| E diele, 15.04.2012, 12:04 PM |
Partia
Demokracia e Re bashkon në një front partitë e minoritetit të Shqipërisë në Konferencën
për Vorio Epirin
Nga Arben
LLALLA
Partia
greke Demokracia e Re, më 8 Prill, do të organizojë në hotelin “DIVANI CARAVEL”,
në Athinë një Konferencë me temë VORIO EPIRI, E shkuara, E TASHMJA DHE E
ARDHMJA,,. Në këtë aktivitet do flasë ish-profesori i Andoni Samaras, Grigoris
Gjizelis, ish-Konsulli i përgjithshëm në Korçë Theodor Ikonomu, i njohur për
deklaratat antishqiptare dhe i akuzuar nga ministria e jashtme greke për keq
menazhimin të Konsullatës greke në Korçë, eurodeputeti i Demokracisë së Re
Jorgo Kumucakos, Nikos Lugeros, Profesor dhe këshilltare Ushtarak.
Ftesë për
të ardhur në aktivitet ka marrë kryetari i Demokracisë së Re, Andoni Samaras i
cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në aktivitet nëse ai ndodhet në Athinë. Gjithashtu
do jenë kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i partisë MEGA, Kristo Kiços,
kryetari i OMONIA, Vasilis Bollanos.
Sipas
informatave kofidenciale Andoni Samaras ka ndërhyrë me autoritetin e tij që minoriteti
grek në zgjedhjet e ardhshme të dali si një forcë e vetme e bashkuar për të fituar
sa më shumë mandate për deputet me qëllim që qeverisë së ardhshme ti bëhet
presion për Autonominë e Vorio Epirit.(Siç duket grekët e dinë që disa
politikanë shqiptar shesin gjithçka për të qenë në karrigen e butë shtetërore).
Demokracia
e Re për të fituar zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në Maj në Greqi po
keqpërdor tezën e Vorio Epirit, duke shfaqur haptazi pretendimet territoriale
ndaj Shqipërisë. Ky është një akt i paprecedentë prandaj qeveria e Tiranës
duhet të dënojë organizimin e të tilla aktiviteteve nga partitë greke që janë në
qeveri sepse veprime të tilla nxisin prishjen e miqësisë së dy vendeve fqinje..
Biseda
Samaras-Berisha në dhjetor 2011
Në fillim
të dhjetorit në Marsejë të Francës u mbajt takimi i liderëve të partive
Popullore Europiane. Gjatë atyre ditëve u takua kryeministri i Shqipërisë Sali
Berisha me kryetarin e partisë Demokracia e Re, Andoni Samaras. Kryetari i
partisë greke Samaras i propozojë Berishës zhbllokimin e marrëveshjes për
caktimin e kufirit ujor ashtu siç ishin marrë vesh më 2009, kryeministri i
Shqipërisë, Sali Berisha me kryeministrin e Greqisë së atëhershme, Kostas
Karamalis. Marrëveshje e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës
së Shqipërisë pasi vërehej se kjo marrëveshje ishte në dëm të Shqipërisë. Pasi
i faleshin ujërat territoriale pa të drejtë Greqisë. Greqia nga ana e saj zonën
ujore në fjalë e ka futur në zonë e rëndësisë së veçantë.
Andoni
Samaras i kërkojë kryeministrit Berisha respektimin e plotë të të drejtave
politike dhe sociale të minoriteti grek i cili jeton brenda kufijve të Shqipërisë,
duke vënë theksin se minoriteti është ura lidhëse e mirë e miqësisë midis dy
vendeve. Politikani grek Samaras paraqiti edhe çështjet e përfshirjes në pasaportat
biometrike dhe certifikatat deklarimin e kombësisë dhe të fesë. Ai kërkojë që të
përfshihen në të ardhmen si minoritet mijëra shtetas shqiptar me kombësi greke
që jetojnë në rajonet e Korçës, Përmetit, Himarës dhe qytete të tjera në Shqipërisë.
Takimet
e krerëve të minoriteti grek me liderët e Athinës
Bashkimi
i shoqatave dhe i partive të minoritetit grek në një front të vetëm në zgjedhjet
e 2013, ka ardhur si pasojë e një sërë takimesh në fund t të vitit 2011 dhe në fillim
të 2012 me liderët dhe politikanët e Athinës.
Në fund të
dhjetorit 2011, kryetari i partisë MEGA Kristo Kiços, sekretari Zisos Luçis, i
shumë kërkuari nga drejtësi shqiptare, kryetari i OMONIA të prefekturës së Korçës,
Naum Disho, të shoqëruar edhe nga ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçës i
cili njihet për deklarata antishqiptare dhe i akuzuar për keq menazhimin e
Konsullatës greke në Korçë Teodor Ikonomu-Kamarinos, bënë disa takime, me
kryetarin e Demokracisë së Re, Andoni Samaras, kryetarin partisë ekstremiste
LAOS, Jorgo Karaxhaferin, me shefin e politikës së jashtme të Demokracisë së Re,
deputetin Panos Panajotopulos dhe me shumë personalitete të tjera.
Më 10
janar 2012, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i OMONIAS, Vasilis
Bollanos, zhvilluan një sërë takimesh në Athinë si me ministrin e jashtëm grek
Stavros Dhimas.
Fill pas
këtyre takimeve të shpeshta dhe aktiviteteve të shumta që u organizuan në shkurt-mars
2012, me tema për Autonominë e Vorio Epirit, dy krerët e partive minoritare
greke Vangjel Dule i PBDNJ dhe i MEGA, Kristaq Kiços deklaruan më 2 Prill se në
zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë do dalin të bashkuara si një forcë
e vetme. Dule dhe Kiço thanë pas takimit se divergjencat mes dy partive i
takojnë së shkuarës dhe se tashmë ka ardhur koha për një front të bashkuar
politik të minoritetit grek në Shqipëri. Kryetari i partisë MEGA, Kiços shtoi
se përçarja e grekëve në Shqipëri është vetëm në interes të qarqeve
nacionaliste në Shqipëri.
Kristaq Kiços është njëri nga politikanët e minoritetit që hapët me veprimet e tija ka shfaqur ndjenjat se ai punon për Autonominë e Vorio Epirit.