Mendime
Dedë Preqi: Ultimatumi i presidentit
E merkure, 08.01.2020, 07:28 PM
ULTIMATUMI I PRESIDENTIT E PËRCEPTON AUTORITETIN SI ZGJIDHJE, POR JO NË EMËR TË KUSHTETUTËS !
Nga
Dedë Preqi
Sëcila
ditë i ka ngjarjet e veta, për më tepër ato janë edhe fragmente të shkëputura
nga këto ngjarje që ua vrasin veshin qytetarëve, të cilët i mbajnë veshët në
krah se çka po ndodh me politikën e vendit tonë, gjegjësisht me kualicionin në
mes LVV dhe LDK, për të krijuar qeverinë e re në Kosovë.
Është
e rëndësishme se qytetarët e vendit e kanë kryer obligimin e tyre me 6 tetor,
të cilët përmes votës së lirë demokratike e kanë shprehë vullnetin e tyre, për
të zgjedhë udhëheqjen e vendit, por nëse kemi parasysh një gjë të tillë, duhet
të provojmë deri te një kërkim i mundshëm, që të gjejmë zgjidhjen e nyjës dhe
mënyrën që të ndodh një gjë e tillë në mes këtyre dy subjekteve politike, të
cilat e kanë mundësinë e veprimit pa humbur shumë kohë, për të krijuar qeverinë
e ardhshme të Kosovës.
Ultimatumi
i presidentit 48 orësh edhe pse nuk i referohet Kushtetutës së vendit, nuk
është asgjë në krahasim me ultimatumin e popullit, i cili me padurim do ti
drejtohet Isa Mustafës, dhe Albin Kurtit, se nuk ia vlenë të humbim kohë
mëtutje në këto rrethana dhe kushte në të cilat gjindet vendi, duke ditur se me
këtë domethënje të neglizhencës dhe formave të zhvillimëve politike në mes
këtyre dy subjekteve pothuaj se të gjithë do jemi humbës.
Kjo
e mërkurë sikur ndryshon nga të mërkuarat tjera, sepse në këtë ditë përfundon
ultimatumi që i ka dhënë presidenti Thaçi, partisë që i fitojë zgjedhjet,
gjegjësisht Lëvizjes Vetëvendosje, për të sjellë emrin e mandatarit të
qeverisë, dhe ky lloj ultimatumi, pothuaj se i veqantë dhe autoritar, që nuk
përbënë thjeshtë një ndihmë për të arritur një marrëveshje në mes subjekteve
politike, por i jep z.Kurti, një përpjekje shtesë për të menduar dhe vepruar
ndoshta më mirë, që kjo shansë mos të dështojë.
Për
të pasur një ide të qartë rreth kësaj ngjarje shumë të rëndësishme edhe pse
kemi shpenzuar energji të pa kopenzueshme deri më tani, prevojat e tilla janë
të rënda dhe komplekse, ne duhet ti marrim
këto përvoja edhe si mësim të artë për politikën dhe lidershipin
kosovar, dhe tani është momenti që duhet të çlirohemi nga gjitha ato polimikat
që na i sollën bajraktarizmat, partitizmat, klanizmat, dhe kaosi i tyre, të
cilat e shtrembëruan dhe degraduan imazhin e Kosovës, deri në ç’masë, dhe të
nxjerrim në pah energjinë tonë të paqtë politike, që jep rrezulltatin e pritur
për të ardhmën më të mirë të këtij vendi.
Po
ta vështrojmë me vëmendje të kthjellët situatën politike dhe atë ekonomike në
vend, duke u nisur edhe nga ndjesia e botës që na rrethon, ajo fare lehtë do të
përceptohet si një përzierje e gjërave dhe primitivizmit që akoma na shtrengon,
nga se nuk e kemi kuptuar mirë fjalën, se çka do të thotë demokraci dhe
vetëqeverisje, për deri sa nuk jemi në gjendje që të japim shembuj të mirë të
demokracisë, që lidhet edhe me fatin tonë si popull i dalë nga periudhat e
errëta të historisë.
Atëherë,
në këto kushte dhe rrethana kësaj duhet ti shtohet një ndërgjegjësim i madh dhe
i kujdesshëm, dhe shikimet tona të drejtohen të tashmës dhe të ardhmës, që ti
tejkalojmë paragjykimet dhe format e urrejtjes ndërmjet njëri-tjetrit, ti
tejkalojmë partitë dhe grupet që fshihen dhe e shkatërrojnë shoqërinë dhe
qenjën tonë njerëzore.
Përveq
tjerash, duhet të vlerësojmë ndikimin e botës ndërkombëtare që na rrethon dhe
ndihmon pa ndërprerë me përvoja të ndryshme, urtësie dhe politike, sigurie dhe
që dëpërtojnë në gjitha format dhe rrafshët e jetës, për të drejtuar shtetin e
Kosovës, deri aty ku e meriton.
Atëherë,
ku jemi ne, çka po punojmë për një kërkim të mirëfilltë dhe për një jetë të
kuptimtë, dhe kjo domëthënje nuk del në shesh vetëm me shprehjen e përmbajtjes
dhe shpehje teorike, por përmes formave të zhvillimit dhe përpjekjeve të
vazhdueshme, që të krijojmë një shtet të fortë ekonomik dhe me një denduri
formash e projektesh moderne të kohës.
Koha
që e kemi përpara po vjen me një qeveri të re të Kosovës, edhe pse një
kualicion në mes LVV dhe LDK, si një lidhje e frikshme, do të merr kahe
pozitive dhe të shëndoshë, me shpresë që qytetarët e vendit nuk do të
zhgënjehën. Atëherë do të vërejmë se çfarë do të ndodh në këto momente, kur
Albin Kurti, kryetar i VV dhe kryeministër i Kosovës, si dhe Isa Mustafa, si
kryetar i LDK, do të shtrengojnë duart e kualicionit, për krijimin e qeverisë
së re të Kosovës. U PRIFTË E MBARA !!!