E shtune, 26.07.2025, 07:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Adil Fetahu: Shtjellim i shkëlqyeshëm i një ngjarje të tmerrshme e të ngatërruar

E marte, 22.07.2025, 06:11 PM


SHTJELLIM I SHKËLQYESHËM I NJË NGJARJE TË TMERRSHME E TË NGATËRRUAR

(Ibrahim Kadriu: ‘’Masakra ndodhi në Korçë’’, roman, KOHA, Prishtinë, 2025)

Nga Adil FETAHU

Autori i më se njëqint veprave letrare të zhanreve të ndryshme, shkrimtari kosovar më numrin më të madh të veprave të tij të përkthyera në gjuhë të hueja, Ibrahim Kadriu sikur është specializua për romane historike, për ngjarjet dhe personalitetet e kombit shqiptar.

Në romanin më të ri (qershor 2025), Ibrahim Kadriu shtjellon me mjeshtri të rrallë ngjarjet historike të krimeve të andartëve grekë në Korçë, në vitin e mbrapshtë, siç e quan Kadare vitin 1914. Është ky romani i parë i këtij autori, dhe ndër të rrallët, nëse jo edhe i vetmi, që një shkrimtar nga Kosova ia kushton një ngjarje historike të ndodhur në Shqipërinë e Jugut. Fabula e romanit është kjo: Shqipëria që nga lufta Ballkanike ishte e okupuar nga të gjitha anët nga ushtritë sllave e greke, edhepse e kishte shpallur pavarësinë (28 nëntor 1912), dhe Konferenca e Londrës e kishte njohur atë pavarësi, ndërsa Konferenca e Firencës i kishte njohur kufijt e Shqipërisë, ushtritë okupuese akoma qëndronin e kryenin krime e masakra në mbi popullsinë shqiptare në territoret e saj. Kur fuqitë e mëdha kishin urdhëruar largimin e ushtrive okupuese nga territoret shqiptare, shteti i Greqisë veçsa i kishte shndërrua forcat ushtarake në formacione tjera paraushtarake (andartët), gjoja për ta mbrojtur minoritetin grek të V

Kështu, në fillim të prillit të vitit 1914, andartët grekë në Korçë likuiduan me thika e bajoneta priftërinjë ortodoksë shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte edhe papa Llambro Ballamuçi, patriot i njohur, i cili në bashkëpunim me vëllezërit Frashëri kishte ndihmuar në sigurimin e librave shqip, të cilat i sillte nga Rumania. Ky prift patriot, në vitin 1883 kishte themeluar shkollën rumune në Korçë, ku fëmijëve shqiptarë iu mësonte fshehtas edhe gjuhën shqipe, prandaj ishte në shnjestër të mitropolitit grek të Korçës për ta likuiduar.

Andartët vrisnin e digjnin edhe personalitete tjera të shquara në Korçë e rrethinë. Kështu e masakruan pasanikun e njohur Rushit-agën, me gruan dhe vajzën e tij, ia dogjën shtëpinë brenda së cilës u dogjën edhe kufomat e të masakruarëve. Nga familja e tij kishte shpëtuar vetëm djali i tyre, Hamdiu, i cili asokohe ishte në Stamboll. Shërbëtori i asaj familje, një shqiptar orthodoks, Jorgo Duka, nga fshati Shtyllë, kishte shkuar në Stamboll për ta njoftuar Hamdiun për tragjedinë në familjen e tij, dhe së bashku kthehen në Korçë për t’i varrosur eshtrat e djegur të prindërve dhe të motrës së Hamdiut.

Në të kthyer natën për në fshatin e tij, Jorgo duke kaluar pranë një shtëpie, kishte dëgjuar një britmë brenda shtëpisë, hyn brenda dhe sheh një andart që po përpiqej ta dhunonte një femër, vajzën 19-vjeçare Lura. Jorgo e gjen një shati dhe e godet fort andartin në kokë me çykë të shatit, ia çanë kokën dhe e lë të vdekur në vend. Bashkë me Lurën e vorrosin andartin e mbytur në një gropë në oborrin e shtëpisë, të cilën e mbulojnë me plehun e shtallës. Jorgo i vesh rrobat dhe merr pushkën e andartit, dhe bashkë me Lurën shkojnë në shtëpinë e tij, në fshatin Shtyllë. Rrugës për në fshat, pranë murit të një kishte i lë rrobat dhe pushkën e andartit. Babai i Lurës, Azemi kishte shkuar në Korçë për të shitur një qerre dru. Në të kthyer nga Korça, Azemin e kishin vrarë andartët, i kishin gjetur në xhepa dokumentet dhe pak para. Sipas adresës në dokumente, kufomën e kishin sjellur dhe varrosur në oborrin e tij. Duke hapë gropën për varrosjen e Azemit, e gjejnë një kufomë (atë të andartit), për të cilin marrin v

Pas pesë ditë luftimesh të rrepta, çetat vullnetare shqiptare e kishin çliruar Korçën nga andartët grekë dhe po vazhdonin aksionin për t’i eliminuar edhe ato grupe andartësh që vepronin nëpër fshatra.

Edvidni e pyet Jorgon: mirë vëlla, e çka do të bëhet me Lurën? Ajo nuk ka askënd nga familja.

‘Më ka mua, o vëlla’, i tha Jorgo.

Kjo është, në pika kryesore fabula e romanit. Hollësitë dhe momentet interesante do i mësoni nëse e lexoni vet romanin, që edhe nuk është voluminoz (ka 224 faqe), por mjaft i kondenzuar.

Shtjellim që të mban kureshtar deri në fjalinë e fundit, madje edhe pas saj

Vetë titulli i romanit në mënyrë refleksive pasqyron përmbajtjen. Masakra që ndodhi në Korçë dhe rrethinë e më gjerë në vitin 1914, është ngjarje e vërtetë, në frymën e ‘Megaiidesë’ greke për ‘Vorioepirin’ dhe Greqinë e Madhe, siç ishte simotra e saj serbe ‘Naçertanije’, të dyja këto programe të një moshe (1844) të hegjemonizmit sllavo-grek. Autori identifikon shumë paralelizma të ngjashmërisë së krimeve greke në Jug të Shqipërisë, me ato serbe të kryera në Kosovë gjatë Luftës Ballkanike. Në të dy anët e kombit shqiptar, hegjemonizmi sllav dhe ai grek kishin për qëllim pushtimin e territoreve, konvertimin dhe asimilimin e popullsive të pushtuara, zhdukjen përmes shpërnguljes ose vrasjes të atyre që nuk pranonin të konvertoheshin. Madje, për ironi të fatit, ka ngjajshmëri edhe në personazhe: ashtu, sikur kisha dhe forcat serbe e malazeze vepruan në vitin 1913 në Kosovë, me konvertimin e shqiptarëve katolik e musliman, ashtu kisha dhe forcat greke vepruan një vit më vonë në ‘Vorioepir’ me popullsinë ortodokse – janë grekë’’.

Në masakrën e Korçës, në harkun kohor prej 2 deri më 7 prill 1914, u vranë e masakruan 26 dhe u plagosën 17 vetë, ndërsa nëpër fshatrat e rrethinës edhe 30 të tjerë, në mesin e të cilëve ishin 8 gra e fëmijë. Masakrat e andartëve e ndalën çetat e ‘’xhandarmerisë’’ vullnetare shqiptare, të cilët i vranë dhe zunë rob shumë andartë në Korçë dhe po i ndiqnin mbeturinat e tyre gjithandej nëpër fshatra.

Përmbajtja e romanit është strukturuar e ndarë në 17 njësi tematike, duke ruajtur koherencën integrale të kontinuitetit të ngjarjeve në një vije të drejtë e të pa shkëputur, që bënë të mbahet mend lehtë.

Ngjarjet dhe personazhet e shumta të romanit janë reale, të vërteta. Autori me kujdes e pedantëri i ka marrë ato nga burime historike dhe arkivore, si për ngjarjet ashtu edhe emrat e personazheve.

Por, romani përmban edhe ngjarje dhe personazhe fiktive dhe mistifikuese. Mistirioziteti i vrasjes dhe varrosjes së andartit i cili deshi ta dhunonte Lurën. Vrasja e tij me çykë shati nga Jorgo, varrosja nën grumbullin e plehut, e më pas varrosja e të atit të Lurës po aty nga andartët, me ç’rast e zbulojnë kufomën tjetër, por tek më vonë, pasi e gjejnë uniformën dhe pushkën e tij pranë mureve të një kishe, e vërtetojnë se i varrosuri nën pleh kishte qenë shok i tyre, andart, për shkak të të cilit e maltretojnë popullsinë. Ndërthurjet dhe ngjarjet e dialogjet spontane, por ‘’të nxehta’’midis Jorgos dhe Damianit me andartët i japin shije rrëfimit, dhe këta shpëtojnë pa pasoja, duke thënë se e kanë ndërmend të shpërngulen me gjithë familjet e tyre. Një ‘’fërkim’’ midis Damianit dhe Jorgos mund të vërehet nga synimet e të dyve ndaj Lurës, që Damiani mendonte ta merrte me vete në Bukuresht ku studjonte, kurse Jorgo e kishte marrë e strehuar në shtëpinë e tij.

Me stilin mjeshtëror të shtjellimit artistik të ngjarjeve, reale ose imagjinare, autori e mbanë kureshtjen e lexuesit në fund të romanit.

Kemi përshtypjen se leximi i këtij romani do të nxisë lexuesit e asaj treve të Shqipërisë të interesohen më tepër se deri më tash për letërsinë që krijohet në Kosovë. Ibrahim Kadriu me këtë roman e përfaqëson në mënyrën më të mirë këtë aspekt.

Do të ishte mirë që ky roman të përkthehet e botohet në gjuhën greke.

Të përmendim për fund, se romani ditën që ka dalë nga shtypi, është vu në stendën e botimeve të KOHA-s në Panairin e Librit në Prishtinë, dhe të nesërmen (12 qershor 2025) është promovuar në kuadër të Panairit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx