Mendime
Hilmi Saraçi: Dështimi i koalicionit LDK dhe LVV?
E diele, 12.01.2020, 01:54 PM
DESHTIMI I KOALICIONIT LDK DHE LVV (?)
Nga
Hilmi Saraçi
Kohë
më parë pata shkruar për ngërqin e panevojshëm për formimin e qeverisë në mes
të koalicionit LDK dhe LVV për të cilin u debatua shumë, ku qytetarët filluan
të mërziten dhe të humbasin besimin që kishin ndaj këtyrë subjekteve politike.
Megjithatë nuk u arrit pajtimi për një zgjidhje të duhur për të dyja palët. Ky
dialog edhepse u zgjat pa nëvojë ,prap muk u arrit pajtimi i pritur, sepse
interest dhe lakmia për pushtet ishin të
pranishme te të dyja subjektet politike. Kjo ka të bëjë më tëpër në “papjekurinë”
politike dhe inateve si rrjedhojë në të kaluaren në mes të këtyre dy
subjekteve, sidomos të LVV me Albin Murtin i cili i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe doli partia e parë. Ndërsa e
dyta LDK-ja me Isa Mustafën, Në fillim u pa se lehtë do ta formojnë qeverinë,
sepse kështu deklaronin gjatë prononcimit para gazetarëve dhe mediave të tjera,
por tani po shihet se sikur kanë
dështuar këto bisedime dhe vështirë në këto afate të shkurtra të sgjidhet kjo marrëveshje dhe ta formojnë qeverinë ashtu si ishte e
nevojshme, e paraparë dhe e domosdoshëm për votuesit- për shtetin.Ky vonim
është duke shkuar nëdëm të Kosovës, prandaj sa më parë duhet të punohet në këtë
drejtim…
Ka
disa opcione për zgjedhjen e qeverisë nese dështon koalicioni për t’u formua
qeveia. Njëra nga ato është rizgjedhjet. Në se shkohet në zgjedhje të reja këto
dy subjekte politike nuk do të fitojnë do të kanë shumë më pakë përkrahës dhe
votues, sepse të dyja partitë sikur i kanë “tradhëtuar” votuesit-elektoratin e
gjerë.Albin Kuri më nuk do ta ketë shansën për tu bërë kryeministër as LDK-ja.
Kjo e fundit fitoj në bazë të Vjoca Osmanit.
Pa
hyrë shumë në mëndimet e të tjerëve
rreth këtij deshtimi mëndoj se fajtor për këto mospajtime janë të dyja
palet, por ma tepër mendoj se LVV prinë pë deshtimin në formimin e qeverisë,
sepse partia e parë e ka pasur “timonin” në dorë dhe kryeministrin e nominuar, prandaj është
dashur të “lëshojë pe”.Albin Kurti nuk është i papregatitur si lider, kjo është
parë edhe më heret me qendrimet e tij
mjaft të arsyeshme dhe të guximshme:
kundër krimit të organizuar, dukurive negative e të tjerave, në saj të kësaj ai
fitoi një simpati dhe besim se ai do të jetë më i merituari që do të
luftoj të gjitha këto pa kompromis dhe kështu do të bëhen ndryshimet që
kërkojnë qytetarët,prandaj edhe doli si parti e parë. Në të kaluaren Kurti me veprimet dhe sjelljet e tij si
opozitë dallohen me përdorimin e gazsjellësit në parlament, hudhjeve të gurëve
dhe mjetëve të tjera gjatë protestave, mospranimit të simboleve (flamurit ) të
shtetit të Kosovës,qortimit nga ndërkombëtarët për veprime radikale e të tjera.
Tani si kryeministër(nese zgjidhet) me
qëndrime dhe metoda të tilla nuk mund të qeverisë -shpejt do ta “thej kerrin”
nese nuk përmirësohet. Prandaj sikur ka frikë që të merr timonin e qeverisë me
probleme të grumbulluara. Ai (Kurti) gjatë fushatës premtoj se do ta luftojë
krimin e organizuar, dukuritë nëgative në shoqëri, kapjen e pushtetit që tani
kanë rrënjë të thella dhe vështirë të memjanueshme . Kurti gjithashtu kishte me
të drejt vërëjtje në diologun me Serbinë. Për të gjitha këto Kurti si
kryministër e ka vështirë për t’i realizuar, sepse tani duhet të ket qasje të
tjera, të studijuara mirë pa ngutime dhe pa nërvozë- më sygjerime, udhëzime dhe
pajtime me të tjerët.Mëndoj LVV-ja në
krye me Albin Kurtin nuk disponon me kuadër
të duhur për ta udhëheq qeverinë, në përjashtim të disave që
dallohen në disa fusha. Mirëpo LDKja ka
karjerë për qeverisje me Isa Mustafën të rryar si politikan dhe Vjoca Osmanin
njëra ndër femrat më të përgatitura dhe të votura si dhe kuadra mjaft profesionale , prandaj
koalicioni LDK dhe LVV do të ishte i sukseshëm për të qeverisë falë LDK-së.
Albinë Kurti ka llogaritur gabimisht kur ka menduar se LDK në krye me Isa
Mustafën do të jetë “kafshatë”e lehtë në
ndarjen e pushtetit, duke e konsideruar vehten supëriore dhe duke menduar se ai
i ka “frerër” në dorë si parti e parë dhe siq mëndon ashtu edhe të bëhet.Në
këtë fushë edhe LDK-ja ka startuar me gabime. Njëra ndër to është propozimi i
presidentit në të ardhmen që ishte edhe “mollë sherri” për koalicionin. Më në
fund përkundër afrimit të qëndrimeve LVV-ja me Albin Kurtin reflektoj edhe disa
gabime të tjera :zgjedhja e Glauk Konjufcës për Kryparlamentar dhe propozimi i ministrave në qeverinë e Kosovës
nga radhet e LVV-së pa marrveshjen e partnerit të koalicionit. Kjo si duket
edhe ka ndikuar që të fillohet nga fillimi që vështirë është të merrë kahje të
mbarë.