Mendime
Dedë Preqi: Vandalizmi i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës
E diele, 12.01.2020, 11:47 AM
A DUHET TË NDALEN NDONJËHERË PRAKTIKAT E VANDALIZMIT TË SERBISË NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?
Nga
Dedë Preqi
Natyrisht
e kaluara e popullit shqiptarë është e hidhur dhe si humnerë e thellë nga e
cila e patëm të vështirë daljen në
horizont të qartë dhe të kthjellët, dhe nëpërmjet këtij fati tragjik të
pushtuesve dhe fundit katastrofal të fashizmit, do të triufonte shpirti i pa
mposhtur i njeriut tonë shqiptarë me rezistencën e tij aktive dhe ngadhnjimin e
të drejtës së vet, që të shohim dritën e
lirisë dhe të pavarësisë, sikur popujt tjerë të lirë të kësaj bote.
Por,
duhet të theksojmë një karakteristikë dhe element tjetër se, edhe mbas një
dekade e mbas një shekulli, apo edhe mbas një kohe shumë të gjatë, strategjia
dhe apetitët e pushtusve nuk shuhen aq lehtë, sa ata të harrojnë vesin e tyre
dhe natyrën e luftës dhe të krimëve, me tragjizmat dhe gjenocidet kundërnjerëzore,
duke lënë gjurmë të traumave diku në botën intime dhe në memorjet e popujve të
pafajshëm.
Gjurmët
e një drame tragjike dhe psikike, edhe mbas 20 vitëve të pasluftës që e
shkakëtoj Serbia fashiste kundër Kosovës dhe popullit shqiptarë, dhe sot në
kohën e paqës, ato janë prezente çdo ditë, me vandalizmat dhe përçmimet ndaj
këtij populli, sa herë që frekuenton ky popull në jetën e përditshme nëpër
teritorin e Serbisë, duke u malltretuar dhe arrestuar qytetarët shqiptarë në
këtë vend, dhe me ngritjen e aktakuzave
ndaj tyre pa kryerjen e ndonjë vepre
penale.
Ndërkaq,
do të ishte një sinjal i pa qartë e i turbull në marrëdhëniet fqinjësore në
mes Serbisë dhe Kosovës, të paktën
populli i të dyja vendeve të ndjehën si qytetarë të lirë dhe të sigurtë në bazë
të marrëveshjeve paraprake që kanë bërë në mes vete në prezencën e BE-së, për
një tendencë dhe krijim të paqës ndërfqinjësore dhe ndër rajonale, të cilat
marrëveshje Serbia, sikur i ka ngatërruar dhe as që gjejmë elemente dhe doza të
përspektivës në kuptimin e këtyre marrëveshjeve.
Këtu
bëhët fjalë edhe për dhjetëra shqiptarë të Kosovës, sikur ishte edhe rasti i
fundit me Nezir Mehmetajn, dhe i shumë mërgimtarëve të tjerë të arrestuar në
kufirin Merdarë e gjetiu në teritorin e Serbisë, duke u ngritë edhe aktakuza të
pa bazë, kinse me motive të krimeve ndaj popllatës serbe, që në realitet Serbia
ishte agresori fashist dhe hegjemonist, ndërsa populli shqiptarë ishte viktima,
por përmes kësaj strategjie me përvojat e veta Serbia, nuk ndalet edhe sot, duke
e shprehë në këtë mënyrë vrerin dhe urrejtjen
kancerioze në vazhdim, që ka ndaj këtij populli.
Në
këtë pikparje a do varët në këtë mënyrë dhe në këtë opsion kuptimi i krijimit
dhe ndërtimit të paqës në mes këtyre dy vendeve fqinjë, të cilët do të shërojnë
plagët e luftës dhe urrejtjet shekullore dhe për të synuar të ardhmën më të
mirë e më të rehatshme të këtij njerëzimi, me që u dëshmua se nuk do arrihet
përmes luftrave pushtuese, shkatërrimeve materiale dhe gjenocideve, por përmes
vetëdijës së shëndoshë, përmes një vizioni të qartë dhe optimist dhe me
ndjenjën e sigurisë, në shërbim të sëcilit popull dhe sëcilit vend në botë.
A
mos vallë populli serb dhe vetë shteti i Serbisë, do jenë krijesa të veqanta në
rajon dhe botë, apo ndër popujt me këtë lloj naiviteti dhe shpërfillje të paqës
ndërnjerëzore. Në fakt me këto vardisjet e veta patologjike të Serbisë, do kemi
probleme edhe me veriun e Mitrovicës, që popullohet me shumicë serbe, gjinden
grupe të ndryshme të organizuara të kësaj popullate, që këshillohen dhe
derigjohen nga Beogradi, për ta destabilizuar Kosovën, dhe përmes kontrabandave
të ndryshme dhe krimit të organizuar, këtë vend e bëjnë të shfrenuar dhe të
ndarë nga ligjet e Kushtetutës së Kosovës, edhe pse jetojnë dhe paguhen nga
kontributet e buxhetit të këtij vendi.
Edhe
faktori ndërkombëtar e ka një pjesë kogjo të madhe të përgjegjësisë, ndaj
detyrave dhe misioneve të veta, si përgjegjësi ndaj kodit të vet, që në këtë
rast shteti i Serbisë, jo spontanisht, por qëllimisht i shkel të drejtat njerëzore
të popullit shqiptarë, gjegjësisht ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilat të
drejta sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duhet të jenë të mbrojtura dhe të garantura
në bazë të kodit ligjor për të drejtat njerëzore.
Qytetarët
shqiptarë të Kosovës, të cilët kthehën nga mërgimi për në atdhe, në kufijt e
Serbisë, posaqërisht në Merdarë, duhet të presin me orë të tëra deri edhe nga
10 orë, për të kaluar në Kosovë dhe anasjelltas, të cilët maltretohen dhe
filtrohen përmes regjistrave të vjetra
të regjimit serb, të cilat i ka dyfishuar dhe montuar ky regjim, duke i bërë
gjithë gjininë mashkullore të këtij vendi, si ushtarë të UçK-së, apo terrorist,
sikur i quajnë ata gjithë shqiptarët.
Për
dallim, qytetarët serb, si ata vendor dhe jashtë vendit, të cilët nuk i kanë
duart e përlyra me gjak, apo nuk kanë bërë krime në Kosovë, shetisin në sëcilin
kënd të Kosovës, as që i keqtrajton, apo malltreton asnjëri i këtij vendi, por
janë qytetarë të lirë sikur të tjerët, në të shumtën e rasteve janë edhe të
priveligjuar në krahasim me minoritetët tjera të këtij vendi.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, të cilët administrohen nga Serbia, konsiderohen si
qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë në këtë vend me një gjendje jo normale
të shtrënguar nga kushtet e dobëta dhe papunësia, njëherazi dhe qarkullimi i
tyre nuk është i lirë dhe i barabartë me popullin serb të këtij vendi, të cilët
përveq tjerash, kanë mungesë të investimëve serioze, që e nxisin dhe e shtyejnë
qytetarin shqiptarë të largohet dikund në vendet e Evropës, për të gjetë kushte
më të mira, edhe pse Serbia, po e trason rrugën e vet drejtë integrimeve të
BE-së.
Ndërkaq,
aksionet dhe tentativat e Daçiqit, si ministër i jashtëm i Serbisë, që lobon në
mënyrë të hapur për ç’njohjen e dhjetrave shtetëve ndaj shtetit të Kosovës,
sjellja e këtij lloji dhe politikat e kësaj natyre naive të këtij shteti, që
organizohen dhe formulojnë kurtha të tilla kundër shtetit të Kosovës, duke i
dhënë Kosovës një goditje të rëndë edhe serioze në integrimet e këtij vendi në
organizatat ndërkombëtare, që skemat dhe politikat e tilla japin shembullin më
të keq të një vendi fqinjë dhe lidershipi i këtyre aksioneve e luan rrolin e
përsonazheve kriminale, luftënxitësve dhe të njerëzve primitiv, të cilët nuk i
takojnë racës së civilizuar dhe të paqës së këtij njerëzimi dhe kulturës të
këtij shekulli.
Serbia
dhe praktikat e këtij shteti jo paqëdashës,
në këtë mënyrë po i fusin hundët kudo në çështjet e brendshme dhe të
jashtme të Kosovës, gjegjësisht nënkupton shkrirjen e gjithë faktorëve të vet
politik në një domëthënje që do të quhej «pafytyrësi» dhe përgjegjësi politike e shtetërore, me
diskriminim ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, edhe në kohën kur sot ky vend
është shtet sovran dhe i pavarur, të cilit i rreh me rrëmbim pulsi i brendshëm
i qenjës së këtij njerëzimi, që me një ndjenjë ethesh dhe pa sigurie jeton edhe
në këto ditë të çlirimit të vet, dhe aq më pak është në gjendje të shpëtojë dhe
ta shërojë një lloj insistimi të tillë të herëpashershëm të Serbisë, por për
sinjalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës dhe për një insistim optimist,
domosdoshmërisht duhet të mbështetët te miqtë e vet ndërkombëtarë, në krye me
SHBA-të, të cilët në ditët më të vështira e shpëtuan këtë popull nga asgjësimi i fashizmit serb.