Kulturë
Dedë Preqi: Festival kulturor për të huaj dhe vendorë
E premte, 28.10.2016, 06:23 PM
NJË FESTIVAL KULTUROR PËR TË HUAJ DHE VENDORË
Nga Dedë Preqi
Në Luzern të Zvicrres, në këtë qytet të bukur të këtij vendi, autorët e këtij organizimi kanë përfshirë tërë një galeri tingujsh të larmive të ndryshme të udhëhequr prej vullnetit, dëshirës dhe idesë që ta bëjnë sa më interesante një festival të tillë, ku çdo gjë është e mundshme dhe përmes fjalëve dhe tingujve, duke pasur për qëllim të tregojnë rrugën, jetën, vuajtjet dhe soldaritetin për njerëzit e ikur nga trojet e tyre, të cilët janë të shpërndarë në gjitha këndet e botës.
Një festival i tillë i quajtur „WOERDZ“,i cili u mbajtë në fundin e këtij tetori, duke vazhduar pesë ditë me radhë në teatrin e njohur Südpol në Luzern të Zviccres, ku muarën pjesë me qindra njerëz të vendit dhe të kombeve tjera që jetojnë në këtë vend, si edhe shumë të tjerë të ardhur enkas për këtë manifestim shumë të rëndësisishëm, ku për herë të parë muarën pjesë edhe shqiptarët nga Kosova e Zvicrra, duke e përfaqësuar në mënyrë të denjë rrolin e tyre në skenën e këtij publiku madhështor, me ç‘rast u pritën me shumë ngrohtësi dhe duartrokitje.
Ky festival e kishte rrolin e vet shumë të gjërë, i cili i senzibilizonte jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët, duke e përfaqësuar me këngë dhe recitimet e tyre të ndryshme nga vendi dhe diaspora , që do të thotë se, koloriti i këtij organizimi shkrihet në sfondin e idesë globale, internacionale dhe humane, i cili domosdo, do të realizohej me sukses në shtigjet e një gjerësie dhe hapësire të tillë.
Festivali në fjalë ishte krijuar që nga viti 2014, i cili e vazhdon rrugën e vet tradicionale të mbahet në çdo dy vite, i mbështetur në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së vendit dhe në mbështetje financiare të kompanive të po këtij vendi. Në Svicërr flitet në katër gjuhë zyrtare, në atë gjermane, italiane, franqeze dhe retoromane, të cilat janë gjuhë vendore të këtij populli, por sot në këtë vend flitet me të madhe edhe në gjuhën shqipe, serbe e kroate, portogeze, angleze, si edhe në shumë gjuhë të tjera, ku Zvicrra i merr në konsideratë edhe këto gjuhë të huaja si gjuhë të pesta e popujve të botës, nga njerëzit e migruar në këtë vend të paqës dhe sigurisë njerëzore.
Në këtë festival ka pasë përformanca në shumë gjuhë të ndryshme nga 40 autor dhe autore, me ç’rast muarën pjesë edhe disa autor të njohur, sikur PJ Harwey, Laurie Anderson dhe shumë të tjerë, motivi i të cilëve ka qenë që të zgjerojnë bashkëpunimin e përbashkët kulturor të shoqërive të ndryshme, që janë të ardhura në Zvicërr dhe përmes këtij bashkëpunimi kulturor të krijuesve dhe aktorëve të ndryshëm, duke pasur për synim daljen në sipërfaqe dhe shprehjen e lirë të kulturave të ndryshme të popujve të botës pa dallim ngjyre dhe race.
Svicërra përveq asaj që është djepi dhe vendlindja e Kryqit të Kuq, është edhe një ndër vendet me të zhvilluara ekonomike të botës dhe konsiderohet ndër vendet më transparente dhe me një kulturë të gjërë e të zhvilluar, duke ua mundësuar edhe njerëzve të ardhur në këtë vend, që të shprehin liritë e tyre në forma të ndryshme, si mënyra më e mirë e unitetit njerëzor, si dhe duke garantuar paqë, stabilitet, prosperitet dhe soldaritet në mes këtyre popujve.
Përfaqësimi i shqiptarëve në Festival
Ishte një kënaqësi e madhe kur i tërë publiku ngritët në këmbë dhe duke duartrokitur me të madhe, kur shkrimtari Prend Buzhala nga Kosova dhe poeti Bardhec Berisha nga Zvicrra, çfaqën përformancat e tyre në gjuhën shqipe, duke mos harruar edhe dy përkthyeset e mrekullueshme në gjuhën gjermane zonjat, Roza dhe Blerta Berisha. Shkrimtari, publicisti dhe kritiku i mirënjohur letrar Prend Buzhala, para publikut luzernas u prezentua përmes tri baladave me tematikë nga Kosova në kohën e trazirave dhe kohën e luftës, me ç‘rast e entuziazmojnë publikun në fjalë, me fjalët dhe aktrimet e tij që ishin aq të zjarrta e të fuqishme, sa që edhe publikun e bëjnë për vete.
Shkrimtari P.Buzhala dhe poeti B.Berisha, në këtë festival prezentuan, jo vetëm gjuhën e të folurit dhe shprehjen e tyre amnore përmes baladave, por në këtë vështrim është shumë karakteristike se, një prezentim i ngrohtë dhe artistik i shkrimtarit Buzhala, ka lënë mbresa të thella dhe të paharrueshme në publikun e këtij festivali. Parimi i kësaj përmbajtje është se, diaspora shqiptare kudo që gjendet, pothuaj se është pjesë e rëndësishme e shumë ngjarjeve të mëdha dhe ato kulturore, që të gjitha në tërësi adresohen në favor dhe shërbim të popullit dhe vendit tonë.