E marte, 28.10.2025, 01:03 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Fjala përshëndetëse në përvjetorin e degës së “Vatrës” dhe shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, New York

E hene, 27.10.2025, 05:59 PM


Foto nga gazeta Dielli

FJALA PËRSHËNDETSE NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË DEGËS SË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA DHE TË HAPJES SË SHKOLLËS SHQIPE, “GJERGJ FISHTA”, NË LONG ISLAND NEW YORK

Nga Frank Shkreli

I nderuar Dr Paulin Marku:  Ju dhe stafin e shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”.  Më vjen shumë keq, që për arsye objektive, nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar këtë përvjetor.

Njëherazi, unë u jam mirënjohës për mundësinë që, të pakën, megjithse jo i pranishëm, ta shënoj këtë përvjetor me ju nga larg, me një përshëndetje të shkurtër, duke iu bashkuar ju themeluesve të Degës dhe anëtarve të Vatrës Long Island, drejtuesve të Shkollës   Long Island – e sidomos mësuesve në krye me Zonjën Fabjola Marku dhe bashkpuntorëve të saj, por edhe nxënsve që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, por jo vetëm.   Nxënësve, atyre bijave dhe bijëve të diasporës së re shqiptaro-amerikane në atë zonë, të cilët falë angazhimeve patriotike dhe edukative tuaja dhe të stafit tuaj të përkushtuar ndaj misionit të Degës dhe Shkollës “Gjergj Fishta, për të shërbyer si një qëndër me frymë kombëtare në Amerikën e Xhorxh Washingtonit e Thomas Xhefersonit – si një qëndër, “shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island”, dhe më gjërë.

Ashtuqë qysh në moshë të re nxënsit e shkollës “Gjergj Fishta”, të mësojnë gjuhën shqipe dhe të mbeten të ndërgjegjshëm dhe të vetdijshëm ndaj rrënjëve të tyre etnike, megjithse do rriten dhe të jetojnë në një botë të huajpor të lirë në krahasim me botën e prindërive dhe gjyshërve të tyre. Në këtë oqeanin e madh që e quajmë Amerika jonë e dashur –- ku ky brez i ri shqiptaro-amerikanësh, përveç gjuhës dhe kulturës shqiptare po brumosen nga ju, njëkohësisht, edhe me ndjenja kombëtare të orgjinës, por si qytetarë të denjë të këtij vendi me të drejta, liri dhe përgjegjësi të barabarta. Ndoshta nuk është e rastësishme që ky përvjetor i Shkollës që mban emrin e Poetit Kombëtar, po shënohet vetëm disa ditë pas përvjetorit të lindjes së tij (23 Tetor) -- në Muajin Tetor – “Muaji i At Gjergj Fishtës”.  Dihet se Gjergj Fishta ishte një mbrojtës i flakët i arsimit shqip dhe veçanërisht, i gjuhës shqipe, si njëri prej mbrrojtësve më të mëdhej të fjalës  shqipe.  Vet Fishta – ashtu si edhe ju në ditët e sotëme në Amerikë –por më shumë se një shekull më parë, ishte njëri prej themeluesve të Shkollës Françeskane në Shkodër ku mësohej shqip, në një kohë kur mësimi i gjuhës amtare ndër shqiptarët ishte një aktivitet i ndaluar nga Perandoria e errët e pushtuesve osmanë.

Sot në Amerikën e lirë e demokratike, në këtë oqean të madh shtet-planet, mësimi i gjuhës shqipe nuk është i ndaluar, siç ishte i ndaluar në Shqipërinë e kohës së Gjergj Fishtës nga otomanët, pushtuesit shekullorë të trojeve iliro-arbërore.

Megjithse plot sfida siç e dini edhe ju vet, hapja dhe mbarëvajta e shkollës, siç është kjo e juaja nuk është i lehtë, pasi çdo ndihmë bëhet në baza vullnetare. Por, ama, është një aktivitet i nevojshëm kulturor dhe moral, nëqoftse komuniteti shqiptaro-amerikan – ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë shumë grupe etnike evropiane në këtë vend -- dëshiron të ruaj sadopak gjuhën dhe identitetin kombëtar në këtë shekull të ndryshimeve të mëdha integruese në botë. Për mbajtjen gjallë të kësaj flake përkushtimore – jo pa sakrifica -- ndaj arsimit dhe mësimit të gjuhës shqipe, nevojitet një kategori njerzisht të veçantë të shqiptarëve të shpërndarë nepër botë.

Siç duket, brenda vetëm një viti aktivitet, nën drejtimin tënd Dr Paulin Marku me bashkpuntorë, ju kini vendosur një bazë të fortë  edukative dhe kulturore në komunitetin ku jetoni e veproni, duke frymëzuar brezin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan në Long island të Nju Jorkut të ëndërrojnë – në dy-gjuhësi -- një të ardhme më të mirë për veten, familjen dhe komunitetin ku jetojnë, si shqiptaro-amerikanë të denjë dhe kontribues për një jetë më të mirë në vendin tonë të adaptuar – Amerikën tonë të dashur që na ka pranuar me krahë hapur duke na dhënë mundësitë për një jetë më të mirë për ne dhe familjet tona.

Për këtë punë të mundshme me plot sakrifica, por të kryer mirë, urimet e mia më të përzemërta në këtë prëvjetor, me uratën drejtë realizimit të plotë dhe me sukses të objektivave të misionit tuaj fisnik origjinal, në vitet e ardhëshëm, si për veprimtaritë e Degës së Vatrës Long Island ashtu edhe për shkollën “Gjergj Fishta”, në veçanti, në atë zonë të komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut.

Gjithë të mirat dhe kalofshi sa më mirë!

Frank Shkreli

E Dielë, 26 Tetor, 2025



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - Apostulli i madh i vëllazërimit kombëtar Frank Shkreli: Asnjë provë bashkëpunimi në dosjen e Martin Camajt Frank Shkreli: Shkrimi i parë që nisi karrierën time modeste gazetareske Frank Shkreli: Nënë Tereza ''Bijë e Amerikës'' Frank Shkreli: Malësori fisnik, prijësi legjendar kombëtar Dedë Gjo Luli Frank Shkreli: Po mbyllet revista 'Kuq e Zi' Frank Shkreli: Kongresi Amerikan me rezolutë: Socializmi, një ideologji e dështuar! Frank Shkreli: Në Ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore Frank Shkreli: 115-vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë Frank Shkreli: Kurti dhe komandanti i KFOR-it Barduani në festën e Zojës së Madhe në Letnicë Frank Shkreli: Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë Frank Shkreli: Një teatër absurditeti ka ndodhur në Shkodër Frank Shkreli: Në kujtim të Kol Kuqalit dhe Loni Adamit Frank Shkreli: Profili i një Shqiptaro-Amerikani - Anthony Stevens Frank Shkreli: Pushteti absolut - korrupton absolutisht! Frank Shkreli: Martin Camaj dhe 'Shejzat' Frank Shkreli: Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! Frank Shkreli: Në Nju Jork do të nderohet Heroi i Kombit Isa Boletini Frank Shkreli: 12 qershor, 1987 – Thirrja në Berlin e Presidentit Reagan Frank Shkreli: Gëzuar Bajramin – Duke kujtuar Hafiz Ali Kraja – Nderi i fesë dhe krenaria e kombit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx