Mendime
Adil Fetahu: Apeli i 88 intelektualëve - Bashkësia Ndërkombëtare ta gjykojë Beogradin
E enjte, 16.01.2020, 08:48 PM
APELI I 88 INTELEKTUALËVE: BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE TA GJYKOJË BEOGRADIN, PËR RREZIKIMIN E PAQES NË MAL TË ZI DHE NË RAJON
Nga
Adil FETAHU
Krizat shoqërore, kombëtare apo ndërkombëtare, asnjëherë nuk paraqitën si rrjedhojë e
natyrshme, por ato nxitën prej dikujt, për shkaqe dhe interesa të caktuara.
Tollovitë që u zhvilluan kohëve të fundit në
Republikën e Malit të Zi, u nxitën dhe mbështetën nga
Serbia. Natyrisht, aty ka dorën e zgjatur edhe Rusia, e cila, duke
shfrytëzuar nacionalizmin dhe klerofashizmin serb, dëshiron ta destabilizojë nga brenda Malin e Zi që është anëtare e
NATO-s. Pretekst për këto tollovi të dhunshme u mor miratimi i Ligjit për Bashkësitë dhe Liritë Fetare në Mal të Zi. Me atë Ligj janë
ndreqë padrejtësi të ligjeve të mëparshme sa i përket statusit dhe pronave të
Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Bie
fjala, me këtë është anuluar Dekreti i Regjentit Aleksandar Karagjorgjeviq, i
cili në vitin 1920 e kishte suprimuar pavarësinë (autoqefalinë) e Kishës
Ortodokse të Malit të Zi pasiqë, pas Luftës së Parë Botërore, shteti i Malit të
Zi ishte shuar dhe aneksuar Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe as nuk i përmendj
emri. Tash që Mali i Zi prej vitit 2006 është shtet i pavarur, e ka
kthyer shtetësinë në kapacitet të plotë, madje është edhe anëtare e NATO-s dhe
kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian,
ka dashur të rregullojë në mënyrë të pavarur edhe këtë segment të
bashkësive dhe lirive fetare. Në
hartimin e atij Ligji, është bashkëpunuar me Komisionin e Venecias, për të qenë
në harmoni të plotë me standardet europiane. Mirëpo, Beogradi zyrtar dhe Kisha
Ortodokse Serbe assesi nuk mund të
pajtohen se Mali i Zi vërtetë është bërë
plotësisht i pavarur nga Serbia. Raportet midis Serbisë dhe Malit të Zi iu
gjasojnë raporteve të Rusisë me Ukrainën. Prandaj, në këto raporte mbahen në
fuqi tensionet dhe herëpas-here ato
shpërthejnë e prodhojnë ngjarje të dhunshme. Kështu, bie fjala, në vitin
2016, Mali i Zi mezi u mbrojt nga një grushtshtet ruso-serb, që u përpoq ta
rrëzojë qeverinë e Gjukanoviqit. Ngjarjet e fundvitit të kaluar: konflikti në
Parlament, protesstat e dhunshme disaditëshe nëpër rrugët e Cetinjes dhe
Podgoricës, atmosfera e shpërthimit të luftës qytetare, ishin përpjekja e dytë e dhunshme për ta
rrëzuar qeverinë e Malit të Zi, këtë herë me ikonografi kishtare, gjoja se me ligjin e përmendur po
rrezikohet Kisha Ortodokse Serbe dhe
pasuria e saj në Mal të Zi. Kisha serbe nuk e njeh pavarësinë e kishës
ortodokse të Malit të Zi as të Maqedonisë. Këto dy të fundit akoma nuk e kanë
marrë njohjen e Patrikanës Vaselenje të Stambollit dhe nuk i njeh as Patrikana
e Moskës. Prandaj, KOS këto dhe pasurinë e tyre gjithnjë i konsideron se pjesë të vetat.
Kryengritja kishtare në Mal të Zi kishte mbështetjen e hapur
strategjike, financiare, logjistike dhe
të komandimit nga Beogradi zyrtar, nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga pjesa më e
madhe e opozitës në Serbi. Serbia historikisht ka qenë dhe ka mbetur gjenerator
i krizave dhe luftërave në Ballkan. Natyrisht, ne prapavijë e ka mbështetjen e
Rusisë, sepse ajo është e brengosur për
përafrimin dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në NATO e në Bashkimin
Europian, prandaj prodhon kriza, sikur ishte puçi kundër qeverisë në Mal të Zi
(2016), provokimi me trenin për Kosovë, rrëmuja e krijuar në Kuvendin e
Maqedonisë. Është kjo një luftë e ftohtë, me gaca zjarri herëpas-here midis Rusisë dhe Perëndimit, në
terrenin e përshtatshëm të Ballkanit të pa stabilizuar.
Kjo lloj lufte speciale e
Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, është përcaktuar në “ Memorandumin 2”
(2011) të Akademisë së Shkencave të Serbisë, që ishte dhe mbeti dokument
sekret, i pa shpallur, që iu dërgua të gjithë anëtarëve të qeverisë,
udhëheqësve shtetërorë, politikë, diplomatikë, kishtarë, ushtarakë, policorë e
të tjerë, si një program dhe doracak udhëzues, se si duhet të veprojnë për realizimin e qëllimeve
të njëjta që kishte “Memorandumi 1” (1986), por tash me mjete dhe
metoda tjera, për të dëmtuar interesat e shteteve fqinje dhe për t’i
destabilizuar ato. Në qershor 2011, unë kam botuar një analizë të përmbajtjes, qëllimit, efekteve dhe pasojave që synohet të
arrihet me zbatimin e “Memorandumi
2”. Duke pare ndërkohë efektet praktike
të zbatimit të atij memorandumi,
analizën e kam përsëritur, të zgjëruar dhe argumentuar edhe në gusht të vitit 2017, me qëllim që t’iu
tërheq vëmendjen strukturave politike e
shtetërore të Dardanisë sonë dhe të vendeve tjera në rajon. Për ata që kanë pasur rastin ta lexojnë
tekstin e Memorandumit 2, apo analizën time të atij memorandumi, këto ngjarje
destabliizuese që po i bëjnë Serbia e Rusia në Ballkan, nuk janë befasi.
Duket se me vonesë të madhe
iu ka rënë ndër mend një elite të ish-politikanëve dhe intelektualëve të
rajonit të ish-Jugosllavisë, të ngrejnë zërin e tyre kundër rrezikut që po i
kanoset rajonit nga agresioni (i sofistikuar) serb kundër shteteve fqinje. Dhe,
ata zërin e tyre e ngritën me një Apel, të cilin përmes Këshillit të Helsinkit
për të Drejtat e Njeriut, me seli në Beograd, ia dërguan (30 dhjetor 2019)
bashkësisë ndërkombëtare dhe disa mediave
të rajonit. Apelin e nënshkruan 88 personalitete nga radhët e
ish-burrave shtetërorë, politikanë, historianë, avokatë, shkrimtarë,
artistë,gazetarë,etjj, nga të gjitha shtetet e dala nga ish-RSFJ. Ja përmbajtja e Apelit:
Apel për
gjykimin e rrezikimit të paqes në Mal të Zi dhe në rajon nga ana e Beogradit
Shteti i
Malit të Zi i është ekspozuar tentimit për ta destabilizuar: është rrezikuar paqja, integrieti
territorial, rendi kushtetues, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetatrëve dhe
të drejtat e barabarta të kishave dhe të bashkësive fetare.
Është
fjala për një nga seria e tentimeve të Beogradit zyrtar që Malin e Zi ta kthejë
në suaza të shtetit të Serbisë dhe në këtë mënyrë ta pengojë konsolidimin e tij
si shtet i pavarur dhe sovran.
Pavarësinë e tij shtetërore, suprimuar pas okupimit serb në vitin 1918,
Mali I Zi e ripërtëriu në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006.
Me
miratimin e Ligjit për Liritë dhe Bashkësitë Fetare, të përgatitur në
bashkëpunimin me Komisionin e Venecias dhe të harmonizuar me standardet më të
larta europiane për atë lëmi, Mali I Zi (vetëm sa) e ka ndryshuar ligjin e miratuar
para gjysëm shekulli. Njëherit, me këtë (ligj) e ka anuluar Dekretin e
Regjentit Aleksandër Karagjorgjeviq, të vitit 1920, me të cilin ishte abroguar
pavarësia (autoqefalia) e Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Kështu, tash ësht
mbyllur korniza juridike-shtetërore e Malit të Zi. Prandaj, sulmi i
nacionalistëve serbomëdhenjë ndaj ligjit mbi liritë bashkësitë fetare, është
vetëm pretekst për tentim të
grushtshtetit.
Në tetor
2016, Mali i Zi arriti të mbrohej nga grushtshteti ruso-serb. Në qoftë se arrihet kjo
tentativë e re e destabilizimit të Malit të Zi, pasojat e saj të
drejtëpërdrejta do të jenë konfliktet e armatosura, humbja e jetës së njerëzve
dhe shkatërrime materiale.
Strateg,
patron, logjistikë dhe urdhërdhënës i
tentimit të fundit për destabilizimin e Malit të Zi është Beogradi zyrtar,
respektivisht pushteti i Serbisë,
Kisha Ortodokse Serbe dhe pjesa më e madhe e partive opozitare. Edhe këtë herë, elitat serbe në mënyrë
konsesuale kërkojnë nga pushteti i Serbisë të reagojë në mënyrë radikale.
Ua
tërheqim vërejtjen se mekanizmat për destabilizimin e Malit të Zi janë të
njëjtia si ato të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Edhe qëllimi i
tyre është i njëjtë: ta mbajnë Malin e Zi nën patronatin shtetomadh të
Beogradit, si mënyra më e sigurtë e ruajtjes së idesë për Serbinë e Madhe. “Përmendoret” e politikës së tillë të
Beogradit zyrtar janë gjenocidi, pastrimet etnike dhe krimet masovike të luftës
kundër humanizmit, të kryera në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë.
Mali I Zi
është zgjedhur nga Beogradi zyrtar dhe aleatët e tij si victimë për
rigjenerimin e politikës së Sllobodan Millosheviqit ndaj shteteve fqinje, ndër
të tjera edhe për shkak se (Mali Zi) është përcaktuar për shoqëri qytetare, për
integrime euro-atlantike, për mbrojtjen e pakicave dhe për marrëdhënie më të
mira me fqinjët.
Edhepse
nacionalizmi serb i ka humbur gadi të
gjitha shtyllat e forcës, besojmë se
është me rëndësi t’ua tërheqim vërejtjen
për pasojat fatale të politikës së tillë të Beogradit. Solidariteti
rajonal është imperativ për të gjithë popujt e Ballkanit, të cilët duhet të
jenë të përgjegjshëm dhe të gatshëm për sifda të reja.
Për shkak
të rëndësisë së Malit të Zi, si shtet prijës në integrimet euroatlantike në
Europën Juglindore, konsiderojmë se është i palejueshëm pasiviteti i
institucionave europiane dhe i qeverive të vendeve demokratike në gjykimin e kësaj tentative të re të
destabilizimit të Malit të Zi, sipas parimeve dhe metodave të Sllobodan Millsooheviqit. Me fushatën politike,
kishtare dhe mediatike të dezinformimit nga Beogradi, që po zhvillohet në
Podgoricë e Banjallukë, është rrezikuar seriozisht paqja jo vtëm në Mal të Zi,
veçse në tërë rajonin.
Për
shkaqet e theksuara, apelojmë te të gjithë akterët e bashkësisë ndërkombëtare dhe të rajonit, që pa hamendje ta gjykojnë
destabilizimin e Malit të Zi dhe të rajonit që po e krijon dhe nxitë Beogradi
zyrtar”,- thuhet në Apelin e 88 personaliteteve
nënshkruese, dhe vazhdon lista me
nënshkrimet e 86 prej tyre:
Llatinka Peroviq, Stjepan
Mesiq, Millan Kuçan, Budimir Llonçar, Bogiq Bogiçeviq,Haris Sillajxhiq, Azem
Vllasi, Velko Bullajiq, Bogdan Tanjeviq, Sherbo Rastoder, Ivo Goldstein,
Husnija Kamberoviq, Millivoj Beshllin, Momir Samarxhiq, Nikolla Samarxhiq,
Zhivko Andrijasheviq, Dragan Markovina, Edin Omerçiq, Adnan Prekiq, Ivo Vajgl,
Zharko Papiq, Dimitrije Popoviq, Senad Peçanin, Tamara Nikçeviq, Sonja Biserko, Millorad Popoviq, Boris
A.Novak, Mirjana Mioçinoviq, Vlladimir Arsenijeviq, Fillip David, Svetisllav
Basara, Nenad Prokiq, Veton Surroi, Andrej Nikollaidis, Shkelzen Maliqi,
Vlladimir Milçin, Dino Mustafiq, Radmila Vojvodiq, Emir Haxhihafizbegoviq,
Natasha Miciq, Çedomir Jovanoviq, Nenad Çanak, Bojan Kostresh, Alleksandar
Olenik, Tanja Petovar, Alleksandar
Sekulloviq, Sinan Alliq, Nerzuk Çurak, Edina Beiçiroviq, Gjyljeta Mushkolaj, Sllobodan Backoviq, Sllavko Kukiq,
Esad Durakoviq, Branka Dragoviq, Dinko Gruhonjiq, Sllobodan Sanxhakov,
Tomisllav Markoviq, Behlul Beqaj, Llulla
Mikijel, Srgjan Shushnica, Izabella Kisiq,
Reuf Bajroviq, Agron Bajrami, Sllavisha Llekiq, Boris Varga, Zllatko
Dizdareviq, Boshko Jakshiq, Dragan Banjac, Mijat Llakiçeviq, Gordana Susha,
Boro Kontiq, Dragan Bursaq, Emir Sulagiq, Natasha Govedarica, Snezhana
Çongradin, Pavlle Radiq, Bojan Tonçiq, Dushan Mijiq, Ivo Komshiq, Suzana Kadiriq, Qerim Bajrami,
Esat Rastoder, Rusmir Mahuteqehajiq, Millosh Çiriq dhe Ferid Muhiq.
Reagimet
ndaj Apelit
Sapo u publikua Apeli,
rrjeti i mediave elektronike gëlonte nga reagime të ndryshme. Reagimet më të shumta
ishin kundër Apelit, madje nënshkruesit i quajtën tradhtarë, ndërsa për disa prej nënshkruesve që janë deputetë,
politikanë ose në profesione të ndryshme të financuara nga buxheti i Serbisë,
kërkohej të merren masa.” E kuptojmë pse shqiptarët, myslimanët dhe ateistët e
tjerë janë nënshkrues të Aoelit, por nuk i kuptjmë ata të cilët paguhen nga
buxheti i shtetit të Serbisë’, thonë disa nga komentuesit e Apelit. Është simptomatike se ka pasur distancim familjar, kur djali
publikisht distancohet nga i ati
nënshkrues i Apelit. Kjo tregon
se gjenerata e re është e manipuluar dhe indoktrinuar me nacionalizëm
e shovinizëm.
Kryetari i Serbisë,
Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi nuk ka kurrëfar faji për ngjarjet në Mal
të Zi; në asnjë mënyrë nuk kemi marrë pjesë, përveç se kemi shprehur brengën
dhe kujdesin për popullin dhe kishën tonë. Edhe rastin e Malit të Zi Vuçiqi e lidhë me Kosovën, duke thënë të mos
provojnë shqiptarët të miratojnë një ligj të tillë, gjoja për dofarë kisha të tyre në Kosovë.
Opozita serbe është
përmbajtur nga komentimi i ngjarjeve, përpos rasteve kur, për interesa të
veta (Vuk Jeremiq) e akuzon pushtetin
për pjesëmarrje në trazira, pasi që po heshtë për gjithë atë që po ndodhë në
Mal të Zi’
Është e çuditëshme se me
gjithëse se krejt gjithë ato ngjarje u zhvilluan me pretekst të mbrojtjes së
kishës dhe pasurisë së saj, me
ikonografi kishtare, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriku Irinej nuk është
paraqitur publikisht për këto ngjarje, përveçse thotë se iu ka shkruar disa letra
kryetarit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe mitropolitit Amfillohije, dhe po
pret përgjigjen e tyre, ndërsa me Vuçiqin ka pasur takime personalisht, për ta
shqyrtuar situatën.
Partia Radikale Serbe ka
kërkuar nga pushteti që sa më parë të inicojë thirrjen e mbledhjes së Këshillit
të Sigurimi të Kombeve të Bashkuara, për
të shqyrtuar rrezikimin e serbëve dhe të kishës serbe në Mal të Zi. Ndërkaq, kryetari i asaj partie, krimineli i
gjykuar nga Tribunali i Hagës,
ultranacionalisti Sheshel, ka thënë “duhet t’i nisim aradhat çetnike për në Mal të Zi, dhe pasi ta
pushtojmë, ta bëjmë himnin e ri të Malit Zi me këtë përmbajtje: “Cetinje qe jedne noqi, u çetniçke ruke
doqi” (shq. Cetinja një natë do bier në dorë të çetnikëve)!
Komentet e postuara në
rrjetet sociale lidhur me “Apelin 88”, në pjesën më të madhe janë kundër
Apelit, madje janë me një gjuhë të vrazhdë e denigruese kundër nënshkruesve.
Sapo e pa dritën “Apeli
88”, forcat më destruktive në Serbi, në
bashkëveprim me kishën e tyre, nxituan
ta bëjnë një peticion, të cilin e quajtën “Apel për mbrojtjën e Kishës
Ortodokse Serbe në Mal t Zi”. Sipas tyre, brënda 24 orëve peticionin
(apelin e tyre) e nënshkruan mbi 9000 veta: klerikë, besimtarë, qytetarë dhe
profile të ndryshme të jetës publike, politike e kishtare. Ata lusin edhe Patrikanën e Moskës dhe atë të
Stambollit të mos lejojnë Malin e Zi ta formojë kishën e vetë pavarur sipas
kuteve të shovinistëve të pa fe, të mendësisë fisnore e partiake, dhe të mos
lejojnë uzurpimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të psurisë së saj në Mal të Zi.
Sidoqoftë, tensionet në
marrëdhëniet Serbi+Rusi me Malin e
Zi, të cilin e konsiderojnë si “Sparta e
Serbisë”, dhe jo vetëm me te, do të vazhdojnë
edhe në të ardhmën, sepse kjo është strategji dhe taktikë e tyre në projektin e
Serbisë së Madhe qe afro dy shekuj (prej vitit 1844). Memorandumi 2 i Akademisë
së Shkencave të Serbisë, për destabilizimin e shteteve fqinje, është program i
përgjithshëm dhe secili segment i shtetit ka për detyrë ta zbatojë atë, kurse pakicat
serbe në shtetet fqinje sherbejnë si klientë dhe kali trojës për të krijuar
trazira të brendshme, të dirigjuara, financuara e përkrahur nga Beogradi dhe
Moska.
Edhe ideja e Vuçiqit për
themelimin e “Mini-shengenit” ballkanik, është në këtë funksion.