Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pafundësi
E diele, 05.01.2020, 01:57 PM
PAFUNDËSI…
Nga
Fritz RADOVANI
Det’i
kaltërt, i bukur, i pastër bilur, i qetë, reda-reda mbi të cilin ndihët një
fllad që derdhët mbi breg mbas një tingllime që të ngjason me një pllaf e,
gjithshka, këthehët në shkumbë. Tue e shikue më duket se po i vê kambët mbi një
rrexë të punueme me grep si dikur i punonte Nana. Kur kambët mbi lmon ndiej
freski. Pa ma të voglin shqetësim shkon në vendin e vet, vjen prap e prap
shkon.., atje larg.
Përballë
diellit e detit jam unë!
Gjith’
ai diell i madh dalëngadalë zhytet e zhduket.
Aq
sa i njelmët asht deti asht edhe i rrebtë, shpeshherë... Nuk më trembë as dallga as vala përpise e tij, madje ndiej vedin krenar kur e shoh se m’afrohët e
ikë si me më pasë frikë. Tue ecë mbi ranën e lagun e tue lanë mbrapa disa
gjurmë të mija që mbas pak minutash fshihën edhe ato, shoh një yll deti të
shkrryem mbi ranë e ma larg një kandil, të dy të fikun këso jete që s’marrin as
napin ma të voglin shenjë.
Ndonjë
degë e shkyeme algësh e plandosun për breg me gjelbrimin e fortë të saj ma
ndryshon drejtimin. Shputat e kambëve nuk më bahët mi vue mbi té. Më duket se
vazhdon me jetue. Mbi një kaçubë mrinash asht një leckë e ndême, ku nëpër birë
të një pullës përshkohet një çestek i varun sahatit. Copë e shkyeme xhamadanit
asht kjo?.. Mendoj: Orë, minuta, vite,
shumë vite, madje edhe shekuj, mendime të përzime për punë e vepra të mira e të
këqija të një jete, që përplasëshin për hagrepët e atij sahati të këputun pa
mërrijtë me kapë bregun... Afër një ferre asht e kapun për rrypin e hollë një
takë e naltë lustrofini një përçik, e shkapun me forcë prej ndonjë gozhde të
atij saloni luksoz...
Mendja
më shkon në thellësi. Atje duhet të jenë!.. Atje ku prehën shumë gjana të moçme
të shkrueme ndër gur, qypa e letra, ku secili ka dashtë me diftue dishka. Janë
thye, janë grrye, janë plasë, janë fshi, janë kalbë.., e kanë humbë
përgjithmonë... Sa shumë gjana mbledhë ajo gropë deti, ai fund uji, ato zgavrra
e gomna përpise pa i diftue askujt kurrgja. Aty ka hekur, ar, trupa, brilanta,
rrashta, speranca, mburoje, topa, heshta, gjyle, flamuj e vargoj, që gjithmonë
njerëzimit shpirtin ia kanë marrë pa pikë mëshire!
E,
pra, dikur… madhështia e tyne rroposte frone.
Rrëxohën
e bijnë gurë, kështjella, lisa, pisha, pallate, kulla, çinarë shekullorë...
Rrokullisën,
shkapetën e këthehën në ashkla, ranë e cop’e grimë prroni e lumi i përcjellë
për në det. Dikush i ndjekë me sy derisa nuk shihën mâ. Përpihen e zhduken në
humnerë. E, bashkë me tá furia e tërbimit përlanë gjithshka edhe ata që malin e
shpellat sundojshin dikur, madje edhe bishat e egra në tufan e stuhi mëshirë
prej tyne kërkojshin, derisa të prânte vetëtima e fortuna. Kur frika xên vênd
në ndonjë skutë, prap fillon ulërima e “dikush” vërret në kupë të qiellit: “Jam
unë e askush mbi mue!”...
Harron
se do të kujtohet ndonjë ditë prap për kohën e shkueme!
Me
vedi rrin e mendon: “Qé, ku mbaron madhështia!”...
***
Pafundësi!...
Prap,
atje nalt asht Shqipja Ilire që ruen...
Asht
e plakun, e thinjun, me pupla të shpuplueme.., po synin kokërr e ká e çapojt
brisk. Hapë krahët në naltësi... E, të duket, sikur mbi Maje të Bratilës ka
xânë vênd. Ndër kthetrat e saja ka mbërthye Përkrenarën Tânde o Gjergj
Kastrioti Skenderbé, Mbrojtësi ynë po, por edhe i atyne që bajnë se të kanë
harrue!
Këtu,
bash ku pat shkelë kamba e Sh’ Palit, ruen Bijën e Sajë, ruen Bijën e Tokës
sonë, ruen Bijën Tande Shqipni, Nanë Terezën, që me Kryq për parzëm, Atje...
lutet për né!
Asht
prap mbi këte shkamb e mbi këta krepa të lame me gjakun e Martirëve!
Asht
prap aty përbri, mjedis t’ atyne selvijave... Aty ka çerdhen...
Asht
prap aty ku ringjallët Madhështore... E, në Pafundësi...
Asht
prap aty sot, brij atyne çinarve...Kisha e Shqipeve!
Një
PAFUNDËSI...
Shkodër, Rrëmaji, 11
Nandor 1990.
Melbourne, Janar 2020...