Mendime
Dedë Preqi: Turp-shou i kryeministrit Edi Rama
E shtune, 18.01.2020, 04:18 PM
SHQIP-SHQIP TURP-SHOU I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Nga
Dedë Preqi
Një
primitivizëm i skajshëm vazhdon që moti të shfaqët te kryeministri shqiptarë
Edi Rama, i cili bëhët një titullar
gjithnjë e më i theksuar me skandalet e njëpasnjëshme, që lidhen edhe me faktin
se çfarë çeverisët në shtetin shqiptarë në ecurinë e kohës moderne, nga ana
tjetër mos-serioziteti i përgjegjësisë, tregon se, përveq mundësisë për të
keqpërdorur pushtetin e vet, kalon edhe në një absurditet tjetër, i cili abuzon
me normat dhe kodin e nacionalitetit që i takon.
Ca
më tutje, ky absurditet e lë përshtypjen se për Edi Ramën, nuk ekziston një
normë e kodit moral nacional, thua se në fund të fundit gjithçka i takon dhe
duhet të zhvillohet nëpër mes duarve të këtij njeriu dhe mbi bazën e logjikës
ediramiane, të zhvillohet dhe orientohet kombi shqiptarë në ditët e sotme, kur
gjithë bota demokratike ka ndryshuar kursin e zhvillimeve dhe integrimeve të
veta, Shqipëria starton në vend pa ndonjë ndryshim të cilësuar dhe të dalluar,
edhe pse gjindet në mes të Evropës së zhvilluar.
Edi
Rama, si një lloj absurditeti në vete, si mund të afirmohet dhe kultivohet edhe
për ca kohë pas humbjes së këtij besimi, i cili pak nga pak po bëhët
« ego-vetiak », kur bëhët edhe një bashkëpunëtor i ngushtë i
Aleksandër Vuçiq, i cili Kosovën dhe popullin shqiptarë të këtij vendi, e mbanë
akoma nën kushtetutën e vet, dhe masakrat e gjenocidin që ka bërë regjimi i
Serbisë popullatës shqiptare, i quan të pa vërteta, duke i mohuar ato si të
tilla, me të cilat ishte tmeruar edhe gjithë bota njerëzore.
Vuçiqi
dhe plani i Serbisë, për të realizuar planet ekstreme dhe fashiste kundër një
populli liridashës, në kohën e fundit zbulojnë edhe formulën e
« minischengenit » për Ballkanin, me qëllim që Kosovën, përmes kësaj kurthe, ta fusë edhe
njëherë nën kopetencat e veta ekonomike dhe politike, me çrast këtë projekt
famkeq do e përkrah me entuziazëm edhe kryeministri shqiptarë Edi Rama, i cili
nuk kursen akuza të thekshme, që ia drejton Kosovës për mos pjesëmarrje në këtë
« qorrsokak » .
Në
këto rrethana të kësaj forme dhe qëndrimi i tij i fundit ndaj kryeministrit të
Kosovës, Edi Rama, i vënë kapak një « shqip-shqip turp-shou », që
udhëheq në këtë mënyrë, duke e paditur edhe kryeministrin e Kosovës në
detyrë, Ramush Haradinaj, me akuzën e shpifjes
ndaj tij se, me trio-përsonazhet e Ballkanit perëndimor, nga Hashim Thaçi,
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, është planifikuar të bëhët pazar me tokën e
Kosovës, për një përfitim të majmër(miliarda) që do e nxjerrin nga miniera e
Trepçës…
Këtu
mund të thuheshin edhe shumë fjalë të tjera, që dalin nga këto rrjedha të
fshehta dhe të dëmshme për Kosovën dhe popullatën e këtij vendi, por na duhet
të jemi më të përmbajtur, sepse aludojmë se jemi të një trungu të përbashkët
dhe vëllezër të një kombi, dhe ata që nuk i besojnë realitetit kombëtar dhe të
pangenezës së vet, sikur, duke e mohuar një gjë të tillë, aq më qartë dalin në
pah tradhëtarët dhe zullumqarët e këtij kombi.
Kuptohet
se një mos seriozitet i llojit të tillë nuk vjen vetvetiu, por nga pa pjekuria
njerëzore, e cila nuk ia ka hapur sytë akoma këtij njerëzimi, dhe tani këta
njerëz shohin mjegull sikur « lakuriqi » që nuk e dallon dritën dhe realitetin, por e shikon botën
frikshëm. Poashtu edhe Edi Rama, që po i bëhën njerëzit e kombit të vet miza,
duhet të pyes vetën njëherë, nëse e paraqet llojin e veqantë të një politikani
të moderuar, pse për të tjerët dhe popullin e vet figuron ndryshe dhe i pa
përshtatshëm, duke treguar paaftësinë e tij për t’u pozicionuar në realitetin e
vet, që e rrethon dhe vepron si kryeministër shqiptarë.
Në
këtë këndvështrim të kryeministrit shqiptarë Edi Rama, me padinë ndaj shpifjes
së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, do e gjente një mbështetje dhe
përkrahje serioze edhe nga opinioni gjithë shqiptarë dhe të tjerët, sikur
ekzibicionet dhe lëvizjet politike të Edi Ramës, të mos e dëshmojnë një lidhje
të veqantë dhe tipike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si edhe
përkrahja e tij ndaj idesë së Hashim Thaçit, për ndryshimin e kufinjëve të
Kosovës.
Mjedisi
i kulturës politike dhe historisë shqiptare do duhej të merr një kahe tjetër në
mes këtyre dy vendeve, që të mos shënojë në tekstet e veta se, një kryeministër
i Shqipërisë, bënë padi për shpifje ndaj një kryeministri të Kosovës, që
ngjallin shqetësime të prekshme brenda shqiptare, duke i quajtur si një ndër
elemetet e një skandali të fundit në mes shqiptarëve, por imazhi i veprimëve të
tilla, sikur dikush përpiqët ti japë formë tjetër domëthënjës së përbashkët e
vëllezërore të këtij kombi.
Shqipërinë
nuk e dëmton dhe demolon ndonjë tërmet i pa pritur dhe i mundshëm, por as
Kosovën, që e shkatërrojë lufta e fundit, sa po e shkatërrojnë pushtetet dhe
qeverisjet e dobëta, përshkak të infrastrukturës politike jo efektive dhe
instalimit të njerëzve të pa përshtatshëm dhe të pa aftë, sikur çëllimisht, apo
të porositur për t’a degraduar të ardhmën e këtyre dy vendeve.
Dhe
nëse këtu bëhët fjalë për një përafrim të fundit të shqiptarëve në mes vete,
nuk duhet varur dhe kuptuar vetëm si një çështje të një përsoni (kryeministri),
apo të ndonjë grupi njerëzish, që e mohojnë kauzën e vet kombëtare për bashkim,
që ka të bëjë me një çështje kohe për të nxjerrë thelbin e saj, ku ekzistenca e
një populli do arrinë pikën e vet kulminante me të drejtën e vet për të marrë
vendime të tilla në përmbushjen e vullnetit dhe ëndërrën historike e një
populli të një gjaku dhe të një gjeneze të përbashkët, që kanë shqiptarët e
Kosovës dhe Shqipërisë.