosovës në 4-vjetorin e pavarësisë Ramiz Bojaj: Ditëlindja e katërt e shtetësisë, pa veriun Frank Shkreli: Fërkime amerikano-kineze mbi të drejtat e njeriut Besim Muhadri: Një libër denigrues dhe me përmasa fyese dhe nënçmuese për UÇK-në, shqiptarët dhe shtetin shqiptar Frank Shkreli: Rusia dhe e kaluara e saj komuniste

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx