Mendime
Ibrahim Kabili: Hasan Lila - Figurë e shquar e Bendës
E marte, 07.01.2020, 06:28 PM
Hasan Lila - Figurë e shquar e Bendës
Nga
Ibrahim Kabili
Si
motiv për të bërë këtë shkrim modest u bënë kujtimet e mija të fëmijërisë. Deri
në moshën 10 vjeçare unë kam patur kontakte me të dhe ruaj në memorienn time
kujtimet më të mira. Ai që në pamjen e parë të jepte pështypjen e një
intelektuali dhe njeriu të ditur. Brenda tij dukej se ruhej një bagazh i madh
njohurish. Këto qenë përshtypjet e mija të para që ruhen ende brenda kujtesës
sime. Këto më bënë të pyes, ndëgjoj dhe lexoj shumë çka për Të, në këto vitet e
fundit.
Hafiz
Hasan efendiu lindi në fshatin Bastar të Tiranës në vitin 1890. Ai u lind dhe u
rrit në një familje shumë arsimdashëse dhe me tradita fetare të trashëguara
brez pas brezi. Që në vitin 1705, hoxha i fisit së tij Lila, bën kthimin e
Bastarit në fenë islame dhe kthen kishën në xhami.Mësimet e para,Hasani i mori
në fshatin e lindjes, Bastar, dhe mësuesi i tij i parë qe babai i vet, mulla
Jakupi. Një personalitet për kohën, i njohur në gjithë zonën e Malsisë së
Tiranës dhe shumë krahina të tjera të vendit. Ai kishte studiuar në Turqi dhe
pasi u kthye në vendlindje qe imam xhamie, nënmyfti për Tiranën dhe një emër i
ndëgjuar dhe i respektuar për ndarje gjygjesh në shumë treva të vendit, si një
intelekutor mjaft i zoti.
Që
i vogël, Hasani qe një fëmijë mjaft i zgjuar, inteligjent dhe me shumë dëshirë e pasion për të mësuar. Pasi mbaroj
shkollën ruzhdie me rezultate shumë të mira, babai i tij Jakupi e dërgoi në
Stamboll të Turqisë për të kryer studimet e larta për teoligji fetare. Ai atje
pati dhe disa studentë të tjerë shqiptar, ndërmjet tyre dhe Hasan Hysën po nga
Bastari. Në Stamboll gjatë shkollimit të tij ai shquhet për nivel të lartë në
mësime dhe u pajis me një kulturë të përgjithëshme mjaft të përparuar për
kohën. Në moshën 22 vjeçare mbaron studimet e larta me rezultate të shkëlqyera
dhe mori titujt fetar hafiz dhe myderiz. Përveç mësimeve fetare dhe
përvetësimit të disa gjuhëve të huaja, në mënyrë autodidakte mëson shumë mirë
dhe gjuhën e mëmës, shqipen, pa rënë në sy të autoriteteve turke. Gjatë
shkollimit në Turqi, Hasani bie në kontakt me idetë rilindase për autonominë
dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe i
përqafon ato. Kjo flet qartë dhe për ndjenjat dhe qëndrimin patriotik dhe
atdhetar të tij.
Gjatë
Luftës së Parë Botërore ai kthehet në vendlindje. Vitet e shpalljes së
Pavarësisë së së Shqipërisë e gjejnë në vendlindje, në Bastar. Këtu bie në
kontakt me Murat e Abdi Toptanin dhe organizon së bashku me disa shokë të tjerë
njerëzit e zonës dhe bashkë me to merr pjesë në ngritjen e flamurit më 26
nëntor në Tiranë.
Pas
mbarimit të arsimit të lartë teologjik Myftinija e Tiranës e cakton imam
xhamije në Bastar. Tanimë ai krahas shërbimit fetar ju mësonte dhe shqip
bashkëfshatarëve të tij. Punoi si imam xhamie në Bastar afro 50 vjet me radhë.
Gjatë kësaj periudhe ai punoj me përkushtim me njerzit, nuk u lodh duke u
mësuar fenë dhe predikimin e saj. Në çdo kohë ishte në shërbim të njerëzve. Qe
një orator i madh dhe fjala e tij kishte peshë te banorët dhe besimtarët që ai
u shërbente.
Siç
cilësuam dhe më lart Hasani kishte një nivel të lartë kulturor. Ai njihte disa
gjuhë të huaja si: arabisht, turqisht, osmanishten e vjetër, greqishten dhe
italishten. Pavarësisht kësaj ai studionte dhe gjendej në çdo kohë mbi libra.
Si i tillë ai gëzonte autoritet në popull dhe respektohej prej tij.
Gjatë
Luftës së Dytë Botërore ai dhe familja e tij mbështetën forcat nacionaliste të
Legalitetit dhe Abaz Kupin. Ai ishte një ithtar i Mbretërisë dhe Zogut dhe si i
tillë qe kundër vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Sipas tij komunizmi qe
anti fetar dhe si i tillë nuk duhej mbështetur. Djali i tij Besimi qe pjestar i
çetës së Abaz Kupit ashtu si dhe disa banor nga krahina jonë. Pas vendosjes së
regjimit të pushtetit popullor, familja e Hasanit qe e deklasuar e persekutuar.
Ju dogj shtëpia dhe u shpall armik. Pavarësisht kësaj ai respektohej nga
populli. Në çdo ceremoni, në të mirë, dhe në hidhërim, ai zinte vendin kryesor
dhe predikimet e tij ngjallnin interes dhe tërhiqnin besimtarët. I tillë qe
Hasan efendiu deri në vdekje, model i një intelektuali, model i një njeriu të
mirë që meriton të kujtohet e të nderohet me shumë respekt për vlerat e tij.
Hasani
rriti dhe edukoj shumë fëmijë. Katër djemt e tij i përgatiti për imam xhamie.
Familja e tij nuk e priti mirë prishjen e xhamive në vitin 1967 dhe luftën ndaj
fesë. Djemt e tij nuk e mohuan fenë dhe fshehurazi apo dhe haptas e predikonin
atë. Tani djali dhe nipërit e Hasanit vazhdojnë traditën dhe kryejnë detyrën e
imamëve të xhamisë. Tradita vazhdon.
Hasani
vdiq në dhjetor të vitit 1965 dhe u varros në fshatin e tij të lindjes Bastar. Varrimi u bë me një
ceremoni të madhe ku morën pjesë shumë banorë
të fshatit, banorë nga e gjithë
krahina, dhe krahinat fqinje. Njerëz të tillë si Hasani i bëjnë nder
Bastarit, dhe krahinës së tij, Bendës, Tiranës dhe më gjërë.
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 06.01.2020