Mendime
Mevlud Buci: Bir i Lurës me forcë e shpirt sizifian
E premte, 17.01.2020, 07:32 PM
BIR I LURËS ME FORCË E SHPIRT SIZIFIAN
Intelektualit
dhe ushtarakut penëdritë, që nderon
vendlindjen, Gëzim Loka
NGA
MEVLUD BUCI
Koha
dhe jeta, zemra e bardhë dhe pasionante,
dëshmojnë forcën e shpirtit , sesi njeriu e vlerëson traditën, mirësinë,
detyrat, fjalën, mbi të gjitha,
dashurinë për njerëzit.Jeta është e shkurtër, por secili ka vend që të
dëshmojë ndaj të tjerëve, forcë shpirti dhe të rrezatojë për ne e ata që do
të vijnë.
Para
vitesh dhe vitesh, që kur njoha Gëzim Lokën, ndonëse kisha dëgjuar shumë për
të, më mbeti në mendje shpirtbardhësia, zelli i tij për krijimtari,
dashuria e zjarrtë për Lurën, për
traditat;nderimi për shokët, krenaria prej luriani.Ai guxon, duron, vepron
realizon e me përkushtim sublim.
Gëzim
Dule Loka u lind më 13 shkurt 1956 në Lurë,
dhe banon në Tiranë.Ka mbaruar shkollën pedagogjike”Nazmi Rushiti” në
vitin 1976 dhe shkollën ushtarake më 1980.Po në këtë vit , ka kryer kursin
pasuniversitar të përgatitjes fizike.
Akademinë
e Mbrojtjes e ka kryer më 1989.Ka punuar officer në Pogradec, Gjirokastër,
Prrenjas, Tiranë.Pasionet e tij janë alpinizmi, noti, atletika.Ka qenë i
aktivizuar në këto sporte në ekipin e”Partizanit”, para dhe pas shkollimit të
tij si ushtarak.Ka botuar shkrime të ndryshme në të përditshmet kombëtare duke
trajtuar tema të rëndësishme.
Gëzim
Loka mban medalje nderi”Ylli i Kuq”, ”Flamuri”, ”Ushtarak Shembullor””Medalje
Shërbimi”, ”Medalje Mirënjohjeje”, ”Medalje Karriere”.
Më
13 korrik themeloi shoqatën”Lura “ dhe
nis botimin e gzaetës”Lura”.Nga viti 2015-2019,
ka botuar 6 libra me vlera studimore e krijimtari artistike
Udhët
e jetës mbeten për të fisnike dhe krenare.
Qysh
në fëmijëri ku vazhdon arsimin fillor e tëtëvjeçar, u edukua me traditat e kullës e të fisit, me
bukurinë e Karareve për peshën e rëndësinë e fjalës, me motivet e vëllazërimit
e nderimit fetar, me bukuritë e natyrës.Ai ishte nxënës shembullor.Edhe si
mësues e , më pas si ushtarak, u dallua
për shembull në punë.Punoi si misionar e vizionar.Edhe pas 45 viteve punë, ai
ende rrezaton aftësi profesionale,
humanizëm, nderim për vlerën e brezave, traditat, vendlindjen e më gjerë.
Jo
rrallë herë , mjaft shokë të punës i thërrasin:komandant, gjeneral.Këto
vlerësime burojnë nga respekti.
Shkrimet,
pamfletet, tregimet e tij satirike godasin në shenjë.Ndonëse ka pasur
vështirësi me shëndetin, ai nuk ndalet.I
kudondoodhur pranë veteranëve, pensionistëve, ushtarakëve , duke gjurmuar e pasqyruar përvojat, fisnikërinë e njerëzve.
Bashkëshortja
dhe fëmijët, kolegët, gjejnë te Gëzimi njeriun e thjeshtësisë, të punës dhe të
vlerave.
Gzata
“Lura” që është në vitin e tretë të saj, të cilën e boton Gëzimi, ka një
tematikë të gjerë e të pasur, ngre problem
bashkëkohore për Lurën , shpërfaq talentin e tij prej resdaktori si
gjumues i drejtësisë e si pasionant i thekur.
Në
këtë gazette, botohen poezi, ese, analiza, dhe të gjitha japin vlerat e Lurës
dhe reflektojnë dashurinë për të parët, për traditat por edhe për aktualitetin,
këto shkrime pasqyrojnë problematikat e kohës së sotme në këtë trevë aq të
dashur , siç është Lura.
E
thamë që Gëzimi ka botuar gjashtë libra, por do doja të ndalesha te libri i
fundit”Një kandidat për hero” që është një sitë ndaj fenomeneve negative e
dukurive të sotme, ku demaskohet politika e politikanët shterpë, korrupsioni
babëzia e karrieristët kokëboshë.
Ai
shkruan edhe poezi, krahas prozës së tij.Ato dallohen për lirizmin e
patetizmin, për rrjedhshmërinë e vargut e përkushtimit ndaj fjalës së bukur dhe
mençurisë popullore.(Vëllimi poetik:”Ujëvarë shpirti”)
Është
e rëndësishme të theksohet se Gëzim Loka me kohë i ka bërë vend vetes me
dinjitet si ushtarak e intelektual i sprovuar, njëherit, brenda cilësive më të mira: i vendosur,
komunikues dhe vetëveprues;ai me krenari u ka kënduar fiseve lurjane,
atdhetarisë.luftërave, partizannëve, demokracisë së vërtetë, vlerave njerëzore.
Puna
dhe zelli për të, janë moto e jetës së
tij.
Ndaj, për gjithë këto cilësi të tij, këtë shkrim po
e mbyll me disa vargje të miat:
Siç
ndrijnë liqenet plot kaltërsi
Siç
blerojnë Kurora, Lura e toka,
Pena
jote buron dritë e bardhësi
O
shpirt Sizifiani, Gëzim Dule Loka…