E shtune, 05.10.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Kudo të bashkuar

E diele, 09.10.2016, 07:20 AM


KUDO TE BASHKUAR: NË DARSMA E NË MORTE

Nga Tahir Bezhani

Me 6.tetor,2016,  në fshatin Zogaj të zonës së njohur të Bytyçit,rrethi i Tropojë,qindra njerëz,morën pjesë në përcjelljen e përmotshme të  Halim Zmajl Muhametaj,një burrë i njohur i kësaj ane për bujarinë dhe vlerat e larta njerëzore të trashëguara brez pas brezi. Vdekja e këtij burri të njohur të kësaj ane,kishte lënë zbaztësi  në zemrat e qindra pjesëmarrësve nga e gjithë Tropoja,nga mbarë Malësia e Gjakovës. I biri Gëzimi,pos dhimbjes së thellë që ndiente për të atin,Halimin,ishte i përballur me masën e madhe të njerëzve që merrnin pjesë në ngushëllime,ku secilit,sipas traditës,ua kthente përgjigjet. Nuk ishte e çuditshme që herë –herë ta tradhtonte loti i dhimbjes dhe përgjegjësinë e pritjes ua kalonte kushërinjve të afërt . Në këso raste mortore,heshtja ishte e gjatë,dhimbja e madhe.

vjeshte tetori. Kodrave  të ç’veshura nga gjelbërimi, me dëllinja  e çufra,me disa  lëndina me lulëzim të trumzës së çmueshme ku dukshëm vërehej pamja vjeshtore  . Në tehun e majave dikur ishte kufiri që ndante dy sytë e një trupi. Imagjinata perceptonte klonin,si ndarje të tokës së ndaluar për pesëdhjetë vite me radhë,vrasjet në këtë brez kufitar të grupeve “diversantë”, të skenarëve të ndytë nga  UDB-a Jugosllave,ishin të tmerrshme.  Ndërsa sot, në dasma e mort,të gjithë jemi së bashku,nga të dy anët e kufirit të vdekur. Pra,formalisht jemi të bashkuar. E gjithë turma në ditën e sotme mortore ,rreth njëmijë veta, më shumë ishim kosovare(nga disa komuna) se sa nga Bytyçi ,me gjithë rrethin  Tropojë.  Ishte kjo përcjellja e përmotshme e njeriut të vlerave të rralla,i cili gjatë jetës që la pas,kishte zënë shumë miqësi të reja në Kosovë,pos atyre historike ,që u ripërtërinë me thyerjen e kufirit të pasluftës.

Në varrimin e të ndjerit Halim Zmajl Muhametaj nga fshati Zogaj,Bytyq,disa qindra veta nga Kosova,rrugëtuan me makinat e tyre. Kjo ditë mortore,pos dhimbjes për të ndjerin,shumë pjesëmarrësve në këtë ceremoni mortore,u mbeten përshtypje jo të mira sa i përket rrugës që lidhet nga Qaf Luzha e deri te Qafa e Prushit,pikë kufitare me Kosovën. Rruga është ndërtuar vetëm deri në  Kam,vendi i dikurshëm ku grumbullohej  e transportohej kromi. Këtu është ndërprerë  puna që disa vite. Kanë mbetur edhe pak kilometra për të përfunduar,deri ne Qafë Prush.

Banorët e  kësaj ane e kanë humbur shpresën se një ditë do rregullohet(asfaltohet) edhe kjo copë rruge e mbetur në harrese të politikës. Kjo çështje,thonë fshatarët,aktualizohet vetëm në rastet e votimeve ,kur partitë dalin në teren për vota të kërkuara. Kjo  rrugë e pa asfaltuar sjellë shumë probleme banorëve të kësaj zone,të cilët të mirat e veta nuk mund t’i shfrytëzojnë sa duhet,nuk ka transport të mirëfilltë e as të garantuar  për në Gjakovë e as Kukës. Fshatrat e kësaj zone,si  Zogaj të Bytyqit, por edhe te zonës së Hasit, si ato Zgjec,Peraj etj,janë të mbyllura,pa rrugë. Si zhvillim ekonomik banorët e kësaj zone,kanë kryekëput bujqësinë ,blegtorinë,bletarinë. Pjesa tjetër e zhvillimit ekonomik ,si eksploatimi i kromit e  xeheve  tjera nëntokësore,bëhet nga firma private,të cilët, akoma nuk kanë arritur të sigurojnë jetën normale të banorëve të kësaj zone,për t’i  punësuar si dikur. Kjo pasuri e nëntokës shqiptare,akoma është larg standardeve të kërkuara., gjersa  mundësitë ekzistojnë.

Shpresojmë dhe duam të bindemi se Qeveria Shqiptare,do t’i hapë sytë e qesen në zhvillimin e pjesës veriore të vendit të tij,me qëllim të arritjes së standardit të barabartë mes  qytetarëve të  vet....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora