Kulturë
Ukshin Morina: Botimet e gabuara në shqip
E enjte, 29.09.2016, 06:36 PM
LIBRAT E HUAJ, PËRKTHIMET DHE BOTIMET E GABUARA NË SHQIP
(Kritikë letrare)
Nga Ukshin Morina
Përpos punës sime si poet e shkrimar më është dashur të lexoj shumë prej veprave të bashkohësëve të mi për të kuptuar dhe njohur më tepër vetën time në drejtim të profesionit. Poashtu kam lexuar dhe jam njohur me shumë krijues të huaj të sjella këtu nga përkthyes profesionist, që falë punës së tyre korrekte kanë mundur të gjejnë lexuesin e kujdesshëm.
a) Por a ndodh gjithmonë të gjejmë përkthime cilësorë, apo autor që meritojnë t’i sjellin lexuesit Shqiptar ?
b) A ka ligje dhe nene, që përcaktojnë kur është e lejueshme të përkthehet një vepër e huaj dhe t’i sjellet lexuesit Shqiptar?
c) Cila është rruga që një shtëpi botuese duhet të ndjeki për botimin e një vepre të huaj?
d) A duhet që më parë se të botohen këto libra të shikohen nga kritika letrare për të marrë vendime nësë janë të lejueshme, apo ta bëjë vet zgjedhjen lexuesi: por nëse është kështu, a është e mundur, që lexuesi jonë të bëjë zgjedhjen e duhur?
e) A duhet që këto përkthime të kenë redaktor dhe korrektor profesionist, apo t’ia sjellin lexuesit sipas mendjes së tyre?
f) A respektohet drejtë standarti i botimit të një libri, si madhësia e shkronjave, hapsira midis rreshtave dhe e paragrafeve, apo ta bëjë ndarjen vet lexuesi?
S’mund të them që s’kam pasur fatin të lexoj libra cilësorë për nga rëndësia e tyre, të përkthyera dhe të shkruara sipas normave dhe standarteve, por për fatin e keq në shumë raste më është dashur të ndjeki rrugën përgjatë një mjegullnaje duke e humbur dhe rigjetur me vështërsi. Por cilat janë disa prej arsyejeve që e humbin rendin kronologjik të ngjarjeve në një vepër të përkthyer. Këtu s’mund të flas për gabime teknike, që një përkthyes mund t’i bëjë gjatë punës së tij, por kur ai gabohet në përdorimin e përemrave dhe të trajtave në vepër krijohet një zallamahi e madhe, ku lexuesi e humb fillin në pazgjidhshmëri. Shpesh përsonazhet ngatërrohen në vepër ku protogonisti bëhet antagonist e anasjelltas. Paragrafet s’merren vesh dhe nuk ndahen njëri me tjetrin. Nuk respektohen vijat ndarëse të përsonazheve. Një ngjeshje totale e tekstit duke mos i dhënë aspak frymarrje veprës e bën atë të lodhur për lexuesin. Mandej vijnë gabimet e botuesit i cili për të kursyer fletën nuk respekton shkrimin standart duke e verbuar lexuesin. Pra një vepër e tillë s’mund të lexohet me syrin e lirë, pa vëndosur syze ose për ata me vështërsi shikimi me lupë.Përdorimi i letrës jo cilësore dhe lidhjet e dobëta e bëjnë të pamundur t’i rezistojnë kohës. Botuesi për të kursyer bojën e shkrimit e shtypë veprën tepër të zbehtë. Gabime të tilla bëjnë që një vepër të mos mund kuptohet si duhet dhe për më tepër të lexohet me lehtësi nga lexuesi ynë e për rrjedhojë dalim në konkluzione të gabuara duke e dënuar me të padrejtë lexuesin tonë besnik. Shpeshherë kam dëgjuar të flitet me përbuzje ndaj tyre nga autor veprash apo botues të ndryshëm për neglizhencë të leximit, por fatmirësisht nuk është krejt ashtu. Ne kemi lexues të sellshëm, të cilët kërkojnë me të drejtë nga botuesit vepra të zgjedhura e jo t’i servirin atij libra të ardhur keq.
Janë këto disa prej arsyeve, që vendosa t’i bëj të ditur për gjithë ata që merren me përtkthime dhe botime librash me qëllimin e mirë, që lexuesi nesër të mund të lexojë në mënyrë të drejtë e pa vështërsi një vepër të vërtetë e cila ka në përbërje një risi të re.