Mendime
Shefqet Dibrani: Presidenti i Kosovës Isa Mustafa (6-7-8-9)
E shtune, 04.01.2020, 10:23 AM
ME
SHKAS:
PRESIDENTI I KOSOVËS,
ISA MUSTAFA (6)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Qeveria e Republikës
së Kosovës në Ekzil është themeluar më 05 tetor 1991. Me sa dihet ministrat e
zgjedhur, përveç Xhafer Shatrit, (që i përkiste të majtës ilegale në
emigracion), të tjerët ishin nga radhët e Legjislacionit të Rrahman
Morinës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Isa Mustafa, Ministri i
Drejtësisë, Halit Muharremi dhe Ministri për Arsim, Muhamet Bicaj,
që të tre ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, (po ashtu ishin edhe dy
zëvendëskryeministra të cilët heshtas u larguan). Këta ministra ishin po aq
zyrtar politik të LKJ-së, edhe atëherë kur Sllobodan Millosheviqi u zgjodh
kryetar i LKJ për Serbinë Unike, i cili me përkrahjen edhe të Isa Mustafës,
anuloi autonominë e Kosovës, e cila ishte fituar me Kushtetutën e vitit 1974.
Tash nuk duhet të na befasoj nëse tërë angazhimi i Isa Mustafës është që për
hatër të Aleksander Vuçiç (Aleksandar Vu?i?), ta anuloj edhe pavarësinë
e Kosovës. Fatkeqësisht ky angazhim i tij në shkatërrimin e LDK-së, po ndodhë
në saje të ndihmës profesionale që ia japin intelektualët e trajnuar në
Kolegjin RIINVEST dhe ai “Brezi i Republikës”, të cilët veprimet e tyre
po i mbulojnë, duke u çjerrë se qenkan shkolluar nëpër universitetet e Amerikës
a të Evropës Perëndimore. Në të kundërtën, ky brez i pikur si me parashutë
brenda LDK-së, nuk ka asnjë arsye për ta keqpërdorur siglën “LDK”, duke u bërë
marionetë e veprimeve antidemokratike të Isa Mustafës, ata edhe vet janë
pozicionuar në anën e errët të hënës. Ai, për më shumë se dyzet vjet është
aktiv në skenën politike në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur rezultate pozitive,
nuk ka udhëhequr si duhet asnjë institucion, dikaster a fabrikë për t’iu besuar
aftësive të tij udhëheqëse. Por pa dëshmuar e botuar ndonjë vepër të suksesshme
shkencore e studimore, ai arriti të bëhet edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave
dhe Arteve të Kosovës, prandaj askush të mos befasohet nëse pikërisht ai bëhet
edhe President i Kosovës, pasi përgjatë karrierës së tij ka arritur t’i
përbirojë të gjithë këta rrathë. Madje Isa Mustafa, ka thyer rekorde edhe për
vet faktin se si një komunist pa qenë kurrë më parë anëtar i LDK-së, është bërë
kryetar i saj. Me këtë rast LDK-ja, për këtë paradoks të saj, meriton të futet
në Librin e Rekordeve Guinness, pasi ka shënuar rastin e parë nga të gjitha
vendet e dala nga diktatura komuniste, ku një komunist bëhet kryetar i një
Partie Demokratike, madje siç e kemi theksuar edhe më parë, pa qenë kurrë më
parë anëtarë i saj?! Shikuar në këtë prizëm, askush të mos befasohet nëse të
gjitha ambiciet tij për tu bërë edhe President i ardhshëm i Kosovës, të
realizohen, se mbase si duket ky është qëllimi final i misionit të tij.
Më 24 maj 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para
parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Kosovës. “Shumicën dërmuese
në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi
i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit praktikisht me votë plebishitare
popullore”, ndonëse ato “zgjedhje u mbajtën
në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, dhe patën
rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, nuk dihet
nëse Isa Mustafa mori pjesë në ato zgjedhje, prandaj paradokset e zhvillimeve
politike në Kosovë, në të gjitha etapat e saj nuk kanë të ndalur, sepse LDK-ja,
i organizonte vet zgjedhjet e lira dhe krejt lirshëm dhe papengesa, ministra
bëheshin strukturat e sistemit paraprak të cilët jo që nuk ishin pjesë e listave
dhe nuk merrnin pjesë në ato zgjedhje, por vazhdimisht i kundërshtonin, pasi
ishin nomenklaturë udhëheqëse e LKJ-së, edhe në kohën kur Sllobodan
Millosheviqi, ishte bërë kryetar i LKJ-së për një Serbi Unike.
Nëse kthehemi në
retrospektivë dhe i analizojmë ato veprime, shoqëria e tashme demokratike do të
mësoj për paradokse dhe veprime të cilat logjika e shëndosh nuk mund t’i
përthekoj, por Isa Mustafa, është ky që është, dhe vazhdimisht me duar në xhepa
si CAR, përkatësisht si gjeli mbi pleh ka kakarisur duke pasur suksese të
vazhdueshme?! Pra, shikuar me syrin kritik, në zgjedhjet e vitit 1992, merrnin
pjesë të gjithë, i madh e i vogël, fshatarë e intelektual, “të gjithë, të
gjithë tok’ e të pandarë”, përveç strukturave të LKJ-së dhe disa grupeve
pak a shumë të frustëruara, të cilët edhe në atë kohë kanë refuzuar, sepse
ishin mjaftë të pezmatuar në Elitën Intelektuale, pse në mënyrë
masive iu kishte bashkëngjitur LDK-së. Ky qëndrim, a nuk ishte paradoks i
llojit të vet për ta futur Kosovën në Librin e Guennessit,
kuptohet edhe për çudirat dhe bëmat tjera të asaj kohe?! E tash askush nuk
mundet të na thotë se si u bë që strukturat e LKJ-së, të vijnë me duar në
xhepa, të sistemohen e akomodohen në cilësinë e ministrave në Qeverinë e
Republikës së Kosovës në ekzil, madje disa sish edhe pa i dorëzuar librezat e
LKJ-së.
Në anën tjetër është
thënë se një urdhër arresti ishte lëshuar nga Serbia kundër Isa Mustafës, i
cili u bë shkas për t’ia falur atij të gjitha mëkatet gjatë dhjetëvjetëshit
paraprak (1981-1991). Isa Mustafa, me disa sojnik të kësaj specie, ishin zëri
më autentik i dhunës serbe në Kosovë, por kjo nuk e pengoi LDK-në të bënte një
lloj pakti me ta. Çuditërisht e kaluara e Isa Mustafës, nuk i ka penguar as
marksist-leninistët e LPK-së, të cilët bënin allishverishe me ta, (Xhevit
Haliti ka marrë miliona nga Bujar Bukoshi), kurse Ibrahim Kelmendin,
ideologu stalinist i LPK-së, të cilin LDK-ja dhe Ibrahim Rugova e kanë penguar
shumë, por që shprehnin servilizëm ndaj tyre s’ka dyshim, pasi sikur i lidhte e
njëjta nëntokë, ata e dinin se “urdhër arresti?!”, kundër Isa Mustafës nuk
ishte bërë ndërkombëtar, por askënd nga ajo maja e ajsbergut në LDK dhe LPK,
nuk i ka preokupuar ky argument, kjo dashamirësi e Serbisë, por të gjithë, të
gjithë, tok’ kanë vrapuar pas tij?!
Më 12 mars 1993, Isa
Mustafa, në cilësinë e Ministrit për Ekonomi dhe Financa, nis zyrtarisht
ofensivën e tij publike kundër LDK-së. Me këtë rast ai shkarkoi kryetarin e
Fondit të Trepërqindëshit ing. Nazmi Peci, e pastaj edhe kryesinë
udhëheqëse të Fondit. Po gjatë atij viti, vetëm në Gjermani dhe Zvicër, janë
ndërruar mbi 2600 aktivist të nivelit qendror dhe atij lokal, duke i marrë
pastaj vet Isa Mustafa, të gjitha kompetencat nën kontroll.
Edhe pse patën ndodhur
afera të shumta që ndikuan drejtpërdrejt në pagesën e Trepërqindëshit, Isa
Mustafës aq i bënte punë, e rëndësishme ishte që misioni i tij po realizohej, (fatkeqësisht
edhe me oportunizmin e brendshëm në LDK, e cila që nga atëherë ka sakrifikuar
intelektualët e vet). Ky shkarkim bëhej, në përputhje me interesat e
MISIONIT që ishin veprime sektare, me pasoja, të dëmshme dhe qe besa edhe
antikombëtare. Kjo qeveri gjysmake, vazhdimisht ka vepruar me gjysma e gjysmak,
se mbase edhe lirinë e kemi si të përgjysmuar, dhe për paradoksin tonë,
pretendojmë (pas dy vitesh) edhe presidentin ta bëjmë ashtu gjysmë të
paralizuar, andaj “MOSMARRËVESHJA”, Kurti & Mustafa, është pjesë e
mentalitetit, pjesë e veprimit komunist të Isa Mustafës, pasi atij vonesat
asnjëherë nuk iu bënë vonë, andaj për vonesat s’kemi pse të flasim se edhe
ashtu me vonesë jemi bërë shtet, kurse zvarritjet janë duket se është logjikë e
doktrinë e LKJ-së, sipas parimit ngreh e mos këput, të cilën në kohë moderne na
i kanë imponuar përmes Kolegjit RIINVEST, shkollarët e njohur me nofkën “Brezin
e Republikës”.
Ai vendim i papritur
nga Ministri për Ekonomi dhe Financa, mr. Isa Mustafa, do ta detyrojë edhe
Degën e LDK-së në Zvicër që ta mbajë një
mbledhje urgjente, më 15 mars 1993, në të cilën vendimi i ministrit do të
konsiderohet i papranueshëm, i nxituar dhe tepër arbitrar, kurse mr.
Shaip Latifi, kryetar i Degës së LDK-së, mendonte se “ky akt është grusht i
madh kundër Degës së LDK-së në Zvicër”, ndërsa Hajdar Sadrija është
shprehur se “besimi i tepruar na ka kushtuar shumë, kurse vendimin e mr. Isa
Mustafës e konsideronte si një fushatë të tmerrshme kundër LDK-së”,
megjithatë, në atë mbledhje u mor qëndrim që paraprakisht të konsultoheshin me
Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, për hapat e mëtutjeshëm.
Pavarësisht vendimeve
dhe qëndrimeve që merreshin në Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë,
Komisionet e 3%, filluan të mbanin tubime të veçanta, duke u bërë njëfarë lloj
opozite ndaj LDK-së, edhe pse LDK-ja në çdo tubim, pikë të dytë të rendit të
ditës kishte realizimin e objektivave në përmbushjen e trepërqindëshit (3%), si
obligim qytetar ndaj Qeverisë së Kosovës. Me një fjalë, Qeveria e Republikës së
Kosovës në ekzil, e udhëhequr nga dr. Bujar Bukoshi dhe mr. Isa
Mustafa, kanë zhvilluar një luftë të pa principe kundër dr. Ibrahim
Rugovës në veçanti, dhe kundër LDK-së në përgjithësi.
Tashmë raportet në
mes strukturave të LKJ-së të sistemuara në Qeverinë Bukoshi dhe atyre
udhëheqëse në LDK, ishin ashpërsuar tej mase, po në vjeshtën e vitit 1993,
viktimë e këtyre fërkimeve do të bëhet mr. Shaip Latifi, themeluesi dhe
kryetari i parë i Degës së LDK-së në Zvicër, të cilin LDK-ja e sakrifikoi për
hesapet e Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës. Mr. Shaip Latifin, presioni
nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë e detyroi të mos kandidojë në
Kuvendin e Dytë zgjedhor i cili është mbajtur në Bürglen (kantoni
Thurgau), më 25 shtator 1993. Vetëm falë zgjuarsisë së profesor
Fehmi Aganit, misioni shkatërrues e kriminal kundër LDK-së, që bënte Isa Mustafa
dhe Bujar Bukoshi nuk u realizua, pasi në atë kuvend nuk arritën ta imponojnë
njeriun e tyre i cili asaj radhe i mori vetëm 7 vota. Ky person – i njohur si
xhamall, (pas vitit 2015), u dëshmua në Prishtinë se në atë kohë paska qenë
mashë në duart e Isa Mustafës.
Një
vit më vonë, (1994), edhe pse Isa Mustafa ishte azilant në Gjermani, edhe pse
kishte të lëshuar një urdhër arresti nga Serbia, edhe pse realizonte të ardhura
minimale, (të paktën kështu
thuhej), Ai do të themeloi në
Prishtinë Institutin RIINVEST, i cili kishte për detyrë të përgatiste kuadër
për sistemin (serb) në Kosovë. Në anën tjetër pikërisht në vitin 1994, Serbia arriti që
sistemin arsimor nga niveli më i ulët deri në atë universitar, ta përjashtojë
nga objektet publike, ta përjashtoj nga sistemi i pagesave, duke krijuar një
kos të vërtetë, e në anën tjetër, një kuadër i LKJ-së që kishte kërkuar azil
politik në Gjermani, dhe kundër të të cilit ishte i lëshuar nga Serbia edhe një
urdhër arresti, arriti të hap Institutin RIINVEST, atëherë për hesape të
Serbisë, por gazetat dhe shtypi shqip në Kosovë, (që kontrollohej nga
Serbia), i patën dhënë rëndësi, që fatkeqësisht, as pas luftës ky rast
asnjëherë nuk është hetuar, përkundrazi ky institut u ngjit në nivelin e
Kolegjit, dhe për ta rehabilituar tamam si duhej, “është dekoruar nga
Presidenti Rugova më 2005, me Medaljen e Artë te Pavarësisë”. Se në çfarë
rrethanash paska ndodhur ky dekorim nga Presidenti Rugova, do të duhej një
hetim, ose një hulumtim i gazetarisë që nuk e kemi, por në mënyrë hiperbolike
më duket se e ka dëshmuar misioni i Isa Mustafës, kur e pushtoi nga brenda
Kalanë e LDK-së.
Marrëdhëniet e Isa
Mustafës dhe të Bujar Bukoshit, qoftë me LDK-në dhe me disa krerë të LPK-së,
duhet të shihen edhe në raport të marrëdhënieve të Isa Mustafës dhe Bujar
Bukoshit me strukturat e sistemit serb në Beograd dhe me vasalët e tyre në
mediat e Prishtinës, por e tashmja kaq e ngatërruar në të cilën të gjitha
pushtetet e pasluftës arritën ta prodhojnë një shtet jofunksional, le për të
dyshuar se kudo dhe kurdo nëpër strukturat e Partive Politike, si rrjetë
merimange ka qenë i shtrirë ndikimi i pushtetit serb.
Kjo gjë që po flasim
është temë obsesive, dhe për shumë kë fare e panjohur, se si ka arritur Bujar
Bukoshi të shtrijë ndikimin të themi “absolut” mbi LDK-në dhe ti
kontrollojë edhe krerët e LPK-së?! Por si duket kjo është arritur duke
administruar mjete të pakufizuara materiale. Sigurisht duke pasur një inat të
madh kundër Ibrahim Rugovës, jo vetëm Bujar Bukoshi, por edhe Isa
Mustafa, kanë qenë më të gatshëm të bëjnë aleanca jo vetëm me Xhavit Halitin
dhe Ibrahim Kelmendin, (si dy nga kokat e shqiponjës(?) në hierarkinë e
LPK-së), por hulumtimet do të shpijnë në informacione shqetësuese për
aventurat e këtyre dhe të atyre, edhe për të tashmen e ngatërruar dhe për
kushtet e tanishme të një bashkëpunimi me VV-në që e kushtëzon Isa Mustafa dhe
klientela e tij, e sistemuar në LDK.
Ndikimi i fuqishëm i
Ibrahim Rugovës, që kishte gjatë viteve të nëntëdhjeta, i paska shkaktuar
mjekut nervozë, duke e shtyrë atë për t’u zhytur në aventura të rrezikshme edhe
për kohën. Si duket Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, edhe vet sigurimi serb ua
ka njohur inatet. Ndoshta me ndërmjetësimin e Baton Haxhiut(?), për të cilin
flitet shumë, thuhet se në ato vite paskan drekuar në shtëpinë e profesorit
serb Zoran Konstantinoviç, (profesor universitar në qytetin Insbruck të
Austrisë), ku do të njihen me politikanin serb Zoran Gjingjiq (Zoran
?in?i?), i cili me sa duket do t’i mbetet mik Bujar Bukoshit deri në
vrasjen e tij.
Asnjëherë dr. Bujar
Bukoshi nuk i ka shpjeguar lidhjet e tija me politikanin serb Zoran Gjingjiq,
pastaj lidhjet e tija me intelektualin serb Zoran Konstantinoviç, siç thamë
profesor në Universitetin e Insbruckit në Austri, te i cili flitet se
bashkë me Baton Haxhiun janë takuar edhe me Zoran Gjingjiqin, dhe për këtë gjë
na e mbush mendjen sidomos deklarata e Bujar Bukoshit dhënë në RTK me rastin e
vrasjes së Gjingjiqit, ku shprehej i tronditur se “Më nuk ka bisedime me
Serbinë”, duke qitur në pah lidhjet e fshehura që ky ka pasur mundësi t’i
ketë pasur me Serbinë në kohën kur amerikanët e kontrollonin Kosovën. Me sa
duket, vetëm atentati mbi Zoran Gjingjiqin e ka këndellur Bujar Bukoshin, i
cili para kamerave të RTK-së pat deklaruar “Tash nuk ka më bisedime me
Serbinë”, që nënkuptonte për mundësinë që paskan ëndërruar, Bujar Bukoshi e
bashkë me te edhe Isa Mustafa, për të biseduar me Serbinë, jo si bisedimet e
tanishme, por për biseda në kohë të pista që kalonte Kosova, atëherë kur Isa
Mustafës i shkoi mendja të themeloj Institutin RIINVEST, të cilin një përkthim
serb e bënë NOVI-INVEST, kurse hulumtimet për gjenezën e këtij emërtimi na
çoroditin krejt fare.
Edhe pse strukturat
udhëheqëse të LDK-së e kanë ditur se strumbullari i këtyre pështirosjeve janë
Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, pas luftës, që të dy janë rehabilituar dhe janë
avancuar, i pari përmes Hashim Thaçit deri zëvendëskryeministër, dhe i dyti në
strukturat e brendshme në LDK, e nga aty kryetar i Prishtinës, kryetar i
LDK-së pa qenë anëtar i saj, kryeministër i Kosovës, dhe natyrisht, pse jo edhe
nesër President i Kosovës. Paradoksi i gjithë këtij mishmashi do të kuptohet
kur Isa Mustafa do ta falënderoj me thikë pas shpine shokun e tij dr.
Fatmir Sejdiun, i cili edhe pse e ka njohur mirë, madje duke shkelur të gjitha
rregullat e brendshme partiake për avancim, ia ka krijuar kushtet Isa Mustafës
për të vepruar me duar në xhepa, për ta shkatërruar jo vetëm LDK-në, por për ta
zbehur partneritetin shembullor që kishte dikur LDK-ja me SHBA-të dhe vendet e
BE-së.
Kjo fushatë kundër
LDK-së, gjatë viteve të nëntëdhjetave, veçmas gjatë viteve 1993-1997, është
sfidua me sukses falë, Hajdar Sadrisë, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe
përkushtimisht edhe të Hafiz Gagicës, i cili ishte kryetar i Degës së LDK-së në
Gjermani dhe Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët
ndërtuan një raport hierarkie në mes Degëve të LDK-së në Diasporë dhe Kryesisë
Qendrore në Prishtinë, që nuk do të përsëritet më kurrë.
Ky raport aq mirë u
ndërtua edhe në saje të vullnetit që kishte Kryesia Qendrore në Prishtinë, e
cila si asnjëherë tjetër respektonte Diasporën, dhe sillej në mënyrë korrekte
ka thënë Hajdar Sadrija duke u shprehur se: “Dr. Rexhep Gjergji, në
kohën sa ishte sekretar për marrëdhënie me Degët jashtë, si askush tjetër, e ka
kryer mirë dhe me sukses misionin e tij. Dr. Rexhep Gjergji, e ka
funksionalizuar si duhet relacionin “Qendër – Degë”, dhe me këtë ka qenë
shembull i një koordinatori partiak shumë i suksesshëm. Me këtë, dua të them, shton
Hajdar Sadrija, se nuk ka ndodhur t’ia nisnim një letër a të kërkonim
ndihmën e tij pa marrë përgjigje pozitive në afatin rekord për ato rrethana.
Ishte dr. Rexhep Gjergji, njëri nga hartuesit e kërkesave për peticione dhe
njëri nga ata që i shkruante edhe referatet për ne”, thotë H. Sadrija dhe
shton: “Kur i lexoja para protestuesve, vazhdimisht kam pasur frikë, nëse me
besnikëri i kam përcjellë mesazhet e tij, para mijëra e mijëra
bashkatdhetarëve, por këtë e di Zoti, se zëri i Tij si i askujt tjetër, ka qenë
përçuesi më i mirë i vizionit politik që mbante LDK-ja dhe Presidenti i Kosovës
dr. Ibrahim Rugova”.
Nga kjo që thamë, më
duket se një lloj fobie kundër profesor dr. Rexhep Gjergjit, që paskan edhe i
ashtuquajturi “Brezi i Republikës?!”, po sidomos shantazhet që i bëhen nga
strukturat e LDK-së, thelbi i inatit dhe i mllefit lidhet me atë periudhë.
D.m.th. “komunistët vonojnë, por as nuk falin dhe as nuk harrojnë”,
andaj pozita në vendin e 80-të edhe në listën zgjedhore të sivjetme, si duket e
ka hakmarrjen për të kaluarën e art të profesorit i cili në vitet e nëntëdhjeta
ishe figura më kooperuese dhe më bashkëpunuese në raport Qendër-Degë, d.m.th.
brenda dhe jashtë vendit, kurse dokrrat se e paskan pozicionuar afër numrit të
dikurshëm fitues, sigurisht do t’i shtjellojmë në njërin nga vazhdimet e
radhës.
Shikuar nga ky
prizëm, ardhja e Hajdar Sadrisë, në krye të Degës së LDK-së ishte edhe fat për
LDK-së në Prishtinë. Gjatë mandatit të tij, Hajdar Sadrija, krijo raporte të
shkëlqyeshme me Kryesinë Qendrore në Prishtinë, pastaj strukturojë Degën me
nivele Evropiane, ishte kryetari që kishte takime dhe lidhje me nivele të larta
shtetërore që arriti Kosovës t’ia hapi dyert e parlamentit të Zvicrës, për
takime të nivelit të lartë. Ai gjatë atyre viteve komunikoi me personalitetet
më të famshme të asaj kohe që i kishte Zvicra, prej tyre pesë ishin ose
u bënë më vonë President të Zvicrës, dhe me dhjetëra personalitete të tjera me
ndikim të këtij vendi. Prandaj, Isa Mustafën dhe Bujar Bukoshin, bashkë me
mekanizmat qeverisës patën zhvilluar një fushatë të ashpër kundër tij dhe
përgjithësisht kundër Degës së LDK-së në Zvicër. Kështu më 14 dhjetor 1997, në
Kuvendin e Tretë Zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër, arritën për ta zgjedhur
njeriun e tyre, Gani Sylën, i cili ishte strukturë e marksist-leninistëve
brenda LDK-së dhe iu bëri dëme të mëdha të gjitha proceseve ku ai është
involvuar.
Këto konfrontime të
brendshme në LDK, tashmë shtoheshin dhe zgjeroheshin. Fitorja e Gani Sylës, në
Degën e LDK-së në Zvicër, iu dha edhe më shumë hov përçarjeve të mëdha të cilat
tashmë u bartën edhe brenda strukturave të formacioneve ushtarake, përçarje
ishin krijuar edhe brenda Oficerëve të Lartë të karrierës, por të gjitha këto
përçarje emëruesin e përbashkët e kanë Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, të
cilët nuk duhet ti amnistojë Gjykata Speciale në Hagë. Ata janë dëshmitarët më
të saktë të atyre ndodhive, atyre përçarjeve disa prej të cilat kanë përfunduar
edhe me vrasje.
Por, kulmi i fushatës
kundër LDK-së, u manifestua në Kuvendin e Tretë Zgjedhor të LDK-së, i cili në
rrethana të tensionuara, është mbajtur në Prishtinë, më 25 shkurt 1998.
Zhvillimet e atij kuvendi karakterizoheshin me paralizimin dhe përjashtimin e
LDK-së karshi të gjitha zhvillimeve politike e ushtarake që ndodhnin në Kosovë.
Ndërsa vendin e kishte përfshirë lufta, dikush digjej në flakë, të tjerë
vriteshin në front, prandaj për pasojat e atyre përçarjeve, si dhe për shumë
vrasje, likuidime, dhe linçime brenda sojit, do të duhej bashkë me KOMANDANTËT
e ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë, të ftohej edhe njëri nga sponsorizuesit e
përçarjeve, Isa Mustafa, i cili edhe pse me shëndetin e rrënuar, shpreson se
pas dy vjetësh do të bëhet edhe President i Kosovës!...
St.
Gallen, 15 dhjetor 2019.
Publikuar
në profilin e autorit në Facebook: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/me-shkas-presidenti-i-kosov%C3%ABs-isa-mustafa-6/10158039985562386/
ME SHKAS:
PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (7)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Për
strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fillim të
viteve të 90-ta, nuk kishte mjaftuar avancimet politike, thellësisht në dëme të
Kosovës që i bënin strukturat e LKJ-së, veçmas po i theksoj ato të Isa
Mustafës, që ishte më i dalluara në dekadën (1981-1991). Karriera politike e
Isa Mustafës, do të nis me duar në xhepa, si gjithmonë. Gjatë atyre ndryshimeve
të mëdha, ai mbahet mend si dorë e
zgjatur e pushtetit serb e komunist në Kosovë. Qysh në maj të vitit 1981, është
emërua (jo zgjedhur) Organ i dhunshëm në Qendrën e Studentëve, por rolin
e tij në atë funksion askush nuk e ka hetuar, pastaj ai ishte edhe nëpër
komisionet disiplinore për diferencimin ideopolitik në Universitetin e
Prishtinë, dhe gjithmonë ka mbrojtur vijën e hekurt të LKJ, d.m.th. vazhdimisht
ka mbajtur anën e Serbisë në dëm të proceseve nëpër të cilat kalonte e tërë
Jugosllavia, por veçmas më keq kalonte Kosova, mbi të cilën, dhuna dhe
radikalizmit serb që po sforcohej bënte kërdinë. Në këtë vazhdë të karrierës së
tij politike, si njeriu i besuar i atij pushteti, Isa Mustafa u shqua edhe në
debatet politike për ndryshimet kushtetuese, që i zhvillonte LKJ-ja serbe në
Kosovë, e cila me çdo çmim kishte vendosur t’i bënte ndryshimet kushtetuese në
llogari të saj. Masha e atij aparatit të
dhunës ishte Isa Mustafa, i cili sikurse tashti edhe atëherë po me këtë krenari
ka mbajtur qëndrim pro interesave serbe në Kosovë. Vetëm në saje të politikës
së tij dhe atyre si ai, Serbia me shumë lehtësi realizoi ndryshimet kushtetuese
për një Serbi Unike, me ç’rast dy Krahinat Socialiste Autonome, humbën sovranitetin
autonom që e kishin të garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Për fat të keq Elitës
Intelektuale që penetronte brenda LDK-së, nuk i paskan bërë përshtypje
qëndrimet teknokrate të Isa Mustafës dhe askush nuk qenka merakosur për dhunën
dhe viktimat që pësoi populli i Kosovës nga ajo politikë, por është dashur edhe
udhëheqja e qeverisë “demokratike”, t’i besohej atyre që ishin pjesë e dhunës,
pjesë e intrigës së atij sistemi, që më pastaj pikërisht ata do të bënin luftë
të madhe kundër Elitës Intelektuale që ishte e angazhuar, dhe në anën tjetër
pat filluar një fushatë e egër edhe kundër Grupeve Ilegale me orientime
marksiste – leniniste, që tashmë kishin dal nga burgjet serbe e jugosllave, të
cilat vazhdimisht kanë predikuar një patriotizëm idealist, të frymëzuar nga
ideologjitë e asaj kohe.
Pa dyshim
kjo luftë speciale bëhej nga strukturat e sistemit të LKJ-së e cila zhvillohej
në dy fronte, njëra drejtuar kundër Elitës Intelektuale që ishte angazhuar në
LDK, dhe e dyta kundër Grupeve Ilegale, që tashmë dilnin nga burgjet serbe,
kurse strukturat e sistemit jugosllav të LKJ-së, qëndronin prapa këtyre
konflikteve. Por vazhdimësia titiste e LKJ-së, pa asnjë pengesë, madje pa iu nënshtruar as
votës së popullit do të futet në udhëheqje në Qeverinë e Bujar Bukoshit në
Ekzil, e cila në asnjë etapë të saj nuk ka bashkëpunuar me Degët e LDK-së në
Evropën Perëndimore, as me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe as me
Presidencën, përkatësisht Presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.
Në
përpjekje për të krijuar qeveri paralele, për të kundërshtuar sistemin serb në
Kosovë, fatkeqësisht u futën kryesisht bashkëpunëtorë të atij sistemi. I kemi
të njohura ato rrethana, por nuk e dimë kush e propozoi Bujar Bukoshin si
përfaqësues i LDK-së, ka mbetur ende çështje enigmatike, por në ato procese ai
vazhdimisht ka deklaruar se përfaqëson LDK-në, ndonëse siç thamë LDK-ja kurrë
nuk ia pa hairin. Natyrisht ishte një gjendje e shtendosur fare, prandaj ishin
përpjekje dhe sakrifica për të gjetur një modalitet për të krijuar një Qeveri e
cila do të vepronte në ekzil, andaj më 19 tetor 1991, delegatët e Kuvendit të
Kosovës, të cilët ishin pjesë dhe nomenklaturë e sistemit komunist në
Kosovë, d.m.th. të filtruar e kulluar në shtat filtra të atij sistemi, por fati
historik iu ra hise që ta shpallin deklaratën e pavarësisë më 2 Korrik 1990 dhe
të shpallin në Kaçanik edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, më 7 Shtator 1990, prandaj edhe ata ishin detyruar për të
ikur nga Kosova. Pikërisht ajo pjesa që kishte arritur të emigronin në Kroaci
dhe Slloveni, “u mblodhën në Kranj të Sllovenisë dhe zgjodhën qeverinë e re,
pa e ditur se kush e përbënte atë qeveri”! Por “më 19 tetor 1991, me
vendim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli: KK numër 25-01-10/91,
Bujar Bukoshi zgjidhet "Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të
koalicionit të Republikës së Kosovës", ndërsa Isa Mustafa me
vendim: KK Numër 26-01-11/91, datë 19 tetor 1991, zgjidhet "anëtarë
Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës". Ndërkaq
më vonë, “Isa Mustafa, në një mbledhje e mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë
është emëruar Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në këtë qeveri, e cila u
quajt Qeveria e 3%”; e në anën tjetër Qeveria e Bujar Bukoshit, aq
sa ka pasur ndikim pozitiv, po aq ka krijuar përçarje në diasporë dhe ka
penguar shumë procese të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 1990-1999, tamam sikur
veprimet e Isa Mustafës edhe në ditët e sotme.
Pozitat
e asaj kohe e Isa Mustafës ishte
sforcuar, e kaluar e tij pothuajse ishte harruar, madje askush nuk guxonte të
merrej me atë çështje pasi sloganin “armikun kryesor e kemi Serbinë”,
ndërsa edhe shtypi Jugosllav në gjuhën shqipe, që kontrollohej nga Beogradi,
nuk lejonte atëherë dhe nuk lejon as sot, që dikush të merrej seriozisht me
defektet që i shoqëronin ato procese, veçmas askush nuk lejon të merren
shkrimtarët, analistët dhe studiuesit me te edhe në të tashmen kaq të
ngatërruar.
Pa
dyshim, vetëm demagogjia shqiptare është për Libër të Guenniss-sit, sepse janë
toleruar edhe kur justifikoheshin aventurat e Bukoshit dhe të Isa Mustafës,
ndërsa në raport me LDK-në dhe dr. Ibrahim Rugovën vazhdimisht shpërfaqej
arroganca e tyre shpërfillëse, por askush nuk i kritikonte si duhej ato
veprime, se sa për t’i shkarkuar nuk mund të bëhej fjalë, ndërsa për një gjë
jemi të sigurt se ajo arrogancë shpesh ka përfunduar edhe me likuidime dhe
vrasje të çuditshme, e çuditërisht deri më sot, askush nuk i ka marrë në
pyetje, se le më të nisin padi kundër Bujar Bukoshit dhe as kundër Isa
Mustafës. Tashmë po justifikohen nga aspekti shëndetësor i të dyve?! Ndërsa për
tu bërë President i mundshëm i Kosovës, Isa Mustafa, vet është deklarua se
qenka kokërr.
Isa
Mustafa, gjatë atyre viteve për ngritje në udhëheqje qeverisëse i duhej vetëm
miratimi i Bujar Bukoshit, pasi ministrat tjerë, kryesisht ishin për rekuizitë,
por si raporte dhe bëma mjaftë mirë dihen. Në këtë garë për pushtet dhe
përgjegjësi udhëheqëse, Isa Mustafa, ishte caktuar edhe kryetar i Këshillit
Mbikëqyrës në Bankën "Dardania" në Tiranë, të cilën pas luftës e kanë
shuar vet binomi Mustafa & Bukoshi, pa dhënë llogari dhe pa u marrë
në pyetje nga prokurori i shtetit. Në këtë përpjekje për kontroll absolut, Isa
Mustafa, kuptohet në emër të qeverisë, kishte themeluar edhe Fondin e
Trepërqindëshit, që e kemi apostrofuar edhe në shkrimet paraprake.
Siç e
theksuam edhe më lartë, Qeveria e Republikës së Kosovës në Ekzil,
sidomos për shkak të konflikteve, përçarjeve dhe veprimeve antidemokratike, më
shumë është e njohur si “Qeveria e
binomit Bukoshi & Mustafa”, se sa Qeveria e Republikës së Kosovës.
Selia e saj nuk ishte në Bon të Gjermanisë, ku do të duhej, por ishte vendosur
në qytetin Ulm, jashtë syrit të njeriut dhe larg të gjitha ndikimeve
diplomatike, por ashtu siç ishte kjo qeveri veproi deri në qershor të vitit
1999.
“Vendimi obligativ”, mban shifrën: Nr.7/91-1, të datës 26.04.1992, dhe
është nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë, Bujar Bukoshi, dhe nga Ministri i
Ekonomisë dhe i Financave, Mr. Isa Mustafa.
Por, jo
vetëm kaq, aferat e Qeverisë së Kosovës në Ekzil, janë të shumta dhe te
pambarim. Fillimisht pasi bënë shtrirjen e Fondit të Trepërqindëshit, dhe
sidomos pasi i tejkaluan skandalet që u krijuan me ndërrimin e Bankave, për një
milion arsyet që mund ti dinë vetëm koniunkturat e sistemit komunist, por jo
qytetarët dhe bashkatdhetarët. Themelimi
Institutit RIINVEST, ku Isa Mustafa ishte njëri nga aksionarët e tij,
përkatësisht themelues, e bënë gjendjen të komplikuar pasi ai ishte azilant në
Gjermani, dhe kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa skenari
luhej kur Serbia i kishte mbyllur të gjitha shkollat dhe kishte ndërprerë
financimin e mësimdhënësve. Ishin të gjitha koincidencë apo skenar dhe
marrëveshje të Isa Mustafës me strukturat serbe në Beograd, është më mirë të
merreshin institucionet e hetuesisë dhe prokurorisë se sa të shfaqeshin këso
pikëpamje në opinion, por përpjekja e Isa Mustafës për tu bërë edhe President i
Kosovës, pas gjitha skandaleve na detyron t’iu qasemi publikisht një morie
aferash dhe dështimesh që lidhen me të dhe emrin e tij të cilat jo që kanë
penguar por sikur e kanë fuqizuar për të shkatërruar gjithë sistemin demokratik
dhe shtetëror në Kosovë. Përveç sistemi arsimor që mbetej në mëshirën e tij,
ishte sistemi shëndetësor etj. kurse për t’i dërguar parat tek mësimdhënësit,
të zitë e ullirit e kanë hequr strukturat dhe aktivistët e LDK-së, të cilët më
shumë kanë pasur sukses brenda Kosovës se sa nga Qeveria e udhëhequr nga binomi
Bukoshi & Mustafa.
Skandali
të tjera mbeten aferat e krijuara në raportin Presidencë dhe Qeveri, por në
spikamë të shantazhimit mbetej institucioni i Presidentit dhe vet personaliteti
i tij. Udhëtimet, mospagesa e telefonit, internetit dhe gjërave elementare,
madje deri tek pengesat në udhëtimet e dr. Ibrahim Rugovës drejt Amerikës si
dhe kokëçarjet e aktivistëve të LDK-së nëpër Evropë e SHBSA për mospagesën e
bujtjeve dhe të hoteleve ku qëndronte Ibrahim Rugova. Nuk ka shtet dhe nuk ka
vend në Evropë dhe Amerikë të mos ketë provuar këso vështirësish dr. Ibrahim
Rugova të cilat lidhen kryekëput me emrin e Isa Mustafës. Nga kjo na duket
sikur Lidhjes Demokratike nuk iu paskan duker
të mjaftueshme këto afera, por sollën Isa Mustafën, këshilltar të lartë
edhe të Presidentit të Dytë, prof. dr. Fatmir Sejdiut, të cilit më pas, pikërisht
lakun ia bëri Isa Mustafa, me klientelën që sot po tallen me LDK-në dhe
Kosovën.
Vështirësitë
dhe talljet e Isa Mustafës kanë qenë të vazhdueshme dhe të mëdha. Afera e
njohur me Qendrën për Informim të Kosovës, mungesa e rrymës dhe internetit,
shkëputja e telefonave etj., sikurse edhe konfliktet e shumta me Kryesinë e
Qendrore të LDK-së në Prishtinë, nuk paskan mjaftuar për Lidhjen Demokratike të
Kosovës, por si duket më e fuqishme doli të jetë nëntoka e specializuar serbe,
e cila do ta sjell Isa Mustafën në krye
të LDK-së, për ta mbyllur përjetësisht Qendrën për Informim të Kosovës (QIK),
dhe askush të mos reagoj nga kryesia e LDK-së, prandaj kështu veproi për t’i
shuar Isa Mustafa edhe të gjitha Aktivet e LDK-së anë e kënd Kosovës, sikurse
për ta zbehur rolin dhe rëndësinë e Degëve të LDK-së në Diasporë. Por, për
Degët e LDK-së në Diasporë, janë të kthjellëta qëndrimet përbuzëse dhe plotë
arrogancë të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës edhe në paraqitjet publike,
nëpër demonstratat e shumta të cilat falë gjakëftohtsisë dhe maturisë së
aktivistëve të LDK-së janë tejkaluar. Por kudo nëpër demonstratat që i
organizonin Degët e LDK-së kanë hasur jo vetëm në shpërfilljen e strukturave
udhëheqëse të LPK-së, por edhe në arrogancën e pashembullt të Bujar Bukoshit
dhe të Isa Mustafës, e cila mbetet një storje e zezë e atyre veprimeve.
Pastaj
nëse gjërat shikohen me vëmendje, dhuna fizike, plagosjet dhe atentatet disa
prej të cilave përfunduan me vrasje, kryesisht janë bërë kundër strukturave
udhëheqëse të LDK-së, zinxhiri i të cilave u shtri deri në “Festën e Flamurit”,
që mbanin shkrimtarët në Cyrih të Zvicrës, kundër të cilëve edhe tash klientela
e Isa Mustafës i përqesh duke i sharë dhe atakuar me nivelin e tyre, të gjithë
shkrimtarët, gazetarët po veçmas ata që i kundërshtojnë veprimet e tanishme të
Isa Mustafës të cilat janë në koordinata të asaj kohe sepse edhe sot si kurrë
më parë luftohet Elita Intelektuale të cilët ishin themelues të LDK-së. Ata
përjashtohen më keq se në kohën e Rrahman Morinës, por tashti ndiqen e
persekutohen medialisht edhe kryetarët e Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët
përmes mercenarëve që tradhtuan luftën dhe paqen po shantazhohen për çdo ditë.
Por duket si anakronike kur sabotuesit e luftës dhe skenaristët e atentateve
janë sistemuar në strukturat e LDK-së, sidomos e dhembshme është fakti se janë
sistemuar edhe kundërshtarët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës, pa përjashtuar as
Isa Mustafën i cili i tradhtoi proceset. Prandaj mund të themi se ai popull që
nuk kishte përgjegjësi gjatë luftës, por ishte sabotator i saj, nuk është në
gjendje dhe as i përgjegjshëm për të ndërtuar paqe demokratike. Si duket kasta
politike që udhëheq LDK-në, po veçmas kryetari i saj, është i gatshëm ta zhbëjë
Pavarësinë e Kosovës, për t’ia ruajtur vetes pozitën e Presidentin në mënyrë që
ti prolongoj hetimet sipas modelit kroat me ish-kryeministrin e tyre Sanader,
sidomos halli i tij ka të bëjë me pasurinë marramendës që e kanë krijuar të
bijtë me favoret, siç thuhet antiligjore, që ua paska krijuar ia ati, kryetar i
LDK-së dhe pretendent për President?! Prandaj zvarrit e zvarritet marrëveshja
për “Qeverinë KURTI”, në të cilën ky kuadër i specializuar në kohën e Rrahman
Morinës, me sukses e implikoi edhe Kryesinë e LDK-së, por edhe Këshillin e
Përgjithshëm të kësaj partie!
Vijon...
St.
Gallen, 19.12.2019
PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (8)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Degët e Lidhjes Demokratike
të Kosovës në Evropën Perëndimore dhe ato në Amerikë, mund të flasin
me kompetencë kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1991-1999. Vetëm veprimtarët
e LDK-së mund të rrëfejnë, si e sa, kanë hequr të zitë e ullirit nga
diletantizmi i Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, të cilët janë fajtor për
dështimet e shumta, për moskoordinim dhe mosbashkëpunim të diasporës. Me një fjalë
përçarjet në diasporë e kanë vulën e Isa Mustafës dhe ministrive të caktuara të
Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil.
Të gjitha pengesat për çështje
diplomatike dhe për afirmimin e çështjes së Kosovës, qofshin përmes tribunave,
debateve televizive ose demonstratave e kanë pasur Qendrën e shantazhimit në
Zyrat e Qeverisë së Republikës në ekzil. Dihet se Trepërqindëshin e kanë
mbështetur me logjistikë dhe kanë paguar kryesisht strukturat dhe anëtarësia e
LDK-së, ndërsa pengesat financiare gjithmonë i ka përjetuar dhe i ka vuajtur,
dr. Ibrahim Rugova, gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë. I kanë vuajtur
strukturat e pushtetit paralel në Kosovë, me një fjalë Isa Mustafa, bënte
terror demokratik kundër Degëve të LDK-së, të cilat ishin i vetmi burim i Fondit
të Trepërqindëshit, të cilin nga pranvera e vitit 1993, e kontrollonte vetëm
Isa Mustafa, ndërsa raport mund t’i ketë dhënë vetëm Bujar Bukoshit, dhe askujt
tjetër, sepse Isa Mustafa e ka urryer gjithmonë Ibrahim Rugovën, e këtë mundet
me dëshmuar edhe Adnan Mervci, i cili tashmë i shkoi nënsqetulla Isa Mustafës.
Vërtetë ato vite ishin luftë e
përpjekje për ta shtrirë rrjetin mafioz të politikës titiste në Institucionet e
Pushtetit paralel në Kosovë dhe mërgatë. Një skenar i ngjashëm iu ripërsëritë
Kosovës edhe pas përfundimit të Luftës së UÇK-së. Për fat të keq, atëherë e
majta titiste u bë më e pranueshme nga majta e LPK-së, që erdhi si triumfaliste
e proceseve. Ndoshta ishte nostalgjia e tyre kur kishin pranuar të
bashkëpunonin me klanin Bukoshi & Mustafa, dhe koha, kjo dëshmitare e
pakompromis, dëshmoi se Isa Mustafa, kishte derdhur miliona marka gjermane në
xhepat e Xhavit Halitit.
Në anën tjetër lufta e ashpër që
bëhej kundër Degëve të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nuk kishte të ndalur.
LDK-ja, përkatësisht dy degët më të fuqishme në Diasporë, vazhdimisht i kanë
evituar planet e zeza të Bujar Bukoshit dhe ato të Isa Mustafës, e kjo ka
ndodhur falë largpamësisë politike të Hafiz Gagicës, i cili ishte Kryetar i
Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë dhe qëndresës pragmatike të cilën e
ka mbajtur Hajdar Sadrija, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.
Këto fërkime në përmasa
shqetësuese, janë ashpërsuar fill pas shkarkimit që iu bë Kryetarit dhe
Kryesisë së Fondit të Trepërqindëshit në Zvicër, dhe në vjeshtën e Vitit 1993,
(siç kemi shkruar edhe më parë), e detyruan edhe Mr. Shaip Latifin, të tërhiqet
nga kandidatura për kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër. Por për fat të
proceseve, në krye të degës erdh njeriu pragmatik, Hajdar Sadrija, i cili si askush
tjetër i sforcoi lidhjet Degë e LDK-së – Qendër në Prishtinë.
Por një sekret, që nuk u diskutua,
dhe me sa di as nuk është hetuar kurrë, është e dhëna se Isa Mustafa, sa ishte
azilant në Gjermani, dhe bash në kohën kur kishte urdhër arrest të lëshuar nga
Serbia, arriti me u kthyer në Prishtinë, ku bashkë me sivëllain e tij
ideologjik Muhamet Mustafën, themeluan Institutin RIINVEST?! Ky veprim në atë
kohë lidhej drejtpërdrejt me interesat që kishte Serbia për të siguruar kuadër
administrativ, në kohën kur Sllobodan Milloqsheviqi, pushtetin e Lidhjes
Komuniste të Serbisë e Jugosllavisë e kishte shtrirë kudo, kurse kuadri i
verifikuar nga Isa Mustafa i duhej, pas përjashtimit masiv të shqiptarëve nga
administrata shtetërore e Kosovës. Pikërisht në këto rrethana Isa Mustafa i
gjendej afër atij pushtimi dhe atij diktatori. Prandaj shtrohet pyetja: Cili
ishte roli i vërtetë i këtij Instituti, të cilin Isa Mustafa, sa ishte azilant
e me një pagë minimale, ka arritur për tu bërë bashkëpronar dhe aksionar, qysh në
ato kohë të zeza.
Pas këtij rasti, grupet përçarëse
që komandoheshin nga Isa Mustafa, ishin bërë më agresive, sidomos nëpër ato
komisionet kantonale ku ndikimi i tij ishte i fuqishëm. Sjellja teknokrate,
ishte tipike sjellje e një diktatori që kishte mision për ta shkatërruar
LDK-në, prandaj Isa Mustafa, vazhdimisht karshi degëve dhe institucioneve të
shtetit paralel në Kosovë, ka pasur qëndrime tipike diktatoriale, tamam sikurse
sot, që veprimet e tij janë kaq kontradiktore dhe mosvepruese.
Pa asnjë dyshim, gjatë asaj kohe
lufta e Isa Mustafës ka qenë e koncentruar në shkatërrimin e strukturës
organizative, pengimin dhe sabotimin e veprimtarisë së Degëve të LDK-së, për ta
orientuar veprimin e tij shkatërrues drejt LDK-së në Prishtinë. Një gjë është e
saktë, dhe pikërisht në mes viteve 1994-1997, do të nis bashkëpunimi i Isa
Mustafës me strukturat udhëheqëse në LPK. E ky bashkëpunim i LPK-së me Qeverinë
Bukoshi, do të reflektohet nëpër aktivitete e manifestimet e shumta, me një
fjalë Isa Mustafa dhe militant të LPK-së, vazhdimisht ishin kundër nismave që i
merrnin Degët e LDK-së në Diasporë.
Me kalimin e kohës, ku hapur e ku
ilegal, jo vetëm udhëheqësit e LPK-së, që tashmë nuk është sekret të thuhet,
por edhe struktura udhëheqëse të Fondit të Trepërqindëshit silleshin në mënyrë
agresive ndaj aktivistëve të LDK-së dhe vartësve të tyre nëpër Nëndegë dhe
Aktiva të shumta. Kjo ashpërsi do të zgjerohet edhe nëpër klubet e shumta, disa
prej të cilëve kontrolloheshin kryesisht nga LPK-ja, e në anën tjetër Degët e LDK-së
kanë përjetuar pengesa të theksuar edhe nga sistemi i arsimit plotësues,
përkatësisht nga krerët udhëheqës të LAPSH-it, të cilët filluan t’i kushtëzojnë
aktivitetet e tyre kulturore me pjesëmarrjen e strukturave të LPK-së, të cilat
dorën në zemër me një kombi-bus në fillimet e nëntëdhjetave mundnim ti
transportonim skaj më skaj Zvicrës. Natyrisht LPK-ja, si organizatë gjysmë
ilegale, (sepse njiheshin vetëm udhëheqësit kryesor, por jo edhe
strukturat e saj), gjatë atyre viteve nuk kishte qëndruar duarkryq,
konsolidimi i saj filloj të shtrihej kudo dhe ndikimi i saj rritej.
Nuk është e thjesht të
paragjykojmë, se çfarë i bashkonte marksist-leninistët e LPK-së me titistët e
Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil?! Duke mos dashur me pastruar asnjë
element të papërshtatshëm që ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të LDK-së, ne
flasim dhe e mbrojmë masën dhe ata aktivist me ideal të shëndosh të cilët pa
marrë parasysh ishin në LDK apo në LPK, ata manipuloheshin nga udhëheqësit e
tyre duke i përdorur shpeshherë edhe si mish për topi, prandaj mendojmë se
gjatë tërë asaj periudhe bashkëpunimi i Degëve të LDK-së në Diasporë me
LPK-në, (po flasim vetëm për majat e udhëheqjes), pengohej nga
këto dy kreatura të sistemit titist, të cilët kishin gjetur pajtueshmëri dhe
një gjuhë më të përafërt me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, se sa me
udhëheqësit e LDK-së në Diasporë të cilët e paguanin më me rregull kontributin
e Trepërqindëshit.
Nëse nga ky këndvështrim i
vrojtojmë ato dukuri, duket sikur për Ibrahim Kelmendin dhe shumë të tjerë,
mjaftuaka konstatimi për Isa Mustafën, se qenka eunuk, dhe kaq atij duhet t’i
mbarojë shfaqja?! Në anën tjetër, Ibrahim Kelmendi, është një kritikues i
paprincip kundër Ibrahim Rugovës dhe Jusuf Buxhovit, të cilët sikur iu kanë bërë
therrë në sy.
Vërtetë në vitet 1993-1997,
raportet e LDK-së me militantët e Fondit të Trepërqindëshit ishin shumë të
acaruara, po ashtu edhe me formacionet udhëheqëse të LPK-së, si dhe me
struktura të tjera nga Klubet dhe Shoqatat që përkrahnin Isa Mustafën. E kjo ka
të ngjarë bëhej për inat të LDK-së. Kurse në prag të luftës, kjo përçarje u
bart edhe tek faktori ushtarak të cilët pritnin urdhra për tu angazhuar edhe
ata profesionalisht në Luftën e Kosovës, por si duket obstruksionet e
përhershme të Isa Mustafës, që nuk patën pushuar asnjë herë, dhe që nuk iu bë
as vonë, nuk do të kuptohen mirë, pa u shqyrtuar lidhja e tyre në mes Xhavit
Halitit dhe Ibrahim Kelmendin, në njërën anë, që ishin edhe vet përçarës brenda
LPK-së, dhe Bujar Bukoshit e Isa Mustafës në anën tjetër të cilët, merrnin ose
u jepnin instruksione veprimtarëve idealist të LPK-së, për të krijuar tensione,
për të përhapur frikë, për të ndezur fitilin e përçarjes kudo ndër shqiptarët
në Evropë.
Ka gjasa se edhe disa nga vrasjet
do të lidhen me binomin Mustafa & Bukoshi, të cilët mund të dinë më shumë
se kushdo tjetër ose të paktën mund të flasin si i kanë menaxhuar dhe kujt ia
paskan dorëzuar milionat e markave personave të caktuar. Ndërsa fill pask kësaj
paska ndodhur vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, kurse përkrahësit e LDK-së
vazhdimisht e trajtojnë si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, por
askush nga drejtësia shtetërore, me sa di nuk e ka hetuar këtë rast, ndonëse
nëpër kuluare përmendet se Bujar Bukoshi, (pasi dr. Ibrahim Rugova nuk
pyetej fare), nuk e kishte dekretuar për Ministër të Mbrojtjes?!
Çuditërisht vetëm pasi ka ndodhur vrasja, është bërë e ditur se kolonel Ahmet
Krasniqi, nuk ka qenë i dekretuar në cilësinë e ministrit. Ky veprim e ngarkon
me përgjegjësi Bujar Bukoshin dhe sivëllait e tij, Isa Mustafa, ndërsa pas
lufte dihet se kanë lëvizur miliona marka gjermane, qoftë nga Fondi UFORK ose
nga Dardania Bakë, e cila është falimentuar.
Në këto rrethana shihet se me tu
avancuar Isa Mustafa në LDK, struktura të FARK-ut, jo krejt rastësisht janë
bërë më agresive dhe janë sistemuar nga Isa Mustafa. Prandaj me kompetencë mund
të themi se kurrë nuk do të dihet, cili gjak dhe sa gjak u derdh për tekët
përçarëse të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, që i patën krijuar, qoftë në
Diasporë po sidomos në luftës e Kosovës. Prandaj, në vend se të niseshin
hetime, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, do të rehabilitohen, ky i fundit
fillimisht këshilltar i lartë në presidencë, e nga aty në postin e kryetarit në
komunën e Prishtinës, që pastaj përmes sistemit të nëntokës bashkë me djemtë
nga RIINVESTI do të kapërthuren në kryesinë e LDK-së dhe në strukturat
udhëheqëse, duke arritur për të përjashtuar nga proceset Elitën Intelektuale
dhe themeluesit e LDK-së, kurse tani Isa Mustafa, përsëri po tallet me
proceset, duke e penguar themelimin demokratik të institucioneve shtetërore të
Kosovës.
St. Gallen, 26 janar 2019.
ME SHKAS:
PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (9)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Menjëherë
me të përfunduar Lufta e UÇK-së në Kosovë, në verën e vitit 1999, Isa Mustafa
është kthyer në Kosovë, bile bashkë me sivëllain e tij Bujar Bukoshi, e me te
kishin bërë një xhiro fund e kryet Prishtinës, pa iu bërë syri vrik, se ata nuk
friksoheshin as nga djelmoshat e pezmatuar të UÇK, që tashmë kishin zbritur nga
mali me fitoren e lirisë, meritë kjo e tyre për luftën që kishin bërë. E
strukturat titiste në Kosovë filluan të mohonin luftën dhe kontributin e tyre.
Ky element titist përfaqësohej nga binomi Mustafa & Bukoshi, që janë
ndihmuar nga mediat e UJDI-t Jugosllavë për Kosovën. Jo rastësisht, qysh në ato
ditë të vështira kishte nisur një propagandë të cilës nuk i dihej qëllimi.
Vërtetë, kishte nisur një propagandë e egër dhe e ashpër, kundër Luftës dhe kundër
fitimtarëve. E kjo ishte një luftë speciale që bëhej e ndyrë nga të ndytët
që nuk zgjidhnin mjete e as mënyra.
Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe ajo kthehej në Kosovë, po disi ndjehej me faj, se
sa për marre e turpërim ndër ne, të mos bëhet fjalë. Ishte përzierë një lloj
gëzimi me frikën e fajësisë, madje aty këtu kjo fobi shkonte deri në marrëzi.
Në shumë qendra të Kosovës, zyrat e Degëve të LDK-së, as që kishin guxuar të
hapeshin, të paktën kështu e kam gjetur Llapin tim, në të cilin për herë të
parë kam ecur mesit të rrugës, bile me duar në xhepa dhe kam marrë thellësisht
frymë në Lirinë që erdhi, natyrisht edhe falë gjakut të babit tim. Se qenka
dashur, edhe unë të frikësohem nuk e kam ditur kurrë, pasi e dija se me nderë e
dinjitet e kam kryer obligimin tim qytetar dhe askujt nuk i kisha borxh, për
atë periudhë. E theksova këtë fakt se nuk kisha rritur për ta kuptuar, sikur të
mos më thoshte pas dy-tre ditësh, njëri nga anëtarët e Kryesisë së Degës së
LDK-së në Llap. Ai më tha se jam motivuar kur të kam parë se si ke ecur lirshëm
në Llapin tim të çliruar! Pra paskam ecur krejt serbez, dhe madje pa më bërë
syri vrik. Edhe në këto çaste po më rrëqethet trupi nga ajo frikë që i kishte
përfshirë individ dhe struktura të caktuara. Tamam sikurse sot që e ka kapur
fobia Isa Mustafën, nëse Albin Kurti, do të arrijë për t’i zgjedhur
institucionet e Kosovës, për të cilat, po të isha në pozitën e Kadri Veselit
dhe të Ramush Haradinajt, do ti kisha votuar pa hezitim, për t’ia bërë
me dije Isa Mustafës dhe strukturave servile nga Kolegji RIINVEST, bashkë me
atë “Brezin e Republikës”, se vetëm ata që kanë luftuar dhe e kanë çliruar
Kosovën, mund të sakrifikojnë për fatin e saj, madje shumë më shumë e tepër më
lehtë se sa “LIDHJA”, ideologjike e Isa Mustafës!
Vërtetë,
në verën e vitit 1999, frika ishte e madhe, bile shumë ma e madhe se sa që mund
të thuhet e të përshkruhet, tamam ishte bërë sa një kodër, sa një mal i madh.
Ky nuk është ekzagjerim, kështu ishte, prandaj mund të konstatojmë se nga frika
shqiptari përpunohet më kollaj, spiunon më lehtë dhe vret edhe vëllain e vet
për interesa, veçmas kur e kupton se askujt nuk do t’i jep llogari?! Pikërisht
atëherë humanizmi dhe njerëzorja bien për tokë?! Këto deformime dhe këtë frikë
Kosova i ka përjetuar deri në palcën e saj.
Natyrisht,
ndodhën vrasje të cilat e rritën frikën edhe më shumë për të jetuar e për të
gjallëruar. Në anën tjetër, strukturat e ish sistemit dhe bijtë e tyre pasanik,
që ishin spiun të njohur dhe udbash të
rafinuar e me damkë, do t’ua mësyjnë misioneve ndërkombëtare, zyrave
diplomatike, jo aq për të punuar se sa për të informuar, përkatësisht për të
spiunuar, vëllezërit e tyre. Në këtë situatë, edhe Bashkësisë Ndërkombëtare,
dukej se i pat interesuar kjo kategori, përjashtohet rasti nëse nuk kanë punuar
me listat e lëna të gatshme të cilat mund t’ua kenë përcjellë “si amanet”
strukturat e sistemit serb që ishin më parë në Kosovë. Me sa duket, është kjo
kategori e pa kurrizore e cila arriti për tu sistemuar, ku mundi e si mundi,
pastaj dyshohet se pikërisht kjo kategori i kanë prishur e deformuar CV-të, për
strukturat që nuk i pëlqenin, që nuk i dëshironin, madje as çlirimtarët nuk i
pëlqenin?! E pra thika me dy tehe në duart e sojnikëve, binte siç bie drapri
mbi barin e njomë, në njërën anë mbi Elitën Intelektuale, e cila përgjatë tërë
sistemit nuk u dorëzua, nuk u nënshtrua
dhe as nuk u komprometua, po më shumë, në atë kohë i pengonin strukturat
e dala nga lufta.
Shikuar
nga ky prizëm, mendojmë se ishte ajo kohë, dhe ishin ato veprime, që në një
kohë rekorde do ta paralizojnë tërë Elitën Intelektuale, e cila i kishte dy
rrugë: O të bëhej servis i çobanëve, pavarësisht nivelit që kishin, ose të
pranonin të bëheshin luajal ndaj strukturave ndërkombëtare, edhe pse ato kishin
marrë në shërbim, bijtë e funksionarëve të atij sistemi dhe të udbashve, të
cilët në masë të madhe ishin sistemuar nëpër organizata të fuqishme
ndërkombëtare që kishin zbritur në Kosovë.
Ka
mundësi të kenë pasur mision për ta izoluar Elitën Intelektuale, dhe
intelektualët që nuk ishin nënshtruar pasi ishin të ndërgjegjshëm, në të
kundërtën dëshironin t’i mbanin të izoluar dhe sa më larg turmës. Të kësaj
natyre mund të jenë me dhjetëra Organizata Joqeveritare, institucione
informative, media e shumta nga të cilat, në një kohë rekorde, shefat e tyre, u
bënë të pasur, por pjesa dërmuese nga
lufta dolën shumë të pasur. Pikërisht
kjo kategori kishte nisur të tallej edhe me çlirimtarët, në njërën anë, dhe në
anën tjetër do të jetë pikërisht kjo propagandë që do t’ua përgatis kurthin me
dhjetëra intelektualëve të cilët ose u vranë, ose u kidnapuan dhe madje disa
flitet se janë likuiduar pa lënë asnjë gjurmë, e jehona e vrasjeve politike, si
magjia e zezë, i ka errësuar Kosovës qiellin e saj.
E nëse
mund t’i japim vetës të drejtë, për t’i justifikuar disa nga vrasjet e njerëzve
me damkë, të cilët kishin qenë në strukturat e sistemit, vrasjet tjera që bënë
jehonë, nuk mund të mbuloheshin, sidomos kur vriteshin intelektual të cilët nuk kishin asnjë faj, dhe nuk kishin qenë strukturë e atij sistemi
që perëndoi. Por si duket ato vrasje bëheshin për ta ngatërruar lëmshin e
hetimeve, që përsëri duhej ta bënin strukturat e sistemit paraprak. Dhe kjo gjë
ishte mbase e natyrshme, pasi luftëtarët e UÇK-së, nuk kishin staf të
mjaftueshëm, në të gjithë sektorët e sigurisë, drejtësisë etj. Andaj mendojmë
se janë këto shkaqe që privilegjuan një segment të caktuar, për të shfrytëzuar
një rrugë tjetër, më të shkurtër, por më fatale dhe me pasoja për të ardhmen e
vendit. Në atë verë, Kosova, po mbytej nga uzurpimet e mëdha të pronave
shtetërore dhe atyre private, qofshin ato të komunitetit serb e malazez të cilët
e kishin braktisur Kosovën, e qoftë duke uzurpuar gjithçka, madje edhe brenda
vet sojit. Në atë kohë do të nis të zhvillohej një biznes pa kritere, i cili
synonte për t’i blerë ose përvetësuar
pronat dhe objektet e serbëve. E kjo gjë realizohej nëpërmes
agjensioneve të caktuara të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga struktura të
sistemit që perëndoi ose thjesht nga bijtë e tyre.
Në këtë
gjendje tejet dramatike dhe mjaftë kaotike, nis notimi i klanit Bukoshi
& Mustafa, të cilët menjëherë filluan të derdhin miliona marka
gjermane, qoftë për ta shpëtuar kokën e tyre ose për t’i bërë lëmosh proceset.
Një rast më i njohur është e dhëna kur
Bujar & Bukoshi, filloi tî zbuste strukturat e egërsuara të UÇK-së, të
cilat edhe pse kishin nevojë, nuk ishin në gjendje për t’i pranuar ato para nga
Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil. Megjithatë, (nëse nuk gabojë), është
gjetur kompromisi, në mes të tyre sa për t’i derdhur ato mjete në një fond në
emër të një shoqate, që pastaj pikërisht strukturat e UÇK-së ti përdornin dhe
ti shpërndanin, për personat me nevoja të mëdha që kishin plagë nga lufta, ose
iu kishin shkatërruar shtëpitë e katanditë e tyre.
Të kësaj
kohe janë edhe milionat e përfolura që Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin, i
kishin nëpër xhepat e tyre, ose në “DARDANIA Bankë” në Tiranë. Para këto të
mjaftueshme për t’ua dedikuar edhe oficerëve të FARK-ut, të cilët ruanin atë
besnikërinë e tyre ndaj shefave. Qysh në ato vite një pjesë e tyre u bënë të
pasur, edhe ata përvetësuan ose blenë prona e objekte të mëdha. D.m.th. me
ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, bashkë me Institutin “RIINVEST”,
pikërisht kjo eskortë nga FARK-u u
riaktivizua duke u bërë të zëshëm dhe profesionist për të shantazhuar të
gjithë ata që kishin kuraje për t’ua kritikuar punëdhënësin e tyre Isa
Mustafën.
Në këto
shtendosje dhe në këtë berihaje, ku askush nuk dinte të shpjegonte, se cila
udhë na shpinte drejt suksesit të së ardhmes demokratike, Isa Mustafa,
kryesisht ka heshtur dhe nuk është paraqitur në jetën publike. Sigurisht ajo
kohë i duhej për tu pajisur me grada akademike, tamam sikurse aksionari tjetër
në Institutin RIINVEST, prof. dr. Muhamet Mustafa, i cili gjatë asaj kohe ishte
ligjërues në Fakultetin Ekonomik. Sigurisht i lidhnin interesat të tyre të
hershme nga koha e sistemit që po perëndonte.
Ky fakt
do të duhej të ngjallte hetime për të kuptuar se Isa Mustafa, ka mundësi që
edhe karrierën akademike ta ketë fituar me duar në xhepa, siç e ka tashti tërë
karrierën politike, në çdo kohë dhe në të gjitha etapat e sistemit komunist.
Andaj, e luftonte LDK-në Isa Mustafa, e
luftonin edhe të tjerë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil. Ky i fundit vepronte në kuadër të LDK-së,
përmes së cilës i realizoi të gjitha ambiciet për tu bërë Kryeparlamentar,
kurse procesin, Gjykata Kushtetuese e klasifikonte si shkelje kushtetuese,
prandaj tradhtoi LVV, për të bërë pakt me PDK-në, për tu bërë pastaj
Kryeministër me ambiciet e ngjallura ku nëpërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE,
menduaka për t’u bërë edhe president i
Kosovës, fatkeqësisht pa ia ditur hallin shëndetit të tij mjaftë të rrënuar. Në
anën tjetër Isa Mustafa, mbetët Isë i cili gjithmonë interesin e Kosovës e ka
shkrirë dhe e ka shitur për interesat e tij personale, qofshin të karrierës,
ato politike dhe rastet apolitike.
Isa
Mustafa, vazhdimisht është trajtuar si ekspert dhe njohës i ekonomisë, por
askund dhe askush nuk mund ta shpjegojë cila ishte veprimtaria e tij, në fushën
shkencore dhe paska shndritur dija e tij, përkatësisht cilin institucion e
nxori nga kriza ajo dije dhe kontributi i Isa Mustafës. Padyshim, kontributi i
tij ishte negativ, por në këto rrethana do të duhej që Fondi i Trepërqindëshit,
Huaja Popullore, të cilat nuk iu kthye kurrë bashkatdhetarëve. Pastaj
falimentimi i “Dardania Bankë”, në Tiranë, për të cilën nuk dihet nëse ka pasur
hetime apo jo, por dhjetramiliona të mbetura para të gatshme në Unionin e
Fondeve të Republikës së Kosovës, i njohur si UFORK, që nuk i kanë dhënë dikujt
llogari, sikurse që nuk dihet nëse qenka zhvilluar ndonjë hetim profesional.
Gjatë
këtyre viteve ka dominuar një lloj heshtje e Isa Mustafës, e me kalimin e kohës
shihet se pozitën politike, sa ishte Kryetar i Prishtinës, ai e paska
shfrytëzuar për interesa të veta personale, (që me duar në xhepa), i
cili më vonë është zgjedhur anëtarë i rregullt në Akademinë e Shkencave dhe
Arteve të Kosovës. Do të ishte me rëndësi të madhe po të dihej personi që
propozoi dhe në cilësinë e cilit institucion, paskan shkuar për varrim. Së këndejmi edhe veprat e tij profesionale
janë përplot me dyshime ku lehtë do të vërtetoheshin nga hetuesia që do të
niste hetim për këto çështje të dyshimta.
Isa
Mustafa, i ka të publikuara vetëm dy libra me autorësi të tij, të cilët janë
kategorizuar si tekste universitare, ndonëse janë të botuar nga një institucion
privat, në të cilin ai është aksionar, nuk do të duhej të merreshin si
shkencore, aq më pak t’i pranoheshin si libra universitar.
Tekstet universitare:
- Dr. Isa Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi III, Riinvest, Prishtinë
2008.
- Dr. Isa Mustafa: Udhëheqja, efiçienca dhe efikasiteti – Leadership,
botues Riinvest, shkurt 2004.
Saktësisht
Instituti, përkatësisht Kolegji i tij privat, dhe punëtorët e punësuar aty, ia
paskan botuar librat shefit, përkatësisht punëdhënësit, nëse jo edhe nuk ia
paskan shkruar shefit të tyre. Tash shtrohet pyetja nëse ka institucion
botëror, akademi botërore dhe universitet i botës që e hanë këtë çorbë të cilën
e përpijnë vetëm kosovarët e shkret të cilët rrafsh qe 40 vjet, po torturohen
nga idiotësitë, politike, ekonomike dhe shkencore të Isa Mustafës?!
Isa
Mustafa, është edhe bashkautor i teksteve shkollore dhe në një libër i
kategorizuar “tjetër”, të cilët për saktësim po i paraqesim në vijim:
Tekste shkollore:
- Dr. Isa Mustafa, Dr. Nail Reshiti, Dr. Enver Kutllovci: Ekonomia (për
klasën e nëntë orientuese), Libri shkollor, Prishtinë 2003.
- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi, Ekonomia 11, për gjimnazet e
shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2004.
- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi: Ekonomia 12, për gjimnazet e
shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2005.
Tekste tjera:
- Dr. Isa Mustafa, Mr. Venera Demukaj, Mr. Petrit Gashi, Lumir Abdixhiku,
Fadil Aliu, Dr. Fatime Qosaj: Bazat e ekonomisë dhe roli i qeverisjes,
botues Riinvest, 2005.
Siç po
shihet, në të gjithë këta libra, Isa Mustafën, e paskan vendosur të parin, por
nuk thuhet nëse ishte rastësi apo për shkak të meritokracisë profesionale?!
Duket se edhe këtu kemi të bëjmë me pozitën e tij politike, e fare me aspektet
e meritave profesionale. Prandaj ky fakt nuk do asnjë koment, sepse vendin e
parë ia ka siguruar pozita politike, por jo edhe meritokracia akademike. Në
vend se Isa Mustafa, të ndjehej i nderuar vetëm si bashkautor, pozita e të
parit është mani e tij komuniste, për çka e plotëson edhe më tej dyshimin se
edhe në fushën profesionale i paska meritat e ngjashme me ato të kapërthurjes
në LDK?! Në këtë vazhdë, si duket edhe libri i katërt në të cilin është
bashkautor, përsëri e kemi në pozitën e të parit, ndonëse kontributi i tij, (gjithmonë
duke e krahasuar me atë në LDK), duhet të jetë i fundit, madje ka gjasa që
këtë libër shkollor të mos e ketë lexuar fare, se sa për të shkruar nuk i
besohet, pasi edhe ky libër është botim i Kolegjit të tij privat RIINVEST.
Edhe punimet
tjera shkencore dhe ato hulumtuese, kudo e kanë radhitur të parin, por në të
njëjtën kohë edhe ngjallin dyshime. Këto paraqitje janë ato defektet shkencore
për të cilat ne po flasim, dhe janë të prezantuara në faqen zyrtare të ASHAK,
në internet. Pas të gjitha këtyre, nëse rastësisht do të niste një hetim për
t’ia vërtetuar arritjet shkencore edhe përmes këtyre botimeve, nëse qenkan
të mjaftueshme dhe mjaftueshëm të
besueshme, për t’i dhënë atij pension nga ASHAK, çfarë hapash do të duhej të
merrte ky institucion me reputacion, karshi dallavereve profesionale të Isa
Mustafës?
Të
kthehemi në të tashmen, pse jo në ditën e sotme të, 26 dhjetorit 2019, në të
cilën dështoi vullneti i elektoratit, për një marrëveshjeje qeverisëse në mes
LVV dhe LDK-së. Roli negativ i Isa Mustafë doli në dukje, ai është tutori i
vullnetit të deputetëve të LDK-së, dhe si duket është në cilësinë e
“misionarit?!”, prandaj po tallet me Kosovën, sepse duke mos bërë marrëveshje
për udhëheqje të vendit, me Lëvizjen VETËVENDOSJE, automatikisht i del në
horizont, qëllimi i misioni që është shkatërrues, sidomos pasi e ka shpërfaqur
LDK-në në LIDHJA, duket se misioni i radhës ka të bëjë me LIDHJET e tij të
dikurshme, për ta shpërbërë edhe Pavarësinë e Kosovës!...
St.
Gallen, pasdite e datës, 26 dhjetor 2019.