Mendime
Florim Zeqa: 2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim!
E hene, 30.12.2019, 01:32 PM
2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim!
Shkruan
Florim Zeqa
Vëllezër
dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim, përmes shkrimit të mëposhtëm po e
perfundoj këtë vit me Analizat dhe Kolumnet politike, duke ju falenderuar për
mbështetjen dhe kontributin tuaj në rrugëtimin e perbashkët drejt ndryshimeve
pozitive në vendin tonë.
Pasqyrimi
i realitetit është obligim qytetar i së cilit dhe për më tepër i një gazetari
në përmbushjen e misionit fisnik ndaj
shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.
Gazetaria
është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar
lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për
t'i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është
interpretimi im!
Unë
e themë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar
dhe të pacensuruar nga politikat redaktuese.
Lum
ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë shpirtërore dhe paanësinë partiake.
Futja e shpirtit të një gazetari dhe krijuesi nën grilat e pushtetarëve apo nën
konjukturat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e
shpirtit për së gjalli!
Sikurse
deri më tani, edhe në të ardhmën do të jemë në shërbim të qytetarëve dhe vendit
tim, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave
partiake, klaneve dhe grupeve të interesit që veprojnë brenda partive tona
politike.
Kapërcimi kohor nga
njëri vit në tjetrin
Për
qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2019 ishin vërtetë të rënda dhe të
mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme
të shtetësisë së Kosovës.
Dallimi
në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është rritur skajshmërisht.
Janë tavolinat e të pasurve, të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,në anën
tjetër ato gjysëm të zbrazura dhe të zbrazura të qytetarëve të varfër,...janë
shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t'i rezistojnë
varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti!
Optimist
apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë
realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza (PISA),... të
fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.
Ashtu
siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte edhe
kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së
pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte
në fillim të viteve të '90-ta...
Ç'bëra
gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si
refren
i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.
Në
kapërcimin kohor, nga një vit në tjetrin, secili në mënyrën e vet bën analizën
e fundvitit, për sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet.
Sa
do që përpiqemi t'i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të
skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.
Edhe
optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit,
shkaku i dështimeve të mëdha! Ka arsye të shumta për t'u ndier keq; ishte ky
një vit i shpresave të mëdha dhe pritjeve të gjata për ndryshim.
Vetë
brendia e jonë na thotë së diçka s'është në rregull. Ecja përpara e vendit
është mjegulluar skajshmërisht shkaku i dështimit të marrëveshjes për
bashkëqeverisje i dy partive fituese të zgjedhjeve dhe dukurive të shumta
negative të qeverive paraprake.
Dështimi i koalicionit,
fundi i iluzioneve për ndryshim
Hyrja
në vitin që po e lëm pas, ishte e furishme dhe plotë shpresa për qytetarët e
vendit. Entuziazmi që sollën zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për ndryshimin
pozitiv, u kthye në iluzion dhe zhgënjim të madh për qytetarët që kishin votuar
për ndryshim.
Dështimi
i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së
"përgjegjësive" siq po e proklamojnë dy partitë fituese të
zgjedhjeve, por si pasojë e egos për pushtet dhe inateve personale,
përkatësisht nga tendenca e dominimit ndaj njëra-tjetrës në koalicionin
qeverisës.
Marrëveshja
eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme
për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë periudhë kohore, por jo
zgjidhje e qëndrueshme dhe afatëgjate.
Atë
që prisnim dhe dëshironim nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk erdhi. Duhet të
kthjellemi nga agonia e pritjes së gjatë,...për të gjetur rrugën e ecjës
përpara, për të gjetur zgjidhjen e mijëra problemeve në këtë vend. Kjo arrihet
vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan
politik, si mjet për arritjën e qëllimit të mbajtjës apo marrjës së pushtetit
siq ndodhi përgjatë këtyre 12 viteve të pas pavarësisë në Kosovë.
Heshtja
e popullit ndër vite është akumulim i paknaqësive të shumta, i zhgënjimeve dhe
thyerjeve shpirtërore.
Thyerja e shpresave të
qytetarëve
Gjëja
më e rrezikshme për të ardhmen e një populli është krijimi i iluzioneve se
nesër do të bëhet mirë. E mira nuk pikë nga qielli!
Për
të arritur deri të një e mirë e dëshiruar, duhet shumë punë, mund e sakrifica
të panumërta.
Politikanët
e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë
kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin
akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Pothuajse
çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka
ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.
Shteti
i ri për dikë është bërë "nënë e për dikë tjetër njerkë" siq thot
populli , dikujtë i mundësoi t'i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e
dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në
ferr për qytetarët!
Shpërthimi
i "bombës" sociale në Kosovë është duke numëruar orët e fundit!
Rinia
e sotme kosovare e ka të vështirë të gjëjë motivimin për jetë në atdheun e
vet,...përfundimi i studimeve, të rinjët
i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik,
nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.
Mirëpo,
ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t'u tregojmë
të rinjëve, se nuk duhet dorëzuar para të keqës.
Me
vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale
dhe fizike të popullit është i mundur të arrihet ndryshimi pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e
politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë
e dhënjës gjithçka për shtetin.
Me
mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri
2020-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më
tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës,
ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të
braktisin vendlindjet e tyre!
Nuk
mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t'i dhënë
fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.
"Të
gjithë bashk kundër të keqës", ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i
bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa
dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Kjo
është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet,
humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e
krenarisë kombëtare (viteve të '90-ta).
Të
mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshme dhe grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër
të kusarëve politik, të atyre që për 20 vjet rresht rropën e ç'rropën e gjithë
pasurinë e këtij vendi.
Largimi
nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më
tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për
gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore.
Ndryshimin politik në
vendin tonë nuk ka forcë që e ndalon
Aktualisht
janë në ardhje dy forca politike nga Diaspora (PDD dhe FED), të cilat do ta
sfidojnë skenën politike kosovare në zgjedhjet e radhës.
Mirëpo,
angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndrsyhimin,
do të shërbejë si dekor në skenën politike dhe mjet për kalkulime të partive të
mëdha.
Forca
e vërtetë e Diasporës akoma nuk është mobilizuar. Jemi në pritje të një zhvillimi
të brendshëm politik, që bashkon të gjitha forcat progresive, në të kundërten
do të dijmë si t'i dalim zot vendit tonë.
Levizja
e re politike nga mërgata do t'i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime
rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga
katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja
e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se
heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja
në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive,
do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.
Me
forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative,
do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.
Prandaj,
me të drejtë kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë
një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik, për të vazhduar rrugëtimin tonë
drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë,...GËZUAR.