Editorial
Nue Oroshi: Udhëkryqet shqiptare në mes Perëndimit dhe Lindjes - apo Bashkimi Kombëtar si rruge e vetme në 100 vjetorin e Pavarësisë
E hene, 27.02.2012, 09:05 PM
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES
APO
BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË
NGA MR. SC. NUE OROSHI
Historia shqiptare përgjithësisht gjatë shumë shekujve të saj ka njoftë shumë kryqëzime, por ndër më të fortat që janë përplasur njëra me tjetrën kanë qenë kryqëzimi i udhëkryqeve shqiptare në mes të Perëndimit dhe Lindjes, apo kërkimi i rrugëve në dy kahje paralele, që mjerisht kanë lënë shumë gjurmë të pashlyera në historinë tonë kombëtare, e sidomos në betonimin dogmatik lindor apo siç quhet ndryshe, dogma pansllavistoaziatike. Është për t’u theksuar, se shpeshherë dogmat pansllaviste si dhe ato aziatike janë bashkuar njëra me tjetrën, dhe e kanë luftuar orientimin Perëndimor të shqiptarëve gjatë gjithë historisë tonë. Madje, këto dogma politike lindore shpeshherë e kanë ndërruar vetëm emrin, por asnjëherë pa e ndryshuar përmbajtjen dhe orientimin politik, e që në thelb gjithmonë ka qenë antikombëtarë dhe antiperëndimorë.
Sepse, orientimi perëndimor ka kuptuar në të kaluarën dhe kupton edhe sot orientimin kombëtar shqiptar drejt vlerave të qytetërimit Evropian; këtij qytetërimi që i takojmë edhe historikisht, fizikisht dhe moralisht, por edhe shpirtërisht. Natyrisht, se gjatë kryqëzimit të këtyre dy rrymave apo taborreve politike ndërshqiptare fatkeqësisht gjatë historisë, pati edhe përplasje dhe shumë ngatërresa ndërshqiptare, e që na lanë me shekuj mbrapa, dhe vazhdojnë edhe më tutje të na pengojnë në rrugën drejtë integrimeve Evropiane si një komb i vetëm dhe i bashkuar. Kur e thashë, ecja e dy rrugëve paralele të rrymave politike shqiptare, e kam parasysh faktin, se shpeshherë gjatë historisë udhëheqësit politikë shqiptarë nuk ishin në një rrugë të përbashkët kombëtare, pra, rrugën perëndimore, por një pjesë e tyre orientimin politik e shihnin drejt lindes. Për ta nuk lindte dielli shqiptar në perëndim por dikund në lindjen e largët, prandaj edhe ishte bërë moto e disa rrymimeve antikombëtare që të luftonin me moton ‘’Duam babën e jo Shkabën’’, që do të thotë, e duam baba Sulltanin e jo Shqiponjën dykrenare. Por, mjerisht ky dualizëm politik apo kryqëzime ideshë lindore dhe perëndimore vazhdoi edhe mëpas, e sidomos në kohën kur në trojet etnike shqiptare gjeti vend dhe u ulë këmbëkryq ideologjia pansllaviste me emrin, komunizëm. Edhepse komunizmi ka rënë si sistem shtetëror, në trojet etnike shqiptare fatkeqësisht ai ka mbetë i ngulitur fortë në mendje dhe në shpirtin e disa politikanëve tanë, gjë e cila veç po vërehet në bëmat dhe veprimet e tyre. Këtu e kam fjalën për trinominë bastard dhe tani edhe tradhtar Hashim Thaçin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin. Derisa i pari bukur gjatë ka luajtur dhe përfituar politikisht nga përmendja e gjakut të dëshmorëve, që tani, pasiqë iu hoq pëlhura po shihet qartë se asnjëherë, por edhe tani, s’ka të bëj më heronjët dhe dëshmorët e kombit shqiptar. Porë, vetëm ka përfituar duke keqpërdorur emrin e tyre vend e pavend, dhe duke e lënë pjesën dërmuese të këtyre familjeve të dëshmorëve në mjerim të skajshëm. Sa i përket Behxhet Pacollit, dihet qartë se ky është i deleguar i politikës
Paralele Historike në mes të Hashim Thaçit dhe Esat Pash Toptanit
Tani, me pranimin e Rezolutës 1244 që e bëri Qeveria e Hashim Thaçit, përmes përfaqësueses së vet Edita Tahirit, një politikane megallomane dhe shumë kontraverse, i ka dhënë vulen e zezë kësaj qeverie për shekuj me radhë, dhe e ka vendosur Hashim Thaçin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin në rolin që ka pasur pikërisht Esat Pash Toptani një shekull më parë. Esat Pash Toptani i dorëzoi Shkodrën Serbo-malazezezëve, ndërsa qeveria Thaçi ia dorzoi tërë Kosovën Serbisë. Simbas të dhënave historike, dorëzimi i Shkodrës u bë 23 Prill 1913. Autori i parathënjes së librit “Rrethimi i Shkodrës” të G. Berrit, nënkolonel Shefqet Vangjeli shkruan: ”Ai nuk ishte dorëzim nga thyerja e armëve por dorëzim para urisë së Rrethimit. Kështu do ti thoshte Princi malazez Danil, Esat Pash Toptanit, teksa ky i fundit e nënshkruante aktin e dorëzimit të qytetit të Shkodrës. Lufta për Shkodrën apo Rrethimi i Shkodrës, u zhvillua prej 8 tetor 1912 e deri me 23 Prill 1913. Derisa Esat Pash Toptani është hyrë në Histori si person i cili tradhtoi çështjen kombëtare duke ja dorëzu politikës serbo malazeze qytetin e Shkodrës, për ca të holla që kishte marrë në kundërvlerë të këtij dorëzimi. Hashim Thaçi me marrëveshjen e bërë me 24 Shkurt 2012, do të hyn në histori si politikan i cili për çështje karrieriste dhe disa çështje të vetat personale, nënshkroi vendimin e turpshëm, që Kosova në diplomacinë botërore dhe Evropiane të prezantohet si pjesë integrale e Serbisë, përmes Rezolutës 1244. Me këtë marrëveshje iu mundësohet 2000 forcave serbe që të hyjnë në Kosovë, e sidomos në Veriun e Kosovës. Pra, që tani, nëse jo e tërë Kosova, Veriu i Kosovës është i humbur nëse nuk reagohet shumë shpejt nga populli shqiptar kudo që është, përmes protestave dhe formave tjera të veprimit kombëtar. Madje, në këtë prizëm duhet parë edhe politikën ndërmjetësuse në prapaskenë të Turqisë dhe vizitat që bëri kohë më parë Edita Tahiri në Turqi. Madje është shumë interesant të theksohet se, sikurse Esat Pashë Toptani që ishte në krah të politikës turke dhe serbe, tanimë edhe Hashim Thaçi është bërë i njejtë me Esat Pash Toptanin, sepse përveç koncesioneve që ka bërë në dëm të Kosovës dhe në të mirë të Serbisë, ai ka bërë edhe shumë koncensione edhe në favor të politikës turke në Kosovë, sepse 80 % të pasurisë së Kosovës ia ka dhënë firmave turke, duke marrë si shpërblim disa Aspra të Judës për shkëmbiminin e pasurisë së Kosovës firmave turke. Kur jemi tek politika turke ndaj shqiptarëve, dihet historikisht, se ajo gjithmonë ka qenë e dëmshme për shqiptarët sepse edhe sot e asaj dite nuk është shfuqizuar marrëveshja Turko-Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve nga trojet Etnike Shqiptare, dhe për këtë dëbim që iu bënë shqiptarëve ish qeveria jugosllave për një shqiptar e merrte një mushkë; pra, aq vlerë i kanë dhënë turqit shqiptarëve, në marrëveshje më partnerët e vet politikë sllavët.
Masat e shpejta që duhet të ndërmerr Parlamenti i Kosovës
Të zgjedhurit e popullit të Kosovës në këtë rast nuk duhet të rrinë durakryq dhe të mirren me deklarata boshe, qoftë deputetët nga radhët e pozitës qoftë edhe ata nga radhët e opozitës. Parlamentit të Kosovës tani i kanë mbetur dy rrugë te veprimit, madje që të realizohen në mënyrën më të përshpejtuar.
1.Njëra ndër rrugët që duhet të bëj Parlamenti i Kosovës është shfuqizimi i marrëveshjes të bërë në mënyrë private nga ana e Qeverisë së Kosovës; që Kosova të prezantohet me Rezoluten 1244, që e parasheh qartë Kosovën pjesë të Serbisë, ndërprerjen e bisedimeve, shkarkimin e kësaj Qeverie, emërimi i një Qeverie teknike apo të përkohshme, si dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
2.Të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës ta nxjerrin një Rezolutë të re, ku do të shpallet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me kufijtë e plotë të Kosovës duke përfshirë edhe Veriun e Mitrovicës. Madje për këtë çështje duhet të bëhet një koordinim i shpejtë në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Nëse Deputetët e Parlamentit të Kosovës qendrojnë duarkryq dhe bëjnë sehir duke mos marr asnjë veprim për të ndryshuar këtë situatë të re politike në Kosovë atëherë edhe ata do të hyjnë në historinë e re shqiptare me damkën e tradhëtisë kombëtare sikurse që kanë hyrë tani Esat Pash Toptani, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Hashim Thaçi, Behxhet Pacolli, Hajredin Kuqi, Edita Tahiri, Mimoza Kusari Lila, Bujar Bukoshi,dhe shumë të tjerë. Nëse Parlamenti i Kosovës nuk i kryen njërën nga këto dy rrugë atëherë mbetet revolta gjithëpopullore anë e kënd Kosovës.
Diçka rreth antievropianizmit dhe antiamerikanizmit
Qeveria Thaçi II e shpiki parullën proletare se, kush është kundër që Kosova të integrohet në Serbi, janë anti amerikanë dhe anti evropianë. Pra, më këtë të gjithë shqiptarët atdhetarë po na dilkan anti amerikanë dhe anti evropianë. Kjo parullë e Qeverisë proletare të Hashim Thaçit bëhet me të vetmin shkak, për ta ulur tensionin gjithëpopullor shqiptar në Kosovë. Gjë që tani është e pamundshme.Pikërishtë kjo Qeveri, është Qeveri të cilën nuk e don dhe nuk e pranon Evropa. Nga 27 Kërkesa që ka bërë Qeveria e Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit për t’u takuar me kryeministrat e shteteve të Bashkimit Evropian, që të gjitha njëzëri iu kanë refuzuar për shkak se Qeveritë e shteteve Evropiane nuk kanë dëshirë të takohen me politikanë të cilët janë në krye të kriminalitetit, korrupsionit, prostitucionit dhe shumë gjërave tjera negative që e kanë prurë Kosovën buzë greminës. Athua edhe ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen mund të konsiderohet anti evropian! I cili si një mik i madh i shqiptarëve duke shfaqur shqetësimin e tij rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, do të thotë, se ky dialog tani është kthyer thuajse në një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili, thekson ai, është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet. “Tani, pothuajse nga një derë e pasme po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoj unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Nuk e kuptoj se, pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës; 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë Petersen.Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”. Pra, miku i madh i shqiptarëve Soren Petersen thotë, se Kosova po paguan një çmim të lartë. Edhe sa i përket antiamerikanizmit, shihet qartë se anti amerikanët më të mëdhenjë shqiptarë janë pikërisht të vendosur në Qeverinë Thaçi II. Aty këmbëkyrq në këtë Qeveri është Behxhet Pacolli anti amerikani më i madh, dhe pro rusi me i madh shqiptar. Aty është edhe grupi i politikanëve vehabistë të kryesuar nga Ferid Agani e Memli Krasniqi, e që janë të dytë Ministra në Qeverinë Thaçi II. Aty ke edhe grupin pro serb që kryesohet nga Sllobodan Petroviq, e që është Zv.krymenistër, dhe atë pro turk që kryesohet nga Mahir Jakgjillar. Kemi edhe grupin titistorankoviqist të udhehequr nga Edita Tahiri, Mimoza Kusari-Lila, Hajredin Kuqi e Bujar Bukoshi.
Kurse në krye të kësaj Qeverie qëndron një stalinist i pakthyheshëm, me emrin Hashim Thaçi. Komplet Qeveri e orientimit lindor, dhe e mendësisë komunsite. Një Qeveri me një orientim anti amerikan dhe anti evropian.
Shqipëria nuk duhet të rrijë duarkryq por duhet të reagojë
Edhe shteti amë i yni, Shqipëria, nuk duhet t’i duartrokasë zhvillimet negative që po ndodhin në Kosovë, por sikurse Parlamenti, po gjithashtu edhe Qeveria dhe Presidenti i Shqipërisë duhet të hyjnë në valle. Parlamenti i Shqipërisë dhe pikërisht z. Jozefina Topalli, duhet ta bëjë një koordinim të përbashkët me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, dhe bashkarishtë të gjithë deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës ta mbajnë një seancë të përbashkët Parlamentare në Prizren, Tiranë apo Prishtinë, dhe në këtë seancë në mënyre solemne të bëhet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, dhe kjo séancë e dy Parlamenteve të mbahet menjëherë, pasiqë Parlamenti i Kosovës ta ketë shpallë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në mënyrë simbolike të hiqet kufiri shqiptar-shqiptar që ndanë vëllain nga vëllai, motrën nga motra e prindërit nga fëmijët. Me këtë veprim deputetët shqiptarë nga të dy shtetet do të hyjnë në histori si deputet të cilët kanë bërë një akt patriotik dhe të domosdoshëm në këtë 100 vjetor të gjysmës së shtetit shqiptar. Madje, assesi nuk me del nga mendja një mendim i një intelektuali të ri shqiptar, i cili tha, se në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar duhet të hapet kutia e pandorës dhe t’ju kthehen të gjitha pjesët e ndara Shqipërisë, të cilat vajtuan, gjëmuan e lotuan për 100 vjet me radhë.