Mendime
Florim Zeqa: A po krijohet standard i ri politik!?
E shtune, 11.01.2020, 09:30 AM
A po krijohet standard i
ri politik!?
Shkruan
Florim Zeqa
Aq
i nevojshëm është ndryshimi epokal, për aq sa është i nevojshëm ajri për
qytetarët e këtij vendi. Për aq sa dukej që ishim afër ndryshimit para dhe pas
zgjedhjeve të 6 tetorit, për aq jemi largë nga arritja e qëllimeve për një
ndryshim pozitiv dhe përmbajtësor në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga
uzurpatorët e të gjitha llojeve e ngjyrave.
Instiktivisht
nga fillimi nuk më kanë pëlqyer takimet e Albin Kurtit me Isa Mustafen, arsyet
të cilat i kam shprehur muaj më parë në shkrimet dhe prononcimet e mia analitike.
Shikuar
nga këndveshtrimi analitik negociatat për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe
LDK-së, ato gjithnjë kanë qenë të ftohta, të pasinqerta dhe plot hipokrizi.
Mospajtimet
për ndarjen e "tortës qeveritare" filluan që nga negiciatat për
koalicion parazgjedhor, kur LDK-ja nuk e pranoj kushtin që Vjosa t'i prijë
listës së përbashkët, ndërsa Albini të bëhet kryeministër.
Edhe
përkundër pajtueshmërisë që të shkojnë ndaras në zgjedhje, me kushtin që partia
e cila merr më shumë vota ta ketë të drejtën e mandatarit të qeverisë, LDK-ja
përseri vazhdoi me obstruksione ndaj LVV-së, duke e futur në pazar edhe postin
e presidentit.
Kushti
i LDK-së që Vetëvendosje ta nënshkruaj “blanko çekun” për postin e Presidentit
një vit e gjysmë para se t’i skadojë mandati Presidentit aktual (të zgjedhur me
votat e LDK-së) është i papranueshëm, për faktin që në zgjedhjet e 6 tetorit
populli votoj për parlamentin dhe qeverinë e re e jo për president të shtetit.
Zgjedhja e
kryeparlamentarit, shkas për thellimin e ndarjes
Megjithatë,
ndarjet në mes LVV-së dhe LDK-së u thelluan pas seancës konstituive të Kuvendit
të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së së Glauk Konjufcës në postin e
kryeparlamentarit me votat e LDK-së!
Dhënja
e votës dhe më pas kundërshtimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, e shpërfaqin
fytyrën e vërtetë të LDK-së së Isa Mustafës për mosmarrveshje me asnjë kusht me
LVV-në, për të arritur qëllimin final të djegies së kandidaturës së Albin
Kurtit për kryeministër dhe nxjerrjen nga loja për pushtet të LVV-së.
Për
realizimin e planit përjashtues të koalicionit LVV- LDK në prapaskenë është
duke punuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke e shfrytëzuar
postin e tij pas mospajtimeve LVV-LDK, që t'ja jep mandatin për formimin e
qeverisë partisë së dytë fituese më të tjerët, në këtë rast LDK-së. Këtë plan
përjashtues të VV-së, ditë më parë e bëri publik edhe nënkryetari i LDK-së Haki
Rugova, sipas të cilit, "ka variante b, dhe c, që qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen".
Deklarata
e Haki Rugovës nuk është vetëm një balon i hedhur në ajër, por është fillimi i
heqjes së maskave të krerëve të LDK-së, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të
interesuar për koalicion me LVV-në, por vetëm e kanë mashtruar opinionin publik
kinse janë për koalicion dhe për ndryshime pozitive në vend.
Sikur
të kishte pasur qëllime të mira nga kreu i LDK-së, që moti do të ishte arritur
marrëveshja për bashkëqeverisje, madje edhe para procesit zgjedhor.
Pas abuzimit me Vjosen,
abuzimet po vazhdojnë me Albinin...
T'ja
japësh votën për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe ta quash më pas e njëanshme
VV-në, po më duket pak më tepër se hipokrizi dhe lojë e dyfisht e krerëve të
LDK-së, të cilët ashtu siq abuzuan me Vjosa Osmanin për grumbullimin e votave,
po i shfrytëzojnë obstruksionet politike ndaj Albin Kurtit për arritjen e
qëllimit final, e që është ai i marrjes së mandatit për formimin e qeverisë.
Elektorati
i zhgënjyer i LDK-së ia besoi votën Vjosa Osmanit pikërisht pse ajo hiqej si
reformatore, prandaj vota për Vjosen ishte votë kundër liderit diktatorial, i
rizgjedhur kryetar me aklamacion dhe vartësve të tij morbid.
Vjosa
Osmani që deri dje ishte konsideruar forca e ndryshimit në LDK, po e dëshmon të
kundërtën e saj,...ajo po e dëshmon që nuk i interesojnë ndryshimet rrënjësore
në parti, por vetëm ato kozmetike që asaj gjenerojnë vota me shpresën e
mashtrimit të mëtutjeshëm të elektoratit të LDK-së.
Elektorati
i LDK-së edhe kësaj radhe ra në kurthin e puçistëve dhe uzurpatoreve të LDK-së
në krye me Isa Mustafën që e nominuan Vjosen vetëm pse e hante më lehtë këtë
fore elektorati për të shpëtuar nga ndëshkrimi dhe fundosja politike për shkak
të procesit të deformuar zgjedhor brenda LDK-së nga aklamacionist puçist në
krye të saj..
Koalicionit LVV-LDK i ka
vdekur nëna akoma pa lindur!
Isa
Mustafa po i kërkon Albinit Kurtit sa më
shumë që është e mundur, duke qenë i bindur që Albini nuk lëshon pe dhe nuk i
pranon ofertat e tij.
Megjithatë
nga kjo lojë e dyfisht dhe mosmarrëveshje në mes LVV-së dhe LDK-së, po del edhe
diçka pozitive.
Për
herë të parë është duke i krijuar një standard i ri në politikën kosovare, që
partia fituese të përcaktoj rregullat e lojës, e jo siq ka ndodhur deri më tani
që humbësit të marrin krejtë atë që kërkojnë, siq ia bëri AAK-ja e Haradinajt
PDK-së,....dhe më pas ku AKR-ja në shuarje e Pacollit iku nga koalicioni me
LDK-në dhe dy palëve ua mori 4 ministri dhe zv. Kryeministrin me vetëm një
deputet.
Pavarësisht
epilogut final të dialogut LVV-LDK, gjegjësisht të shkuarjes në zgjedhje të
reja apo të kalimit të mandatit të kryeministrit tek partia e dytë, me
konsistimin në qëndrime të liderit të saj, LVV-ja përveqse fituese faktike doli
të jetë edhe fituese morale e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Krijimi
i standardit të ri politik, paraqet fillimin e ndryshimit epokal, pjesa tjetër
u mbetët qytetarëve të vendit, nëse e duan ndryshimin apo vazhdimësinë!