Kerko: a
Kastriot Myftaraj: Si Erion Veliaj (Lal Kapone) po e zhyt Ambasadën Amerikane në një skandal të paparë
E hene, 20.01.2020, 12:29 PM
Si Erion Veliaj (Lal Kapone) po e zhyt Ambasadën Amerikane në një skandal të paparë
Nga
Kastriot Myftaraj
Pasi
Erion Veliaj, i vetëshpallur Lali Eri e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës, si
bashkinë e Chicago-s në kohën e sundimit të Al Kapone në këtë qytet, tashmë
zbulohet që ai e ka krijuar edhe celulën e tij “Lal Kapone” në Ambasadën
Amerikane në Tiranë. Kjo gjë i jep mundësi Lal Kapones që të kërcënojë mediat,
gazetarët dhe pronarët, me armën e tij sekrete që është grupi i tij i “çunave
të mirë të Rrugës së Elbasanit”, të cilët futin në listën e zezë të Ambasadës
cilindo që u thotë Erion Veliaj.
Është
shumë domethënës fakti që Lal Kapone nuk nguron që të lerë gjurmë të bëmave të
tij, duke dërguar sms kërcënuese me këtë përmbajtje. Një gjë shumë e habitshme
kjo për një njeri si Erion Veliaj i cili e ka obsesion zhdukjen e gjurmëve të
bëmave të tij, i cili, kur ishte te Lëvizja “Mjaft” simulonte vjedhjen e
kompjuterëve të zyrave të tij, për të zhdukur llogaritë financiare
kompromentuese për të, me miliona euro dhe dollarë të shpërdoruar.
Mungesa
e tashme e kujdesit për të fshehur provat, tregon se Lali Eri nuk gënjen kur
thotë se ka nën kontroll ambasadën e mbetur ende pa ambasador. Erion Veliaj e
di mirë se cfarë rrezikon duke vepruar kështu. Ai e di mirë se nëse nuk do të
kishte njerëz që e mbështesin në ambasadë, kjo do të shprehet publikisht duke e
përgënjeshtruar atë, madje duke kërkuar hetime për të. Kështu, kjo histori do
të përfundonte me së paku dorëheqjen e Lal Kapones.
Nuk
ka dyshim se nuk është aspak një interes amerikan që të mbështetet Erion Veliaj
në bëmat e tij të llojit “Al Kapone”. Ky mund të jetë vetëm interes jozyrtar i
disa djemve të Ambasadës të cilët janë korruptuar nga Lali Eri dhe janë në
listën e pagesave të tij.
Nga
thënia e këtyre të vërtetave, nuk dëmtohen marrëdhëniet shqiptaro-amerikane,
por madje ato përfitojnë shumë. Për arsye si kjo që do të them më poshtë:
Njëqind vjet më parë, kur Tirana u bë kryeqytet, ishin amerikanët ata që
ngritën rrjetin e parë elektrik të kryeqytetit shqiptar (djemtë e shkollës
teknike amerikane të Harri T. Fultz). Sot, një shekull më vonë, disa “cuna të
mirë ambasade” mbulojnë bëmat e Lal Kapones së Tiranës, i cili është më së
shumti përgjegjës që Tirana është i vetmi kryeqytet europian, pa furnizim me
ujë 24 orë (Tirana furnizohet mesatarisht 2 orë në ditë). Erion Veliaj është më
së shumti përgjegjës për këtë, sepse ai në cilësinë e kryetarit të bashkisë së
kryeqytetit ka shpërdoruar me qindra milion dollarë.
Fama
që ka Erion Veliaj si shpërdorues parash që nga koha e rinisë së hershme në
shoqërinë civile, bën që institucionet e huaja financiare që e njohin mirë atë,
të ngurojnë që të mbështesin projektet për furnizimin e Tiranës me ujë.
Si
pasojë e presioneve të Erion Veliajt ndaj pronarëve të medias dhe gazetarëve
është arritur deri atje, sa të mos paqyrohet në media asnjë problem që ka
lidhje me kryeqytetin shqiptar, asnjë mangësi e punës së Bashkisë. Nëse shikon
mbulimin medial që i bëhet punës së Bashkisë së Tiranës, atëherë të duket se
Tirana është edhe më e përkryer se qytetet më të përkryera në botë. Kur Tirana
në të vërtetë është e kundërta e asaj që shfaqet në videot e dërguara nga zyrat
e Erion Veliajt.
Kur
kam nisur punë në RTV Ora, rreth tre vite më pare i kam thënë Presidentit, Z.
Ylli Ndroqi, se nëse do ta kërkonte interesi publik do të përgjoja edhe atë
vetë. Dhe ai më tha se pikërisht kështu ta bëja. Tani të shohim se a do ta
mbajë Z. Ndroqi fjalën që ka dhënë, sepse unë e bëra atë që kisha thënë, dhe
kështu u informova me prova të plota për mënyrën sesi Erion Veliaj ushtron
presion ndaj pronarëve te medias. Provat për këtë do t’ i bëj të njohura edhe
në emisionin tim “Ju flet Moska”.
Erion
Veliaj është bërë një rrezik i madh publik dhe unë nuk mund të mos merrem me
të. Megjithëse këta tre vjet te Ora, nuk më ndaloi Ylli Ndroqi të merrem me të,
por vetëpërmbajtja ime, pasi dihet që për shumë vite jam marrë me të dhe në
këto raste krijohet përshtypja sikur kam diçka personale. Në të vërtetë, kemi
një konflikt të vjetër por jo personal. Ai ka deklaruar publikisht në emisionin
“Zonë e Lirë” të Arian Canit që në mars 2006 se do të më padisë në gjykatë. Unë
në atë kohë denoncova i pari publikisht orgjitë që bënte ai te selia e Lëvizjes
“Mjaft”. Më tej, është i njohur për publikim hulumtimi im për prejardhjen e tij
biologjike, që mbetet ende për t’ u thelluar.
Por,
tashmë që Erioni është një pushtetar, i rëndësishëm madje, nuk mund të mos
merrem me të. Dhe ky është vetëm fillimi.