Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Në kujtim të nji vjetorit të vdekjes së babës
E merkure, 20.03.2024, 07:50 PM
Blerim Latifi
NË
KUJTIM TË NJI VJETORIT TË VDEKJES SË BABËS
Çdo
të hanë zgjohej ma i gzuem se ditëve tjera.
S'e
ajo ish ditë pazari n' Skënderaj e ai dilte me u pa me shokët e vjetër.
Me
pi s'bashku nga nji kafe e me llafu për kohën e tyre të mbetun pas.
Kohën
e tyre plot me vuajtje, plot me dhimbje, por edhe me kambëngulje e shpresa të
mëdha.
Edhe
të hanën e 20 marsit 2023 u zgjua njisoj.
Dhimbjet
e randa të javës së kalume sikur i ishin zhdukë krejt.
Piu
kafën e mëngjesit,
pastaj
ia hodhi sytë krroçës
dhe
plisit të bardhë që e vnonte mbi krye sapo hidhte hapin jashtë pragut të
shpisë,
që
prej ditës kur ish bá me ditë.
Por,
diçka sikur i tha se sot nuk duhej të nisej për udhë.
Dhe
ra në heshtje.
Në
nji heshtje të gjatë. Sublime.
Pastaj,
dikur, u ngrit,
i
hodhi nji sy oborrit nga dritarja
dhe
kur po hidhte kambën mbi prag e lshuen forcat e jetës.
Vdiq
n'kambë.
Njashtu
siç andrronte gjithmonë me bá deken.
Njashtu
si burrat e motit.
"Lum
ai çfarë vdekje".