Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ra Muri i Berlinit! Po muri i Shkumbinit!?
E diele, 19.01.2020, 01:04 PM
Nga Fritz RADOVANI
RA MURI
I BERLINIT !..
PO MURI
I SHKUMBINIT !?
EDHE
PAK DIELLIN NUK E SHOHIM MA!.. FUTET DIKUND… A E BESONI ?!
Edhe
kur Shoqnia “Bashkimi” u themelue… Shtëpia e Imz. Doçit ishte e re, e bukur…
Aty
u mblodhën disa Burra Shqiptarë të vertetë në 1899… Po asnjeni nuk shihen ma…
Aty
thonë se ishte edhe frati At Gjergj Fishta, që krijoi Alfabetin Shqip… Kur
Manastiri u mblodh dhe pranoi Alfabetin në 1908, u ba festë e madhe… Asnjeni
prej Tyne s’ asht ma!
Thonë
disa se edhe shtëpia e Tij po shembet… Le t’ shembet, si thoni me njollosë PS
?..
Edhe
Luigj Gurakuqi jetonte pranë shtëpisë sime… Hapi Shkollen Normale t’ Elbasanit,
nxori edhe disa mësuesa të rij… Në 1925 e vrane edhe Ate bashkë me Bajram
Currin… Shtëpia edhe Atij i ra mbrendë… Edhe Ata të dy nuk shihen ma… E bashkë
me Emnat e Tyne nuk zehet me gojë as Dedë Gjo’ Luli, as At Mati Prennushi e as
At Buon Gjeçaj…
Flamuri
i Gjergj Kastriotit i ngritun në Deçiq në 1911, thonë se u vue dikund mbi një
shkamb që nuk shihet askund nder libra… Edhe Ai, kje mbi Shkumbin! Nuk shihet ma!
Historia
e letersia janë shkrue njëherë, janë modifikue dhe modernizue me sllavizma dhe
turqizma… Edhe këto mbi lumin Shkumbin. Studjuesit tanë perditë tregojnë
“barceleta” historike per Esad Pashen, Ahmet Zogun e Matit, Enverin e sokakut
budallenjëve dhe “çlirimtarët e nën-Shkumbinit”… Pra, janë “ata që shkelqejnë
nën ujë” kur ikë Dielli…
Mundeni
me ra në zhyt e me studjue: “Histori, Letersi, Gjuhësi, Diplomaci, Moral”!..
E
ka dijtë Ramiz Alia kur tha: “Kemi ruajtur lidhjet… Pushteti do të jetë përjetsisht
yni!”
Per
nën–Shkumbin e ka dijtë sakt, mbi Shkumbin e dijnë sllavët e hypun në Murin
tonë!
Melbourne,
2020