Mendime
Kastriot Myftaraj: “Bamirësi” turke me 500 apartamente, apo investim neo-otoman
E shtune, 18.01.2020, 11:23 AM
“Bamirësi” turke me 500 apartamente, apo investim neo-otoman: Turqia na fal 500 “thërrime” nga “bakllavaja” e fitimeve në Shqipëri
Nga
Kastriot Myftaraj
Ekonomikisht,
Turqia tashmë ka marrë në Shqipëri pozitën e një fuqie koloniale ndaj kolonisë
së saj. Sot, Turqia fiton rreth 500 milion euro nga investimet e privilegjuara
që ka bërë në Shqipëri, sipas marrëveshjeve me shtetin shqiptar. Këto investime
janë në sektorë fitimprurës deri edhe strategjikë, si telekomunikacioni,
industria metalurgjike, banka, miniera, energjitika, arsimi, shëndetësia, IT,
transporti detar, ndërtimtari etj. Shifrat zyrtare shqiptare duhen marrë me
dyshim duke pasur parasysh se autoritetet shqiptare i tolerojnë bizneset turke
që të përdorin të gjitha mënyrat e ndërlikuara për fshehjen e të ardhurave si
falimentimet e rreme të shoqërisë metalurgjike “Kurum”. Këto të ardhura i kanë
kryesisht njerëz të afërt me Erdoganin dhe partinë e tij.
Në
këto rrethana, shteti turk mund t’ i lejojë vetes që të luajë rolin e bamirësit
në Shqipëri duke ndërtuar një lagje me 500 apartamente, rreth 100 ndërtesa
banimi, për 500 familje që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. Sigurisht edhe me
një xhami dhe një shkollë turke në mes të lagjes. Duke pasur parasysh politikën
zyrtare neo-otomane të islamizimit që ndjek shteti turk, nuk dihet nëse kjo
lagje turke duhet quajtur bamirësi turke apo investim turk. Jo rastësisht është
zgjedhur qyteti i Laçit, me shumicë popullsie katolike, për të fuqizuar praninë
muslimane atje.
Cdo
1 milion dollarë ndihmë arabe dhe turke në Shqipëri, është marrë me kushtin që
të ngrihet një minare, e cila kërkon së paku një xhami, sepse në Shqipëri janë
ndërtuar edhe xhami me dy, tre madje edhe katër minare.