Kulturë
Xheladin Gjonaj: Zonjës Hillary Clinton
E hene, 31.10.2016, 08:58 PM
Zonjës
Hilari Klinton (SHBA)
Nga Xheladin Gjonaj, mesues veteran Tropojë
Amerika ty po te thote
“Zonja e zonjave neper bote”
Hylari po vjen sahati,
Amerika asht ba gati
Ne votim po don me shkue
Ne shpi te bardh me te çue
E shqiptart kudo jane,
Voten ty kane me ta dhane
Gjithku luften me na ndale
Ketij globi zot me i dale.
Pa dallim te bardh e te zi,
Sikur tishin tane nje shpi
Ka ardh dita me veprue
Shpine e bardhë me marre nje grue,
Kudo luften me pushue.
Në dallime mos me hi
A jan vendas a jabanxhi.
As per fe mos me i veçue
T‘gjith kane te drejten me jetue.
Tane prej teje jem tuj prite,
Per me ardh ne ajo dite.
Zanin ty me ta ndigjue,
Per te mire me jetue.
E gjithe bota me te nderue
Amerika ty po te thote:
“Zonja e zonjave neper bote”
./.
Xheladin Gjonaj (Tropojë, Albania)
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, fund-Tetori 2016-