Mendime
Enver Bytyçi: Erzi i Edi Ramës dhe e vërteta e kontributit të tij për zhbërjen e Kosovës?!
E premte, 17.01.2020, 09:00 PM
Erzi i Edi Ramës dhe e vërteta e kontributit të tij për zhbërjen e Kosovës?!
Nga
Enver Bytyçi
Gjykata
Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së
Shqipërisë, Edi Rama, ka padit kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush
Haradinaj. Këtë fakt e ka pohuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda
Gashi. Deri këtu nuk ka keqinformim, as shpifje ndaj Edi Ramës. Nuk shpifim
gjithashtu nëse themi se thelbi i akuzës së zotit Rama kundër zotit Haradinaj
është ajo që kryeministri i Kosovës i paska marrë erzin kryeministrit të
Shqipërisë, pse ky i fundit e paska akuzuar homologun e tij në Tiranë për
përpjekjet e tij në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiq për ndryshimin e kufijve të
Kosovës.
Me
këtë padi kundër Ramush Haradinajt shefi i ekzekutivit të Shqipërisë dëshiron
në fakt një çertificatë vorgjërie patriotike me vendim gjykate të Prishtinës.
Po a është Edi Rama vërtet i virgjër në përpjekjet e tij për ta zhbërë Kosovën
për llogari të Serbisë?! Jo, përkundrazi ai është me barrë, madje barra e tij i
rëndon në qafë Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Partneri i
tij është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Po të shohim thjesht reagimin
e djeshëm të medias serbe për këtë padi dhe do të kuptojmë se Edi Rama
“kopilin” e kufijve, atë të Jugosllavisë së re para kufijve, dhe kopilin e tashëm
të minishengenit e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë. Padia është shërbimi i
radhës që ai ia bën Serbisë.
Nuk
ka ndodhur deri më sot në marrëdhëniet midis dy shteteve kudo në botë që shefat
e shtetit ose të qeverive të hapin padi kundër njëri-tjetrit. Për here të pare,
si në çdo gjë të mbrapshtë, skandalet i promovon Edi Rama. Nëse Rama është i
virgjër, pse nuk hodhi në gjyq ministrin suedez të Punëve të Jashtme, Karl
Bildt, kur ky e akuzoi se i ka folur për ndarjen e Kosovës? Pse nuk bëri padi
kundër shefes së Komitetit Serb të të Drejtave të Njeriut, Sonja Biserko, kur
ajo në mënyrë të përsëritur tha se Rama është marrë vesh me Aleksandër Vuçiq në
vitin 2016 në Nish për shkëmbimin e territoreve? Pse mbështeti deri në fund dhe
e mbrojti me zell Hashim Thaçin, kur ky ekran në ekran thoshte se ideja e
“korrigjimit të kufijve” ishte e tij dhe se do të punonte me zell për këtë? Pse
nuk i tha kurrë Aleksandër Vuçiq, JO, kur ai fliste dhe insistonte për ndarjen
e Kosovës? Pse sulmoi kryeministrin e Kosovës nëntorin e vitit 2018 në Pejë,
duke e fyer dhe marrë në mbrojtje Hashim Thaçin, pikërisht për kontributin e
tij për ndryshimin e kufijve? Pse e mban Baton Haxhiun, këtë agjitator të
flaktë për ndarjen e Kosovës, si këshilltar të tij? Pse ngriti në detyrën e
shefit të diplomacisë shqiptare, njeriun që mbështeste ndarjen e Kosovës? Pse
bëri presion për heqjen e taksës, e cila u bë barrierë për shkatërrimin e
projektit serbo-thaço-ramist të ndarjes së territorit të Kosovës? Pse-të nuk
kanë fund, së paku deri sa të hapen arkivat dhe ne shqiptarët shohim me sytë e
tanë pazaret e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiq dhe Aleks Soros?!
Megjithatë
akt-padia e Ramës kundër Haradinajt vetëm se e ka rënduar pozitën dhe raportin
e kryeministrit të Shqipërisë me Kosovën dhe qytetarët e saj. Me këtë akt-padi
Edi Rama i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me institucionet e Kosovës. Kurrë
ai nuk do të jetë më i besueshëm në Kosovë as për Hashim Thaçin dhe Baton
Haxhiun. Askush nuk do ta nderojë e respektojë. Edhe bashkëpunëtorët e Ramës do
të kenë frikë ta takojnë atë publikisht.
Rama
e ka izoluar vetveten. Ndaj opozita në Shqipëri dhe gjithë shqiptarët duhet
t’ia shtrëngojnë lakun e izolimit dhe të injorimit. Vetëm injorimi dhe izolimi
e bëjnë atë të shkojë në psikiatri. Sa kohë t’i japim vëmendje, edhe duke e
qortuar dhe kritikuar, madje edhe duke e sharë, Edi Rama ndjehet mire, ndjehet
komod, ndjehet faktor. I pëlqen prania në media e në publik. Ndaj duhet
injoruar e duhet izoluar! Figura dhe zëri i tij duhet të mbeten thjesht te ERTV!
Pavarësisht
padisë që Edi Rama ka depozituar në Prishtinë kundër Ramush Haradinajt, ky akt
ka gjithashtu efekte pozitive. Kryesore është se shqiptarët në Kosovë e kudo në
Ballkan e në botë shohin se në drejtimin e shtetit kanë një person të
papërgjegjshëm deri në limitet e fundit të papërgjegjshmërisë së tij. Se
ekzekutivin shqiptar e drejton një armik i kombit shqiptar dhe bashkëpunëtor i
atyre që kanë dhunuar, përdhunuar e masakruar shqiptarët në Kosovë. Se nga një
delikuent si Edi Rama, i cili ka bërë padi kundër babait të tij, nuk mund të
presësh tjetër, veç këtij akti të turpshëm të tij kundër kryeministrit të
Kosovës! Përfundimisht Edi Rama e shpalli vetem delen e zezë të shqiptarëve!
Edi
Ramës nuk ia kthen erzin asnjë gjykatë në botë, jo më ndonjë gjykatë në
territorin e Kosovës! Ai ia ka marrë erzin vetes së tij shumë dekada më pare!
Ai jeton pa erz!