Mendime
Kastriot Myftaraj: Erion Veliaj (Lal Kapone) kapet ne flagrancë duke shantazhuar gazetarët
E diele, 19.01.2020, 12:03 PM
Erion Veliaj (Lal Kapone) kapet ne flagrancë duke shantazhuar gazetarët dhe pronarët e mediave me Ambasadën Amerikane dhe fletushkën mafioze “Nata”
Nga
Kastriot Myftaraj
Erion
Veliaj, i vetëshpallur Lali Eri, por që meriton të quhet Lal Kapone, ka një
ndryshim nga politikanët e tjerë të rëndësishëm në Shqipëri. Lali Eri është një
krijesë politike e Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila është kujdesur për të
qëkurse Lali Eri ishte një adoleshent. Si e përse është një histori e gjatë,
por fakt është se dikur Lali Eri u kthye në Shqipëri si njeriu i mbështetur nga
Ambasada Amerikane dhe sot e kësaj dite mburret se është i tillë.
Asgjë
të keqe nuk do të kishte këtu, nëse Lali Eri nuk do ta keqpërdorte emrin e
kësaj ambasade për të mbuluar bëmat e veta të këqija si politikan në pushtet,
në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Nuk
guxon dot një gazetar të bëjë një kronikë ku të tregojë rrugët e përmbytura të
Tiranës në një ditë me shi, apo të tregojë për teleshikuesit gropat në rrugët e
ndërtuara keq të kryeqytetit, si dhe kapakët e pusetave të vendosur aq keq saqë
janë bërë praktikisht “mina” për automjetet. Në të gjitha këto raste, Lali Eri i
kërcënon se do t’ i futë në listën e zezë të Ambasadës Amerikane gazetarin
përkatës, por edhe pronarin e medias. Madje Lali Eri nuk shqetësohet as nga
lënia e provave. Ai dërgon sms të qarta kërcënuese ku shprehet qartë se
Ambasada Amerikane është një “hanxhar” në dorën e tij. Fillimisht ndërsehet nga
Lali Eri fletushka “Nata”. Nëse nuk mjafton sulmi me qen, vjen sulmi me “dron”,
pra me listën e zezë të ambasadës amerikane.
Aq
të shpeshta po bëhen këto sjellje të Lali Erit, saqë ambasada amerikane duhet të
mbajë një qëndrim publik dhe madje të bëjë një hetim të brendshëm për ata
anëtarë të personelit të saj që i mundësojnë Lali Erit të bëjë një lojë të
tillë. Cilët janë këta? A janë brenda vijës zyrtare të kësaj ambasade apo jo?
Aq më tepër e them këtë kur vetë Lali Eri ka marrë kohët e fundit veç një vizë
pesë ditore për në SHBA, me sa di unë.
Miqësia
shqiptaro-amerikane ka themele të forta historike dhe nuk është nevoja që të
privilegjohen të tillë si Lali Eri, për t’ u fuqizuar kjo miqësi.
Në
ditët në vazhdim, do të shkruaj më tepër për këtë problem. Nuk administrohet
Tirana e vitit 2020 si Teherani i administruar nga Ahmedinexhad kohë më parë.
Me këtë çështje do të merrem edhe në emisionin tim televiziv “Ju flet Moska” në
RTV Ora.