E premte, 13.12.2024, 07:21 PM (GMT)

Kulturë

Krasniqi: Pleqtë e Serbisë dhëndëruar të Shqipërisë

E enjte, 20.10.2016, 05:48 PM


PLEQTË E SERBISË – DHËNDËRUAR TË SHQIPËRISË

 

Hej, medet , medet, për fatin e shoqërisë –

Pleqtë e Serbisë – dhëndëruar të Shqipërisë !

 

Haj, medet, medet, mos o Zot ma keq –

Dhëndëruar t’ Shqipërisë – do serbianë pleq !

 

T’ gjitha këto martesa e kanë vlerën zero –

Vajzat n’ Shqipëri blihen 5500 euro !

 

Serbët e moshuar me ndihma paraje –

Martohen n’ Shqipëri me vajza fukaraje !

 

Bratisllav Tasiqi , ai burrë trim si zana –

E mori një nuse shqiptare nga Tirana !

 

Dhëndëri Bratisllavi , syrin porsi pishë –

Me nusen shqiptare u kurorëzua n’ kishë !

 

Këtë lloj kurorëzimi , nusja vet e deshi –

Rrobat e nusërisë , ajo n’ kishë i veshi !

 

Një burrë serb ka thanë se kjo nuk është çare –

Iu frikëson martesave me vajzat shqiptare !

 

Fëmijët që do t’ lindin nga nënat e Shqipërisë –

Nesër mund t’ ia bëjnë ndonjë tradhti Serbisë !

 

Nëse këto martesa do t’ ishin t’ sinqerta –

Atëherë gjithçka n’ rregull do t’ gëzonte jeta !

 

Por femrat që blihen – nuk e gëzojnë Serbinë ,

Ato do të sillen për t’ i  ruajt bagëtinë !

 

Ato për  pak pare , do të blihen lirë –

Ato do t’ mashtrohen për një jetë ma t’ mirë !

 

Por ato shumë shpejtë kanë me u vërtetu –

Se në mal gjithë ditën do të bartin dru !

 

Do të bartin dru me traktor për shtëpinë ,

Ose gjatë gjithë ditës do t’i  ruajnë bagëtinë !

 

Për martesa me serbë, çdo ditë lindin shpresa –

400 shqiptare janë gati për martesa !

Kush martesë n’ Serbi, me serbë qo po dashka –

N’ Beograd kujdeset organizata “Stara Eashka”!

 

Prapa martesave t’ shqiptareve , me serbë të Serbisë –

Qëndron ndonjë projekt i thurur prej Shqipërisë !

 

Shumë femra shqiptare janë përshtatë n’ mjedis –

Ato janë të kënaqura , punët i kanë ujdisë !

 

Shumë pleq t’ pa martuar që i ka Serbis –

Kanë vendosë të marrin nuse nga Shqipëria !

*****Sqarim :

Burimet e kësaj kënge janë marrë nga lajmi me titull : “Serbët po ,blejnë’ nuse në Shqipëri nga 5500 euro”, publikuar në portalin elektronik :”Iliria News Agency”, në Shkup, më datën 13.10.2016.

Gjilan, më 14.10.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora