E hene, 11.11.2024, 11:31 PM (GMT)

Kulturë

Samir Perihana: Kurorë lavdie

E hene, 03.10.2016, 02:23 PM


SAMIR PERIHANA

 

KURORË LAVDIE

 

Cikel poetik

 

Vdes një here

 

Dua të vdes veç një herë,

veç një jetë kam jetuar

S’dua të vdes ditë e natë,

zemër lidhur zënë në çark

 

Dua të vdes veç një herë,

të tillë vdekje unë dua,

të paqtohem në krahët e saj,

jo nuk është për mua

 

Vdes veç një herë

ai që s’u drodh si purtekë

në të munduarin çast.

Ai dhe veç ai

njeh perherë jetë e gaz

 

Kurorë lavdie

 

Vrite frikën

me këmbët që shkelin

në udhët pa horizont  të mjerimit

Vrite frikën

rrensen që të shtyn të mbetesh peng

i vorbullës së nënshtrimit

Vrite frikën

Qëndro si burrë  !

Qëndro dhe rritu !

Bashkë me dallgën e zemërimit

që fryhet e rritet pa kufi

tek ty,

tek ai,

tek të gjithë

 

Me duart e vëllezërve të tu

(të një gjaku dhe brenge)

thurre një kurorë,

kurorën që kanë frikë tiranët,

kurorën e duarve që bluajnë natën

Le të marshojmë përpara

deri aty ku fatet tona përplasen

dhe thyejnë shkëmbinj


Pa ty

 

Pa ty,

fryti e humb ëmbëlsinë nën mungesën e rezeve diellore

Pa ty,

varka e lotit ngel pa u nisur drejt bregut të mbrapëm

ku në pritje rri flamuri i ëndrrave ngadhnjimtare.

Pa ty,

etja s’është më etje,

as uria uri ,

e gjithçka zhbëhet nën një vështrim

që lyp në heshtje pa e ditur sesi

Pa ty,

ah pa ty

varfërisht unë jam i varfër.

Pulëbardhat humbasin në shkumën e detit e shndërrohen

në klithma vetmitare

Pa ty,

unë dot nuk arrij të rinis sërisht.

E kotë të premtoj

sublimen

për të kërkuar diçka më të mirë

 

Ende fëmijë

 

Jam fëmijë dhe perherë kam për të qënë i tillë

Rend me gaz pas gjërave që dua me plot dëshirë

Çdo valë që vrapon të takojë bregun është mikja ime

Çdo zog që mbahet kaltërsish qiellore është gëzim

Çdo thërrime dheu në duart e mia kthehet frymëzim

Çdo gjuhë zjarri që përshëndet është një rrëfim

Të gjitha këto i dua, i dua me gjithë  zemër

ndaj do të mbetetem  përjetësisht një fëmijë i paemer


Mjerim

 

Ma vodhën ajrin.

Ma shuajtën zjarrin

Ma përlyen tokën

Ma shitën sofrën

 

Ç’ka desha nuk është më e imja

amfora e ëndrrimeve që më mbështillnin dikur

u thye e gjitha copë e thërrime

E unë mbeta

nën një qiell të zi e të ndarë

në një vënd të shkretë e buzëtharë

këmbë çveshur e zemër vrarë

mbi një shtroje mbeturinash

ku shtrihet loti im i tharë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora