Kulturë
Ramiz Lushaj: Numëroj vitet e babës
E hene, 26.09.2016, 10:29 AM
NUMEROJ
VITET E BABES
Nga Ramiz LUSHAJ
Unë po rri tue ia numrue vitet babës
Shekullor po bahet në ballë t’oxhakut.
Me plagët e heshtura të luftës partizane
Me thinjat e lapsit të pathyer të kuadrit.
Ai kur ishte sa Pushka, e kur u rrit sa Liria.
Kur idealet ia dha e s’ia mori dot Partia.
Eci me kambët e veta, Jetoi me amanetin e ri:
N’udhëtimin e përjetshëm trupin e due n’Malësi.
Tashti, Baba rri me fytyrë kah dielli, e kena lanë vetëm
E na ramë n’Tiranë, i kaptuem malet, e i kcyem detet.
Ai zgjat dorën nga rranjët e pishës t’rritun skej vorrit
Na përqafon teksa ecim në udhët e Kombit e t’ Globit.
Ai ende i ka do’ fjalë të pathëna në librat e veta.
I ka do’ deshira të bardha të pakryeme nga jeta.
Ai nuk diti me kthye rrugë e me i lanë rrugës idealet…
Ai jeton me mall të pashuar për Shipshanin, për Alpet.
Kur shkojmë në vendlindje kena kujt i thërrasim
N’derë t’kullës, n’zemër të tokës, n’maje të thepit.
Del e na prêt malësori shekullor Ali Lushaj, baba im.
Ndër ma t’vjetrit e ma t’rinjtë banor të qytetit alpin.
./.
- Per ZemraShqiptare, nga Tirana, 2016-