Mendime
Shefqet Dibrani: Mos lejoni dështimin e Amerikës dhe BE-së në Kosovë!
E shtune, 18.01.2020, 10:05 AM
Letër e hapur:
MOS LEJONIN PËR TË
DËSHTUAR AMERIKA DHE BE-ja NË KOSOVË!...
I
nderuar Ambasador i SHBA-ve në Kosovë z. Philip S. Kosneth,
Të
nderuar përfaqësues të BE-së dhe vendeve mike në Kosovë,
Tash
është një moment historik për të ushtruar ndikimin e SHBA-së dhe të vendeve
mike nga BE-ja, mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbi Lëvizjen
VETËVENDOSJE, për ta nxjerr Kosovën nga kriza në të cilën e kanë futur
drejtuesit e tyre politikë, të cilët janë duke zhvilluar një politikë
antidemokratike, antievropiane dhe antiamerikane, e padurueshme për ne
kosovarët dhe e pa tolerueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare?!
Edhe
vitin e kaluar, (në letrën e datës, 19 gusht 2019), e kam shprehur të njëjtin
shqetësim për gjendjen në Kosovë. Në atë letër, si herëve të tjera, pra edhe
sot, vazhdimisht kam kërkuar dhe po kërkoj edhe tash për ndërhyrjen tuaj në
demokracinë e brishtë kosovare, nëse dëshironi për tu zgjedhur problemet e
ngatërruara politike në Kosovë, dhe për tu formuar sa më shpejt edhe
institucionet shtetërore.
Parashikimet
kanë qenë të sakta, dhe kjo ka ardhur nga njohja e shkëlqyer e proceseve
politike në Kosovë, madje me mundësinë e sugjerimit se si mund të zgjidhen
problemet e ngatërruara dhe si duhet të dilet nga këto kriza.
Fatkeqësisht
apeli, i një shkrimtari dhe apelet tjera të intelektualëve nuk po merren
parasysh, por Kosova ende po përballet me probleme të mëdha të cilat kërkojnë
zgjidhje të shpejt, por ato nuk arrihen pa presionin e BE-së dhe të Amerikës,
mbi politikanët hileqar dhe abuzues me vullnetin e votës së qytetarëve.
Po
ua ritheksoj se dështimi i LDK-së, që është rezultat i komunistit Isa Mustafa,
i cili bashkë me klanin e Institut RIINVES dhe atë Brezin e Republikës, janë në
një luftë të hapët antiamerikane dhe në një luftë të përhershme edhe kundër
Bashkimit Evropian, prandaj Ambasadorët e vendeve mike, nuk duhet të lejoni për
të dështuar Amerika dhe BE-ja në Kosovë!
Sipas
të gjitha gjasave Kosova po shkon drejt një kaosi dhe anarkie e cila do t’i
ketë edhe pasojat e veta. Sepse strukturat e udhëheqjeve politike (sidomos ajo
në LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa), nuk mund të jetë e sinqertë pa bërë
asnjë reformë dhe pa bërë ndryshime substanciale brenda vet subjektit që ai
përfaqëson.
Nga
ky solucion që tashmë po i udhëheq bisedimet për formimin e Qeverisë, (në
mënyrë të veçantë po e ritheksojë, këta të LDK-së, të cilët i kemi provuar, qe
40 Vjet duke ua përkëdhelur dështimet), nuk do të ketë sukses. Isa Mustafa,
vazhdimisht dhe kurdoherë ka prodhuar vonesa dhe ngërçe politike, Ai është
finok komunist i cili po bënë një luftë të ashpër antiamerikane, prandaj nuk i
dëshiron as Kosovës, një qeveri që do të bënte reforma dhe ndryshime
substanciale!
Këto
takime janë farsë mediatike, sa për të
mashtruar opinionin dhe bashkë me te edhe Juve. Këto takime janë
komplote për t’ua plotësuar apetitet grupeve të interesit, klaneve kriminale që
janë sistemuar brenda LDK-së, kuptohet duke mos i përjashtuar as ato shtresime
të kësaj natyre edhe brenda vet subjektit VETËVENDOSJE!
Të
nderuar Ambasadorë,
ju
jeni dëshmitar se gjatë zgjedhjeve, LDK-ja e pat garantuar popullin se do ta
formojë Qeverinë me LVV-në, por tashti
po shihet se ky premtim paska qenë farsë dhe mashtrim, pasi komunisti Isa
Mustafa kurrë nuk i ka mbajtur fjalët dhe nuk i ka plotësuar premtimet, prandaj
mos u befasoni pse as tashti me Albin Kurtin, nuk po i mban fjalët, nuk po i
plotëson premtimet?!
Për
Komunistët (pra edhe për të tillët si Isa Mustafa), populli, elektorati,
Kryesia e Partisë, Këshilli i Përgjithshëm, janë letra të pavlerë për t’i
maskuar komplekset e veta, sepse KOMUNISTI nuk merakoset për prishjen e
raporteve me partnerët e Kosovës siç janë
Amerika, vendet e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.
Prandaj
po bëjmë edhe këtë apel publik se teknokrati komunist Isa Mustafa, i cili ka
ardhur në krye të LDK-së pa qenë më parë anëtar i saj, pa trysnin tuaj të mos
pritet e shpresohet se mund të lëshoj pe në kërkesat e tij megalomane, sepse ka
dhjetë vjet ai është HUMBËS i të gjitha zgjedhjeve lokale dhe nacionale, por
kurrë nuk ka marrë përgjegjësi, andaj edhe tashti po sillet si FITIMTAR!...
Isa
Mustafa, është përfaqësuesi më tipik i komunistit, ndërsa ju vet e dini se
komunizmi ka prodhuar një mentalitet antiamerikan i cili udhëhiqet nga principi
se mbi kombin dhe mbi Amerikën qëndron ideologjia e tyre komuniste!...
Zvicër
/ St. Gallen, 17 janar 2020.
Shefqet DIBRANI / Shkrimtar