E shtune, 03.05.2025, 09:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Dreqnitë dhe orëbardha

E hene, 26.09.2016, 10:28 AM


DREQNITE ...DHE OREBARDHA

 

Nga Mustafë Rugova

 

Jo me larg se mrame n'mesnate

E kam pa nje anderr  te keqe

mendët e krese deshen me dale

rrethue m'kishin nje truç dreqen

 

Tan k'ta gjind  me t'zi se korbi

ethet n'bark mue m'i kane shti

kurre mos fol Ti ma per kombin

se ... si duhanin kem' me t'gri!

 

Asnjehere ma shume se dje

nuk jam tremb o i lumi djalë

n'shatqind vene me m'pas pre

nje pike gjaku s'kish me dale.

 

Jam kan m'su me ndejt me zana

në kuvende e me u dashtnu...,

pse m'del pune me k'ta shejtana

kurre ndermend nuk me ka shku.

 

Porse andrra mbetet anderr

dhe shyqyr qe nuk zgjat shume

Ferk me driten tash ne zhganderr

m'g'zoi Nji zane me lajme lum.

 

A'e dini ç'ka m'tha OREBARDHA?

sa t'jeshe gjalle ka me t'dashte dada

... Mu hoq makthi si me dore

Lum si une qe i kam k'to ore!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, 23 Shtator 2016-



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx