E marte, 08.10.2024, 05:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Profeti i uruar

E merkure, 12.10.2016, 07:10 PM


Albert HABAZAJ

 

PROFETI I URUAR

 

Dritëro Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes

 

Ka gjasa të arta ndër viset tona:

Njeriu merr formë pishtari drite,

Ky djalë Devolli, nip nga Kolonja

Mirësi mbjell e diell nëpër vite.

 

Me shpirt yjetar, me frymën e Gjakut

Për shqiptar’ shfaqet si portret i Fatit,

Ngrihet Dritëroi emblemë e Pragut,

I urt’ Plaku i Bardhë i Formatit,

 

I Formatit tonë të pastër gjenetik,

Kur më shfaqet si dre, kur si dragoi,

Stuhi vetëtimash ndez vesit të lig,

Me virtytin vëllazëror ndrit Dritëroi.

 

Për Formatin e Fjalës fluturon dragua,

Për Shqipen e Naimit - mbrojtës si dre,

Profetin e uruar un’ e dua

Për nderin mbi tokë, për emrin mbi re.

 

Se, që e kam takuar, ndihem me fat,

Nga puls’ i dinjitetit të tij kam marrë.

Det me shëndet i nis nga buzëdeti vlonjat

Që pleqërinë me teka ta heqë zvarrë…

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e enjte, 13 Tetor 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora