Mendime
Adil Fetahu: Skandalet serbe me shitjen e armëve
E diele, 29.12.2019, 01:09 PM
SKANDALET SERBE ME SHITJEN E ARMËVE
Nga
Adil FETAHU
Afera
e armëve që këto ditë ka vërshuar mediat serbe , lidhet me ministrin e jashtëm
Ivica Daçiq, atë të brendshëm Nebojsha Sefanoviq dhe shume personalitete tjera
të rrjetit kriminal, pa përjashtuar edhe vet kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Hallakatja këto ditë e kësaj afere nga deputetja në Kuvendin e Serbisë, Marinika Tepiq, ka
nxehë gjakrat dhe ka prishur disponimin e festave të fundvitit, ngase, siç thot
fjala e urtë: “njerr një kashtë e dalin gjashtë”. Zatën, kjo aferë është vetëm
njëra nga ato të shumtat nga lista e gjatë e aferave të pothuajse të gjithë
ministrave në Qeverinë e Serbisë, me në krye lezbejken Ana Brnabiq.
Revista
javore e Beogradit, NIN (Nedeljne
informativne novine/gazetë informative
javore), e datës 19 shtator 2019 në një shkrim të gjatë të tilluar: “Për secilin ministër në Qeverinë e Serbisë
– mesatarisht nga tri afera”, paraqet detale për aferat e 18 ministrave, me kryeministren
e tyre. Në gazetë thuhet se shumë
nga aferat janë mbajtur në fshehtësi nga opinion i gjërë, se ndonjë dënim është
shqiptuar, por asnjë prej ministrave nuk është shkarkuar as ka dhënë
dorëheqje për shkak të aferave për të cilat akuzohen.
Çështja
e shitjes kontrabandë të armëve të prodhuara në industrinë ushtarake: “Prvi
Partizan”, “Krushik”, “Kragujevac” etj, në Serbi, është e njohur dhe vërtetuar që moti, dhe një
nga akterët kryesor të kësaj tregtie, Sllobodan Teshiq, ishte futur në listën e
zezë të Kombeve të Bashkuara, për shkak të shitjes së armëve “Al-Kaides” dhe
regjimeve e organizatave tjera
terroriste. Edhepse ishte në listën e zezë të KB, Teshiqi (më 2013) kishte marrë pjesë, bashkë me Vuçiqin që
asokohe ishte ministër i mbrojtjes së Serbisë,
në një takim të delegacioneve të kreut ushtarak të Serbisë dhe atij
të Libisë, kur me Libinë ishte lidhur
kontratë për shitjen e armëve në vlerë prej 150 milionë dollarë. Pas atij pazari të shitjeblerjes së armëve,
në rrethana të pasqaruara, në vitin 2015 ishin kidnapuar e pastaj vrarë dy
diplomatë të Ambasadës së Serbisë në Libi (Sllagjana Stankoviq dhe Jovica
Steviq), kurse në vitin 2017 ka humbur
jetën në një “aksident trafiku”
edhe ambasadori (Oliver Potezhica). Sipas opozitës serbe, Vuçiqi e Daçiqi janë
përgjegjës për heshtjen dhe fshehjen e vrasjes së ambasadorit dhe dy diplomatëve tjerë, për
vdekjen e të cilëve asnjëherë nuk janë zhvilluar hetime të
mirëfillta. Për këto gjërësisht ka shkruar gazeta “Nacional” e
Zagrebit, e datës 11 nëntor 2019.
Siç
shkruan gazeta, Ivica Daçiq qysh kur
ishte ministër i punëve të brendshme, ka bashkëpunuar me grupet kriminale të
pastrimit të parave: Lluka Bojoviq, Darko Shariq etj. Bojoviqi që prej vitit
2012 është duke vuajtur dënimin me burg
në Spanjë, i gjykuar për krim të organizuar. Për aferën dhe takimet e Daçiqit me Bojoviqin
e të tjerët në shoqërinë e krimit të organizuar, atëbotë ka dhënë
deklaratë dhe ka pohuar në Prokurorinë
për Krimin e Organizuar edhe vet kryetari aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
por kjo, as afera e shumëfolur për
Daçiqin, “Kofer” (Valixhja), nuk e kanë penguar Vuçiin që të bëjë koalicion
qeverisës me Daçiqin dhe partinë e tij!Tash që Daçiqi është ministër i jashtëm,
deputetja Tepiq e akuzon për aferën më të re, të mbledhjes së parave nga
bizneset private dhe nga shitja e armëve në zonat e luftës në shtetet arabe, në
Ukrainë e në vende tjera, duke i
korruptuar me ato para zyrtarët e lartë të shteteve të cilat e kanë tërhequr
njohjn e pavarësisë së Kosovës.
Eksporti i korrupsionit
serb
Nervozën
më të madhe krerëve të pushtetit serb u
ka shkaktuar nënkryetarja e Partisë për Liri e Drejtësi (e Dragan Gjillasit),
deputete në Kuvendin e Serbisë, Marinika Tepiq, e cila haptas në konferenca për shtyp, në foltoren e Kuvendit
dhe në emisione televizive i akuzon
Vuçiqin, Daçiqin, Nebojsha Stefanoviqin dhe të tjerët, për mbledhjen e
parave nga shitja kontrabandë e armëve,
e me ato para kanë korruptuar zyrtarët e lartë të shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e
pavarësisë së Kosovës. Në të vërtetë,
deputetja Tepiq thotë se, duke lozur në kartën patriotike, Daçiqi, Stefanoviqi
e të tjerë, se po punojnë për interes të
Serbisë, për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kanë
mbledhur para nga firmat private dhe ato shtetërore të prodhimit dhe të shitjes së armëve. Dhe natyrisht një pjesë të atyre mjeteve e kanë investuar
në eksportin e korrupsionit në shtetet
të cilat kanë tërhequr njohjen e Kosovës, por një pjesë të parave të
grumbulluara i kanë mbajtur për vete. Deputetja Tepiq, me emër e mbiemër, me fakte
e prova (të cilat do duhej t’i hetojë prokuroria e shtetit) i akuzon personat
konkret për skandalet e shitjes së armëve, keqpërdrimin detyrës zyrtare në
mbledhjen e parave, favorizimin e firmave dhe personave të caktuar për eksportin e armëve dhe vënien para falimentimit të industrisë ushtarake të
Serbisë. Deputetja Tepiq e akuzon drejtpërdrejt
dhe konketisht ministrin e punëve të jashtme, Ivica Daçiq, kur
vetëm në një rast nga shitësi i armëve
Sllobodan Teshiq, ka marrë para në dorë (kesh) më se një million euro, e në disa raste tjera kur Daçiqi ka marrë para
“për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”,
ka qenë i pranishëm edhe shefi i Kabintetit të tij, Nikolla Nedelkoviq.
Në
aferën e shitjes së armëve është e involvuar edhe Ministria e Ekonomisë, të
cilën e udhëheqë Rasim Lajiq, duke e favorizuar Sllobodan Teshiqin me dhënien e
lejeve për eksportin e armëve, në afatet më të shkurtëra, derisa eksportuesit e
mallrave tjera duhet të presin muaj të
tërë për të marrë lejen. Madje, armët as nuk shkojnë në destinacionin e deklaruar
në lejen e dhënë, por shkojnë në adresa e tek shfrytëzues të tjerë, ndërsa
Ministria nuk bënë kontrollin e duhur .
E
gjithë kjo aferë e ky skandal ka plasur
para dy muajve, kur një punëtor i kontrollit të Fabrikës së armëve “Krushik” në
Valevë, Aleksandar Obradoviq, zbuloi se
“shteti po thithë parat prej fabrikës”.
Atë menjëherë e arrestoi Agjensioni Informativ i Sigurisë (BIA) dhe e futi në
Burgun Qendror të Beogradit, me akuzë se ka zbuluar fshehtësinë ushtarake.
Vetëm pas presionit të masës së punëtorëve dhe të popullit, pas 20 ditëve u
lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shëpiak. Edhe pas daljes nga
burgu, Obradoviqi përsëriti rrëfimin e tij, duke vërtetuar se ajo që ka thënë, është e vërtetë, duke shtuar
se politikën e afarizmit dhe të kuadrove në “Krushik” e në fabrikat e
tera të industrisë ushtarake e kanë
marrë në dorë njerëzit e shefit të BIA, Branisllav Gashiqit.
Sipas
akuzave të deputetes Tepiq, pas të
gjitha punëve të pista të tregtisë së armëve të Serbisë, qëndrojnë funksionarë
të lartë të partisë dhe bashkëpunëtorë
të afërt Vuçiqit. Personi
kryesor në tregtinë e armëve është Sllobodan Teshiq, tregtari më i madh i armëve në rajon, që ka
disa firma legale dhe aso ilegale për shitjen e armëve, dhe është specialist
për shitjen e armëve rexhimeve dhe vendeve të cilat janë nën embargo të armëve
dhe kanë regjime teroriste. Teshiqi
qysh në vitin 2000 ishte futur në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, kurse prej vitit 2017 në listën e zezë e ka
futur edhe administrata amerikane. Ndër
personat e tjerë në zinxhirin e
trafikimit të armëve është edhe Branko Stefanoviq i ati i ministrit të punëve
të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviqit, përfaqësues ekskluziv, i firmës private për
shitjen dhe eksportin e armëve
(GIM), i cili armët nga fabrika i
blenë me çmime shumë më të lira se
eksportuesi i mëparshëm shtetëror“Jugoimport”. Në këtë mënyrë “Krushiku”
ka humbur dhjetra miliona euro, ka ardhur në gjendje të punojë me 20% të
kapaciteteve dhe rrezikon të mbetën pa punë 2000 punëtorë. Për këtë çka ka
ndodhur në industrinë ushtarake, i kemi njohtuar me shkrim Akejsabdar
Vuçiqin, Ana Brnabiqin dhe Aleksandar
Vullinin, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, - ka thënë kontrollori Obradoviq. Arkat me armë,
përgatitur për eksport, i ati i ministrit Stefanoviq i kishte vendosur në
deponë e MUP-it, në Avallë! Dyshohet se disa prej atyre armëve janë aso që më
parë i ka konfiskuar policia dhe ato tash u janë dhënë
kontrabandistëve privat për t’i shitur.
Deputetja
Tepiq, këto ditë i ka dhënë zjarrë skandalit të kontrabandimit të armëve dhe
mbledhjes së parave për fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës, duke
akuzuar të gjithë me radhë, prej kryetarit të shtetit, ministrin e jashtëm e të
brendshëm dhe persona tjerë në zinxhirin
e kësaj afere. Ajo ka thënë se tërë operacioni dhe procesi i tërheqjes së
njohjeve të Kosovës është paguar me paratë e mbledhura nga bizneset private dhe
nga tregtarët e eksportit të armëve, dhe këtë duhet ta hetojnë policia e
prokroria, si dhe ta hulumtojnë pasurinë e personave të apostrofuar. Kryetari
Vuçiq duhet ta ketë ditur këtë, prandaj e ftoj që menjëherë të jepë përgjigje
në këto pyetje.
Por, për çudi,
Vuçiqi që e ka zakon të reagojë
menjëherë edhe për çështje krejtësisht të parëndësishme, për këtë këtë
skandal aq të madhe e komprometues,
është treguar i përmbajtur,
përveçse ka thënë se kjo është
fushatë politike e opozitës kundër tij. Gjatë vizitës që bëri (më 25 dhjetor)
në Kompleksin Turistik në Fushka Gora (Vojvodinë), gazetarët kërkuan nga Vuçiqi
të komentojë deklaratat e deputetes
Tepiq, sipas së cilës Serbia u ka paguar shteteve për tërheqjen e
njohjes së pavarësisë së Kosovës. Vuçiqi nuk e mohoi këtë, veçse tha: “Kur
arrijmë të përmirësojmë diçka, atëherë flasin për shpenzimet, e kjo është vetëm
sa për të thënë diçka”. Kështu, në mënyrë indirekte,kryetari i shtetit pranon
se tërheqja e njohjeve të Kosovës është bërë me pagesë të parave, duke
korruptuar zyrtarët e shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen. Ndërkaq,
ministri i jashtëm, Daçiqi, që shtë personi më i përfolur i zhytur në këtë
aferë, ka reaguar, duke mohuar se ka marrë para për vete. Ai ka kërcënuar
deputeten Tepiq se do ta paditë për shpifje dhe ulje të autoritetit të tij
personal dhe të shtetit të Serbisë. Daçiq ka thënë se “deklaratat e Marinikës
janë sikur t’ishin nga separatistët dhe terroristët shqiptarë. Zyrtarët
kosovarë tash e kanë Marinikën aleate në përpjekjet e tyre për ta kompromituar
shtetin e Serbisë. Nuk bëhet fjalë këtu
kundër korrupsionit, veçse industrinë
ushtarake në një kontekst kriminal e lidhin
me tërheqjen e njohjeve, për ta komprometuar tërë aksionin dhe shtetin e
Serbisë në këtë projekt të rëndësishëm dhe të suksesshëm të diplomcisë
serbe. Ky është atak në një çështje të
rëndësishme shtetërore dhe tentim për shkatërrimin e projektit të mbrojtjes së
interesave shtetërore në Krahinën
jugore. Po të shpalllej një hua popullore, të gjithë serbët do të jepnin para
për tëreheqjen e njohjeve të Kosovës. Lobimin
për aksionin e tërheqjes së njohjeve të Kosovës e ka lejuar vet kryetari Vuçiq, sepse ky është
projekt me interes kombëtar dhe shtetëror”, ka thënë Daçiqi. Sipas Daçiqit, kjo
fushatë është nxitur nga opozita.
Ndaj
deklaratave të deputetes Marinika, ka reaguar edhe i përfoluri Nikolla Nedelkoviq, shef i Kabinetit të ministrit të punëve të
jashtme, duke kërcënuar se do të ngritë
padi private kundër deputetes për deklaratat e saj, të cilat i ka quajtur
“gënjeshtra të turpshme, të cilave iu gëzohen vetëm armiqët e Serbisë, ndërsa
ai dhe të gjithë patriotët serbë krenohen me fushatën e tërheqjes së njohjeve
të Kosovës nga 17 shetete (?). Askush nuk e ka
sulmuar Serbinë në mënyrë kaq brutale, sa e ka bërë këtë deputetja
Tepiq”, ka thën[ Nedelkoviqi, në
komunikatën zyrtare të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të
Serbisë. Duke iu përgjigjur kërkesës nga
deklaratat e Marinikës, që të hetohet pasuria e Nedelkoviqit,ai ka thënë “pasuria
ime e vetme është patriotizmi dhe dashuria ndaj Serbisë”!
Kundër
akuzave të deputetes Tepiq, ka reaguar edhe trabanti i Vuçiqit, ministri i
mbrojtjes, Aleksandar Vullin. Ai ka thënë: “për shkak të deklaratave
komprometuese të deputetes Tepiq, në emër të të gjithë qytetarëve të
Serbisë u kërkoj falje të gjitha
shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Vullini
duket se nuk e di funksionin e tij: a është kryetar i shtetit (të kërkoj falje
në emër të gjithë qyetarëve të Serbisë), a është ministër i jashtëm (të kërkoj
falje në emër të dipomacisë), apo është ministër i mbrojtjes që të kërkojë falje në emër të aferave kriminale
të zhvilluara brënda saj, në industrinë ushtarake?
I
ashtuqutuajturi drejtori i Zyrës për Kosovë-Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko
Gjuriq, që është megafon i rendomtë i
Vuçiqit, ka reaguar duke thënë: “Tepiq e ka turpëruar tërë popullin serb,
karshi suksesit më të madh që ka arritur Serbia me tërheqjen e njohjeve”. Edhe
ministri i Energjetikës, Aleksandar Antiq, i ka gjykuar dekaratat e deputetes
Tepiq, se shteti ka paguar për tërheqjen e njohjeve. “Deklaratat e saj nuk i kanë shkaktuar kurrëfarë dëmi politik
Daçiqit dhe këshilltarit të tij Nedeklkoviq, veçse i kanë bërë dëm të madh
shtetit të Serbisë, duke u radhitur në krahun e politikanëve të Prishtinës, me
akuzat kinse Sebia i ka korruptuar qeveritë e vendeve të cilat e kanë tërhequr
njohjen. Prandaj, dëmi i është shaktuar Serbisë, ndërsa turpi është i
deputetes, e cila nga parlamenti bënë këso akuza”, ka theksuar ministri Antiq.
Edhepse,
opozita nuk është deklaruar lidhur me akuzat që ka bërë deputetja nga radhët e
opozitës, zyrtarët më të lartë të Serbisë, akuzat e saj ia atribuojnë opozitës
dhe konkretisht liderit të saj, Dragan Gjillas. I vetmi nga opozita që ka
reaguar ndaj akuzave të deputetes Tepiq ishte kryetari i Partisë Demokratike të
Serbisë, Millosh Jovanoviq, i cili ka thënë: ”Edhe sikur t’ishin të vërteta ato
që thotë Tepiq, ato ishin në të mirë të Serbisë”.
Analisti
më i njohur politik i Serbisë, Dushan Janjiq, ka thënë: “Të dhënat nga akuzat e
tilla i shfrytëzon pala tjetër dhe kjo mund të krijojë probleme delikate në
raportet ndërkombëtare, idomos me Vashingtonin dhe Brukselin”.
Marinka
Tepiq, e cila ka shkaktuar “termet dhe cunami politik” në Serbi, me ngritjen e
aferës së armëve për fushatën e
tërheqjes së nohjeve të Kosovës, është një femër e guximshme. Me ratin e
vizitës së eksremistit të djathtë britanik, Xhim Doson, në nëntor të vitit
2017, Tepiq nga foltorja e parlamentit pyeti: “”Çka kërkon në Serbi fashisti
Xhim Doson, i cili u jep donacione manastireve nga paratë e fituara me shitjen
e armëve”? Tepiq është e lindur në Pançevë (1974), ka kryer Fakultetin e
Filologjisë- gjuhë dhe letërsi angleze dhe rumune, ka punuar si gazetare dhe
aktiviste në disa OJQ, ka qenë anëtare e Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës,
ndërsa prej vitit 2017 është anëtare e Kresisë së Partisë për Liri dhe Drejtësi
(të Dragan Gjillasit). Është me prejardhje rumune (me mbiemër: Çobanu).