Kulturë
Fran Gjoka: Arsimi ynë, sfida dhe realitete
E hene, 21.03.2022, 06:11 PM
Arsimi ynë, sfida dhe realitete
(Në
ditën 7-Marsit)
Shkruar
nga: Fran Gjoka
Drejtimi
i arsimit dhe i shkollës në veçanti, përbën sot një ndër prioritetet e MAS dhe
është në qendër të reformimit dhe strukturimit të vazhdueshëm. Gjithkush në
arsim, por edhe komuniteti arsimdashës e pridëror, e ndjen dhe e kupton
domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe reformimeve në shërbim të arsimit, që do të
thotë në shërbim të arsimit të brezit të ri, të të sotmes dhe të së ardhmes së
vendit tonë, për t'u futur sa më natyrshëm në rrjedhat e zhviliimit evropian
dhe për ta bërë Shqipërinë në të gjithë fushat si Evropa.
Drejtimi
shkollës është parësor, jo vetëm për rëndësinë dhe peshën që ka një drejtues,
por sepse nga mënyra e drejtimit dhe menazhimit të punëve drejtuese të
shkollës, kushtëzohen dhe çlirimi i energjive pozitive, i kapaciteteve të
mendjes dhe të eksperiencave, të mësuesve tanë të përkushtuar ndaj arsimit.
Rrjedhat zhvillimeve njohja e Evropës dhe e praktikave që ato përdorin në
drejtimin e shkollës, janë sigurisht një mësim i madh për ne, por të zbatuara,
ato në kushiet konkrete të shkollave tona, natyrisht që kërkojnë vëmendjen e
duhur, kujdes dhe preokupacion të veçantë.
kërkon
vetë zhvillimit arsimor i vendit dhe I shoqërisë sonë, ashtu dhe kërkesave dhe
detyrave, që ndjejmë brenda vetes për t'u bërë plotësisht dhe pa asnjë mangësi,
pjesë e zhvillimeve dhe kërkesave të reja bashkëkohore, që fi përgjigjemi në
çdo hap ndryshimeve reformuese e strukturuese, por edhe të hyjmë me dinjitet të
lartë në Evropë, ashtu si edhe e meritojmë. Të bëjmë që punët të na ecin sa më
mbarë, duke praktikuar dhe aplikuar format dhe metodat më të mira dhe më të
avancuara shkencore. E dimë se nxënësi shikon mësuesin në sy dhe ai e dëgjon
dhe e respekton fjalën e tij, por në klasa më të larta, shpesh herë ndodh që,
nxënësi e vë përpara provave dhe vështirësive mësuesin, prandaj, ai, në radhë
të parë auhet ta ngrejë vetveten në lartësinë e detyrës së tij, profesionalisht
dhe shkencërisht. Natyrisht, që po aq, në mos më shumë, kjo është një kërkesë
për drejtuesit e shkollave dhe të arsimit në rang rrethi e qarku. Në krye të
shkollës, të jetë një drejtues, që në radhë të parë të jetë mësuesi më I mirë,
por, ai, të ketë edhe disa cilësi vetjake, origjinale, drejtuese dhe
menazhuese, të cilat nuk lindin vetvetiu, por kërkojnë studim, dije, vëmendje
dhe kulturim të vazhdueshëm. Mbase, do të ishte i udhës aplikimi i idesë së
përgatitjes së drejtuesve në shkolla apo kurse të veçanta, që ata të marrin
njohuri nga bota dhe të jenë në gjendje t"i aplikojnë ato në praktikë.
Ndërkohë, kjo bënë që të zbulohen më të mirët, si mësues e drejtues, ata që
janë në gjendje t u përgjigjen suksesshëm sfidave të kohës dhe të zhvillimit.
Kualifikimet e vazhdueshme, që ne organizojmë si drejtori Qarku apo rrethi, me
drejtues e mësues, na bindin për domosdoshmërinë e aftësimit e kualifikimit të
mëtejshëm të drejtimit dhe menazhimit të shkollës. Kështu, ne mendojmë për
fëmijët, që janë jo vetëm e ardhmja, por në radhë të pare, ata janë e sotmja. E
sotmja, kur ne duhet të punojmë çdo orë, çdo ditë e javë me ta, duke zbatuar
ato forma dhe metoda frytdhënëse, që japin rezultatet më të mira.
Duke
ndihmuar shkollën, ndihmojmë të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Vitet ikin si
pa u ndjerë, brezat ua lënë radhën njëri-tjetrit, por të gjithë njerëzit, që
nga ai qytetari i thjeshtë e gjer tek shkencëtari, krijuesi, artisti,
politikani, burrat e shtetit, ministra, kryeministra dhe presidentë, të gjithë,
kanë qenë dikur në bankat e shkollës, kanë pasur mësuesit dhe drejtuesit, që me
siguri i kujtojnë dhe i përmendin shpesh në biseda. Por, edhe kur nuk i
përmendin, ata nuk mund të shkëputen nga dituritë dhe mësimet që kanë fituar
nga shkolla e tyre. Ato janë shkrirë brenda qenies së gjithsecilit dhe janë
bërë pjesë e identitetit, e stilit dhe personalitetit. Fjala që dëgjon shpesh
se mësuesi konsiderohet si "prind i dytë", ka pikërisht këtë
domethënie të madhe. Nëse mëma e iind, e ushqen fëmijën me qumësht dhe ushqim
të përditshëm që ai të rritet i shëndetshëm, mësuesi e "ushqen" me
dije e kulturë, që ai të bëhet i ditur dhe i mençur, që të njohë botën ku
jeton, f i japë kuptim jetës, të mos vegjetojë dhe të mos kalojë pa lënë gjurmë
e pa u ndjerë. Eshtë e njohur sentenca se, megjithëse bota shkon përpara,
fëmijët dhe të rinjtë ia nisin nga fillimi. Dhe, për këtë jemi ne, që, me sa
mundim, f u ndriçojmë atyre rrugët e dijeve dhe të jetës, t'i ndihmojmë, që të
ecin me hapin dhe ritmin e kohës.
Në
përfundim duhet theksuar se shkollat tona të larta të mësuesisë duhet t’i
nënshtrohen një reforme të thellë me qëllim qe të përgatisin njerëz të aftë që
të përballojnë me sukses problemet e sotme të mësimit dhe të edukimit qe të
përgatisin njerëz të aftë për të përballuar vështirësitë qe nxjerr koha.Parë në
këtë këndveshtrim, edhe MAS duhet të forcojë punën menaxhuese dhe kontrolluese
në këto institucione për t’u dalë përpara detyrave që shtron koha.Çdo
neglizhencë në këtë drejtim,mund të paguhet me kosto të lartë në të ardhmen.