Mendime
Enver Bytyçi: Paradigmat e rezultateve të mbledhjes së parë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës
E diele, 12.01.2020, 11:07 AM
Paradigmat e rezultateve të mbledhjes së parë të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të 11 janarit 2014!
Nga
Enver Bytyçi
Sot
gjashtë vite më parë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive,
asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Më 11 janar 2014 të dy kryeministrat,
Edi Rama dhe Hashim Thaçi, u premtuan shqiptarëve “mrekullinë” e bashkimit të
shqiptarëve në një territor pa kufij, pa dogana, pa barriera, me qarkullim të
lirë e pa kontrolle të qytetarëve si dhe të mallrave në të dy vendet. Madje dy
kryeministrat nënshkruan gjithashtu një deklaratë të përbashkët për
bashkëpunimin strategjik midis dy qeverive.
Entuziazëm
i madh u proklamua në atë mbledhje. Fotografi, batuta, fjalime patriotike,
premtime të pafund, aq sa u mrekulluan edhe shqiptarët e Australisë, jo më ata
të Kosovës e të Shqipërisë. Simbolika ishte zgjedhur me mjeshtri – mbledhja
zhvillohej në kryeqytetin e shqiptarëve të Lidhjes së Prizrenit. Me një regji
rozë u gërshetua miti me realitetin, ëndrra me mundësinë, e pamundura me të
mundurën.
Më
pas u zhvilluan dhe katër a pesë mbledhje të përbashkëta deri sa në Korçë
kryeministri i Kosovës u detyrua t’ia lejë sofrën shtruar kryeministrit të
Shqipërisë. Ndërsa në nëntor 2018 në Pejë u shfaq drama e përçarjes publike
midis Kosovës dhe Shqipërisë, kur kryeministri Rama para kamerave i cilësoi
“gomerë” kundërshtarët e idesë serbe të shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes
së Kosovës, ide të cilën e mbrojti ai së bashku me dy miqtë e tij të
përhershëm, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi.
Gjatë
vite kanë kaluar dhe pas gjithë këtyre viteve qeveria e Shqipërisë si dhe ajo e
Kosovës duhej ta kujtonin si datë historike 11 janarin e vitit 2014, së paku
duhej të bënin një bilanc të marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe të atyre që
janë zbatuar. Por kjo datë nuk i qëndroi historisë. Bilanci është katastrofik:
- Dhjetëra nënshkrime në gjashtë mbledhje të përbashkëta dhe asnjë marrëveshje
e zbatuar. Të gjitha moszbatimet për shkak të pengesave të qeverisë shqiptare
dhe kryeministrit shqiptar.
Përkundrazi,
shqiptarët sot janë para disa paradigmave:
1.
Sot, pas gjashtë viteve, janë shqiptarët më homogjenë, apo më të përçarë? Pa i
hyrë ndonjë analize të thellë, përgjigja është e qartë: Shqiptarët kurrë nuk
kanë qenë më të përçarë sesa në këtë periudhë të qeverisjes së Rilindjes në
Shqipëri! Nuk kanë qenë gjithashtu kurrë më të lidhur ngushtë se sa sot me
Serbinë!
2.
Sot pas gjashtë viteve, Kosova është më e konsoliduar si shtet për shkak të
kontributeve të Shqipërisë ndaj saj, apo roli i saj në aspektin ndërkombëtar
është dobësuar krahasimisht me kohën kur u mbajt mbledhja e parë e dy
qeverive?! Përgjigja shkon në favor të dobësimit të rolit të Kosovës, sepse ajo
dështoi në shumë iniciativa për t’u konstituar si shtet në organizatat
ndërkombëtare. Dhe kjo që ndodhi pas shout të mbledhjeve të qeverive maskoi
lidhjet e ngushta të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë. Kjo
ndodhi, sepse ndonëse Edi Rama realizoi regjinë e mbledhjeve të përbashkëta me
diskurse e poza patriotike, bashkëpunoi dhe komplotoi bashkë dhe në llogari të
Serbisë kundër Kosovës në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
3.
Paradigma e tretë lidhet me dilemën nëse është forcuar apo dobësuar
bashkëpunimi midis dy qeverive?! Përgjigjen e njeh çdo shqiptar. Për herë të
parë në historinë e kombit tonë, dy kryeministrat e të dy vendeve nuk
komunikojnë dhe nuk flasin me njëri-tjetrin, sepse ky kryeministri karagjoz i
Shqipërisë i kërkon atij të Kosovës të zbatojë skemat antishqiptare të
Beogradit, si për ndarjen e Kosovës, për taksën ndaj Serbisë si dhe në aspekte
të tjera. Deklarata e bashkëpunimit strategjik me Kosovën mbeti në sirtarët e
kryeministrit të Shqipërisë për t'u zevendësuar me bashkëpunimin e tij
strategjik me Beogradin!
4.
Paradigma tjetër lidhet me atë nëse marrëdhëniet ekonomike e tregtare si dhe
lëvizja e qytetarëve është lehtësuar apo vështirësuar?! E vërteta është se
asnjë lehtësi, përveç vështirësive në këto aspekte nuk ka dhe nuk do të ketë sa
kohë që në krye të ekzekutivit shqiptar do të kemi një marionetë të Serbisë.
Dhe, si mos të mjaftonin vështirësitë e tjera, Edi Rama vendosi një kufi të
dytë për shqiptarët në Kalimash të Kukësit.
Paradigmat
dhe dilemat nuk kanë fund, por në asnjë rast nuk do të gjendej ndonjë rezultat
pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës! Atëherë lind pyetja pse
duhej të shpërdoroheshin gjithë ato para të taksapaguesve shqiptarë, thjesht
për shoun e kryeministrit sharlatan të Shqipërisë, i mbështetur nga Hashim
Thaçi në Kosovë?!