E hene, 07.10.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Ndarësisë

E marte, 25.10.2016, 07:21 AM


Ndarësisë

Nga Shefqet Sulmina

Të jesh bashkë nuk do të thotë të mos jesh i ndarë. Në fjalët bashkë dhe ndarë ka një vijë bashkimi dhe ndarje. Është lufta e ekzistencës që nuk është luftë, por dashuria për të qenë të ndarë, dmth të lirë që të jemi domosdo bashkë. Dialekte. Dia le këtë. Në lindjen e Trojës, koncepti i bashkësisë, kishte për thelb pikërisht ndarësin, pra bashkësinë. Thamë bashkësisë dhe ndar,sisë. Ekstremi i kuptimësisë së këtyre fjalëve është sisë dhe arë, ndërsa bërthama e tyre është bashkë dhe jo ndarë. Në bashkësinë Trojanë, gjithçka ishte e ndërtuar me ndarje. Nga bashkësia ndaheshin burra dhe gra dhe bashkoheshin vetvetiu me dëshirë në burrë dhe grua. Lidhja midis tyre u quajt “bashkësisë”, ndërsa pikërisht kjo bashkësisë bënte pjesë në “ndarsisë” dhe quhej, Tru në Trojë. Të gjitha këto, bënin seriozitetin dhe lojën e të qeshurit, çiftelinë dhe çifte lojën. Në lindjen e çiftelisë ishte edhe rrënja katrore e mollës. Vetë fjala “mollë”, kishte kuptimin e së bukurës dhe quhej mbjellje, ose loçka e së bukurës që përzihej me loçkat, por prapë mbetej mollë. Është njësoj si në qarkun elektrik për të ndezur një llambë, - +=Y. Y=0+1 dhe u quajt OYL. U quajt O Yll, por në atë kohë nuk kishte lindur arsyeja (natyra flet pa fjalë), por, kështu do të thirrej më vonë. Në shqip, kemi fjalët që thuhen për një grua dhe burrë, psh “o yll”! Ose një yll “u ul”, O ul! E çuditshme është se, për ç'arsye thuhet për të dy? Kur fjala “yll” është në gjininë mashkullore?! Përse kjo vëmendje dhe mos vëmendje në shkarravitësin e fjalës dhe filozofisë në gjuhën shqipe? Ku, pikërisht, më vonë do të quante pemën e ullirit me dy “L”? Po Kristoforidhi? Dinte më tepër, apo nuk mundej për çështje “kohe” të mos shpjegonte më gjatë? Po ju akademik? Që i patët të gjitha! Edhe shkopin edhe stampën...edhe vitet edhe kamjen?

Çfarë fshihej në filozofinë e shpikësit të fjalës dhe gërvishtësit të parë të filozofisë në fjalën “Ylli” dhe në fjalën “Ulli” në gjuhën shqipe? Mos deshi të thoshte se dielli ra në pëqi të tokës? Fjala pëqi, pëlqej!! Fjala “Unë” në gjuhën shqipe, fillon me shenjën “U” që është në shenjën e përuljes, të respektit dhe pastaj shoqërohet me germën “N” plus germën “Ë”. U,N,Ë. Ishte përulje e tij, apo kjo fjalë ka tjetër kuptim në këto kohëra plot ego? Ndërsa, në atë kohë kishte kuptimin e respektit? Pikërisht këtu shpjegohet edhe lindja e arsyes që e bën njeriun kuptimplotë në të qenurit e tij në “bashkësisë”, dhe njëkohësisht në atë të “ndarësisë”, por jo të ndyrësisë me vetën e parë të gjuhës shqipe, të vetës në raport me të tjerët. Pra “Unë” në çfarë jam në raport? Unë jam në raport me vetën, me ne dhe më të ardhmen që le, pra, U,N,Ë...

Është e natyrshme që gjithçka është prodhim i energjisë “Y” dhe transformim i saj në “Y”. Ardhja e njeriut ishte transformimi i pareshtur i “Y” që buronte pikërisht prej energjisë së parë, të gjelbër, prandaj ishte lindja e parë 1L.E dyta, ishte lindja e njeriut 2L. E para ishte energjia, e dyta arsyeja, por që të dyja ishin energji. Pra, në fund të fundit çfarë është jeta, përveçse se energji. Po pse zanafilla e filozofisë fillon me zënie rrënjë në një vend, në një truall, pllajë, fushë, kodër? Ardhja e arsyes e respekton lindjen e parë të energjisë, sepse ishte truall. Lindja e dytë e energjisë ishte tru mbi truall. Përse nuk thuhet më dy sisë, por energjisë? Sepse dy prurjet me të mëdha në planet ishin 1L dhe 2L, pa të cilin, njeriu 2L,nuk do të mund të ekzistonte dot pa L1. Lë të dalim në problemin e ullirit dhe në çështjen e mbjelljes së mollës, por para se të dalim këtu, duhet të kuptojmë mirë se jeta, është energji dhe duhet jetuar si arsye. Pra, kush do të mbjelli pemët?

Në raportin e të qenurit bashkë del edhe fjala “qen” dhe fjala “qenie”. Në kuptimësinë e gjuhës shqipe, këto fjalë kanë mjaftë delikatesë dhe ngjyrime emocionale, sa mund të filozofosh shumë, por ne mund të marrim si përparësi kuptimësinë e të qenurit bashkë dhe të ndarë. Ndërtimi i shoqërisë njerëzore e ka bazën e saj në çelësat e kuptimit të natyrës. Në kuptimin e së madhes që bëhet nga të voglat, duke kuptuar rëndësinë e të voglave, që janë të ndara në bashkësinë e tyre me të vogla, për të qen në “ndarësisë” që ti shërbejnë si të madhes dhe akoma më të voglave, nga të cilat ndahen, për të qenë plot etje prapë, në atë të bashkësisë. Pra, kush do ti mbjellë pemët?

Pikërisht kjo filozofi e thjeshtë lindi mes ulërimës për ujë, bukë e riprodhim instiktiv të ideve, ndërsa më vonë, fjala dhe mendimi për të shpjeguar vetën. Të gjitha këto ishin praktikisht në lartësinë zero, sepse po lindnin pikërisht mbi 0-ro të filozofisë, të asaj lënë djerrë dhe tjetrës në dukje!

Pra, përsëritët prapë pyetja: Kush do ti mbjellë pemët?

Nga romani "Kulloshter Joantike" piblikuar ne gooogle



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora