Mendime
Dedë Preqi: Kërcënimet ndaj shtetit
E merkure, 01.01.2020, 01:01 PM
KËRCËNIMET NDAJ SHTETIT A PO BËHËN NË MËNYRË TË VETËDIJSHME
Nga
Dedë Preqi
Në
konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që në fillim vërehen aktet e veqanta me
elemente dhe gjeste arrogante që vijnë
nga deputetja e AAK-, dhe deputetja e PDK-ja, me vendosjen e flamujve kombëtar,
në tavolinat e LVV. Një skenë e tillë e parapërgaditur nga grupi i PANI-t, me një shkas të caktuar për të
provokuar LVV dhe njerëzit e saj, por për të provokuar edhe fillimin e punës së
këtij Kuvendi.
Aktet
e tilla ende pa u zgjedhë Kuvendi, japin signalet e para negative për ta
penguar zhvillimin dhe administrimin e
Kuvendit, dhe përmes këtyre shembujve dhe gjesteve arrogante po dëshmohet hapur
se të tillët ishin vetë në këto pozita, por që u dëshmuan të dështuar dhe në
këtë mënyrë nuk e dëshirojnë këtë vend më mirë, apo zgjidhjen e problemeve të kësaj shoqërie, por të kundërtën e saj, për
të degraduar edhe më keq të ardhmën e këtij Institucioni dhe vendi.
PAN-i,
ishte kualicioni më DEGRADUES në pushtetët dhe qeveritë e Kosovës, as që lënë
ndonjë përshtypje të mirëfilltë, me të cilën do të zotohet një qeverisje e
suksesëve, nëse këtyre rrethanave i shtohet edhe mosakordimi i koalicionit në
mes LVV dhe LDK-së, ku shoqëria e jonë i
ka besuar më së shumti një kualicioni të tillë, por me këtë domëthënje dhe
sjellje të kësaj natyre politike, me plot të drejt do të thëmi se të zgjedhurit
e popullit në një mënyrë po tallen me
votën e popullit, por dhe me vetëvetën, duke i shënuar faqe të shëmtuar
historisë së vet përkrah demokracisë.
Deri
këtu ku erdhëm dhe mbas shumë peripetive dhe pasojave, ka ardhë koha që gjendja
duhet të përmirësohet dhe të bëhëmi zot i asaj që na është dhënë, pikërisht
edhe në kuptimin e kthimit të besimit ndaj qytetarëve përmes formave pozitive,
që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, organizimin dhe udhëheqjen e shtetit
integral, duke dhënë shembuj të mirë në vetëqeverisje dhe demokraci.
Përndryshe,
pse menduam aq gjatë, nëse duhet ta përdorim termin l i r i , d e m o k r a c i
, të cilën kemi filluar ta keqmenagjojmë dhe deri dikund edhe ta fyejmë gjithë
atë mundi, gjithë atë sakrificë të bijëve dhe bijave tona, që sot nuk gjinden
në mesin tonë, por që na kanë lënë shkëndinë e tyre më të shtrenjtë dhe më të
ndritshme bashkë me frytin e gjithë kësaj vepre që janë edhe Institucionet
shtetërore, të cilat nuk i kishim ndonjëherë tjetër në dorën tonë dhe në
shtetin e lirë të Kosovës.
Mirëpo,
termi demokraci nuk është vetëm një fushë e gjërë e lirisë dhe demokracisë
njerëzore, duke vepruar sipas dëshirave dhe instinkteve tona, nëse energjia nuk
përkthehet në parime dhe nuk shfrytëzohet në kuptimin e qartë të vetëdijës
njerëzore përmes punës dhe vepres së shëndoshë.
Kosova
në periudhën e vet të lirisë dhe demokracisë gjerë mëtani nuk e ka marrë rrolin
e duhur në krijimin e shtetit demokratik dhe unifikimin e shoqërisë së vet
demokratike dhe nga ana tjetër, shumë pak ka hedhur dritë të mjaftueshme në
zhvillimin e vendit dhe mirëqenjen e qytetareve të vet, duke ditur se shoqëria
e jonë akoma lëngon nga plagët e luftës, dhe këto ditë ballafaqohet me probleme
që ia shkakëton kohërenca e vet, sikur vuajtjet e këtij kombi nuk pushojnë
ndonjëher dhe nuk kanë të ndalur, kur diçka po sa fillon të ndërtohet ditën,
rrënohet natën...
Për
sa i përketë politikës në Kosovë, shohim pak ndryshime pozitive dhe zotërimin e
lidershipit ndaj zhvillimeve të vendit dhe në ndërtimin e shtetit demokratik,
por më shumë i çasen luftës ndërmjet klaneve dhe partive politike për të
dominuar dhe për të përfituar sa më shumë pushtet, të cilat shoqërohen me shumë
padrejtësi dhe rregulla ligjore.
Veprimet
politike në Kosovë ndërmjet klaneve dhe grupeve partiake, duken përherë e më
shumë si bartëse e normave të veqanta dhe hapësirave pushtuese, që derigjohen
nga autoritetet dhe komandat e grupeve të luftës, të cilat i kanë zënë pozitat
e pa merituara në udhëheqjen e vendit, që nuk kanë lidhje me tiparin e
pushtetit normal dhe formen e qeverisjes së mirëfilltë.
Dhe
kjo gjendje Kosovën dhe qytetarët e saj po i shdërron në një karikaturë të
hidhur dhe të pa vlerë, duke e marrë shteti
kahën e çrregullimit dhe anarkisë, si një kërcënim i bashkëdyzuar ndaj
qenjës shoqërore dhe vet shtetit, pëmes koncepteve që përmbajnë forma të
shëmtuara dhe të demoluara në shtysën krijuese dhe shtetndërtuese.
Imazhi
i Kosovës do të ishte më i dëshmuar dhe i afirmuar, sikur pushtetët dhe
qeveritë e këtij vendi do të ishin më serioze, më të përkushtuara, më të
ndërgjegjshme dhe më të përgjegjëshme ndaj detyrave të veta dhe shtetit
demokratik, dhe si një rrezulltat i këtyre frytëve, me siguri edhe përfaqësimi
i Kosovës do të ishte më i avansuar dhe i integruar me vendet e zhvilluara
ndërkombëtare.
Nëse
kemi parasysh atë se, çka po ndodh me shoqërinë tonë demokratike edhe nga fakti
që marrëdhëniet ndërpartiake janë të acaruara keq dhe të ndara në klane e grupe
të ndryshme, ndër cilët me përshtypjen e pushtetëve skandaloze, duke vepruar
jashtë interesave të vendit dhe qytetarëve të lodhur nga papunësia dhe varfëria
e skajshme.
Kërcënimi
ndaj vetë shtetit po bëhët në mënyrë të vetëdijshme, duke u bërë objekt i
vëzhgimit dhe analizës psikologjike ndaj shoqërisë dhe botës që na rrethon. Dhe
në këtë mënyrë po i largojmë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët janë
vëzhgues dhe vrojtues të të gjitha
zhvillimëve dhe të metave të kësaj shoqërie.
E
gjithë kjo ka si kusht paraprak shpirtin e qytetarëve të vendit, por edhe forcimin
e bazamentit të shtetit demokratik të Kosovës, dhe këtij realiteti i bashkohet
unifikimi i gjitha forcave shoqërore të këtij vendi, pa dallime partie dhe
fetarie, pa dallim nacioni dhe akcioni, dhe si bazë e mjaftueshme dhe element i
vullnetit që organizohet sipas marrëdhënieve të shëndosha, do plotësohen
qëllimet e gjithë kësaj energjie në një fuqi të përbashkët, për ta shtyer
përpara këtë vend dhe këtë popull.
Nëse
tentojmë ta kthejmë mbrapa historinë, do të gabohemi rëndë, sepse antikja si
formë e vjetër dhe si thëmel i shoqërisë tonë merr fund dhe nëse mundohemi të
shdërrohemi në një shoqëri tjetër, prapë do të gabohemi, sepse historia e jonë
e lashtë do të na mallkoj, prandaj ata që jemi të mbetëmi po aq edhe të
kuptimtë dhe të mirëkuptimtë me njëri-tjetrin.
Termin
pushtet e merr një kuptim i ngjajshëm edhe nesër, nëse do qeveriset nga një
parti dhe qeverisje e re, që deri me dje qëndronte në opozitë, nëse deri me dje
ka gjuajtë me veze dhe gjëra të tjera kundërshtarët e vet, duke mbrojtë të
drejtat shoqërore të këtij populli dhe vendi. Por, nuk është e njëjta gjë, nëse
pushteti përsëritët nga të njëjtit pushtetar, të cilët pushtetin e pushtuan, e
keqpërdorën, e përdhunuan, e përbuzën, e masakruan, e vjedhën, e degraduan dhe e flliqën në format më poshtëruese.