Mendime
Florim Zeqa: Si ta nxjerrim vendin nga kthetrat e uzurpatorëve!?
E enjte, 02.01.2020, 12:18 PM
Si ta nxjerrim vendin nga kthetrat e uzurpatorëve!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
rrethana normale do të mjaftonin 5 vite pas përfundimit të luftës, për
rimëkëmbje ekonomike dhe paqe sociale në vendin tonë. Mirëpo, edhe pse kaluan
dy dekada nga përfundimi i luftës, shtetit të Kosovës i mungon përspektiva zhvillimore, arsimi cilësorë,
shëndetësia dhe kultura qeverisëse.
Si
pasojë e ngufatjes së sistemit të drejtësisë nga politika, bartësit e
institucioneve vjedhin në baza ditore buxhetin e shtetit dhe s'ka kush t'i
dënojë!
Në
anën tjetër qytetarët me bizneset e tyre kanë mbetur të pambrojtur në mes
kusarëve politikë dhe hajnave ordinerë!
Dualizmi
i veprimeve të pushtetarëve, përveq qytetarëve të vendit i ka vënë në lajthitje
edhe ndërkombëtarët.
Veprimet
e ndara dhe kokë në vete të dy liderëve shetëror, përkatësisht presidentit
Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë shkaktuar dëme
jashtëzakonisht të pariparueshme Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Me
kursin kontravers qeverisës, liderët shtetërorë, Kosovën e kanë futë në
rrugë pa krye dhe pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të
mbarojnë me ndarjen e veriut.
Me
këtë diskurs të politikës kosovare, Serbia do të vazhdojë edhe më tutje
agresionin e saj politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm
kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në "ankand
publik", duke e shndërruar në tortë të shijshme për orekset garbitëçare,
ku secili nga fqinjët dëshiron të merr pjesën që dëshiron!
Nënshkrimet
nga ana e Thaçit dhe Mustafës e marrëveshjeve me Daçiqin përkatësisht Vuçiqin
në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të
Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim
në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes
së territorit të shtetit,...për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovar
i thonë sukses!
Po
i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë
bërë çelës i suksesit të tyre personal, për pasurimin dhe ngritjen e tyre në
karrierën politike.
Zbrazja e Kosovës nga të
rinjët e saj
Një
shoqëri njerëzore që mbanë në pushtet një klasë tërësisht të korruptuar dhe
inkriminuar politike, nuk ka pse pret liberalizimin vrastar të vizave! Ngase
liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, të uzurpimit të shtetit nga
antivlerat, gjegjësisht të kapjes së tmerrshme të institucioneve të shtetit nga
grupet kriminale, keq-qeverisja, parregullsitë dhe anarkia në sistemin
gjyqësorë, zbrazja e shtetit nga të rinjët do të vazhdojë deri në pambarim...
Derisa
të vie në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet
profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare, të
gjitha dëshirat dhe shpresat e qytetarëve do të mbesin iluzione.
Mbase
sjelljet e fundit të pushtetarëve, përkatësisht dualizmi i veprimeve të
pushtetarëve aktualë do të jenë një "alibi" më shumë për getoizimin e
mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetëror të
Kosovës dhe mosdhënjen e vizave nga shtetet e BE-së.
Si
pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme dhe zhgënjimit nga dështimi i koalicionit
qeverisës LVV-LDK, javëve dhe ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i
qytetarëve kosovar para ambasadave të huaja në Prishtinë, për të kërkuar vizën
për largim nga ferri që u shkaktuan politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues
në dekadën e fundit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës pa mirëqënje
qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Përderisa
të zgjasin gënjeshtrat e pushtetarëve dhe mashtrimi i politikanëve, do të zgjas
getoizimi i qytetarëve dhe zbrazja në heshtje e Kosovës nga të rinjët e saj!
Ata që tradhtojnë
njëherë, tradhtojnë përseri dhe me
qindra herë
Pushtetarët
aktual, përveqse sindromë kancerogjene e shtetit të Kosovës, janë shndërruar në
thyerës të shpresave për jetë të popullatës shqiptare në Kosovë, kanë vënitur
edhe ëndërrat e qindramijëra mërgimtarëve për kthim të shpejtë në vendlindjen e
tyre.
Qytetarët
e zhgënjyer në këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, e kanë humbur besimin
në liderët aktual dhe subjektet ekzistuese politike.
Me
fuqizimin e pakicës serbe dhe varësinë e madhe ndaj ndërkombëtarëve, që moti e
kemi humbur sovranitetin politik, me prodhime te huaja (kryesisht serbe) e kemi
humbur sovranitetin ekonomik, pa shëndetësi cilësore, me arsimin gjysmak dhe
degradim kulturor jemi bërë shtet për gjynah të zotit.
Dy
dekada nga përfundimi i luftës dhe 12 vite nga rishpallja e pavarësisë përballë
njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të skajshme të popullsisë; oligarkët e pushtetit
(politikanët multimilionerë) përballë një popullate të varfër, madje
skajshmërisht të varfër, të harruar dhe nëpërkëmbur nga të gjitha pushtetet e
pasluftës.
Qytetarët
e Kosovës nuk e kanë më asnjë arsye që të ju besojnë politikanëve të
papërgjegjshëm, të shantazhuar, të korruptuar dhe tejinkrimuar. Mjafton t'i
shikojnë veprimet e tyre të përditshme, t'i shikojnë pasuritë e tyre të
paligjshme, të shikojnë jetën e tyre luksoze prej “Sheikëve” në Kosovën e
varfër.
Politikanët
milionerë aq shumë janë shkëputur nga
interesat e popullit, saqë nuk e dëgjojnë më zërin e qytetarëve dhe nuk i
shohin vuajtjet e përditshme të tyre.
Thirrjet e mërgatës për
ndryshim, të pamjatuara
Nga
paslufta e këndej, të gjithë pushtetarët pa dallim, e kanë përbuzur dhe
injoruar mërgatën, me të gjitha kapacitet intelektuale të saj nga frika e
humbjes së pushtetit.
Megjithatë,
mërgimtarët edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes, për asnjë çast nuk
e harruan atdheun e tyre. Mërgata e jonë përveq ndihmave të pakursyera
materiale për familjet e tyre, asnjëherë nuk i ndali përpjekjet për investime
në shtetin e Kosovës.
Mirëpo,
barrierat byrokratike, haraçi i pushtetarëve dhe mungesa e sigurisë së
kapitalit ua pamundësoi realizimin e investimeve në vendlindje.
Mërgimtarët
deri më tani i kanë provuar të gjitha mundësitë për ta bindur këtë klasë të
papërgjegjshme për ndrrim të kursit qeverisës në vend.
Intelektualët
nga mërgata, përmes shkrimeve analitike, kërkesave për ndryshim, peticioneve
dhe formave tjera i bënë thirrje edhe popullatës për ndërgjegjësim dhe
vetëdijësim, por të gjitha ishin të pamjaftuara.
Levizja e re politike,
shpëtim për vendin
Zëri
i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me
gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë
sikurse në fillimvitet e '90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e
uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e
vlerave dhe traditave tona shekullore.
Ndryshimet
substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e
kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave
progresive, të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.
Krijimi
i një levizje të re politike nga elita intelektuale nga mërgata, konformë
rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare është imperativ i
ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin.
Levizja
e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik
ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të
keq e kanë kryer të vetën,...pragmatizmi politik dhe patrioztizmi i tyre
përfundon tek "URA" mbi lumin Ibër në Mitrovicë!