E shtune, 05.10.2024, 08:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Kënga

E hene, 10.10.2016, 07:36 PM


QAZIM D. SHEHU

 

KËNGA

 

Kënga?Eç`është ajo

Buzët e dallgëve i shqep,

Nxjerr perlat nga guacka

Dhe të gatshme s`ti jep…

 

Kënga klonon ëndrrën tonë

Në inkubator ëndrrash,

Kur e thërrasim vonon

Kur s`e duam  na kap për zemrash..

 

Në gjemb dëshirash shkulmon,

Dhe shpon hapësirat pa kujdes,

Kënga flatër në një demon

Kur demonin ndesh…

 

Këndova sa këngë dhe s`e dita

Kush ishte kënga,

Ndonëse me të u rrita

Mësuar nëpër brenga…

 

Një turbullim në skajim

Një gjë e thjeshtë fare,

Herë bridhte me zërin tim

Herë me korte mëkatare..

 

Kaq e brishtë dhe kërcënuese

Kaq trullosëse ajo qe,

Si një tufe me nuse

Martuar me burra të ve..

 

Kjo ishte kënga, një trazim

I ajërt dhe tingujplotë,

Herë e desha  si përvëlim

Pa i kërkuar lotë…

 

Herë e desha si një mallkim,

Pa më shtypur me peshën e tij,

Veç gjithnjë me zërin tim

Si fllad ia përshkova çdo melodi…

 

HAPI…

 

Hapi jot i bredhur

Nëpër caqe të kallura,

Vjen gjer tek mendje e heshtur

Pa agime të zbardhura.

 

Vjen hapi jot dhe pesha e rrugës

Në çdo hedhje e lehtëson nga pak,

Mos i vjen keq për prurjet

Që u kthyen pas?

 

Enigmat duhej t`i zbardhte

Ai nuk i zbardh,

Dhe lot i dëshirës  mardhet

Si një lule nën brymë në livadh..

 

BALLKAN

 

Në Ballkan emri peshkohet

Gjithnjë nga rrjetë e miteve,

Këtu shekujt mjerohen

Nga e papritur e viteve..

 

Në Bakllkan, erë kallkan

Nacionalizmat shterrojnë,

Si një shtrat që s`mban

Vërshimet e lumit  tek turfullon…

 

Në Ballkan para se tjerët

Veten ha me dhëmbë,

Ç`të bësh,vetem me nacionalizëm

Njerëzit mbahen në këmbë..

 

ANTISIZIFIANE

 

Ai e ngriti gurin e vuri në majë

Sizifi e pa me habi,

Kush ia mundësoi këtë të pangjarë,

Kotësia të ecë  mirë.

 

Ç`ka ndodhur vëlla, i tha,

Një rrugë, dhe si ka mundësi?

Maskarait edhe zoti rrugë i hap,

Të mos merret me poshtërsitë e tij…

 

TI QË VJEN NGA LARG…

 

Ti që vjen nga larg

Hapësirat a mundesh të tregosh,

Ato u ngjajnë një rrobe që e hedh krahëve

Dhe erërat e ftohta  ta fluturojnë…

 

Ti rendën, rrobën ta kapësh

Era tutje ta hedh si në lojë,

Pastaj detyrohesh të mardhësh,

Hapësirat lë pas

Si një fjalë pa gojë…

 

SA HERË…

 

Kur hapësira ndodhet memece

Marr lexoj Nerudën

Ai vjen me dendësinë e muzgut

Që më ngushton rrugën…

 

Shpirtin tim fut në këtë  muzg

Edhe pse më pëlqejnë gjërat e thjeshta

Atij papritur i bëhen krushk

Hikmeti dhe Serembe.

 

Pastaj De Rada ,Naimi,Fishta

Dhe një numër poetësh të tjerë,

Mund t`i numërosh edhe me gishta

Apo t`i  shtosh pa u ndjerë…

 

Në shpirtin tim u bëj vend,

Shpirti ata nuk i nxë,

E bash për këtë më japin vrer,

E s`mundem t`i lë…

 

Për të paarriturën e thjeshtë

Për të arriturën e vështirë,

Besoj po ta lexonin këtë vjershë

Nga mirënjohja do ndjeheshin më mire…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora