Mendime
Florim Zeqa: Pingpongu i ofertave djallëzore!
E enjte, 16.01.2020, 07:22 PM
Pingpongu
i ofertave djallëzore!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
ndërprerjes së dialogut në mes LVV-së dhe LDK-së, ofertat drejtuar
njëra-tjetrës nga largësia, edhe pse pa ndonjë efekt të drejtëpërdrejt, u
ngjajnë predhave në ajër, ku secila nga dy subjektet po mundohen të krijojnë
avantazh në terrenin politik pa e bërë asnjë lëizje para.
LVV
dhe LDK po hudhin oferta pa ju përgjigjur njëra-tjetrës, duke i trajtur ofertat
si jo serioze, ashtu siq janë në realitet këto dy subjekte mes tyre; të
pasinqerta, hipokrite dhe të pabesa ndaj njëra-tjetrës.
Vallë
deri kur do të "gjuhen" me oferta "partnerët" e koalicionit
qeverisës!?
Ndoshta
deri në pafundësi derisa të ndodhë ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese apo
bashkësisë ndërkombëtare për zhbllokimin e situatës!?
Kjo
lojë e pasinqertë e këtyre dy subjekteve, pretendente për të qeverisur me
vendin, më shumë po ngjet në fushatë zgjedhore sesa në përpjekkje më arritjen e
marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ndërhyrja nga jashtë, e
"keqe" e domosdoshme...
Paradoksalisht
në Kosovën e pas luftës të gjitha qeveritë janë formuar me ndërhyrjen e
ndërkombëtarëve, e siq po duket do të përseritet skenari si në të kaluaren, ku
pothuajse çdo herë është dashur ndërhyrja e ndërkombetarëve për formimin e
institucioneve shtetërore.
Ndërhyrje
do të ketë edhe kësaj radhe, por jo për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, për
shkak se tashmë ka 'vdekur' koalicioni
Vetevendosje-LDK, dhe për arsye se nuk ka interesim të ndërkombëtarëve për një
marrëveshje të tillë.
Sikur
të kishte pasur vullnet të ndërkombëtarëve për një qeveri të fuqishme vendore,
që moti do të kishte ndodhë ndryshimi në vendin tonë.
Problemi
është se ndërkombëtarëve më shumë ju intereson stabiliteti politik sesa
progresi në Kosovë.
Sikur
të ishte ndryshe që moti do të ishim shkëputur nga këto situata paradoksale të
ngërçeve politike dhe prapaskenave të turpshme paszgjedhore.
Edhe
sikur nesër të ndodhë marrëveshja për formimin e qeverisë së re, me stërgjatjen
e panevojshme të (mos) marrëveshjes, LDK-dhe LVV e kanë dëmtuar imazhin e tyre
dhe kanë humbur besimin e qytetarëve për shkak të mospërfilljes së vullnetit të
elektoratit për koalicionin qeverisës, gjegjësiht të humbjes së rastit historik
për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë.
Shkelja e parimeve,
rëshqitje drastike e Albinit
Konsistenca
në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve e kishin bërë Albin Kurtin jo
vetëm të veçohet prej liderëve tjerë partiak, por të jetë i dashur për
qytetarët dhe respektuar prej oponentëve politik.
Rrëshqitja
drastike e Albin Kurtit me ofertën për zgjerimin e 'Qeverisë', jo vetëm që nuk
paraqet kompromis politik, është shkelje e parimeve dhe premtimeve bazike të
marrëveshjes, i shndërruar tani në pazar i pastër për arritjen e qëllimit
politik.
Shkelja
e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike e ka nivelizuar Albin Kurtin
me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe premtimeve është manipulim i
votës dhe shkelje e vullnetit të elektoratit për ndryshim.
Me
këtë po deshmohet se edhe VV-ja bashkë me LDK-në, që duke e rritë numrin e
ministrive tani nga 10 që proklamoheshin tëre kohën, në 14 ministri, se nuk
dallojnë aspak nga të gjitha partitë tjera, sepse kjo që po ndodh në këtë fazë
të marrëveshjes është pazar i pastër politik dhe kontrabanim i posteve për
kënaqjen e egos për pushtet në gjysëm shtet.
Pazari
me poste politike ende pa u formuar qeveria ka thyer shpresat e qytetarëve për
ndryshime pozitive.
Kush
mund të besoj, që nesër ky pazar të mos ngritet akoma më lartë,...nga 14 mund
të shkojë në 16, 18 apo 20 ministri, e të mos flasim për numrin e zv.
ministrave dhe këshilltarëve që nuk mund ta kontrolloj askush nga qytetarët e
vendit.
Kush
mund të besoj tutje që edhe Albin Kurti nuk do të bëjë pazare me territore të
vendit ngjashëm sikurse pararendësit e tij me Daçiqin e Vuçiqin.
Pas
këtij veprimi skandaloz të Albin Kurtit për zgjerimin e 'qeverisë', qytetarët
do të bien në depresion edhe më të thellë, pasiqë shpresat për ndryshim po
vdesin akoma pa lindur qeveria.
Nëse
dikush ka patur një fije shprese, se në Kosovë mund të kthehet sundimi i ligjit
dhe qeverisja për interesa të shtetit dhe qytetarëve, ajo shpresë u fundos në
greminë.
Tanimë për qytetarët e
vendit, pak rëndësi ka, kur dhe si formohet qeveria
Siq
duket takimi i fundit i liderëve të LVV-së dhe LDK-së ishte më i vështiri dhe
vendimtari për ndarjen e rrugëve në mes këtyre dy subjekteve politike. Java e
ardhshme mund të shënojë fundin dilaogut për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe
LDK-së dhe fillimin e një krize të re politike me pasoja të rënda dhe
afatëgjatë për vendin.
Zbatimi
i skanarit përjashtues për lëvizjen Vetëvendosje, e çertifikuar si parti e parë politike fituese e
zgjedhjeve, ku përmes kontrabandimit të
deputetëve të kurdiset grupi më i madh
parlamentar i LDK-së, në mënyrë që t'i
bëjë presion LVV-së për më shumë hise në
marrëveshjen e koalicionit, ose ta kushtëzon atë duke zgjedhur partner
të tjerë bashkëpunues në mesin e partive
të PAN-it, me AAK-në dhe Nisma, plus minoritetet e suportuar nga PDK-ja në
kuvend, do të prodhojë pasoja zinxhiore për vendin.
Kështu
pra, sikurse në të kaluarën e afërt, edhe tani, për kënaqjen e egos së një
grupi të vogël njerëzish në politikë, do të pësojnë qindra e mijëra qytetarë të
pafajshëm qoftë duke protestuar apo ikur nga vendi i "mallkuar".
Në
situatën e krijuar, edhe pse nuk janë zgjidhje, vetëm zgjedhjet e reja mund ta
evitojnë krizën e thellë politike dhe trazirat e pashmangshme në vend.
Përgjegjësit
kryesor për çdo lloj trazire në vend, do të jenë LVV dhe LDK, dy partitë
fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht Albin Kurti dhe Isa
Mustafa, që nuk arritën të tejkalojnë interesat personale për të mirën e vendin
dhe të ardhmen prosperuese të qytetarëve.
Kur lideri është i pari
dhe i fundit i partisë
Përderisa
në partinë më të vjetër në vend, në LDK ka plot kuadro të afta dhe më të
përgatitura sesa lideri i partisë, në LVV nuk ka personalitet që mund ta
zavendësojë Albin Kurtin.
Kjo
ka bërë që Albin Kurti të mos ketë këshilltarë të zgjuar në situatat e
caktuara, siq ishte rasti me zgjerimin e ministrive, gjegjësisht ofertës së
fundit drejtuar LDK-së, e cila më shumë se këtë subjekt, ka irrituar qytetarët
e vendit, të cilët mbanin shpresë në mbajtjen e premtimeve të liderit të
LVV-së.
Edhe
pse, ky gabimi i parë i Albin Kurtit nga fillimi i bisedimeve me LDK-në, është
gabim i rëndë dhe i parekuperueshëm në aspektin politik, i dëmshëm në aspektin
moral dhe psikologjik, nga i cili nuk do të këndellet shpejt lideri shpirtëror
i LVV-së.
Unë,
si aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj
zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam
ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.
Për
këtë arsye reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore dhe e dashurisë
së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado
pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një apo
subjekti tjetër politik.
Vetëm
djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës
apo egoizmit njerëzorë!
E
vetmja fije e shpresës për qytetarët e vendit ka mbetur tek ngjizja e një force
të re politike nga elita intelektuale në Diasporë, në bashkrendim me forcat
progresive në Kosovë, për të përmbysur një herë mirë këtë klasë kusarësh
politik që po bëjnë pazare me poste politike për marrjen e pushtetit dhe që
bëjnë pazare më pastaj me territor të vendit për ti mbajtur ato poste të
turpit.