E enjte, 01.05.2025, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Milano, qëmton kumtin poezisë “Bulkthat” të Pojanakut

E diele, 23.10.2016, 09:22 AM


Milano, qëmton kumtin  poezisë “Bulkthat” (I GRILLI) të POJANAKUT

E renditur e treta në konkurimin kombëtar e ndërkombëtar “ Vinceremo Le Malattie Gravi”, Milano, Itali, juria i vleresoi e  komentoi  poezine “Bulkthat” të Dhimitri  Pojanakut si një thirrje për shpëtim edhe tek njeriu, si një shpresë kundër vetmise,kundër vdekjes.Konkurimi kërkonte poezi si shpresëdhënëse ëndaj jetes me drama të mëdha shpirtërore,me semundje gati-gati të pashërueshme. Juria komentonte se shpesh cdo njeri brenda vetes, ka nje bulkth, një bulkth që klith e kërkon ndihmë për të vazhduar jetën!

 

Poezia fituese,(Milano 15  tetor 2016)

 

BULKTHAT

 

Klithin.

 

Humbën zënë,

Tash çjerrin shpirtin.

 

Klithin,

Kanë një jetë të tërë që shpallin

Vdekjen

Prej vetmisë,

Dhe askush

S´I dëgjon.

 

Herë-herë marrin ca sinjale të vdekura nga

Zhabat në gjol,

 

Dhe me shpresë të re,

 

Klithin.

 

(Perketheu ne italisht Gjergji Gusho)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx