Kulturë
Agim Merturi: Shqetësimet e Migjenit
E diele, 16.10.2016, 08:57 AM
Shqetësimet e Migjenit
Nga Agim Merturi
Shoh në rrugë dorë të zgjatur
Në vjeshtën e rjepur ngjyr gri
Diçka nga njerëzit don për të kapur
Dhe Migjenin kujtoj përseri
Skulptura e Paskalit “i Urituri”
Rrin i shtrirë para syve tanë
Para tij tronditet fëmija e i rrituri
Migjeni thotë:”Njerëzit s’kanë ç’te hanë”
Bie nga lartësi e malit një ortek
Me zhurmë llahtar e me furi
Që më tremb e ndjenjat m’i prek
Dhe Migjenin kujtoj përsëri.
Zëri në kupë të qiellit, daullja plas
Mbrenda kohës më temperaturë
Mbrenda kësaj bote çdo gjë të pëlcasë
Pushteti, politika, bashki e prefekturë
Migjeni me vargje do flasë
Në detë vala shtynë valën me ngadalë
Dhe deti trazohet nga dallgët furi
Me valë e dallgë, mbi dallgë e valë
Notojmë e çajmë
“Na të birtë e shekullit të ri”
Dhe qëndron në këmbë duke na shikuar
Sheh realitetin, pamje e padëshirueme
E bukura Shqipëri sa paske “ndryshuar”
Dhe nxjerr nga sirtari “Këngët e pa këndueme”
Në Tore Peliçe larg ish varri i tij
Disa vjet kaluam me mall e lot hidhërimit
Por pas disa vitesh vjen në Shqipëri
Dhe s’don ta shkruai më “Poemën ë Mjerimit”
Dhe në mbyllje strofë pa rimë
Ballit të maleve shkreptinë rrufetë
Daullet çahen nga rrahjet e kukës prej druri
Në parlament pelcasin grushtet
Hapësira vritet kryq e tërthorë.
Vetëm kur gjithshka nga mjegulla do mbulohet
Atëherë emri i Migjenit ndoshta harrohet.