Terrori
serb kundër shqiptarëve në veri
Akti
terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur
qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit. Qeveria jonë në vend qe të merr
masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale
të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon
plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë
të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte
Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur
ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.
Shkruan: Ramiz
BOJAJ, Publicist
Terrori
serb kundër shqiptarëve vazhdon. Akti terrorist i vrasjes se Selver Haradinajt
dhe plagosjen e katër fëmijëve në shtëpinë e tij në veriun e Mitrovicës, nuk është
as i pari e as i fundit qe bandat terroriste të Serbisë po demonstrojnë kundër
qytetarëve shqiptarë në këtë zonë të trazuar. Sulmi fatal për familjen
Haradinaj, nuk ishte i papritur, ngase kërcënimet e bandave serbe kundër
shqiptarëve në veri janë të përitshme dhe nga më të ndryshmet. Pra, mungesa e
dorës së shtetit e të ligjit, bëri qe Selver Haradinaj, të bëhet dëshmori i ri
i rrugës sonë për liri. 13-vjet të lirisë së Kosovës (dëbimi i makinerisë pushtuese
serbe), po kaq vjet shqiptarët e veriut të Mitrovicës, jëtojnë nën ethet e
terrorit serb, nën sulmët e kërcënimet e vazhdueshme të mbeturinave
millosheviqiane të njohura si struktura paralele. Sulm terrorit ishte edhe dëbimi
i shqiptarëve nga vendbanimet e veta në veri (1990), atak terrorist ishte edhe
vrasja e policit Enver Zymberit, atak terrorist është edhe bllokimi i rrugëve e
shumë sulme tjera kundër autoriteteve shtetërore të Kosovës, KFOR-it, Policisë,
EULEX-it, etj.
Kur
mungon liria, “ujqërit”, ngrenë krye
Mungesa e
shtrirjes së ligjit në veri si dhe paaftësia e institucioneve unikate shtetërore
për të vepruar dhe shpartalluar bandat terroriste e kriminale serbe në këtë pjesë
delikate të shtetit tonë, mund ta shëndrrojnë veriun e Mitrovicës në një çerdhe
të terrorizmit ballkanik. Shqiptarët në veri të Kosovës i janë nënshtruar
terrorit të egër nga elementet e paligjshme të instrumentalizuara nga Serbia, me qëllim të ndjekjes edhe të atyre
pak familjeve shqiptare qe kanë mbetur në këtë pjesë të vendit tonë. Ashtu siç ishte
planfikuar nga UDB-ja dhe MUP-i serb, kidnapimi i policëve tanë në zonën
kufitare, edhe akti terrorist kundër familjes Haradinaj, është kuzhinë e përgatitur
nga strukturat e sigurisë e të spiunimit serb, të cilat veprojnë lirshëm nëpër
enklava. Familja Haradinaj, shquhej për qëndrimet e pathyeshme të saj, për të jetuar
në pronën e vet të shenjtë në këtë pjesë të vendit, përkundër tendencave e kërcënimeve
të vazhdueshme të bandave terroriste serbe për t’i larguar nga pronat e tyre në
veri. Ky akt tregon notën më të lartë të dështimit të institucioneve qeveritare
në mbrojtjen e jetës së lirë qytetare. Këtu ka dështuar EULEX-i, KFOR-i dhe
Policia e Kosovës, të cilat nuk po arrijnë t’i zhbëjnë strukturat kriminale
serbe e as bandat terroriste qe vijnë e “mrizojnë” nga shteti fqinj Serbia. Edhe
pse popullata shqiptare në veri vazhdimisht ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga
institucionet tona shtetërore, një gjë e tillë nuk është ofruar asnjëherë, por “ligjin,
rendin e sigurinë” në këtë pjesë delikate e bëjnë strukturat kriminale të Serbisë.
Reagimi i presidentes sonë, Qeverisë, MPB-së dhe institucioneve ndërkombëtare,
nuk ka qenë aspak në shkallën e duhur të veprimit. Akterët e sulmeve terroriste
duhet të kapen e të ndëshkohen, jo vetëm të dënohen me retorika boshe. Në raste
të tilla çdo shtet normal do të mobilizohej dhe do të ngriste shkallën e
sigurisë së lartë kombëtare, do t’i moblizonte njësitet antiterror, e jo siç ndodh
zakonisht tek ne, qe sulmet e vrasjet të dënohen nga kafenetë a zyrat e buta të
ndërtesave qeveritare.
Dënime
deklarative
Mosefikasiteti
dhe paaftësia e institucioneve tona për kontrollin e tërësisë territoriale do të
përcjellin probleme të mëdha, rreth sigurisë qytetare, por edhe për vet
autoritetet policore, doganat etj. -Agresioni i xhandarmërisë serbe në kufirin
verior, atentateti vdekjeprurës dhe bllokimi i rrugëve, janë sinjale se në të armen
jo shumë të largët mund të kemi perballje edhe me uniformat e policisë dhe
ushtrisë serbe, të cilat tashmë janë funksionale dhe veprojnë nën petkun e MUP-it
dhe të UDB-së. Kjo kërkon masa urgjente për marrjen e veriun nga dora a
pushtuesit serb, por edhe çlirimin përfundimtar të kësaj pjese të shtetit tonë.
Duken absurde deklaratat e kreut të MPB-së, Bajram Rexhepi, kur thotë se “akti
kriminal i sulmit kundër familjes Haradinaj, mund të tensionojë situatën në veri”.
Ku ka tensionim më të madh se kur ta ndalojnë lirinë e lëvizjes (bllokimi i
rrugëve). Edhe krimi i fundit terrorist është pjesë e pandashme e blllokimit të
rrugëve. Po kaq i tmerrshëm është imazhi
teksa lëshon në banesën e fundit të dashurin, i cili u vra vetëm pse është shqiptar.
Nëse një udhëheqës nuk jeton me ndjenjat e çdo qytetari të vet, ai njeri nuk
meriton të mbajë atë post. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, nxjerr në pah
nevojën urgjente që strukturat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i,
etj., të izolojnë strukturat kriminale serbe që po terrorizojnë qytetarët
shqiptarë në veri. Kjo thirrje duhet të vlejë për qeveritarët tanë të cilët më tepër
se administratorë nuk po tregojnë menaxhim të duhur të elementeve kyçe të shtetit.
Gjithashtu edhe thirrja për gjakftohtësi është pothuajse shabllon. Ku ka
gjakftohësi më të madhe se sa të qëndrosh në shtëpinë tënde, pranë familjes së shenjtë
dhe pronës qe e ke siguruar me mund e sakrificë. Vrasja në gjumë është ekzekutimi
më i rëndë dhe më i shëmtuar që mund të ndodhë. Akti i tillë do duhej t’i
mobilizonte të gjithë mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës (politik,
policor etj.), për kapjen e aktorëve të krimit dhe zhbërjen e strukturave
kriminale serbe në veri. Reagimi i presidentës sonë është gati shabllon, pa
asnjë pikë reference për kapërcimin e situatës. “Zyra e Presidentes së Republikës
së Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që të kapin autorët e këtij
incidenti dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.Ato pengojnë përpjekjet e
vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës”.
Akti terrorist nuk është incident, e as prishje e rendit dhe qetësisë, por është
vrasje e lirisë, e cila është e mbrojtur me të gjitha konventat ndërkombëtare. E
nderuar Presidente, autorët e krimit e kanë çerdhen e vet.Unë nuk e di se ku
mendon presidentja jonë qe të ndiqen ata, (nëse nuk kapen në çerdhen e tyre),
ndoshta nëpër koridoret e Kuvendit të Kosovës! Dhe kjo, nëse një ditë banditët
mësyjnë të vijnë në godinë. Edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht
tonit më të nxehtë, serish nuk përkon me realitetin. Qeveria duhet të veprojë,
jo të deklarojë rastin. “Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve,
është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh
indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre
të bëhet sa më shpejt”. Ky është akt kriminal dhe terrorist, por çfarë po bënë Qeveria
dhe institucionet tjera për kapjen e këtyre aktorëve, ose zhbërjen e bandave
dhe terroristëve. Reagimi i kryeministrit Thaçi ngjanë me reagimin e ndonjë zyre
diplomatike a ambasade në Republikën e Kosovës. Kreu i Qeverisë është dashur ta
thërret kabinetin e tij qeveritar, udhëheqësit e MPB-së e PK-së, për të ngritur
gjendjen e jashtëzakonshme, ngase ky akt terrorist është vrasje edhe për
institucionet shtetërore të Kosovës,shpërfillje ndaj aktit juridik e
kushtetues, dhe atentat ndaj lirisë qytetare e njerëzore. Vetëm fjalët nuk kanë
kuptim në këtë rast. Më mirë dhe më qnjerëzishëm reagon Përfaqësuesi i BE-së në
Kosovë, Samuel Zbogar, duke thënë se ka mbetur i tronditur nga shpërthimi në Mitrovicë.
“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin në të cilin humbi jetën z. Selver
Hajradinaj. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij”. Aktet të tilla tronditëse
përjetohen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë të kësaj ane, të cilët akoma nuk e
ndjejnë aromën e lirë e të pavarësisë së Kosovës.
Mosveprimi
institucional mund të prodhojë konflikt ndëretnik
Terrorizimi
i vazhdueshëm i shqiptarëve të veriut, nga ana e bandave dhe strukturave
kriminale serbe mund të çojnë deri tek hapat e konfliktit etnik. Kjo për faktin
se shqiptarët nuk mund të bëhen gjithmonë “kurban” për t’i kënaqur epshet e sëmura
sllave. Nëse Qeveria e Kosovës dështon në krijimin e sigurisë qytetare për të gjithë
dhe nuk merr masa të duhura për zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri,
situata lehtësisht mund të merr dimensione të paparashikueshme. Qytetarët
shqiptarë kërkojnë nga institucionet e shtetit të Kosovës të veprojnë me
urgjencë për vendosjen e kontrollit policor dhe kushtetues edhe në ato pjesë të
veriut ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë qe të mbrohet jeta e tyre, prona dhe
terrorizimi. Ndryshe ti lënë dënimet deklarative e boshe, ngase të qeverisësh
shtetin nuk është vetëm luks, por edhe sakrificë dhe përgjegjësi. Akti
terrorist i sulmit mbi familjen Haradinaj është pasqyrë e realitetit të hidhur
qe mbretëron tash e 13 vjet në veriun e vendit. Qeveria jonë në vend qe të merr
masa efikase për kapjen e atentatorëve vrasës dhe zhbërjen e bandave kriminale
të Serbisë, (të cilët jetojnë në çerdhen e izoluar matanë Ibrit), kjo vazhdon
plane nënshtruese ndaj shtetit serb, kinse për pajtim historik. Me këtë politikë
të retarduar, udhëheqësit tanë, jo vetëm se veriun do t’ia dorëzojnë pa kushte
Serbisë , por edhe pjesën tjetër me shumicë shqiptare do ta bëjnë të varur
ekonomikisht dhe politikisht nga Beogradi.