Mendime
Sheradin Berisha: Propozim për Albin Kurtin!
E diele, 19.01.2020, 10:11 AM
PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!
Nga
Sheradin Berisha
(Mos)marrëveshjet
LVV - LDK për formimin e qeverisë duket që kanë arritur kulmin!
Në
zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) i kanë
fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje LVV me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër
ka dalë parti e parë - fituese, ndërsa LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për
kryeministër ka dalë parti e dytë.
Rrjedhimisht
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë barrën kryesore për formimin e qeverisë.
Prandaj
për të dalur nga ky ngërç, mendoj që Albin Kurti si kandidat fitues për
kryeministër, duhet të reflektoj!
Propozoj
që pozita e kryeministrit të bëhet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit
(tetor 2019 - tetor 2021) të jetë Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti
zv.kryeminstër i parë, ndërsa dy vitet pasuese (tetor 2021 - tetor 2023) Albin
Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë!
Pozitën
e kryeparlamentarit ta ketë LVV (Glauk Konjufca), ndërsa posti i presidentit të
propzohet nga LVV! Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë
unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i
familjes Jashari, Murat Jashari!
Kandidati
Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive,
dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm!
LVV
me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës
këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet 'mollë sherri' në procesin e formimit
të qeverisë!
Me
këtë veprim Albin Kurti do ta zhvilloje një partneritet afatgjatë me Vjosa
Osmanin, e cila duke qenë për dy vite si kryeminstre do ta forcoi pozicionin e
saj brenda LDK-së, për t'u bërë pastaj kryetare e partisë.
***
Pra,
propzimi im është si vijon:
1.
Në periudhën: tetor 2019 - tetor 2021, Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti
zv.kryeminstër i parë;
3.
Në periudhën: prill 2021 - prill 2026, Murat Jashari president i Republikës;
2.
Në periudhën: tetor 2021 - tetor 2023, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani
zv.kryeministre e parë;
4.
Kabineti qeveritarë me 12 ministri,
-
5 ministri LVV,
-
5 ministri LDK, dhe
-
2 ministri minoritetet!
Albini
duhet ta bëjë këtë hap, sepse në këtë mënyrë i hap rrugë ndryshimit
substancial.
Nëse
dështon formimi i qeverisë faji kryesor (ndonëse ka shumë fajtorë të brendshëm
e të jashtëm) do t'i adresohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!