Mendime
Shefqet Dibrani: Presidenti i Kosovës Isa Mustafa (10-11-12-13)
E diele, 05.01.2020, 11:46 AM
Me shkas:
PRESIDENTI I KOSOVËS,
ISA MUSTAFA (10)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
E DËSHTUAN PRESIDENTIN PËR TU
FAKTORIZUAR VET
Pas vdekjes së Presidentit
historik të Kosovës, dhe njëkohësisht themeluesit e udhëheqësit karizmatik
të LDK, dr. Ibrahim Rugovës, do të ndryshojë strategjia politike e
LDK-së, dhe më këtë edhe skema politike në Kosovë. Sesi janë manifestuar ato
ditë zie me atë dhembje morale, mund t’iu besohet vetëm idealistëve fanatik.
Por ne duhet ta pranojmë se edhe në gëzime dhe në ditë zie, jemi si popull emocional
dhe euforik, pasi një pjesë e atyre të
cilët kanë vajtuar duke pritur në atë ftohtë të madh, në kortezhin mortor, më
vonë janë shndërruar në palaço e intrigant të paskrupullt, qoftë kundër
personalitetit të tij, e qoftë kundër
partisë, por disa sish edhe kundër fëmijëve të gjallë të familjes Rugova, gjë
që qet në pah vlera të ulëta etike që i posedon shoqëria jonë.
Pikërisht vdekja e
Presidentit, u shfrytëzua për yrysh që e morën misionaret komunist duke u futur
pa pengesa në LDK. Natyrisht ata kishin mision të caktuar. Misioni i tyre u nis
duke shantazhuar familjen e Presidentit, e përmes saj, filluan ta degradojnë
edhe rolin historik të dr. Ibrahim Rugovës në planin nacional. Këto zhvillime
kanë ndodhur, tamam sikurse ndodhitë kriminale nëpër filmat e “Bandave në
Marseje”. Nga ata filma mësohet se misionet e nëntokës do të kenë sukses,
vetëm atëherë kur arrijnë ta fusin në rrethin e tyre familjen, ku pastaj përmes
shantazhimit në forma dhe mënyra të ndryshme do të kryejnë misionin e tyre. E
në raport me Familjen Rugova, këto veprime janë zhvilluar suksesshëm. Është
mirë të shikohen veprimet e Bujar Bukoshit, para vdekjes së Presidentit, kur
flitej për miliona që nuk janë shpenzuar për luftën e gjatë luftës. Kush kishte
kontaktet me familjarët, kush ishin sekserët dhe ndërmjetësuesit dhe cili ishte
roli i tyre? A ka pasur skandale apo jo?!
Pas ardhjes së Isa
Mustafës, në pozita vepruese do të dallohen disa hapa praktik në për t’i
shpenzuar publikisht deri te përjashtimi që iu bë kësaj familje në zgjedhjet e
fundit, e çuditërisht militantet fanatik, iu kanë shkuar pas duke i
duartrokitur të gjitha ndëshkimet që ky klan ua ka bërë jo vetëm kësaj familje,
por Dy Presidentëve të Republikës së Kosovës, që dolën nga radhët e LDK-së.
Lëvizja e sojnikëve
nga Instituti RIINVEST dhe nga ai Brezi i Republikës, u treguan të suksesshëm.
Për t’i mashtruar më lehtë fanatikët e LDK-së, disa sish i futen si “Jocker”,
diplomat e fituara në Amerikë dhe nëpër Universitetet tjera në vendet
Evropiane. Këto zhvillime tashmë janë storje si të filmave, por janë konsumuar
duke pasur efektin negativ në të gjitha proceset e mëpastajme, që mësa di
asnjëherë nuk janë hulumtuar dhe hetuar nga institucionet përkatëse.
Tashmë dihet se
ndryshimet e mëdha kanë ndodhur me ardhjen e dr. Fatmir Sejdiut në postin
Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe në të njëjtën kohë edhe në postin e
Kryetarit të LDK-së. Ai ka bërë shumë gabime të cilat më vonë do t’i paguan vet
Profesori Universitar nga fusha e drejtësisë dhe njëri nga hartuesit e
Kushtetutës së Kosovës.
Mëkatet e Presidentit
të Republikës së Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu janë të mëdha, por për LDK-në
dhe Kosovën me përmasa shkatërruese. Pasi kam shkruar edhe herëve të tjera,
këtë qasje po e fokusojmë në një prizëm të pa trajtuar deri më tash.
Personalisht, i kam nisur letra, por prof. dr. Fatmir Sejdiu, atëherë ishte
President dhe kishte detyra të shumta, disi mund të kapërdihej injorimi që ua
bënte vërejtjeve në fjalë, por injorimi që ua ka bërë edhe letrave në vitin
2014, nuk falën, edhe pse vet atij iu kthye si bumerang.
Askush nuk mund ta
thotë qysh dhe si, Presidenti i Republikës së Kosovës, i futi në kabinetin e
tij, në cilësinë e këshilltarëve të lartë, madje duke injoruar komplet
strukturat partiake të LDK-së, personalitete të dyshimta që vinin nga Instituti
RIINVEST, siç ishte rasti i Isa Mustafës, i cili me bekimin, po ashtu, të prof.
Fatmir Sejdiut, u zgjodh edhe Kryetar i Prishtinës, duke sjellë në udhëheqje të
komunës, Klanin nga RIINVESTI, edhe pa qenë anëtarë të LDK-së, në mesin e tyre
janë: dr. Avdullah Hoti, Vlora Dumoshi, Arben Gashi, Arban Abrashi e ndonjë tjetër. Si këshilltarë
në Presidencë, prof. dr. Fatmir Sejdiu,
pa qenë strukturë e LDK-së, solli dr. Vjosa Osmanin, e cila me parë
kishte punuar si përkthyese në UNMIK, nga Organizata Joqeveritare “ORA”, Teuta
Sahatçiu, nga FARK-u Anton Quni, pa qenë në struktura të LDK-së në kabinetin e
tij kanë qenë edhe dr. Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës në Vushtrri dhe dr.
Korab Sejdiu.
Në këtë qasje ne nuk
po trajtojmë personalitetin e prof. dr. Fatmir Sejdiun, si individ, por fjala
është për autoritetin më të lartë të vendit siç është Presidenti i
Republikës së Kosovës, me të cilin janë tallur struktura në mision të
caktuar. Një gjë që dihet publikisht është e dhëna se mandati i Presidentit, ka
përfunduar me shkelje të rënda kushtetuese, d.m.th. Gjykata Kushtetuese atë e
ka shkarkuar për aspekte juridike, ndërsa këshilltare të lartë për çështje
juridike në kabinetin presidencial e ka pasur pikërisht dr. Vjosa Osmanin, e
shkolluar në Amerikë, të cilës tash po i duartrokasin fanatikët dhe pikërisht
tek ajo i kanë varur shpresat e shpëtimit edhe analistët e shumtë?!
Nga ky prizëm do të
shtroja pyetje publike, nëse mundet dikush me na shpjeguar cili paska qenë
misioni real i saj, në cilësinë e këshilltares apo në cilësinë e shantazhueses
së Presidentit të Republikës së Kosovës? Sipas kësaj hipoteze, duket se janë
tri mundësi: E para: Dr. Vjosa Osmani, ka qenë e paaftë, për ta
këshilluar si duhet Presidentin e Republikës së Kosovës, posaçërisht në
aspektet juridike që i përcakton si detyrim juridik Kushtetuta e Republikës së
Kosovës. Tash si ka mundësi t’i besohen se ajo bënë reforma dhe paska
kapacitete me e udhëhequr Kosovën dhe reformat në LDK?! E dyta: Dr. Vjosa
Osmani, sigurisht në bashkëpunim dhe marrëveshje të ngushtë me dr. Isa
Mustafën, i cili po ashtu ishte Këshilltar i Lartë i Presidentit, e kanë
shantazhuar Presidentin e Republikës së Kosovës, me qëllim për të bërë pastaj
edhe puç politik në LDK, dhe për ta faktorizuar vetën politikisht. Kjo mund të
ketë ngjarë, pavarësisht dëmeve që i pësoi LDK-ja dhe proceset nëpër të cilat
kaloi Kosova. E treta: Mund të ketë mundës, dr. Vjosa Osmani, ka
qenë dorë e zgjatur e shërbimeve të caktuara?! Hipotetikisht lidhen me disa miqësi
me ndërkombëtaret të cilët akuzohen se gjoja lobojnë për ndarje të Kosovës.
Pastaj flet me gjuhë vulgare për ish bashkë partiakët. Po ashtu ka pasur zëra
se ajo mund të kontrollohet nga ish-kreu i SHIK, Kadri Veseli, pasi disa
qëndrime të më vonshme, jostabile dhe sidomos afria e saj me Isa Mustafën, jo
që ua ktheu shpinën disave por duket mjaftë kontroverse, sikur i sforcojnë këtë
dyshime.
Se cili paska qenë
roli i dr. Isa Mustafës, në cilësinë e këshilltarit të lartë në kabinetin e
Presidentit të Republikës së Kosovës, e dëshmon e kaluar e tij përplot akuza
për krime të larta, atëherë sa ishte funksionar i lartë i Lidhjes Komuniste të
Jugosllavisë, si dhe roli mjaftë negativ sa ishte Ministër për Ekonomi dhe
Financa, në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, ku bashkë me dr. Bujar
Bukoshin, mund të llogariten si dy figurat më kriminale që i ka pasur Kosova!
Çuditërisht, që të dytë, janë rehabilituar, madje iu kanë besuar poste të larta
udhëheqëse. Po cili është roli i vërtetë i Isa Mustafës, e dëshmojnë edhe
veprimet e tij antikushtetuese kur është zgjedhur Kryeparlamentar i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, pastaj roli negativ me përmasa shkatërruese në LDK, si
dhe korrupsioni i lartë për të cilin janë dhënë dokumentar televiziv, kanë
pasuar shkrime të shumta, si dhe ka pasur edhe procedura penale, qofshin ato
nga LVV për udhëheqjen e keqe në Prishtinë ose siç është raportuar akuza pranë
Prokurorit të EULEX, për keqpërdorimet me Fondin e Trepërqindëshit, Huan
Popullore, Fondin për Drenicën etj.
Anton Quni, ka pasur
fatin e keq si këshilltarë për çështje sigurie në kabinetin e Presidentit të
Republikës së Kosovës. Siç është thënë, me ndërhyrjen e zyrtarëve nga Ambasada
e SHBA-së në Prishtinë, atë e ka shkarkuar Presidenti, brenda dhjetëditëshit të
parë në atë detyrë. Përveç akuzave (jo aq të verifikuara), se gjoja një dosje
që rëndon, 5 kg. është në Prokurorinë e EULEX, atë e kanë akuzuar edhe
bashkëluftëtarët e tij, (sidomos nga krahu tjetër ideologjik), për
rolin, siç thuhet, jo aq fisnik në luftë.
Por se është
shkarkuar për shkak të ndërhyrjeve amerikane, nga përgjegjësi për çështje
sigurie në Presidencë, e ka pohuar edhe vet zonja Osmani, kur ishte në Zvicër.
Tash kur i shohim ekzaltimet e saj pas Antonit, vërtetë e shohim edhe rolin e
saj, gjatë asaj kohe, sa ishte Këshilltare e Presidentit, me dyshime. Por për
rolin e tij, të mirë a të keq, sigurisht e din edhe shefi i tij i tanishëm dr.
Isa Mustafa, i cili si duket nuk i ha aq palla për Amerikanët e shpërbleu Anton
Qunin, me postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, ose në anën tjetër
atë e shpërbleu për meritat e jashtëzakonshme në fillim për shkatërrimin e
Degës së LDK-së në Zvicër, e pastaj edhe për shkatërrimin e Donikës Gërvallës
në Degën e LDK-së në Gjermani. Pa hezitim në rastin e Donikë Gërvallës, ai ka
qenë përgjegjës i drejtpërdrejt, bile për ironi, bashe si “Legjendë e gjallë?!”
a si “Heroi i Gjallë”. Ndërsa për eliminimin nga lista në zgjedhjet e fundit ka
qenë përgjegjëse vet dr. Vjosa Osmani, kjo u pa me rastin e vizitës së saj në
Gjermani, në Bundestagun Gjerman, kur e injoroi Donikë Gërvallën. Dhe krejt në
fund, dokrrat e dr. Vjosa Osmanit dhe ato të dr. Isa Mustafës, se paskan
partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-t, duket të jenë pallavra alla-ballkanike,
pasi rasti i Anton Qunit, për natyrën e sistemit amerikan është shumë i
ndeshëm, por se “Një dreq i madh (i Rrahman Morinës), ka hy në LDK”,
të cilit kanë me ia pa sherrin Kosova dhe proceset e ardhshme, s’ka dyshim.
Edhe trojka tjetër që
ka qenë pjesë e stafit këshillues në kabinetin e Presidentit të Republikës së
Kosovës, nuk kanë stazh në strukturat e LDK-së, hiq Korabin, janë staf pa etikë
në përfaqësim të LDK-së.
Nga të gjitha këto
hipoteza që i shtruam në këtë trajtesë, shtrohet pyetja, a kemi edhe një rast
të vetëm diku në botë, që kur dështon Presidenti i një vendi, këshilltarët e
tij, marrin role të tjera, madje duke humbur një pas një zgjedhje duke i
dëmtuar proceset dhe askush nuk merr përgjegjësi e as nuk largohen nga skena
politike. Mendoj se me kohë, këtë gjë është dashur ta kenë pasur parasysh
Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Prokurori i Shtetit ose mekanizmat përkatës
për siguri dhe kushtetutshmërinë e institucionit më të lartë që ka një vend.
Së këndejmi, të
gjithë ata (b)analist a analistë, të gjitha strukturat politike brenda vet
LDK-së dhe të gjithë mekanizmat shtetëror që merren me drejtësi dhe sigurinë e
vendit është dashur dhe duhet ta kenë parasysh se kjo është një “Kolonë e
Keqe”, e cila si duket ka mision, që pas çdo palë zgjedhjeve ta
shantazhojnë Kosovën, qoftë përmes neglizhencës e zvarritjes, ose duke mos
kooperuar si duhet, siç ka ndodhur me PAN-in e VLAN-in më herët, kurse e tashti
edhe me VETËVENDOSJEN, që si duket është strategji dhe qëllim për ta orientuar
Kosovën drejt anarkisë së përgjithshme. Në këtë rrafsh sikur
Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt të kishin strategji, duhet të
vepronin pozitivisht, nëse nuk duan të bien në kurthin e LIDHJES, as të
RIINVESTIT dhe as të të ashtuquajturit Brez i Republikës të cilët i kontrollon
Isa Mustafa, sepse ashtu siç janë destruktivisht duke vepruar, mund ta sjellin
Kosovën në një pozitë me pasoja afatgjate!
St. Gallen,
29.12.2019.
Me shkas:
PRESIDENTI I KOSOVËS,
ISA MUSTAFA (11)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Kuvendi i VII-të
Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbajtur më 7 nëntor 2010, pa
praninë e përfaqësuesve të Familjes Rugova. Vlen të ritheksohet se mënyra e
fitores së Isa Mustafës, ishte e tipit puçist. Paradoksi i asaj demokracie që
po instalohej në LDK, ishte e dhëna se Isa Mustafa nuk ishte anëtarë i LDK-së?!
Kështu LDK-ja po niste një rrugë të diletantizmit duke shënuar një rast të
panjohur gjerë atëherë, jo se jo në vendet demokratike, por askund nuk kishte
ndodhur në vendet e lindjes, të cilat kanë dalë nga diktatura komuniste, të
kenë zgjedhur një ish komunist në krye të një partie demokratike, e cila në ato
rrethana kishte luajtur rolin e vet historik. Mënyra e fitores “me duar në
gjepa” dhe akomodimi i tij i pamerituar, siç thamë pa qenë anëtarë i
partisë, filloi të bëhej ritual i përhershëm.
Në Kuvendin e VII-të
Zgjedhor, Isa Mustafa e kishte “goditur pas shpine”, mikun e tij Fatmir
Sejdiu. Por skenarë të tjerë prapa shpinës së Fatmir Sejdiut, kishin punuar e
kishin aktruar edhe Vjosa Osmani, Këshilltare për çështje Juridike në
Presidencë, Agim Veliu, kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, bashkë me Lutfi
Hazirin dhe Ismet Beqirin, të cilët ishin struktura të më hershme dhe
mbështetës të deridjeshëm të ish Presidenti dhe Kryetarit të deriatëhershëm të
LDK-së, por ata brenda natës do ta ndërrojnë gëzofin për tu bërë pastaj
klientelë besnike e Isa Mustafës. Pa dyshim skenari i këshilltarit të tij,
rezultoi të jetë i suksesshëm. Kurse Fatmir Sejdiu, vetëm të dielën e 7
nëntorit 2010, do të përjetojë gabimin e bërë, dhe sigurisht do të pendohet pse
e kishte privilegjuar argatin e Rrahman Morinës, i cili
i “kishte bërë be `për kokën e fëmijëve` që nuk kishte ambicie për
kryetar të LDK-së”, ndërsa në anën tjetër pikërisht ai, ia ka rrëmuar
dheun ndër këmbë, për t’ia marrë drejtimin e LDK-së, në mënyrë krejt
antidemokratike dhe të pandërgjegjshme. Sipas kodeve zakonore, nuk ka as serb,
(nga ata që ishin raje jo), por as shqiptar jo se jo, që do të ishte betuar në
kokën e fëmijëve se nuk ka ambicie për kryetar të partisë, e në anën tjetër për
t’ia futur thikën pas shpine. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm komunisti, të cilit
nëse ia jep dorën do ta hanë kokën, por në asnjë mënyrë qenia njerëzore. Ndërsa
për këta karaktere bukur ka portretizuar, Edison Ypi kur shkruan: "KOMUNISTI,
është
mishërimi i të të gjitha sëmundjeve, deformimeve, patologjive; psikike, psikologjike,
sociale, qytetare, kulturore, intelektuale, antropologjike".
Andaj ky tip
komunisti jugosllav, duke pasur fobi nga vetja e tij, qysh nga Kuvendi i VII-të
Zgjedhor, më nuk do të pranojë t’i nënshtrohet votës së lirë, madje pavarësisht
edhe nga humbjet e njëpasnjëshme, ai kurrë më nuk dha përgjegjësi, ashtu siç
nuk kishte dhënë as formalisht, (se për tu distancuar jo se jo), për
veprimet në të kaluarën e tij në kohën e LKJ-së, e gjatë asaj kohe dihet se ka
qenë dorë e fort e LKJ, për dhunën, diferencimin dhe për rrënimin e autonomisë
së Kosovës. Po ashtu Isa Mustafa, kurrë nuk ka dhënë llogari as për bëmat dhe
përgjegjësit e tij sa ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e
Republikës së Kosovës në ekzil, e në anën tjetër ekonomia e tij private dhe ajo
e djemve, ka shënuar vetëm suksese të cilat mund të arrihen vetëm me infuzione
ose privilegje që mund t’i krijojnë zyrtarët e lartë shtetëror.
Ardhja e Isa Mustafës
në krye të LDK-së bëhej me skenar dhe kishte mision të qartë, për ta shkatërruar
partinë e Ibrahim Rugovës, dhe kjo ndodhte si hakmarrje, pse kjo parti ia
shkatërroi Isa Mustafës, Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Shikuar nga ky
prizëm ne mendojmë se nuk ka Parti Politike diku në Evropë dhe as në vendet e
Lindjes të cilat kanë dalë nga diktatura komuniste që kanë rizgjedhur një
kryetar siç ka vepruar LDK-ja në Kosovë, kryetari i së cilës i ka humbur të
gjitha zgjedhjet, lokale e nacionale, dhe përsëri klientela e tij, të cilët
kanë pushtuar LDK-në, e ricikluan dështimin, për të dështuar në Zgjedhjet e 6
tetorit 2019, prandaj e kanë rizgjedhur Isa Mustafën, për të satën herë kryetar
të LDK-së, ndërsa tashti nuk kanë dert nëse e zhgënjejnë elektoratin e tyre?!
Ky paradoks kaq
absurd mund të zë vend në librat e çudirave, të cilat regjistrojnë statistike
për çmenduritë dhe për budallëllëkun politik që ndodh vetëm në Ballkanin
Perëndimor. Ky paradoks lidhet edhe me mandatin e Isa Mustafës, si kryetar i
LDK-së, ku do t’i rehabilitojë të gjitha strukturat e Institutit RIINVEST,
madje duke mos qenë asnjëri prej tyre anëtarë i LDK-së. Po ashtu, Isa Mustafa,
arriti t’i sistemojë argatët e vet kudo. Punësime politike ose nëpër poste e
borde shtetërore, nëpër banka komerciale, në Trustin Pensional dhe nëpër
dikasteret tjera të rëndësisë së veçantë. Në anën tjetër dështimet e Isa
Mustafës në udhëheqje të partisë dhe vendit s’kanë të ndalur. I vetmi sukses që
mund ti pranohet atij, janë prishja e rregullave dhe sistemit demokratik që
ekzistonte brenda LDK-së.
Gjatë këtyre viteve
sa ka udhëhequr Isa Mustafa, në LDK janë sistemuar pamerituar, të paktën: dr.
Vjosa Osmani, dr. Avdullah Hoti, dr. Hikmete Bajrami, Vjosa Dumoshi, dr. Arban
Abrashi, mr. Arben Gashi, dr. Lumir Abdixhiku, kryetari i Degës në Ferizaj,
Muharrem Sfarqa, Kryetari i Degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri,
kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Anton Quni, Bajram Gecaj, etj. të cilët
ishin klientelë e besuar në Fondit e Trepërqindëshit, në Gjermani, Sfarqa dhe
Angli, Gecaj, ose ishin pjesëtarë të FARK-ut të bujar Bukoshit, rasti i Anton
Qunit dhe militantët e Organizatës Joqeveritare “ORA”, Gazmend Muhaxheri, dhe
së fundmi shumë të tjerë në emër të “gjakut të familjarëve”, ose
fatkeqësive të ndryshme dhe patriarkalizmave ndikues.
Të gjithë këta e dinë
se në mandatin e Isa Mustafës, janë shkatërruar dhe janë qitur nga sistemi
organizativ të gjitha Aktivet e LDK-së, të cilat kanë mbuluar lagjet e
shumta në qytet ose nëpër zonat rurale. Pastaj me bekimin e tij është mbyllur Qendra
për Informim e Kosovës (QIK), por nëse është shkatërruar databaza e
atyre lajmeve, të cilat janë distribuuar dikur nga kjo qendër, Prokurori i
Shtetit, duhet të nis hetimet për kallëzim penal, që ka të bëjë me shkatërrimin
e pasurisë arkivore të një qendre informative, e cila në një kohë të errët, ka
pasur rolin kryesor për informimin e botës për krimin serb që bënte në Kosovë.
Të shpresojmë se kjo thirrje publike do të merret parasysh edhe nga veprimtarët
dhe strukturat e LDK-së të cilat duhet të kërkojnë llogari nga vet Isa Mustafa,
për të sqaruar nëse Misioni i Lidhjes, ka për qëllim shkatërrimin e të gjitha
vlerave, morale, resurset njerëzore dhe faktet e aktet historike.
Lidershipi, Isa
Mustafa, vazhdimisht ka dhënë premtime për fitoren dhe ka garantuar për një
koalicion qeverisës LDK & LVV, tash heziton, kurse “LDK-ja duhet ta
mbajë mend këtë deklaratë. Përgjegjësi kanë edhe kandidatët për komuna, p.sh.
Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu kanë zbritje në komunat e tyre. Me një
fjalë ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj,
pasi ata që kanë humb, duhet të japin dorëheqje”, por kjo nuk ka ndodhur as
me humbjet zinxhirore të Isa Mustafës, andaj as këta dhe as të tjerët nëpër
komuna e qendra të tjera nuk do të marrin përgjegjësi për rënie e humbje të
radhës, e së këndejmi as nuk do të pason asnjë dorëheqje.
LDK-ja tashmë
funksionon si pronë private e aksionarëve të RIINVESTIT, prandaj kjo parti nuk
ka as anëtarësi të regjistruar, anëtarët e saj nuk janë të pajisur me libreza
dhe askush nuk paguan anëtarësi. Prandaj nuk di se si ka mundësi më shumë të
degradohen vlerat e demokracisë. Dikur zgjedhjet e brendshme në LDK, kanë pasur
një sistem dhe vlerë, sidomos në vitet e nëntëdhjeta, por sot, kundër
kandidatët vetëm improvizohen sa për të krijuar mozaik demokratik, por e
vërteta qëndron ndryshe, se aty ku respektohen vlerat demokratike, e veçmas
nëse dikush zgjidhet pa marrëveshjen me Isa Mustafën, ai proces zgjedhor dhe
ato kuvende do të anulohen, siç ka ndodhur me Degët e LDK-së në Zvicër dhe
Gjermani, të cilat do të luftohen nga mercenaret e Isa Mustafës, madje ka edhe
nga ata që e kanë tradhtuar në kohë lufte Heroin e Kosovës Salih Çekaj! Në këtë
mision të Lidhjes, janë të involvuar brigada vullnetarësh, të cilët mashtrojnë
e shantazhojnë njerëzit që nuk i dëshiron Isa Mustafa.
Me mjaftë interes do
të ishte të hetohej se kush e ka mashtruar me të dhëna të falsifikuar shërbimin
amerikan, për ta vizituar Ambasadori Amerikanë Isa Mustafën, në shtëpinë e tij,
si dhe çka iu ka thënë zyrtarëve të EPP-së për demokracinë e brendshme në LDK,
për klientelizmin e zyrtarëve nga Instituti RIINVEST dhe nga Brezi i
Republikës, madje pa qenë anëtarë të LDK-së, duke përfshirë edhe vet Isa
Mustafën, për ndëshkimin që LDK-ja ua ka bërë Degëve të LDK-së në Diasporë, dhe
formave të tjera të komunikimit antidemokratik që i aplikojnë zyrtarët e
RIINVESTIT të ramë pa meritë, dhe në mënyrë klandestine në LDK. Pastaj çka ka
mundur të flas për demokracinë e brendshme në LDK, Vjosa Osmani, si dhe si e
paska prezantuar Isa Mustafën, në administratës Amerikane, dhe veçmas çfarë i
ka rrëfyer asaj gjermane, qoftë në takimet e saj me zyrtarët në CDU ose
drejtpërdrejt në Bundestagun e Gjermanisë. E pse, të paktën sa ishte në
Gjermani, nuk e takoi dhe as nuk e mori në shoqërimin e saj edhe Donikë Gërvallën?!
A thua Vjosa, mendon se diplomacia gjermane është aq e mangët për të mos i
kuptuar format e mashtrimit që ua bëjnë edhe atyre zyrtarët e lartë të LDK-së,
duke përfshirë edhe vetë Vjosa Osmanin.
Çdo përpjekje e
strukturave politike brenda LDK-së, për të kërkuar nga EPP, nga CDU dhe
mekanizma të tjerë, për tu solidarizuar me Isa Mustafën është e dëmshme,
sidomos kur fjala është për një komunist të rafinuar, i cili para se të
pendohet është në gjendje për ta shkatërruar Kosovën. Këto veprime kreu i LDK-së,
po i bënë edhe ditëve të fundit, që duken të jenë obstruksione tipike
komuniste, sepse për të themeluar bashkë me LVV-në, Qeverinë e Republikës,
është kontratë publike me votuesit, prandaj nuk duhet me e prishur imazhin e
mirë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike të cilat u mbajtën më 6 tetorit
2019, veçanërisht për të mos i zhgënjyer votuesit dhe popullin e Kosovës, të
cilët janë mashtruar edhe nga premtimi i radhës që ua ka bërë vet zoti Mustafa,
se në rast të fitores, qeveria e ardhshme do të jetë koalicioni LVV & LDK!
St. Gallen,
30.12.2019.
Me shkas:
PRESIDENTI I KOSOVËS,
ISA MUSTAFA (12)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
“Humbi LIDHJA, nuk fitoi as LDK-ja, e ngadhënjeu
VETËVENDOSJA?!”, refren që i karakterizoi zgjedhjet e jashtëzakonshme për
pushtetin qendror në Republikën e Kosovës të mbajtura më 06 tetor 2019, të cilat
u karakterizuan me refuzim qytetar për të vazhduar bandat dhe agonia, andaj ky
verdikt i popullit, është për ta ndryshuar skemën politike në Kosovë. Kush nuk
e respekton është në kundërshtim me vullnetin e popullit, është klientelë e
rrezikshme, Mision që ka LIDHJA, një nostalgji për të kaluarën e LKJ-së, e cila
si duket pretendon Kosovën për ta futur në një anarki, një lloj bataku të
nëntokës antikosovare dhe antiamerikane, në të cilën nuk do ta njeh qeni të
zotin, dhe për një kohë nuk do të sundoj as ligji dhe as drejtësia, për tua
prekur interesat ekonomike dhe bizneset e krijuara në mënyrë antiligjore.
Jo vetëm tash, por edhe më herët elektorati dhe
qytetari i Kosovës ka dhënë sinjalin se “mjaftë është mjaftë”, ndërsa
klientelat dhe grupet kriminale janë treguar shpërfillëse. Më duket se e kësaj
natyre është edhe kërkesa e LDK-së, për postin e Presidentit, po fatkeqësia e
saj është se mendohet për t’ia rezervuar Isa Mustafës, i cili pas Bujar
Bukoshit është figura me e përfolur në kaosin kriminal e ekonomik në Kosovë,
kundrejt të të cilit nuk guxon të marrë hapa as drejtësia kosovare por nuk ka
guxuar ta prek as Prokurori i EULEX-it, me gjithë publikimet mediatike. Nëse
flasim me syrin kritik, më shumë se çdo herë tjetër, votuesi i sivjetmë është treguar
i pamëshirshëm ndaj bandave të kriminalizuara, që kanë prekur edhe LIDHJEN e
konceptit të komunizmit jugosllav, andaj duke nuhatur një rebelim pozitiv të
qytetarëve, Isa Mustafa iu shmang Listës Zgjedhore, për të sajuar një model të
pa parë në zgjedhjet e gjertanishme. Kambana në qafën e Vjosa Osmanit të cilën
ia rrahtë Lutfi Haziri, kurse tepihun ua shtronte Agim Veliu, ndërsa vet bënte
sehir për të fituar gjahun të cilin tashmë nuk i lëshon pe Albin Kurtit.
Klientela e rame në LDK nga Instituti RIINVEST, nga Brezi i Republikës, nga OJQ
dhe nga strukturat e FARK-ut, të bashkuar përreth LIDHJES, po sillet në mënyrë
teknokrate, shpërfillëse dhe po çirret sikur të ishte fitimtare.
Thënë më konkretisht, “Lidhja Demokratike e
Kosovës”, nuk i ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por ato nuk
arriti t’i fitojë me dallavere as LIDHJA, e cila tashmë po qetë kanune për
formimin e qeverisë. Ky rast do të mjaftonte për tu zgjuar nga letargjia
elektorati dhe strukturat e shëndosha të LDK-së, të cilat me kollaj gjenden
nëpër degët dhe nëndegët e LDK-së, pasi KP i LDK-së dhe Kryesia Qendrore
kontrollohet nga Isa Mustafa. Pra kjo thirrje publike bëhet për të gjithë
intelektualët dhe veprimtarët e LDK-së të cilët nëse nuk e dëshirojnë një
transformim të LDK-së në LIDHJA, duhet të mobilizohen dhe të veprojnë. Nesër do
të bëhet vonë! Kjo reminishencë halucinacionesh mund t’i ketë kapur të gjithë
ata që kanë probleme traumatike me të kaluarën e tyre komuniste. Fatbardhësisht
iluzionet sllavo-komuniste kanë përfunduar qysh atë ditë kur u themelua LDK-ja,
përkatësisht në vitin e largët 1989, madje as rikthimi i ndikimit rus në arenën
ndërkombëtare nuk i ndihmon këta nostalgjik të jogurtrevolucionit
serbo-sovjetik.
Pa dyshim, në zgjedhjet e sivjetme, LIDHJA ishte
humbësja më e madhe, prandaj nuk kanë arsye të sillen si fitimtar?! Bile më së
paku Isa Mustafa. Por qëndrimi i tij është sjellje burokratike e teknokrate e
një komunisti që nuk arriti me u reformuar kurrë, kurse sjelljet e tij s’kanë
të bëjnë fare me demokracinë. E, sado që strukturat e RIINVESTIT dhe ato të
Brezit të Republikës, janë duke bërë çmos me transformuar LDK-në në LIDHJA,
veprimtarët e LDK-së, njerëzit e vullnetit të mirë, nuk duhet ta lejojnë e të
pranojnë aventura të tilla. Veprimtarët e devotshëm të LDK-së, në asnjë mënyrë
nuk duhen të bien viktimë e mashtrimeve dhe të pranojnë që vlerat historike të
LDK-së t’i nëpërkëmbin struktura me mision të caktuar, duke bërë përpjekje për
transformimin e LDK-së në një solucion siç është “LIDHJA”. Prandaj themi se pikërisht
në zgjedhjet e sivjetme, të 06 tetorit 2019, elektorati Rugovian i LDK-së dhe
Diaspora Evropiane e LDK-së, e kanë hetuar me kohë hilen e hileqarëve, prandaj
e dështuan duke mos e votuar LIDHJEN, e cila u radhit në vendin e dytë.
Në këtë fragmentarizëm ideologjik, i cili vepron
brenda LDK-së, penetrojnë disa klane dhe interesa më të dallueshme, të cilat
mund të kategorizohen si:
1. Klani i RIINVESTIT, që përfaqësohet
nga dr. Lumir Abdixhiku dhe dr. Avdullah Hoti, klan ky që nuk është i pa
ndikim, sidomos kur të kihet parasysh se janë të klonuarit e Isa Mustafës.
2. Klani “Brezi i Republikës”,
përfaqësohet nga dr. Vjosa Osmani dhe dr. Haxhi Avdyli, edhe pse kanë një
popullarizim, janë sabotuesit e reformave të brendshme në LDK, gjatë vitit
2015-2016. Por kur dihet se Vjosa bashkë me Isa Mustafën, ishin Këshilltarë të
Lartë në kabinetin Presidencial të Fatmir Sejdiut, duke se aksionar i kësaj
Kompanie, (si Joker i dytë), duhet të jetë vet Isa Mustafa, i cili është Nëna e
ideve të kësaj nëntoke.
3. Grupi nga FARK-u, përfaqësohet nga
Anton Quni, i cili pasi nuk ka fuqi dominuese anon nga pala që do t’ia siguroj
interesat e veta, por nëse shikohen disa implikime të tyre në shumë zhvillime
brenda FARK-ut, Ministrisë së Mbrojtjes dhe vrasjeve në Koshare, frustërimi i
herëpashershëm i Anton Qunit duket të jetë pjesë e shantazhit që mund ta ketë
krijuar Isa Mustafa.
4. Grupi “Veteranët e LDK-së”,
përbëhet nga: Ismet Beqiri, Agim Veliu, Lutfi Haziri e ndonjë tjetër, por fuqia
morale e tyre, karshi grupeve të tjera është relativisht i dobët. Megjithatë
edhe ky grup ka qenë i shantazhuar nga Isa Mustafa, me rastin e rrëzimit të
Presidentit të Kosovës dhe më pas shantazhin që ia kanë bërë edhe kjo trojkë
Fatmir Sejdiut, duket se është ai mozaiku që ka ditur t’i ndaj e përçaj vetëm
metodologjia serbe sipas doktrinës “Përçajë e sundo”.
Sigurisht për shkak të kësaj atmosfere të
fragmentarizuar, zgjerimi i kryesisë qendrore, ishte bërë për ta ruajtur
ndikimin e vet Isa Mustafa, i cili siç thamë më lart është njohës i mirë i
mentalitetit serb dhe doktrinës serbe, “përçaj dhe sundo”. Për
ndryshim nga herëve tjera, të paktën kësaj radhe nuk u tha se është rritur
numri i votave, pasi edhe vet kanë arritur me kuptuar se ky slogan është bërë
bajat, kurse rezultati i zgjedhjeve sidomos për LDK-në ishte real.
Natyrisht në këto rrethana askush nuk jep përgjegjësi, e
më së paku Isa Mustafa i cili ia lëshoi në duar pataten e nxehtë Vjosa Osmanit,
e cila u vetësakrifikua për interesa të Isa
Mustafës?! Ndonëse askush nuk e thotë se kjo miqësi e tyre po trasohet nga e
kaluar e tyre si Këshilltar të Presidentit të Kosovës, të cilin e përmbysën për
tu faktorizuar vet, duke luajtur lojën herë herë edhe gjoja të armiqësive në
mes tyre. Prandaj pozita në vendin e dytë, është fat për LDK-në por fatkeqësi
për Kosovën. Të kishin fituar kësaj radhe klanet brenda LDK-së, ka pasur rrezik
që sigla LDK, të transformohet në LIDHJA, prandaj loja e Vjosa Osmanit, ishte
taktikë por jo edhe sakrificë. Këtë që po them e dëshmon fakti se vet zonja Vjosa
Osmanin, arriti për ta eliminuar Familjen Rugova, pa bujë e pa potere, askush
dhe asnjë “Rugovistë” nuk reagoi, nuk tha gjë, ndonëse më 7 shtator 2019, para
ish selisë së LDK-së, ajo publikisht para kamerave ka thënë se “jemi marrë vesh
me Familjen Rugova”, ndërsa mos prezenca e kësaj familje gjatë fushatës në
Prishtinë dhe sidomos mospjesëmarrja e tyre as në Tubimin elektoral që mbajti
Nëndega e LDK-së në Velani, ishte tregues i qartë se Vjosa Osmani, ka
orkestruar një lojë teatrale si pjesë e marketingut politik të kësaj fushate
zgjedhore, ndërsa në anën tjetër përmbushi një dëshirë të kamotshme të Isa
Mustafës për ta eliminuar jo vetëm Familjen por edhe emrin e dr. Ibrahim
Rugovës, pasi siç kemi informata portreti i dr. Rugovës në selinë e LDK-së moti
është zëvendësuar me atë të Isa Mustafës, por si në raste të tjera askush nuk
ka reaguar dhe as nuk ka protestuar.
E nëse shikohet “30 Vjetori i formimit të LDK-së”,
se si janë përjashtuar të gjithë figurat që e kanë themeluar LDK-në, madje edhe
nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, nuk do koment, por në rrjetet sociale (në
Facebook), kanë uruar: “Qoftë e bekuar Lidhja jonë!”, Agim
Veliu; “30 vjet, Besë e shpresë për Republikë!”, Lutfi
Haziri; “Sot nderojmë themeluesit e Lidhjes”, Lumir Abdixhiku; “plot
tri dekada të lidhjes sonë”, Vjosa Osmani, etj. Të gjithë këta e
kanë hequr e mënjanuar siglën a prefiksin “LDK”, ku bashkë me Logon “30
VJET, Liri, Pavarësi, Demokraci”, janë tregues i qartë se kjo klientelë
është në MISION të qartë për ta zhbërë LDK-në në LIDHJA, si hakmarrje pse Lidhja
Demokratike e Kosovës, qysh më 23 dhjetor 1989, i zhbëri: Lidhjen
Komuniste të Jugosllavisë, Lidhjen Socialiste të Serbisë dhe Lidhjen
Komuniste të Kosovës. Nga kjo që po prezantojmë është detyrë e secilit
anëtarë të LDK-së që të reagoj për këto deformime të fakteve historike, që
bëhet nga kjo klientelë e specializuar kryesisht në Institutin RIINVEST, ose
nga të tjerët që thonë se janë “Brezi i Republikës”, të cilët flasin se
i duan e i respektojnë prindërit e tyre, por e kanë vënë kazmën e shkatërrimit
mbi Elitën Intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, të cilët hipotetikisht janë
edhe prindërit e këtyre proceseve që u manifestuan në këto 30 vjet, nëpër të
cilat kaloi skema politike e Kosovës. Tash sa anakronike duket insistimi i LDK-së
për ta fituar me kushtëzime postin e Presidentit, të cilin dëshirojnë t’ia
rezervojë Isa Mustafën, pavarësisht shëndetit të rrënuar, atëherë vendi ynë -
Kosova, ka mundësi reale të futet në Librin e Rekordeve Guinness, për
paradokset e saj. Ky insistim nuk është mençuri,
mençuri është për të kuptuar (LDK-ja dhe vet Isa Mustafa), se me
kushtëzime nuk mbulohen dështimet dhe pa pasur strategji nuk fitohen zgjedhjet,
e aq më pak me përjashtime dhe linçime.
Në këto rrethana, duken si qesharake deklaratat e
Isa Mustafës, për mungesën e transparencës që paska treguar ndaj tij Lëvizja
VETËVENDOSJE. Këto deklarata kaq fallco të Isa Mustafës na janë të njohura qe
40 vjet, por ai nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi (morale dhe as politike),
për dëmet që ua ka shkaktuar zhvillimeve politike në Kosovë. Edhe kryeneçësia,
është aventurë e njohur për t’i ruajtur bizneset e tij private. Pra, LIDHJA, e
ka merituar edhe këtë humbje, madje nuk e kanë merituar as këtë rezultat pasi
kreu i LIDHJES nuk e ka menaxhuar fushatën për fitore, prandaj do të duhej me
kokë ulur të iknin nga LDK-ja.
Parimisht LIDHJA, nuk e ka sakrifikuar Vjosa
Osmanin, ajo këtë sakrificë e ka bërë për interesat e veta, madje duke i
shkelur të gjithë, ka pretenduar se e mashtron edhe elektoratin e ndërgjegjshëm
të LDK-së, i cili e dinë se Vjosa Osmani në politikë ka hyrë përmes Kabinetit
Presidencial të Fatmir Sejdiut, ku bashkë me Isa Mustafën e paskan shantazhuar për
tu faktorizuar vet. Këtë rol Vjosa Osmani e ka luajtur edhe në vitin 2015-2016,
duke thënë se “nuk është momenti”, “nuk është koha”, “unë po hy brenda, për
ta luftuar nga brenda”?! Ky skenar i realizuar me sukses, ka përjashtuar jo
vetëm intelektual me emër, por fytyra e saj u duk sidomos në rastin e
propozimit të Donikë Gërvallës, si kandidate e mundshme, kundër së cilës,
sigurisht për interesa të Isa Mustafës, u tregua armiqësore vet Vjosa Osmani, e
cila e linçoi, përjashtoi dhe ia ktheu shpinën.
LIDHJA, e bashkë me ta edhe Vjosa Osmani, paskan
shpresuar në fitoren e këtyre zgjedhje, me struktura që asnjëherë nuk kanë qenë
në LDK, pa bërë reforma të thella, të cilat, siç thamë, vet ajo i dështoi në
vitin 2015-2016, prandaj as ajo si kandidate për postin e kryeministrit, as
udhëheqësi i fushatës Lutfi Haziri, por as arkitekti i kësaj trojke Isa
Mustafa, nuk marrin përgjegjësi për humbjen e këtyre zgjedhjeve, por
shpresuakan duke bërë trysni mbi VETËVENDOSJEN, ta kompensojnë humbjen, duke
grabitur postin e Presidentit, të cilin do të detyrohet VETËVENDOSJA për tua
falur.
Fitorja e rrejshme se LIDHJA, paska dal njëjtë me
VETËVENDOSJEN është mënyrë e manipulimit për të legjitimuar pafytyrësinë. Por,
humbësit, si në çdo vend demokratik, duhet të ikën nga LDK-ja, bile me tërë
suitën nga Instituti RIINVEST dhe bashkë me ta edhe ato dy grupet që i theksuam
më lartë.
Befasi për këto zgjedhje padyshim ishte se kanë
humbur “komandantët”, për të cilët thuhet se janë ngritur duke keqpërdorur
gjakun dhe luftën e UÇK-së, të cilët i ndëshkoi elektorati i vet, jo elektorati
i LIDHJES, e aq më pak ai i VETËVENDOSJES, sepse “Forca nuk e bënë fuqinë”?!...
Askush nuk e ka theksuar se fitorja e
VETËVENDOSJES, në zgjedhjet e 06 tetorit 2019, është rezultat i pjekurisë
politike të elektoratit të PDK-së, ishte vetëdija e tyre shtetformuese, ishte
përgjegjësia e tyre historike, dhe padyshim edhe dashuria e tyre për Kosovën.
Vetëm elektorati i PDK-së ka pranuar këtë shtangnim të proceseve, dhe kjo bëhej
për fajin e “ca Komandantëve?!”, prandaj ata iu kanë thënë atyre JO, dhe
ndryshimit PO! Le të shënohet ky konstatim se ndryshimin në Kosovë e bëri
anëtarësia dhe elektorati i PDK-së i cili guxoi të refuzojë daljen në zgjedhje,
që guxoi t’iu thotë mjaftë komandantëve të vet, dhe t’iu hap rrugë proceseve. E
sikur në krye të PDK-së, të mos ishte Kadri Veseli, mbi të cilin rëndojnë akuza
për vrasjet politike, sa ishte shef i SHIK-ut, dhe disa kandidat të konsumuar
që kanë dhe akuza të përfolura, sigurisht rezultati do të ishte tjetër. Prandaj
si rezultat i mosdurimit që pat elektorati i PDK-së, ndodhi kryqëzimi i Komandantëve
të tyre duke e dështuar PDK-në.
Në anën tjetër, po në këtë proces elementi
“ruso.serb”, bashkë me LIDHJEN, pasi e degraduan dhe përjashtuan Familjen
Rugova, futën në lëvizje “gjakun e familjarëve të viktimave”, të atyre
personaliteteve nga LDK-ja që janë vrasje me motive politike, sigurisht për t’i
komprometuar edhe emrat e familjarëve që kanë bërë historinë. Madje nga
zemërgjerësia që paska LIDHJA për LDK-në, këta familjar, në listën zgjedhore,
kryesisht janë rreshtuar në dhjetëshin e parë. Në këtë plan, defekti moral i
“PDK-së”, tashmë përmes LIDHJES, u bart tek LDK-ja, dhe fituan “ata ose ato” që
për adutë të vetme kanë “gjakun e familjarëve të tyre”, që herët a vonë
do ti kthehet bumerang LDK-së dhe proceseve.
Isa Mustafa, po tallet jo me VETËVENDOSJEN, por me
tërë Kosovën dhe me Amerikën, prandaj është domosdoshmëri për një reagim
intelektual dhe për ndërhyrjen e SHBA-ve, nëse aleatët tanë nuk dëshirojnë
anarki dhe ngërç politik, që dëshiron për të paralizuar e ngadalësuar proceset
nëpër të cilat po kalon Kosova!
St.
Gallen, 31.12.2019.
Me shkas:
PRESIDENTI I KOSOVËS,
ISA MUSTAFA (13)
Nëse
LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia
rezervojë
Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në
Librin
e Rekordeve Guinness!
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Pse nuk doli e para LDK-ja?
Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme iu prezantua elektoratit
me një listë konfuze, e cila paraqiste klientelë mjaftë interesante, e cila
është sajuar për dështim. Në anën tjetër një pjesë e elektoratit të LDK-së, iu
ka frikësuar afrisë së Vjosa Osmanit me Isa Mustafën, pasi ata
janë të njohur si Këshilltarë të Lartë të Presidentit Fatmir Sejdiu, por edhe
si komplotist të atij dështimi. Pozita e tyre në Presidencë, ishte bërë pa qenë
fare anëtarë dhe në strukturat e LDK-së. Sigurisht ky duhet fatkeq, që atëherë
paskan bërë planin për marrjen e “Kalas nga Brenda”?!
Çuditërisht
në vend se të trajtohej si komplot kundër LDK-së dhe Kosovës, strukturat “për
siguri” që duhet t’i ketë pasur LDK-ja, nuk i vuri përpara përgjegjësisë, as
nuk ua ndaloi veprimtarinë në strukturat e LDK-së, por për fatin e keq ndodhi e
kundërta, komplotisti Isa Mustafa me metodën e nëntokës, u zgjodh Kryetar i
LDK-së, pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj.
Edhe Vjosa Osmani, më parë nuk ka qenë strukturë e LDK-së, por e
urrejnë, ish shefin e tyre, mikun e tyre, sa ishte President i Republikës së
Kosovës, që e paskan këshilluar mirë?!
Komplotin
e tillë, vet Sejdiu e kualifikon si veprim pas shpine, po këtu bëhet fjalë për
komplotin që iu ka bërë Presidentit të Kosovës, e jo individit, ngjason në
luftën për pushtet që kanë zhvilluar gjithmonë dinastitë e hershme dhe
karagjorgjeviçet serbë, të cilët me vrasje dhe eliminime janë rrëzuar nga
froni.
Në vend
se LDK-ja ta merrte seriozisht këtë komplot kundër Presidentit i dal nga radhët
e saj, i favorizoi për marshe të reja?! Një parti demokratike që është pjesë e
EPP-së, për këto skandale do t’i vente përpara përgjegjësi partiake: Lista do
të duhej të fillonte me Presidentin dhe Kryetarin e partisë prof. Fatmir
Sejdiu, i cili në mënyrë urgjente është dashur të shkarkohej nga të gjitha
strukturat e LDK-së, dhe t’i bëhej me dije se në demokraci secili merr
përgjegjësinë e vet për raste të tilla. Po ashtu me dëbim edhe nga radhët e
LDK-së është dashur të përjashtohen dhe të ndëshkohen komplotistët Isa Mustafa
dhe Vjosa Osmani. Nuk ndodhi kjo, por ata u shpërblyen me poste të larta
udhëheqëse në LDK dhe në qeverisjen e vendit, andaj e kemi gjithë këtë Kaos, në
LDK dhe në Kosovë. Në vendet me demokraci të zhvilluar do të niseshin edhe
ndjekje penale për sabotazh dhe komplot shtetëror i cili kishte të bënte me
autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ky
komplot kundër Presidentit të Kosovës, në masë të madhe ndikoi edhe
reputacionin e vendit tonë në planin ndërkombëtar, por me shpërblimin që iu bë
komplotistëve, dëm i madh iu ka bërë LDK-së, e cila edhe sot e kësaj dite po
vuan tagrin e komplotistëve Isa Mustafa & Vjosa Osmani. Çuditërisht asnjë
masë disiplinore nuk ndodhi, as një ndjekje penale nuk u bë, asnjë investigim
gazetaresk nuk pat interesim, asgjë për besë, por shihet se dy Këshilltarët e
Lartë të Presidentit, u bënë bashkë për t’ia marrë edhe LDK-në Fatmir Sejdiut,
që i bie për ta pushtuar, “Kalanë nga brenda”, të cilën nuk arritën ta
bëjnë dikur të burgosurit politik që ishin kategorizuar si marksist – leninist,
ndërsa ky projekt u realizua falë nomenklaturës titiste në Kosovë. Ky paradoks
është tepër i veçantë dhe mbase unikat, pasi nuk ka ndodhur askund në vendet e
ish Kampit Socialist, që dolën nga diktatura komuniste, të vjen në krye
të një Partie Demokratike, një komunist, madje pa qenë as anëtarë i asaj
partie, siç ka ndodhur rasti në Kosovë me LDK-në.
Isa
Mustafa, nga Instituti RIINVEST ka sjellë në struktura udhëheqëse të LDK-së një
klientelë të dëgjueshme dhe të trajnuar për veprime të nëntokës, disa prej të
cilëve ishin në Listën Zgjedhore që i printe Vjosa Osmani, bile të sistemuar në
njëzetëshin e parë siç janë: Avdullah Hoti; Lumir Abdixhiku; Hykmete Bajrami; Arban Abrashi; Arben
Gashi; Vlora Dumoshi, e ndonjë që nuk e njoh, ndërsa nga Shoqëria Civile ka ardhur, Driton
Selmanaj, edhe ky pa qenë anëtarë dhe strukturë e LDK-së; i ngjashëm është edhe
rasti i Valon Murtezajt, i cili duhet të na tregojë në Francë a lejohet një
Valon Francez, pa qenë anëtarë të futet në listat zgjedhore; ndërsa Anton Quni;
përveç FARK-ut, bile atë pjesën e Bujar Bukoshit, kanë mjaftuar thashethemet
për ryshfet e fajde, dhe për gjëra të tjera, siç janë rasti i vrasjeve në
luftë. Se ka diçka që e gërryen ndërgjegjen e tij, e ka shfaq vet ai publikisht
në Parlamentin e Kosovës. Por Anton Quni, do të mbahet mend për shkatërrimin e
Degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, ku ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar.
Përveç Zvicrës, kujtoni mashtrimin dhe tradhtinë që Antoni ia ka bërë bijës së
Heroit të Kosovës, Donikë Jusuf Gërvalla.
Titizmi ka vrarë
natën dhe ka vajtuar ditën, ka vrarë tinëzisht burra e atdhetar të shquar,
qoftë në prita ose vrasje të porositura, ndërsa familjaret e tyre i ka trajtuar
me pensione, madje duke i ngritur dhe avancuar në sektorin e Sigurimit
Shtetëror – UDB-e?! Kjo metodologji e cila nuk justifikohet, është vërejtur në
Listën e Zgjedhjeve të 06 tetorit 2019, ku janë përfshirë familjarët e figurave
të vrara politike nga radhët e LDK-së, vrasje këto që janë kategorizuar si
vrasje me motive politike: Armend Zemaj; Doruntine Maloku; Besian Mustafa dhe
Shkëmb Manaj, janë vetëm disa. Këtu mund të kategorizohen, por në një format
tjetër edhe Fetah Rudi dhe Ilir Fadil Ferati. Të paktën për z. Rudi, LDK-ja
është dashur për t’ ia siguruar një pension të dinjitetshëm, duket se Isa
Mustafa, më kollaj e ka keqpërdorur fatkeqësinë e tij.
Ne e
dimë se politika e mirë nuk zhvillohet kështu, nuk keqpërdoret gjaku familjar,
mjaftë bënë “Komandantët” me gjakun e
luftëtarëve, pse edhe LDK-ja kopjoi këtë ves të shëmtuar, mund ta thonë
strukturat e partisë, por dihet se askund nuk keqpërdoren (kaq shumë),
atentatet politike, se askund në Evropën Lindore, në ato shtete që kanë dal nga
komunizmi nuk është manipuluar kaq shumë, kaq keq as me luftën dhe as me gjakun
e familjarëve.
Në anën
tjetër edhe autoriteti i tyre publik është tejet diskutabil, sepse kështu si
është vepruar, i bien se kanë shkelur Kushtetutën e Partisë (statutin dhe
rregulloren për zgjedhje), duke i marrë nga arat dhe livadhet për t’i futur
në Listën Zgjedhore?! E, kjo i bie për këta “Doktorant”, nëpër Universitete të Amerikës dhe
Evropës, sikur edhe ata të kishin doktoruar, pa e kryer shkollën fillore,
shkollën e mesme, fakultetin, duke u futur drejtpërdrejt në studime në nivelin
Master dhe Doktoratë?!
Pas këtij veprimi, më
lejohet edhe mua t’ua shtrojë një pyetje publike se cili është morali i tyre
politik? Sidomos kur i drejtohen elektoratit, pa qenë anëtarë të LDK-së, pa e
poseduar Librezën e LDK-së dhe pa e paguar as anëtarësinë, mësa shefi i tyre
Isa Mustafa, i cili është zgjedhur kryetar i LDK-së
pa qenë anëtarë i kësaj partie. Por nuk e kemi krejtësisht të qartë nëse edhe
Vjosa Osmani, ka pasur këso privilegje në kapërcimin e hallkave të brendshme
për avancim. Ndërsa takimet e saj,
qofshin zyrtare apo private me personalitetet nga Stejtdepartamentit Amerikan i
Shtetit, e deri te takimet e saj me zyrtarët e CDU dhe ata në Bundes Tagun
Gjerman, duke mos i përjashtuar as takimet e saj me zyrtarët e lartë të EPP-së. Cili ishte
qëndrimi i saj për Isa Mustafën dhe çfarë ka mundur me folur për personalitetin
e tij.
Sipas
kësaj shihet qartë se Isa Mustafa, është në mision për ta shkatërruar
filozofinë politike të LDK-së, qoftë përmes eliminimit klasik të Familjes
Rugova, për t’i dhënë imazh të keq LDK-së, ose përmes psikologjisë së
KOMANDANTËVE të Luftës që futën në lojë gjakun e luftëtarëve, Isa Mustafa i
shantazhoi edhe familjarët e viktimave, që duhet të gjykohet si mëkat, se as
Zoti nuk e thotë që ta zëvendësojë logon e LDK-së me logon “LIDHJA”, e duke ia
shtuar edhe “pikën”, madje duke e vendosur portretin e vet, (aty ku iu ka dhënë
rasti), për të dëshmuar vazhdimësinë e LKJ-së.
Kështu
si ishte, lista edhe përbrenda sojit, ishte heterogjene, një mozaik i ndërtuar
me qëllimin e zi për të krijuar divergjenca ideologjike e konceptuale, mbi të
cilat mjeshtërisht duhej të notonte Isa Mustafa. Natyrisht këto grupe kanë
qasje dhe koncepte kundërthënëse, por sipas njohësve, lista kështu si ka qenë
ka pasqyruar më së miri mozaikun e klientelës së fragmentarizuar, e kjo bëhej
vetëm për nevoja strategjike, si luftë e bërrylave dhe intrigave të caktuar.
D.m.th. edhe kësaj radhe LDK-ja nuk dashi me i fituar zgjedhjet sepse me pak
ndryshime dhe me një strategji tjetër, kollaj do të dilte partia e parë, e nuk
do të duhej të flisnim për pozitën e Presidentit.
Këto
krahasime, nuk janë aspak shpifje, por vet Vjosa Osmani, ka deklaruar në TV Dukagjini, se i ka pasur duart e lira dhe askush nuk iu ka
përzier në përpilimin e kësaj liste, nga e cila siç ka thënë ajo, qeverinë do
ta përbëjnë emrat e përfshirë brenda njëzetëshit të parë.
Kjo na shtyn me besuar për një Zonjë me mjeshtri kalkulimi, duke manipuluar me
emrat, sidomos me ata që janë themeluesit ose që kanë bartur përgjegjësi
historike gjatë viteve të nëntëdhjeta siç është rasti i prof. dr. Rexhep
Gjergjit, i pozicionuar në Nr. 80. Pastaj po në atë emision ajo ka deklaruar se
raportet e saj me Isa Mustafën, nuk kishin qenë kurrë të këqija, që mund të
përkthehet se të gjitha konfliktet e saj me Isa Mustafën, paskan qenë farsë,
paskan qenë skenar të planifikuar, sa për të mashtruar opinionin dhe për t’i
penguar të gjitha iniciativat e mundshme për reforma të brendshme, të cilat
kanë mundur t’ia rrezikojnë pozitën Isa Mustafës. Mbase komplotizëm shqetësues
por i mundshëm?!
Nëse i
shikojmë kandidatët në listën zgjedhore, deri në numrin 20, zgjedhjet nuk
fitohen pa kriter profesional, pa përfshirje adekuate regjionale, pa kriter
gjinor, (brenda çdo dhjetëshi, proporcionalisht), dhe aspektet
konfensionale etj. Një luftë e tillë kundër gjeneratës së vjetër është e
pafalshme. Dr. Rexhep Gjergji, është dashur të përfshihet brenda dhjetëshit të
parë, ndërsa Salih Cacaj, të paktën brenda njëzetëshit të parë. Po ashtu dy
kandidatët e PSHDK-së, dr. Ukë Berisha dhe Zef Morina, është dashur të
pozicionohen njëri brenda dhjetëshit të parë e tjetra brenda njëzetëshit, nëse
ka pasur sinqeritet dhe duam për të treguar mentalitet Evropian, edhe ish
Ministri i Mbrojtjes, Haki Demolli dhe akad. Frashër Demaj, është dashur të
sistemoheshin brenda njëzetëshit për të krijuar një mozaik më të butë, sepse
frika nga RINVESTI dhe Parashutistët nga FARK e nga Shoqëria Civile, si dorë e
zgjatur e Isa Mustafës, është evidente, e frikshme dhe shqetësuese.
Në këtë
listë është dashur pa tjetër të futet Hafiz Gagica dhe Donika Gërvalla, si
përfaqësuesit më tipik të diasporës dhe patjetër është dashur të futet në listë
edhe deputetja e legjislacionit të kaluar e bija e dr. Ibrahim Rugovës, për të
dëshmuar Vjosa Osmani dhe klika e Isa Mustafës, se nuk ka tendencë për ta
shfarosur emrin dhe filozofinë e LDK-së dhe atë të dr. Ibrahim Rugovës.
Vetëm me Institutin RIINVEST dhe “Brezin e Republikës” nuk fitohen
zgjedhjet?!
Zgjedhjet
nuk fitohen me rrena e dallavere, aq më pak me Institutin RIINVEST dhe
“Brezin e Republikës”, por do të duhej me një ekip profesional shumë më të
përgatitur, më profesional, më gjithëpërfshirës, më të kompletuar. Në asnjë
rast nuk është dashur për ta mbuluar Logon, përkatësisht Siglën e LDK-së me
LIDHJA as me sloganin e kopjuar nga PDK-ja “BESO”, pastaj askund asnjëherë nuk
është dashur të mbulohet portreti i Presidentit Historik dhe kryetarit më karizmatik
që pat LDK-ja, me njëfarë portret-kufomë të një teknokrati komunist. Nuk është
dashur, përveç në Gjilan, të paraqitet askund Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa nuk
është dashur të flas pa koncept, se dëshmoi është tepër e papërgatitur dhe të
mos çaraveshej aq e ekzaltuar, se veç fushatë ishte, pa pasur në dorë një
koncept të shkruar se çfarë do të duhej me fol, premtuar dhe garantuar.
Përgjegjësia Nr.1, për humbjen e zgjedhjeve bie mbi bartësen e Listës
Zgjedhore, dr. Vjosa Osmani, e cila vetë është deklaruar se
askush nuk iu ka përzier në përzgjedhje, dhe se i ka pasur duart e lira me
vepruar, andaj në fushatë zgjedhore është dashur (të paktën në Prishtinës
dhe Podujevës), të shihej edhe ish kryetari dhe Presidenti që e kanë
tradhtuar Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa, prof. dr. Fatmir Sejdiu, i cili me
siguri LDK-së do t’i kishte sjell më shumë vota se kushdo tjetër. Pastaj në
tubimet në Prishtinë dhe atë në Nëndegën e LDK-së në VELANI, (Nëndega e
Presidentit Rugova), është dashur të ftohej edhe Familja e Presidentit të
Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Pastaj, pastaj nëpër tribuna të nivelit lokal, po
sidomos në debate televizive, aty ku bëhej fjalë për diasporën, është dashur të
ftohen, veprimtar, intelektual dhe analist nga diaspora, (qoftë edhe autori
i këtyre rreshtave), por në asnjë mënyrë ata që nuk kishin njohuri
minimale.
Vota
nuk fitohet vetëm nga Instituti RIINVEST dhe kleintela e ashtuquajtur “Brezi
i Republikës”, as nga parashutistët që kanë ardhur nga Shoqëria Civile, se
Kosova ka nevojë për kuadro të afta s’ka dyshim, por jo aso kuadro që të vetmen
mbulesë kanë adutin e tragjikes familjare apo të diplomës që e kanë siguruar
atje ku jeton elektorati i LDK-së në Diasporë, të cilën LDK-ja e urren shumë,
kurse me diplomat e marra në Evropë dhe Amerikë, mburren duke i përdorur si
karrem për të mashtruar e manipuluar elektoratin.
A është Vjosa Osmani, Angela Merkel?
Dr.
Vjosa Osmani, nuk është Angelika Merkel, sepse edhe nëse llogaritim në
proporcionin 1:1, ka rrezik se Vjosa Osmani, në llogaritë bankare të ketë
trefish ma shumë kursime se sa Angela Merkel, se sa i përket hapësirës së
banimit, tashmë dihet pasi Vjosa Osmani ka trefish hapësirë më shumë se sa
Kancelarja gjermane Angelika Merkel, për të cilën është thënë se ka hapësirën e
banimit më pak se 80 metra katror. E, Angelika Merkel është Kancelare e shtetit
më të fuqishëm në Glob, ndërsa Vjosa është e shtetit më të varfër në Evropë.
Pastaj Merkel, karrierën politike e ka mjaftë të rregullt, nuk e besoj se ajo
ka dal nga kabineti i ndonjë Kancelari Gjerman, të cilin e ka shantazhuar për
tu faktorizuar vet, ashtu siç ka vepruar Vjosa Osmanin, kundrejt Presidentit të
Kosovës. Ajo karriera e saj nis nga një përkthyese në organizata të huaja, si
këshilltare për çështje Juridike në Kabinetin e Presidentit, madje pa qenë
strukturë e LDK-së. Pastaj nga aty në majat e LDK-së. Andaj duke qenë juriste
paradoksi duket më tragjik, më komik dhe aspak demokratik!
Në
vitin 2015-2016, Vjosa Osmani, ka pasur një rol për ta frenuar nismën për
reforma, të cilën e ka kaluar duke zvarritur, duke kërkuar momentin, por duke u
shprehur se ajo po futet me vazhduar përpjekjen nga brenda. Koha e vërtetoi dhe
vet ka thënë se s’ka pasur kurrë konflikte me Isa Mustafën.
Dihet
se Armend Zemaj, Anton Quni dhe Doruntinë Maloku, kanë qenë drejtpërdrejt në
shkatërrimin e Degës së LDK-së në Zvicër. Natyrisht, përmes mercenarëve që i ka
shpërblyer vet Anton Quni me certifikata veteranësh, dhe duke bërë skenar
ish-polic të cilët sipas gjasave janë dëshmitar të mbrojtur, për të mos thënë spiun,
e arritën qëllimit. Por Vjosa Osmani nuk ka reaguar madje as në rrugë private,
duke iu shmangur edhe takimeve të rastësishme në Prishtinë. Vjosa ka qenë e
informuar se si deputeti Armend Zemaj e ka kërcënuar dhe fyer Kryetarin e Degës
së LDK-së në Zvicër, por as në atë rast nuk ka reaguar, kurse tani për djalin e
Isa Mustafës, ishte një nga të parat. Vjosa nuk ka reaguar as kur babi i këtij
djalit të kërcënuar, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës dhe Kryetarit të
LDK-së, bënë kualifikime që po të kishim shtet juridik, do të duhej të ndiqej
penalisht. Po ashtu nuk ka reaguar as kur huliganët e Isa Mustafës, sulmuan
fizikisht njërin nga themeluesit dhe veprimtarin shumëvjeçar të Degës së LDK-së
në Zvicër. Heshtja e saj nuk besoj se ka qenë rastësi, ndërsa kulmi i kësaj
heshtje do të jetë tërheqja e Donikë Gërvallës nga posti i kryetares së LDK-së
në Gjermani, për tua krijuar mundësinë halabakëve për tu tallur me LDK-në,
ndërsa në Zgjedhjet e 06 tetorit 2019, edhe pse u përfole emri i Donikë Gërvallës,
edhe pse vet Vjosa u deklarua se ajo paska insistuar të mos jetë përfaqësuese e
Degës së LDK-së në Deçan, por të futet nga Qendra në Prishtinë edhe për shkak
të kuotës.
Gjatë
fushatës, Donikë Gërvalla nuk u pa gjëkundi, sikurse edhe heshtja e Vjosa Osmanit
kundrejt saj u bë plojë. Por vizita e saj në CDU dhe Bundes Tagun Gjerman, kohë
më parë sikur ia hoqi velën tërë kësaj intrige. Donikë Gërvalla u detyrua të
hesht sikurse edhe për Familjen Rugova, përkatësisht për Teutë Rugovën, më
datën 7 shtator 2019, Vjosa Osmani para kamerave është deklaruar se ka qenë
“vendim i përbashkët” me Familjen
Rugova. Ekzaltimi i saj pas LIDHJES dhe sloganit “Beso.”, e komplikon edhe më
tepër çështjen, pasi Familja Rugova gjatë tërë fushatës nuk mori pjesë duke
mbajtur heshtje absolute.
Prandaj
do të ishte me interes nacional, për të gjithë ata që mendojnë t’i analizojnë
zhvillimet politike në LDK, t’i shohin më saktë faktet, dhe të mos nxitojnë për
aludime e propozime në dëme të Kosovës, pasi nuk na duhet për “ta heqim bakallin
për ta vendosur bardakun”, ka pas thënë që moti diktatori i Shqipërisë
Socialiste, Enver Hoxha!
Kriminaliteti ekonomik
Për
kriminalitetin ekonomik dhe shtimin e pasurisë të Isa Mustafës, është folur
mjaftë, qoftë për Fondin 3%, “Huan Popullore”, falimentimi i “Dardania Bankës”,
keqpërdorimi i rreth 60 milion markave në Fondin UFORK. Madje kemi emisione të
gazetarëve hulumtues si “Vjedhje në kohë lufte”, “Lidhja e terminaleve”, e
shumë të tjera, por unë këtyre aferave po ua shtojë edhe disa të tjera më pak
ose fare të përfolura për të cilat kam dëgjuar të cilat për Prokurorin e
Shtetit, ose të Prokurorive të Krimeve të rënda është punë e thjesht për tu
vërtetuar duke shikuar lëvizjen e pronarëve të tokave për të cilat flitet se:
1. Rruga
“B” në Prishtinë
Para
dy-tre vjetësh duke kaluar përgjatë asaj rruge një mik më pyeti nëse e mbaj
mend përroin që ka qenë para se ajo pjesë e qytetit të bartej në atë pjesë. Po
i thash! Ndërsa miku vazhdoi: Në atë kohë Isa Mustafa, ka dërguar klientelen e
vet, nëse jo të bijtë dhe kanë blerë këtë tokë përgjatë lumit, pastaj e kanë
dhënë me koncesion këtyre investitorëve. Në çdo hyrje sigurisht janë dy-tre
banesa në emrin e tij ose të klientelës. Asnjëherë nuk më ka interesuar të
merrem me këtë investigim gazetaresk, por për prokurorinë është çështje e
thjesht për të shkuar se si janë ndërruar pronarët mbi ato parcela dhe nëse ka
diç të saktë pse të mos hetohet!
2. Rruga Shkabaj – Bërnicë
Rrugës
për në Mitrovicë, në fshatin Shkabaj (ish Orlloviqi), dukej një rrugë që do të
lidhë një Unazë përreth Prishtinës që atë zonë me Bernicën. Miku i më tha se
rruga kalon kah trojet (parcelat), e Isa Mustafës, qofshin në emër të tij, të
bijve a ndonjë klienteliste që ai e kontrollon, s’ka rëndësi por Stadiumi i Ri
i Prishtinës është thënë se po ndërtohet në Drenicë. Përveç se ai lokacion
është shumë ma mirë, më afër Prishtinës, duhet të ndërtohet aty sepse janë
trojet-parcelat e Isa Mustafës, dhe vlera e investimit duhet t’i shumëfishohet.
Edhe kjo gjë për hetuesinë nuk është e kushtueshme të dihet prej se kurë
datojnë ato parcela toke në emër të Isa Mustafës, pasi me tokat shtetërore
përreth Prishtinës është folur shumë dhe për keqpërdorime (pasi mund të jetë
mashtrim kundrejt pronarëve real), pse të mos verifikohet?!
3. Malet mbi Rimanisht
Aty ku
përfundon Autostrada në fshatin Trudë, nisen vargmalet e Fshatit Rimanisht të
cilat shtrihen në horizontin ku është paraparë devijimi i autostradës nga
drejtimi Merdare për në kufirin në Fshatin Mutivodë, aty diku afër ku Isa
Mustafa e ka shtëpinë në fshatin e tij të lindjes. Shoqëruesi im duke shtrirë
dorën në drejtim kah duhet të gjarpëron ajo Autostradë, tutje janë mbi 200
hektarë mal që i paska blerë Isa Mustafa, në mënyrë që kur të shpronësohet me
iu rrit disa herë vlera investimeve të tij, por përsëri duket si me hile, pasi
ky zyrtar i ka në posedim vite më herët projektet dhe nëse ka diçka në këtë
plan, ne nuk mund të themi asgjë më shumë vetëm se komunisti mbetët komunist
edhe sikur ta shpërngulim për në planetin e hënës. Edhe këtu nuk do të jetë
ndonjë vështirësi për tu ditur nëse ato male, në këto vitet e fundit kanë
ndërruar pronarin e vet?
Modeli kroat për Kosovën!
Modeli
kroat, për ish kryeministrin e tyre është domosdoshmëri për Kosovën. Për ish
kryeministrat dhe ministrat si dhe zyrtarët e lartë të cilët janë shkaktarët e
gjithë kësaj gjendje. Nëse ky model do të ishte mirë, të nisej me Isa Mustafën,
për t’i zbardhur të gjitha veprimet e tij politike dhe ekonomike, për tua
zbardhur prejardhjen gjithë atij kapitali të grumbulluar, pastaj jo vetëm
familjarëve por edhe klientelës së tij, këshilltar e mbrojtës për të cilët
mediat shkruajnë se janë multimilioner, pasur kjo e shtuar vetëm nga përfundimi
i luftës e këtej!
Reforma dhe Vetting në LDK
Se
LDK-ja ka nevojë për reforma s’ka dyshim. Për domosdoshmërinë e reformave në
LDK, kam shkruar qysh e kam kërkuar qysh në vitin 2000. Kjo temë gjatë këtyre
viteve, vazhdimisht ka qenë obsesive, prandaj nuk kam prajtur së shkruari,
analizuari dhe kërkuari për reforma rrënjësore dhe ngritje e institucionit të
përgjegjësisë politike për humbjet dhe dështimet. Prandaj do të ishte mirë të
niste ndonjë iniciativë nëpër nëndegë për tu shtrirë kudo deri në majat e
piramidës. Por reforma serioze nuk mund të bëhen pa iu nënshtruar një
Vetting-Verifikimi, të gjitha strukturat për të parë se si janë ngjitur ne maja
të piramidës, në mënyrë antistatutare e jashtë çdo normë demokratike të gjithë
studentë shembullor me grada doktorë shkencave, të mbrojtura po ashtu me sukses
dhe nota të larta nëpër Universitetet Prestigjioze në Amerikë dhe kudo në
Evropë. Këto hulumtime duhet t’i udhëheqin ekspertet e sociologjisë dhe të
psikologjisë për të arritur me kap defektin e ADN-së së tyre, dhe për t’i
lexuar karakteret sipas teorisë së Psike-Analistit Jug!
A meriton Isa Mustafa të zgjidhet President i Kosovës?
Jo në
asnjë mënyrë! Sepse janë të mjaftueshme 40 vjetët e tij aktive në
kriminalitetin e shëmtuar politik, organizativ dhe ekonomik mbi Kosovën. Ky
njeri qëndroi gjithmonë në anën e errët të hënës, në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova. Isa
Mustafa nuk e meriton të zgjidhet President i Kosovës, bile ai duhet të
përjashtohet edhe nga LDK-ja e bashkë me të, edhe të gjitha strukturat e
kapërthura në mënyrë antistatutare dhe në kundërshtim me rregulloret për
zgjedhje të brendshme. Shkelja e statutit dhe të rregulloreve partiake është
njësojë si shkelja mbi Kushtetutën e Republikës. Po ashtu dihet se mbi Isa
Mustafën rëndojnë shumë akuza, prandaj me “Ngërç Politik”, të bësh
përpjekje për tu bërë edhe president, i tejkalon të gjitha normat, morale,
psikike e psikologjike të individit. Isa Mustafa, dhe të gjithë vartësit e tij
të cilët kanë krijuar pasuri në mënyrë jo të ligjshme, duhet të ndëshkohen dhe
pasuria e tyre të konfiskohet, e jo pas humbjeve të 06 tetorit 2019, të
mundohen me bllokada e marifete të tilla ta mbulojnë dështimin.
Me një
fjalë, dikush duhet ta bind Isa Mustafën, se Kosova nuk duhet të trajtohet si
klinikë për t’ia shëruar komplekset atij për tu bërë edhe President i Kosovës.
Pra, Ai nuk duhet në asnjë mënyrë të zgjidhet President i Kosovës, por karriera
e tij duhet të përfundojë ashtu siç kanë përfunduar të gjithë diktatoret që
janë përballur me drejtësinë. Kosova meriton trajtim serioz, asaj i duhet një
President më konsensual, më i pranueshëm dhe më unifikues për spektrin e
përçarë politik!
Koalicionin
e ardhshëm qeverisës “LVV & LDK”, duhet ta bëjnë këto dy subjekte politike,
në të kundërtën përgjegjësia bie mbi Isa Mustafën dhe klientelën e tij!
St.
Gallen, 03.01.2020
FUND