Mendime
Dan Kosumi: LKSHM dhe kuvendi i qyqeve
E hene, 06.01.2020, 12:47 PM
LKSHM DHE KUVENDI I QYQEVE
Ose:
Shembja e turpshme e ngrehinës së lapangjozve.
Shkruan:
Dan Kosumi
Pas
skandaleve te njëpasnjëshme dhe pas dorëheqjeve të 15 anëtarëve të kryesisë,
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dështoj edhe në organizimin dhe
mbajtjen e të ashtuquajturit Kuvend të
saj. Dështoj, sepse anëtarësuia u rrudh aq shumë sa që, thirrjës për mbajtjën e
Kuvendit nuk iu përgjigjen më tepër se 10 - 15 anëtarë. Bojkoti me
mospjesëmarrje ndodhi për shkak të gjendjes alarmante në LKSHM, të krijuar pas
dorëheqjeve të njëpasnjëshme. Për ketë arsye, ftesës nuk iu përgjigjen as
përfaqësuesit e degëve të kësaj shoqate në Gjermani, Suedi, Norvegji, Itali,
Greqi, SHBA etj. Por, pavarësisht kësaj, organinazoret nuk qëndruan duarlidhur.
Ata e bënë skenarin me kohë, me të gjitha detajet e tjerrura holl, në mënyrë qe
të dilnin pa u lagur nga bataku ku e kishin futur veten dhe shoqatën. Kështu,
për ta shpetuar vetveten, vendosen djallëzisht që ta bënin një kurban. E për
kurban u zgjodh „vëllai“ i dashur dardan, ai që më së paku kishte gjynahe!
Pastaj u bënë përpjekje të mëdha për të krijuar opinion të rrejshëm se çdo gjë
shkonte për së mbari. Kësisoj, për të mos u kuptuar nga të tjerët se kishin
mbetur shumë pak nga soji i tyre mjeranë, vendosën që të thërrisnin haberxhinj
e syretxhinj, bejtexhinj e kalemxhinj, dajrexhinj e sazexhinj, hastretxhinj e
badihavxhinj… Por, prapëseprapë, më 24 nëntor 2019 në qytetin Bad Neuenahr,
„gjurulldia“ e dëshiruar aq shumë nga hyzmeqarët e devotshëm të kyeparit, doli të jetë teper „hafif“! Jo vetëm që nuk u
bë ndonjë „gjurulldi“ e hareshme që ti ngjante së paku një dasme të vogël
evxhite, por ajo dukej hiç më pak se një ritual i përmortshëm ku pritej që të
vdekurin ta vorrosnin pikërisht ata që ia kishin marrur shpirtin!
*****
Pavarësisht
se disa prej të mbeturve në LKSHM, kishin trumbetuar me të madhe se në Kuvend
do të sqarohej çdo gjë, se në Kuvend do të flitej e do të merreshin vendime për
të gjitha ato që kishin ndodhur, se askush nuk do ti shpëtonte përgjegjësisë;
të gjitha ato fjalë e premtime i mori era! Pra, ashtu edhe siç pritej, faji
doli jetim dhe fajtoret ia dolën qe të shpetojnë pa u damkosur për të palarat e
tyre!
Askush
nuk mori përgjegjësi pse u lejua dorëheqja e 15 ish-anëtarëve të kryesisë,
pavarësisht se disa prejt tyre mbanin edhe pozita nënkryetarësh dhe njëherit,
ishin edhe bashkëthemelues të kësaj shoqate.
Askush
nuk mori përgjegjësi për dëmtimin e imazhit të shoqatës për faktin se në
kryesinë e mëparshme të saj ishte zgjedhur një person i përfolur për të kaluarë
e tij të dyshimt karshi interesave kombëtare, emri i të cilit u largua
heshturazi.
Askush
nuk mori pëgjegjësi as për shumë akuza dhe probleme tjera, siç janë: akuzat e bëra për ngacmime seksuale, akuzat
për montimimin e rezultateve të konkurseve letrare, akuzat për mos transarencë
te shpenzimeve të buxhetit të shoqates, pavarësisht se në bazë të rregullave
juridike, çdo gjashtë muaj duhej bërë bilanci llogarisë bankare.
Pra,
askush nuk u ngarkua me përgegjësinë për dëmtimin e imazhit të shoqatës! Ndodhi
kjo, sepse ashtu deshen! Ndoshi kjo, sepse ashtu ju konvenoj! Kështu ndodhi,
sepse nuk pati Kuvend. Kështu ndodhi, sepse nuk pati kush kujt ti kërkoj
llogari! Kështu ndodhi, sepse (pothuaj)
secili prej tyre e mbante hisen e vet të fajit. që heshturazi kishin mbyllur
sytë para te këqijave që ndodhnin, duke lejuar kesisoj (me vetëdije të plotë)
shkërmoqejn e LKSHM-së.
Pesëmarrësit
dhe „zgjedhja“ e kryesisë.
Nga
qindra anëtarë sa kishte dikur LKSHM, në të ashtuquajturin Kuvend dhe festival
„Nëntori poetik 2019“, mezi u bën bashkë
jo më shumë se 10-15 letrarë. Ishin
kryesisht ata që nuk patën guxim të distancoheshin me kohë për të këqijat që
ndodhnin në shoqatë, ashtu si vepruan dinjitetshëm kolegët e tyre tashmë të
dorhequr! Dhe këta ishin: Hasan Qyqalla, Fran Tanushi, Mentor Thaqi, Sylë
Bajrami, Neki Lulaj, Milazim Kajtazi, Bajrush Zeka, Musa Jupolli, Anton Marku,
Besim Xhelili, Gani Bytyçi, Muharrem Blakaj, Bujar Salihu, Lumni Nimani, Rudina
Ismaili dhe Saranda Hyseni.
Prandaj,
me qenë se nuk kishte pjesmarrës të mjaftueshem për mbajtejen e një Kuvendi
serioz, u „zgjedh“ formalisht kryesia e re.
Musa
Jupolli - kryetar (Francë),
Gani
Bytyçi - nënkryetar (Zvicër),
Anton
Marku - nënkryetar (Austri),
Fran
Tanushi - nënkryetar (Gjermani),
Mentor
Thaqi - sekretar (Gjermani),
Neki
Lulaj - anëtar kryesie (Gjermani),
Sylë
Bajrami - anëtar kryesie (Gjermani).
LKSHM
dhe imazhi i I nxirë I saj
Pas
kuku-kuvendit dhe “zgjedhjës” së kryesisë së re, me pothuja të njëjtit njerëz
të cilët edhe më parë ishin në kryesinë e kësaj shoqate, vetvetiu shtrohen disa
pyetje:
A
mund të pritet përmirësimi i imazhit të LKSHM-së pikërisht nga ata njerëz që më
parë kishin futur veshet në lesh, duke mos pasur guxim intelektual për të
reaguar me kohë për skandalet që ndodhnin në ketë shoqatë?!
Kush
mund t’ju besoj anëtarëve të sapoemruar të kryesisë së LKSHM-së, kur shumica
prej tyre nuk e kanë larguar nga miqësia personin që është përfolur se ka qenë
pjesë e struktures së UDB-së dhe përkrahës I Mira Markoviqit, bashkëshortës së
Sllobodan Millosheviqit?!
Si
mund ti besohet një kryesie e cila brënda saj ka persona që akuzohen se kanë
kontribuar në manipulimin e konkurseve letrare dhe se kanë marrur shpërblime që
nuk I kanë merituar?!
Si
mund ti besohet një kryesie e cila bie menjëherë në provim, bash në ditën e
parë të zgjedhjës së saj, duke caktuar dy anëtarë kryesie në juri, për t’ja dhën
njërit prej nënkryetarëve të sapoemruar çmimin kryesor, “Pena e Artë – Martin Camaj”?!
Çmimet
dhe anëtarët e dëgjueshëm të jurive
Ja
kush janë fituesit e deritashëm të këtij çmimi:
2015
– Mentor Thaqi, ish arkëtar dh tash sekretar!
2016
– Anton Marku, i dhe tash sërish nënkryetar!
2018
– Musa Jupolli, ish nënkryetar dhe tash kryetar!
2019
– Fran Tanushi, ish sekretar dhe tash nënkryetar!
Po
cilët ishin anëtarët me të shpeshtë nëpër juri?
Fran
Tanushi, ish sekretar e tash nënkryetar (2015 – 2017)
Mentor
Thaqi, ish arkëtar e tash sekretar (2018 – 2019)
Muharrem
Blakaj, shkrimtar dhe njëri i dëgjueshëm (2018 – 2019)
Çmimet
letrare në stilin, Ti Mua – Unë Ty!
Në
vitin 2015, pikërisht në atë vit kur edhe u krijuar çmimi “Pena e Artë – Martin
Camaj”, ky çmim iu dha arkëtarit të Lidhjës, Mentor Thaqi; për “poezinë” e tij
me titull tejet qesharak, “Ju rrëfej dhe ju rrëfej”. Poezia nuk u botua
asnjëherë. Ndaj, vetvetiu shtrohet pyetja: Pse autori kurrë nuk mori guxim për
ta publikuar poezinë e tij, për të cilën mori çmimin?! A flet kjo për faktin se
juria “profesionale” ku vrante e kthjellte Fran Tanushi, varrosi qe në fillim
çminmin e sapokrijuar me emrin e të madhit Martin Camaj, duke ia dhënë atë një
kalemixhiu i cili pati frikë ta publikonte bejten e tij! Dhe, mere me mend,
çfarë paturpësie ndodh mëpastaj. Në vitin 2019, pra sivjet, në krye të jurisë
për vlerësimn e poezive të pjesëmarrësve vendoset (me detyrë të paracaktuar)
pikërisht kalemxhiu që në vitin 2015 kishte marrur çmimin e pamerituar, në
mënyrë që kësaj radhe, po atë çmim, t’ja jap Fran Tanushit; duke ia kthyer
kësisoj “nderin” qe Frani ia kishte bërë atij dikur! Pra, Ti Mua, Une Ty!!!
Kështu lozin me emrin e nderuar të Martin Camajt, Fran Tanushi dhe Mentor
Thaqi! E, po këta dy, janë ata që edhe në vitin 2018 e keqpërdoruan të njëjtin
çmim. Ia rezervuar atë miku të tyre dardan (Musa Jupollit), që ta përdornin më
vonë si “kurban” dhe ta “sakrifikonin” paturpësisht, duke e bërë kryetar në
momentin kur po shembej ngrehina e lapangjozve, në mënyrë që ta shpëtonin
veten.
PS:
Me një vendim të kryesisë(datë: 8.10.2019), me qëllim të ruajtjës së imazhit të
shoqatës, është shkarkuar nga çdo detyrë e aktivitet brenda SHKSHZ-së, z. Murat
Ajvazi. Por pavarësisht se në atë shkresë thuhet se “Vendimi hyn në fuqi nga
dita e publikimit”, ai vendim nuk është bërë asnjëherë publik. Kështu veproj
dega dega e Lidhjës në Zvicër, kurse emiri i të njëjtit person është larguar
heshturazi edhe nga kryesia qëndrore e LKSHM-së.