Mendime
Valon Jashari: Pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton vazhdimësi e lojalitetit të skenës politike në Preshevë karshi asaj serb
E shtune, 18.01.2020, 10:06 AM
Pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton vazhdimësi e lojalitetit të skenës politike në Preshevë karshi asaj serb
Nga
Valon Jashari
Unifikim
i subjekteve më mirë do ti shërbente që së paku të organizojnë ndonjë protestë
në kërkim të të drejtave elementare të shqiptarëve sesa dalja në zgjedhje për
të ecur përpara vetëm interesat e shtetit serb dhe politikës së saj karshi
integrimeve evropiane si dhe disa ambicie personale të subjekteve politike
lokale.
Nënshkrimi
i marrëveshjes së subjekteve politike në Tiranë lë për të kuptuar se këto
subjekte politike të Luginës së Preshevës ende mendoj me mendësinë e fshehjes
prapa një “ikone” që në fakt do të dukej e bukur të shikim të parë, por në
realitet është një mendësi e vazhdimësisë së vjetër atë duke ndërruar vetëm
vendin, gjegjësisht tani që kanë shkuar në Tiranë për të firmosur një
marrëveshje kinse “Unifikimi për Luginën e Preshevës”. Kjo silogjizëm për të
krijuar para opinionit të gjerë se këto subjekte politike janë të përkushtuara
në jetësimin e idesë rreth kërkimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë
pjesë. Natyrisht që subjektet politike të Luginës duke dashur që këtë
marrëveshje të e kamuflojnë nën petkun e Tiranës, se gjoja Tirana zyrtare e
kërkon një gjë të tillë e që në fakt tani më e kanë mësuar se shumë më lehtë të
heqin barrën nga vetja duke ia vënë ose Prishtinës ose Tiranës. Tirana dhe
Prishtina gjithsesi janë qendra nga të cilat çdo rrugë e jona si shqiptarë
duhet filluar dhe mbaruar.
Shumica
e subjekteve politike edhe në nivelin lokal nuk paraqesin ndonjë rëndësi
politike dhe rrjedhimisht nuk kanë as edhe mundësi ligjore kushtetuese pasi që
Kushtetuta e Serbisë si e tillë është anashkaluese dhe diskriminuese për
kompetencat që pretendoj që do ti marrin ata një apo dy deputet që mund të
zgjidhen. Assesi nuk mund të konkludohet apo tërhiqet ndonjë paralelizëm rreth
interpretimit mes të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve
të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Serbët në Kosovë janë pjesë e sistemit
të saj kushtetues dhe si të tillë kanë kompetenca edhe në nivel qendror ashtu
edhe në atë lokal. Kurse shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës jo që
nuk janë pjesë e sistemit juridiko-kushtetues të Serbisë por për më tepër
trajtohen si pakicë jo-etnike në këto komuna kurse kompetenca për nivel qendror
asnjëherë nuk kanë pasur deri më sot, por duke përjashtuar edhe ato kompetenca
në nivel lokal direkt i kanë të dirigjuar nga niveli qendror i Serbisë.
Se
dalja në zgjedhjet ka dëshmuar së paku disa herë që disa subjekte që kanë marrë
pjesë në këto zgjedhje dhe ajo që kanë arritur më së shumti ka qenë një apo dy
deputet. Tani që shteti serb ka bërë shlyerje të vendbanimeve-adresave të
shqiptareve me qëllim të qartë për të ndryshuar strukturën etnike të
popullsisë, kjo gjithsesi do të nënkuptonte që të drejt vote këta qytetar nuk
do të kenë. Ish-deputet që më shumë janë krekosur me petkun deputetit “Republikan” që në fakt as edhe një
herë nuk iu është dëgjuar zëri së paku për të dëshmuar dhunën dhe gjenocidin
serb mbi shqiptarët e këtyre komunave, dhe as që mund të flasim që kanë pasur
ndonjë rëndësi vendimmarrëse. Ajo që është e dhimbshme se po këta ish-deputet asnjë
vizitë nuk kanë zhvilluar nëpër instancat e politikës evropiane me iniciativën
e tyre rreth lobimit për të drejtat e shqiptarëve, kur dihet kemi raste të
shumta të vrasje të civilëve shqiptare së paku që nga vitet e 90 deri më sot
deri edhe vrasje të fëmijëve shqiptarë nga ana e forcave ushtarake serbe.
Gjithsesi
se kjo dalje në zgjedhje para faktorit ndërkombëtar do të nënkuptonte një
vazhdimi të lojalitetit të skenës politike shqiptare karshi asaj serb,
rrjedhimisht do të zbehte tej mase një sërë Deklaratash e Kuvende të
Këshilltarëve Shqiptarë, kohë më parë që janë miratuar. Gjithashtu kur kohëve
të fundit në gjeopolitikën rajonale iu ka dhënë mundësia e faktorizimit të
çështjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si një problem politik që kërkon
zgjidhje dhe duke pasur disa mundësi
reale shikuar rrjedhat ndërkombëtare që kërkesa historike e kësaj popullatë ti bashkohet Kosovës, me këto
vendime bëjmë hapa mbrapa.
Subjektet
politike të Luginës duhet të jenë të unifikuar për çështje si: me këmbëngulje
të kërkoj të gjitha të drejtat elementare që janë të parapara me Deklaratën
Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe me paktet tjera mbi të
drejta e njeriut, të kërkojnë drejtësi mbi vrasjet e civilëve shqiptarë, të
ndalojnë diskriminimi e shqiptarëve nga ana e shtetit serb, të kërkojnë arsimin
edukimin në gjuhën shqipe sipas një korrikule nga Kosova-Shqipëria, përdorimi i
simboleve shqiptare, të ndalojnë shlyerjen nga vendbanimet e tyre, dhe me
qindra çështjet më thelbësore të shqiptarëve të kësaj pjesë sesa për të garuar
në zgjedhje në nivel qendror.
Valon Jashari: * Ma.sc.
Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”,
Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të
drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.